Connect with us

Lajmet kryesore

Der Standard: Tri arsye përse duhet të shkoni tani në Shqipëri

Published

on

Shqipëria nuk është ende anëtare e Bashkimit Europian dhe jo të gjitha thesaret e saj janë zbuluar.

Por, vizitorët e huaj në Shqipëri po rriten nga viti në vit, shkruajnë Sascha Aumüller dhe Beate Schümann për gazetën e njohur gjermane ”Der Standard”:

Elbasani – Një qytet si aset kulturor

Mikpritja, në kuptimin e saj të plotë, gjendet në mes të Shqipërisë, në Elbasan. Ky është qyteti i njohur në buzë të Shkumbinit.

Shqipëria nuk është ende anëtare e Bashkimit Europian dhe jo të gjitha thesaret e saj janë zbuluar.

Por, vizitorët e huaj në Shqipëri po rriten nga viti në vit, shkruajnë Sascha Aumüller dhe Beate Schümann për gazetën e njohur gjermane ”Der Standard”:

Elbasani – Një qytet si aset kulturor

Mikpritja, në kuptimin e saj të plotë, gjendet në mes të Shqipërisë, në Elbasan. Ky është qyteti i njohur në buzë të Shkumbinit.

“Një çështje nderi”, shpjegojnë Ermioni dhe Dashamir Qorri.

Shtëpia e tyre ndodhet brenda mureve historike të kështjellës, është e restauruar shumë këndshëm dhe kopshti gjallëron nga lulet. E veshur lehtë, 65-vjeçarja Ermioni na shërben kafe turke dhe raki të fortë në kopsht. Fqinjët e saj kanë emigruar, përfshirë dy nga fëmijët e saj.

Por, familja Qorri qëndroi.

“Nuk është gjithmonë e thjeshtë”, thotë 74-vjeçari Dashamir, i cili na shpjegon se përse ky çift fton turistë për të plotësuar pensionin e tyre.

“Jemi një shtëpi e lumtur sepse rrethohemi nga dy shtëpi të shenjta”, thekson Ermioni.

Njëra prej tyre është kisha ortodokse e shën Mërisë, ndërsa tjetra kisha katolike e Krishtit, të cilat arritën t’i shpëtonin epokës së shkatërrimit nga Enver Hoxhë.

Rrënojat e Elbasanit të vjetër janë pëshpërima të së kaluarën nën sundimin e grekëve, romakëve, bizantit dhe otomanëve.

Porta në jug të kalasë hap unazën prej muri drejt së tashmes. Përgjatë bulevardit ”Qemal Stafa”, të mbushur me palma dhe me blloqe pallatesh të epokës së komunizmit,  elbasanllinjtë e nxirë nga dielli shëtisin me smartfonë. Gra të mbuluara me shami janë të rralla. Pjesa më e madhe e shqiptarëve vishen si perëndimorët. Megjithatë, zëri i muezinit duhet të dëgjohet sërish. Elbasani do të ketë një xhami të re të financuar nga turqit. Xhamia Mbret, më e vjetra në vend, po restaurohet.

Në periferi të qytetit, një herë e një kohë i famshmi Kombinati Metalurgjik ”Çeliku i Partisë”, e kishte shndërruar Elbasanin në qendrën më të madhe industriale të Shqipërisë. Ndërsa tani, ai është një rrënojë gjigante industriale.

Rreth nëntë kilometra në juglindje të Elbasanit, Pal Qosja është i lumtur sot me lirinë e besimit. Në fshatin Shelcan një prift po kërkon prej 26 vitesh një ikonë të shekullit XIV. Në kishën ortodokse të shën Nikollës, një bazilikë modeste, ai drejton sytë te një pikturë me ngjyra të gjalla, që i atribuohet piktorit më të madh shqiptar të afreskeve, Onufrit nga Berati.

“Falë Zotit, ato ekzistojnë ende”, thotë ai.

Ato i mbijetuan diktaturës si monumente kulture.

Gjiri i Gjipesë, një plazh si “Plazhi” i Di Kaprios

Pas një jave në Rivierën Shqiptare, ne kemi mundur të kuptojmë sjelljen dhe gjestet tipike të vendasve: natyrisht, në një kryqëzim në Shqipëri nuk është gjithmonë e nevojshme t’i bindesh sinjalistikës rrugore, por t’i biesh borisë së makinës. Rrugët janë të dukshme në këtë vend, pasi shpesh janë shumë të gjera. Veçanërisht ato që të çojnë askund.

I tillë është një rrip asfalti mes fshatit Ilias dhe Vunoit, një financim i Bankës Botërore i vitit 2009, ku teorikisht mund  të ulet edhe një avion ”Airbus”,  por ndërkohë është pa ndriçim. Një udhërrëfyese na pret aty dhe na kërkon ta parkojmë makinën në pemët e ullirit, që të kursejmë hapësirën. Edhe ajo i druhej një fluksi të madh pushuesish atë ditë në plazhin e Gjipesë, por frika e saj doli të ishte e kotë.

Vetëm disa këmbësorë dhe dy makina “Jeep Defender” kabriolet me targa të qytetit bavarez të Tegernsit kaluan nëpër atë shteg mushkash nga parkingu i improvizuar deri në bregun e mrekullueshëm jonian. Në gjirin me ujëra të kaltra kristal mirëpritemi nga zhurma shurdhuese e një gjeneratori me naftë, që shërben vetëm për të furnizuar ekspresin e vjetër të kafesë të  markës “Cimbali”, si dhe ne që kishim marrë dy kafe në lokalin e plazhit.

Përshtypja e parë e qetësisë relative këtë mëngjesi korriku nuk duhej të na kishte mashtruar: Me varka, këtejpari po vijnë nga Himara edhe një numër i vogël pushuesish të tjerë. Ata zënë thuajse gjysmën e shezlonëve, ndërkohë që shkrepin foto selfie para hyrjeve të shpellave përgjatë shkëmbinjve. Por, vonë rreth pasdites na duhet që kampin e ngritur nën hije në dalje të Gjirit të Gjipesë ta ndajmë me disa dhjetëra aventurierë, ndërsa në muzg skarat mbushen me peshk.

Në Gjirin e Gjipesë koha duket sikur ka mbetur në vend. Pavarësisht rrugës së gjerë të ndërtuar në vitin 2009, plazhi ngjan ende me “Plazhin” në filmin e Leo Di Kaprios. Por filmi tashmë i ka mbushur 19 vjet, kurse Shqipëria ka pesë vjet që ka marrë statusin e vendit kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Parku Kombëtar Shebenik-Jabllanicë: Një vargmal pa alpinistë

“Shtresat e fundit të borës shkrijnë nga majat e vargmalit të Shebenikut kur çelin lulet e verës”, u thotë Laurenc Tupi alpinistëve të grmbulluar pas fshatit Fushë-Studën, ku lëndinat alpine shtrihen si tapetë të kuq dhe 31-vjeçari e njeh lulen e gushëkuqit blu vetëm sipas emërtiimit vendas.

Si shumë të tjerë në Luginën e Shkumbinit, shqiptarët dyshojnë nëse turizmi do të sjellë vërtet ato që shpresojnë. Në zemër, ai është i lumtur që Parku Kombëtar, i shpallur i tillë në vitin 2008, është aq i panjohur bashkë me pyjet e tij të ahut të mbrojtura nga UNESCO, luginat, 14 liqenet malorë dhe larminë e jashtëzakonshme të specieve, siç janë lule vjollca, apo rrëqebulli i rrezikuar i Ballkanit.

Atij nuk i pëlqejnë njerëzit që përdorin fuoristrada të zhurmshme, që trazojnë qetësinë e pyjeve dhe lënë pas mbeturina nga ekskursionet e tyre në male. Ai ende ëndërron për kohën kur në luginë jetonin së paku 3000 banorë, ndërsa në fshatin e tij kishte një thertore dhe një furrë buke. Xhamia ka mbetur, ndërsa banorët kanë migruar dhe në fshat kanë mbetur vetëm 30 familje. Madje edhe investimet në hotele nuk sjellin shpresë, për shkak të mungesës së përvojës në shërbime, stafit shumë të kufizuar dhe numrit shumë të vogël të turistëve.

”Kjo do të ndryshojë”, shprehet Juli Balla.

“Pa iniciativë, asgjë s’mund të arrihet”, shprehet kreu i shërbimit pyjor për mbrojtjen e parkut më të madh natyror në Shqipëri. Për të, e ardhmja mbështetet vetëm te zhvillimi i turizmit të qëndrueshëm. Ndryshe nga Alpet shumë të vizituara shqiptare në veri të vendit,  vargmali Shebenik-Jabllanicë nuk ka qenë kurrë në vëmendjen e turistëve. Kjo është gjë e mirë, thotë 33-vjeçari. Ai nuk pret asgjë nga qeveria shqiptare. Grantet e akorduara për rrugën gjysmë të përfunduar mes Librazhdit dhe Fushë-Studnës përfundojnë nuk dihet se ku.

Ndërkohë, fshati ka një qendër vizitorësh me qendër informacioni dhe ambiente akomodimi. Restoranti “Bej Fatis” shërben vaktin e mëngjesit dhe ushqime të ngrohta. Në tre vitet e fundit, rojtarët e pyjeve kanë shenjuar 13 shtigje turistike. Më e shkurtra zgjat 30 minuta, ndërsa më e gjata plot katër orë. Nëse do të ishte në dorë të Laurens Tupit, ai do të lejonte në Parkin Kombëtar Shebenik-Jabllanicë vetëm turistët që e duan dhe kujdesen për natyrën.

Marrë nga Bota Sot

 

 

Continue Reading

Lajme

Sërish rriten çmimet e derivateve të naftës në Maqedoni

Published

on

By

Sërish rriten çmimet e derivateve të naftës në Maqedoni

Komisioni Rregullator i Energjetikës dhe i Shërbimeve të Ujit (KRRE), miratoi vendimin, me të cilin kryhet rritja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht për 1,23 % në raport me vendimin e datës 12.10.2021.

Në periudhën e kaluar shtatëditore të gjitha çmimet referente në bursat botërore, mesatarisht shënojnë rritje edhe atë: te benzina për 2,197 %, te nafta për 2,842 %, te vaji ekstra i lehtë për 2,853 % dhe te mazuti për 0,554%.

Në të njëjtën periudhë kursi i denarit në raport me dollarin është më i lartë për 0,164%.

Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës ЕUROSUPER BS-95 dhe ЕUROSUPER BS-98, si dhe të EURODIZELIT (D-Е V) dhe të VAJIT EKSTRA TË LEHTË PËR AMVISËRI (ЕL-1) rriten për 1,00 den/litër, në raport me çmimet e shitjes me pakicë, të përcaktuara me vendimin e e përcaktimit të çmimieve më të larta të shitjes me pakicë të derivateve të naftës dhe të lëndëve djegëse të transportit të datës 12.10.2021.

Çmimi i shitjes me pakicë i Mazutit М-1 SU rritet për 0,249 den/kilogram dhe tani do të jetë 43,010 den/kg.

Nga data 19.10.2021, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:

Benzinë për motorë EUROSUPER BS95 – 76,50 (denarë/litër)
Benzinë për motorë EUROSUPER BS98 – 78,50 (denarë/litër)
Naftë për motorë EURODIZEL BS (D-E V) – 68,50 (denarë/litër)
Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) – 68,00 (denarë/litër)
Mazut М-1 SU 43,010 (denarë/kilogram).

Nga KRRE thonë se këto janë çmimet maksimale të derivateve të naftës nga ora 00:01 e datës 19.10.2021.

Continue Reading

Kosovë

Bahtiri pajtohet me humbjen: Telefonon Bedri Hamzën për t’ia uruar fitoren

Published

on

By

Bahtiri pajtohet me humbjen: Telefonon Bedri Hamzën për t’ia uruar fitoren

Bahtiri pajtohet me humbjen: Telefonon Bedri Hamzën për t’ia uruar fitoren

Ish kryetari i Mitrovicës Agim Bahtiri, është pajtuar me humbjen që ka pësuar dje në zgjedhjet lokale, shkruan Gazeta Metro.

Bahtiri, përmes një postimi në Facebook tha se e kishte telefonuar Bedri Hamzën, kandidatin e PDK’së që doli i pari në këto zgjedhje.

Ai shkroi se në garë është e natyrshme që dikush fiton e dikush humb dhe këtë e vendos populli.

‘’ Mbrëmë kam telefonuar kundërkandidatin Bedri Hamza, të cilit i urova fitore. Në këtë bisedë të shkurtër, e sigurova që të gjitha punët do të jenë të përgatitura për t’ia përcjellë kur të vjen procesi i pranim-dorëzimit dhe kërkova që projektet e filluara mos të ndërpriten’’, shkroi Bahtiri.

Kujtojmë se Bahtiri mblodhi vetëm 34.40% të votave nga qytetarët mitrovicas.

Hamza arriti të mbledhë 53.86% të votave nga qytetarët e Mitrovicës.

Postimi i plotë:

”Në zgjedhjet e djeshme për kryetar komune, edhe njëherë treguam se zgjedhjet janë të lira dhe demokratike e me një proces pa asnjë problem.

Natyrisht në garë dikush fiton dhe dikush tjetër humb dhe kjo vendoset nga populli. Falenderoj qytetarët që për dy herë radhazi më kanë dhënë besimin mua për të udhëhequr Mitrovicën. Gjithashtu, falenderoj shumë të gjithë qytetarët që edhe kësaj radhe besuan në mua duke më votuar.

Mbrëmë kam telefonuar kundërkandidatin Bedri Hamza, të cilit i urova fitore. Në këtë bisedë të shkurtër, e sigurova që të gjitha punët do të jenë të përgatitura për t’ia përcjellë kur të vjen procesi i pranim-dorëzimit dhe kërkova që projektet e filluara mos të ndërpriten.

Do të jem gjithmonë në shërbim të Mitrovicës”/gazetametro.net

Continue Reading

Bota

Të paktën 24 persona të vdekur nga vërshimet në Indi, 5 fëmijë në mesin e tyre

Published

on

By

Të paktën 24 persona të vdekur nga vërshimet në Indi

Të paktën 24 persona kanë vdekur nga vërshimet në jug të Indisë, pasi shirat e rrëmbyeshëm kanë dëmtuar shtratin e ujit të lumenjve.

Pesë fëmijë janë në mesin e të vdekurve.

Ka shqetësime se numri i viktimave mund të rritet pasi disa persona janë ende të zhdukur.

Shumë shtëpi i ka marrë uji dhe njerëzit janë bllokuar në rajonin Kotajam në shtetin Kerala.

Incizimet nga ajo zonë kanë shpërfaqur një autobus me pasagjerë duke u shpëtuar pasi rrotat janë bllokuar në ujë.

Kotajam dhe Iduki janë dy rajonet e prekura më së keqi.

Disa ditë me mot të tillë kanë rezultuar edhe me rrëshqitje të dheut.

Shumë helikopterë janë duke u përdorur për të dërguar furnizime në zonat ku janë bllokuar njerëzit, kanë thënë zyrtarët.

Mijëra persona janë evakuuar dhe mbi 100 kampe të shpëtimit janë krijuar në shtetin Kerala, kanë thënë autoritetet.

Kryeministri indian, Narendra Modi, ka thënë të dielën se ka folur me autoritetet e këtyre zonave rreth situatës së krijuar.

“Është ditë e rëndë që kanë vdekur shumë persona për shkak të shirave të rrëmbyeshëm dhe rrëshqitjeve të dheut në Kerala. Ngushëllimet e mia për familjarët”, ka thënë Modi.

Continue Reading

Aktuale