Connect with us

Sport

Roma – Juventus, arrihet akordi për Hiuguain

Published

on

Roma dhe Juventusi ka rënë dakord për transferimin e Gonzalo Higuain në kryeqytet, por sulmuesi nuk është bindur akoma. Ai dëshiron të provojë shanset e tij me bardhezinjtë, por e ardhmja e tij është larg Torinos.

Pipita do të niset me Juven në turin e Singaporit dhe Romës do i dihet të presë deri me datë 28 korrik, ditë kur kampionët rikthehen në Itali. Verdhekuqtë nuk kanë alternativa B, pavarësisht se qarkullon edhe ideja Diego Kosta, dhe po presin një përgjigje pozitive nga 31-vjeçari.

4.5 milionë euro rrogë pa llogaritur bonuset i ofron Roma argjentinasit, që përkon me gjysmën e asaj që përfiton te Juventusi (9 milionë euro në sezon). Fonseka e ka telefonuar, duke i bërë të ditur që ai do të jetë pika e referimit të ekipit të tij, shkruan SportEkspres.

Klubet kanë rënë dakord për formulën e transferimit të Higuain. Huazim 1-vjeçar për 9 milionë euro me të drejtë blerje nga Roma për 27 milionë euro të tjera në fund të sezonit. Në total shuma shkon në 36 milionë euro, ndërsa bomberin e pret një ofertë 4-vjeçare.

Marrë nga Gazeta Observer

Continue Reading

Sport

Autogoli më qesharak i javës shënohet në takimin Shakhtar – Real Madrid (Video)

Published

on

Skuadra e Real Madridit ka kaluar në avantazh ndaj Shakhtarit.Ishte mbrojtësi, Sergi Krystov që realizoi autogol për ta kaluar Realin në avantazh në këtë duel, shkruan GazetaBlic Sport.

Rezultati aktual i takimit është 0-1.

Ja autogoli qesharak

V I D E O

Continue Reading

Sport

Ajax – Dortmund, formacionet zyrtareAjax – Dortmund, formacionet zyrtare

Published

on

Sonte zhvillohet derbi në grupin C të Ligës së Kampionëve.

Ajax dhe Borussia Dortmund do të ballafaqohen nga ora 21:00.

Të dyja ekipet kanë bilanc perfekt pas dy ndeshjeve të para dhe kanë nga gjashtë pikë të grumbulluara.

Pritet një përballje e zjarrtë sonte pasi të dyja skuadrat do të mudnohen të dalin në krye të tabeles.

Formacioni i Ajaxit: Pasveer, Timber, Alvarez, Gravenberch, Tadic, Antony, Mazraoui, Blind, Martinez, Haller, Berghuis

Formacioni i Dortmundit: Kobel, Hummels, Akanji, Brandt, Meunier, Witsel, Malen, Bellingham, Schulz, Reus, Haaland /Lajmi.net/

Continue Reading

Sport

Gjest i pahijshëm u Gjokoviqit, refuzon të tregoj të vërtetën!

Published

on

Novak Gjokoviq mund të heqë dorë nga objektivi për të fituar Grand Slam-in në Australian Open, pasi kreu i shtetit të Victorias vendosi që në këtë kompeticion të marrin pjesë vetëm tenistët që janë vaksinuar.

Tenisti serb nuk zbuloi nëse është vaksinuar apo jo, por deklaroi se e sheh si të tepruar gjykimin e njerëzve nga fakti nëse e kanë bërë apo jo vaksinën, ndaj u shpreh se do të vendosë shumë shpejt mbi pjesëmarrjen ose jo në Australian Open.

“E vërteta është se nuk e di nëse do të konkurroj, pasi situata nuk është e mirë.

Brenda 2-3 javësh do të marrim një vendim final. Më duket e tmerrshme që shoqëria të gjykon në bazë të një vaksine. Nuk dua të marr pjesë në një luftë mediatike dhe as nuk dua të tregoj nëse e kam bërë apo jo vaksinën”, deklaroi Gjokoviq.

Continue Reading

Aktuale