Connect with us

Lajme

Rusksoska: Për Katica Janevën , nuk ka masa të veçanta hetimi, “IMPERIA” do të nis nga fillimi

Published

on

Prokuroria e re mund të nis nga fillimi lëndën “IMPERIA”, ka porositur prokurorja Vilma Ruskoska, e cila duhet të trashëgojë Katica Janevën në Prokurorinë e re në të cilën do të shkrihet PSP-ja. Ajo ishte mysafirë në emisionin “Stadion” të Kanal77 ku potencoi se vlerëson që rasti “Zhvatja” do të ndikojë në rastin e PSP-së “IMPERIA”. Për ligjin e ri ajo u shpreh se është e surprizuar pasi ka mësuar nga gazetarët i cili mbrëmë u prezantua nga vetë kryeministri Zoran Zaev.

Për informacion se për prokuroren speciale në dorëheqje Katica Janeva ekziston masë sigurie “S”, që e kishte thënë lideri i opozitës Hristijan MIckoski, gjegjësisht ndalim për të lëshuar shtetin, Ruskoska ka thënë se nuk ka masa të posaçme hetuesie për të.

 

BURIMI: Alsat-M

Continue Reading

Kolumna

Apel i mërgimtarit shqiptar: Struga kërkon ndryshimin, sepse nuk duron ktherat e krimit!

Published

on

By

Apel i mërgimtarit shqiptar: Struga kërkon ndryshimin, sepse nuk duron ktherat e krimit!

Krimi asnjëherë nuk ka qenë pjesë e identitetit strugan. Struga jonë gjithmonë është identifikuar me vlera të larta, me arritja të mëdha në arsim, shkencë e kulturë, por edhe me figura të ndritura të çështjes kombëtare.

Krimin në Strugë na e solli tjetërkush. Na e sollën të kamufluar me vlera të rrejshme patriotike dhe, tinëzisht u futën në komunën tonë, duke na sjellur njerëz të dyshimtë, që asnjëherë nuk i kanë dalë në ballë çështjes kombëtare. Erdhën të grabisin, çka mund të grabitet, e akoma nuk po largohen, sese pas çdo mandati u rriten apetitet grabitqare.

Mirëpo gjatë historisë Struga ka treguar se nuk duron kthetrat e krimit. Struga tregon durim e mençuri kur e k ërkon nevoja, por asesi nuk e duron krimin.

Struga historikishit u ka pri ndryshimeve në të mirë të shqiptarëve. Struga edhe tani është e vedosur t’u japë grusht atyre që e njollosën emrin e qytetit dhe komunës sonë, sepse krimi është njolla më e madhe e një qyteti, komune, shteti dhe një kombi. Për këtë arsye ndryshimi është i domosdoshëm, sepse këtë na e kërkojnë edhe brezat e moshuar, por edhe brezat e rinj që po vijnë, e që ardhmërinë e tyre e shohin në vendlindje.

Këtyre ndryshimive tani u prin Zijadin Sela me Idri Istrefin, të bashkuar me diasporën. E kur diaspora bashkohet me njerëz trima, atëherë ndryshimi është i pashmangshëm. Askush nuk mund t’i ndalë mijëra mërgimtarë që janë nisur për në vendlindje me vullnet të fuqishëm për të sjellë ndryshimin. Mijëra mërgimtarë janë të vendosur që të përmirësojnë padrejtësinë e para katër viteve, kur me një eksperiment të pistë iu vodh fitorja e sifurtë Zijadin Selës. Ata e kanë dëshmuar në të kaluarën patriotizmin e tyre, do ta dëshmojnë edhe më 31 tetor!

Musa Paçuku, Nju Jork, SHBA

Continue Reading

Lajme

Aleanca dhe BESA bashkojnë forcat në Tearcë: Është koha për ndryshim!

Published

on

By

Aleanca dhe BESA bashkojnë forcat në Tearcë: Është koha për ndryshim!

Paraditën e kësaj të enjte janë takuar kandidati i ASH-së, për Tearcën, Nazim Taipi dhe kandidati i Besës, Daut Memishi.

Përmes një fotografie që kanë publikuar dy kandidatë kanë njoftuar se është koha për qeverisje të pastër në Tearcë dhe se Lëvizja Besa do të mbështes kandidatin e ASH-së në Tearcë, Nazim Taipi i cili ka hyrë balotazh.

Në raundin e parë të zgjedhjeve lokale, i pari me vota rradhtiet, Nuhi Neziri nga BDI me 3818 vota, i dyti rradhitet Nazim Taipi me 2.362 dhe i treti në këtë garë ka dalur kandidati i Besës, Daut Memishi me 1.969 vota. Ndërsa në mbështetje të Taipit kanë dalë edhe aktivistë të PDSH-së të cilët kanë dalur kundër vendimit të kryetarit të PDSH-së për të koalicionuar me BDI-në. /ZYRTARE.net

Continue Reading

Bota

Kokaina në çantat e fëmijëve, zbulohet operacioni miliona dollarësh i trafikantëve

Published

on

By

Kokaina në çantat e fëmijëve, zbulohet operacioni miliona dollarësh i trafikantëve

Pesë persona në Nju-Jork u akuzuan se kanë organizuar një rrjet të trafikimit të kokainës me vlerë miliona dollarë, duke përdorur çanta me të cilat fëmijët marrin ushqimin në shkollë.

Çantat e përdorura, shumica prej të cilave mbanin fotot e personazheve të dashur për fëmijët, dërgoheshin me postë në Nju-Jork dhe Masaçusets, sipas Prokurorit Special të Antidrogës. “Kjo ishte praktika normale e punës për këtë organizatë”, tha prokurorja speciale Bridget G. Brennan. “Por policisë nuk ia hodhën dot me këtë taktikë”.

Drejtuesit e kësaj bande, Carlos Duarte, 36 vjeç, dhe Alexis Garcia, 41 vjeç, akuzohen se kanë dërguar disa pako me çanta të mbushura me kokainë nga Porto Rico në Nju-Jork në periudhën maj 2020-korrik 2021.

Përveç tyre janë arrestuar edhe 3 persona të tjerë, Bryan Centeno-Rosado, 23 vjeç, Raul Sweeney, 27 vjeç, dhe Wesley Coddington, 43 vjeç. Hetuesit thanë se gjatë operacionit kanë sekuestruar 30 kilogramë kokainë.

Continue Reading

Aktuale