Connect with us

Lajme

Rikthehen temperaturat e larta, ky është moti për tre ditët e ardhshme

Published

on

Prishtina Weather, ka njoftuar se gjatë fundjavës dhe ditëve në vazhdim mbi vendin tonë do të mbajë mot i nxehtë e me diell, duke përjashtuar të shtunën ku mund të ketë reshje shiu, shkruan lajmi.

Temperaturat e ajrit në fundjavë do të shënojnë rritje mbi vlera mesatare, e nga dita e martë do të zbresin lehtë rreth vlerave mesatare.

Minimalet do të luhaten nga 13C deri në 15C, e maksimalet nga 29C deri në 32C.

Njoftimi i plotë nga Prishtina Weather pa ndërhyrje:

Në fundjavë mot i nxehtë, kryesisht me diell. Të shtunën mundësi për reshje lokale shiu.

19.07.2019 – Ditëve të fundjavës mbi rajonin tonë do të shtrihen fusha të presionit të lartë, ndërsa nga Afrika veriore masa më të nxehta ajrore do të depërtojnë edhe mbi vendin tonë, që do të kushtëzojnë mot të nxehtë dhe kryesisht me diell. Vetëm ditën e shtunë, orëve të pasdites priten mundësi për reshje lokale shiu, kryesisht rreth viseve malore.

Nga dita e martë, në lindje të rajonit, do të depërtojnë turbullira nga Europa verilindore, që do të sjellin mundësi për reshje lokale shiu, si dhe rënie të lehtë të temperaturave rreth vlerave mesatare.

20.07 – Nxehtë, kryesisht me diell. Pasdite rreth viseve malore mundësi për reshje lokale shiu me bubullima.

21.07 – Nxehtë, kryesisht me diell

22.07 – Nxehtë, kryesisht me diell.

23.07-24.07 – Pjesërisht vranët, pasdite mundësi për reshje lokale shiu.

Temperaturat e ajrit në fundjavë do të shënojnë rritje mbi vlera mesatare, e nga dita e martë do të zbresin lehtë rreth vlerave mesatare.

Minimalet do të luhaten nga 13C deri në 15C, e maksimalet nga 29C deri në 32C.

Nga dita e martë do të zbresin në 27C deri 28C.

Do të fryj erë e lehtë nga verilindja 1-9m/s.

Shtypja atmosferike do të mbetet e lartë mbi vlera normale.

Shiko motin për në Maqedoninë e Veriut në fotot më poshtë!

Continue Reading

Lajme

Taravari: I shokuar nga sulmi kriminal në Gllogjan, shumë jetë të pafajshme e sidomos fëmijësh po na ikin këtë muaj!

Published

on

Kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari, ka reaguar pas sulmit me armë zjarri ndaj autobusit në Gllogjan të Deçanit, ku mbetën të vrarë të paktën tre persona, përcjell in7.

Jam i shokuar nga sulmi kriminal ndaj autobusit që ndodhi në Gllogjan, ku ka edhe viktima, mesin e tyre nxënës shkolle.
Në këto çaste të rënda jam me familjarët e të vrarëve, duke u lutur për durim…
Pres që organet e rendit të zbardhin menjëherë këtë krim monstruoz!
Shumë jetë të pafajshme e sidomos fëmijësh po na ikin këtë muaj!
Zot na Mbro!, ka shkruar Taravari në Facebook./in7.tv/

Continue Reading

Kosovë

Reagon Kryeministri Albin Kurti për ngjarjen në Gllogjan

Published

on

Ka reaguar edhe Krzeministri i Kosovës , Albin Kurti lidhur me ngvjarjen e sontme që e tronditi Gllogjanin, ku mbetën të vrarë 3 perspna.

Ai shprehë ngushëllime familjarëve të viktimave, duke iu dëshiruar shërim të shpejtë të plagosurve, dhe fton policinë të mobilizohet me kapacitetet e saj të plota.

“Sonte u tronditëm nga lajmi për sulmin me armë zjarri ndaj autobusit me nxënës në Gllogjan të Deçanit. Sipas Policisë së Kosovës nga ky sulm kanë mbetur të vrarë tre qytetarë të vendit tonë, prej të cilëve dy nxënës.
Në emrin tim dhe në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës, u shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjeve, shokëve e shoqeve, që humbën më të dashurit në këtë sulm. Të plagosurit i dëshirojmë shërim të shpejtë.
Policia është mobilizuar me kapacitetet e saj të plota për ta hetuar këtë krim të rëndë, e për të mundësuar drejtësi”, theksoi Kurti.

Continue Reading

Lajme

Jovevski: Materialet e ADN-së nesër do t’u dorëzohen Prokurorisë bullgare

Published

on

Prokurori Publik I Maqedonisë së Veriu, Ljubomir Jovevski tha se nga instituti i mjekësisë ligjore kanë siguruar ADN-t e familjarëve të viktimave dhe ato materiale gjatë ditës së nesërme do të dorëzohen tek pjesëtarët e Prokurorisë së Bullgarisë dhe së bashku me këto materiale atyre do tu dorëzohet edhe materiali i dokumenteve që deri në këtë moment prokuroria i ka siguruar.

“Kolegët bullgar gjatë ditës së sotme arritën në Prokurorinë Publike të Republikës së Maqedonisë së Veriut, ne nga institute I mjekëses ligjore kemi siguruar AND-t e familjarëve të viktimave dhe ato materiale gjatë ditës së nesërme do të dorëzohen tek pjesëtarët e Prokurorisë së Bullgarisë dhe së bashku me këto materiale atyre do tu dorëzohet edhe materiali i dokumenteve që deri në këtë moment prokuroria i ka siguruar”, tha Jovevski.

Continue Reading

Aktuale