Bota
Largohet Cadillac-u i parkuar dhe braktisur prej vitesh në Nju Jork
Sezonet ndryshonin, por një Cadillac i vjetër, i parkuar në Brooklyn Street mbetej i njëjtë.
Madje, sipas vlerësimeve nga një banor i lagjes prej shumë kohësh, kjo veturë ka qenë atje që nga viti 1994, përcjell Telegrafi.
Dhe njëzet e pesë vjet më vonë, vetura, prodhim i vitit 1971 bëri rrugëtimin e tij pas më shumë se dy dekadash, duke u larguar nga Departamenti i Policisë së Nju Jorkut.
E gjitha ndodhi, pasi që një banor i Ëindsor Park u ankua.
Megjithatë, mediat raportojnë se vetura ishte një pikë referimi lokale.
Ajo ishte në pronësi të një njeriu të moshuar që thuhet se vuante nga një sëmundje mendore, i cili nuk ishte në gjendje të kujdeset për të, sipas banorëve lokalë.
Përkundër faktit se dikush ishte ankuar për prezencën e saj, disa të tjerë banorë janë shprehur të “mërzitur” për largimin e saj.
“Kjo makinë ishte një lloj simboli në këtë komunitet”, ka thënë një fqinj me emrin Jake.
Bota
Tym e zjarr në kampin ku ndodhen ushtarët shqiptarë, NATO gati kundër rusëve

Forcat e NATO-s në Kamp Adazi të Letonisë kanë kryer stërvitjen e radhës me artileri të rëndë gjatë ditëve të fundit si një kundërpërgjigje ndaj kërcënimeve ruse ndaj aleancës dhe vendeve Balltike.
Stërvitja “Shigjeta e Hekurt” u zhvillua nga forcat e artilerisë së vendeve të NATO-s që gjenden prej disa vitesh pranë Rigas në Letoni, ku janë pozicionuar edhe ushtarët shqiptarë.
Këta të fundit shërbejnë si njësi e demontimit të minave. Në këtë mision humbën jetën dy vite më parë edhe dy ushtarakët shqiptarë Zarife Hasanaj dhe Klodian Tanushi.
NATO ka shtuar ndjeshëm prezencën e saj në vendet balltike pas kërcënimeve ruse, ndërkohë që sëfundmi pritet t’i bashkohen aleancës edhe Finlanda me Suedinë. /abcnews.al
Bota
Lajmi i fundit / Marrëveshje midis Rusisë dhe Ukrainës

Ushtria ruse urdhëroi një armëpushim në zonën e fabrikës së çelikut Azovstal dhe hapi një korridor humanitar, njoftoi sot Ministria e Mbrojtjes e Rusisë, transmeton Demokracia.com.
Është arritur një marrëveshje me përfaqësuesit e palës ukrainase për evakuimin e ushtarëve të plagosur në institucionet shëndetësore, transmeton RIA Novosti.
“Më 16 maj, si rezultat i negociatave me përfaqësuesit e personelit ushtarak ukrainas të bllokuar në territorin e uzinës metalurgjike Azovstal në Mariupol, u arrit një marrëveshje për evakuimin e të plagosurve”, tha ministria ruse në një deklaratë.
Të plagosurit u transferuan në një spital në Novoazovsk në territorin e Republikës së vetëshpallur Popullore të Donetsk (DNR). /Demokracia.com/
Bota
Nuk ka durim në BE: Serbia duhet t’ia vendosë sanksionet Rusisë

Nuk ka durim në BE: Serbia duhet t’ia vendosë sanksionet Rusisë
Dy mesazhe të pakëndshme ka marrë presidenti serb, Aleksandër Vuçiq në Bruksel nga Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell. E para ishte një mesazh i qartë se BE-ja pret që të gjitha vendet e rajonit të mbështesin sanksionet kundër Rusisë dhe e dyta ishte njoftimi i ministres së Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla-Schwartz se vendi do të paraqiste kërkesë formale për anëtarësim në Këshillin e Evropës.
Siç e kishte pranuar edhe vetë Vuçiq, këto dy tema janë aq të vështira për Serbinë, saqë ai kishte thirrur një mbledhje urgjente të Këshillit të Sigurisë Kombëtare.
Deri më tani, Serbia ka arritur disi t’i rezistojë presionit për të vendosur sanksione ndaj Rusisë, siç kanë bërë të gjitha vendet e tjera.
Siç shkruan mediumi kroat Jutarni List, edhe pse disa përfaqësues të institucioneve të BE-së janë përpjekur të relativizojnë pikëpamjet e Serbisë dhe të tregojnë mirëkuptim, shumë shtete anëtare janë të indinjuara nga pikëpamjet e Beogradit dhe po kërkojnë qartë që Serbia të vendosë përfundimisht në cilën anë dëshiron të jetë.
Pakoja e gjashtë e sanksioneve ekonomike kundër Rusisë
Borrell ka falënderuar dje të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor që kanë mbështetur BE-në në qëndrimet e tyre në lidhje me Rusinë. Përveç Serbisë, të gjitha vendet në rajon mbështetën sanksionet kundër Rusisë.
Serbia kishte votuar në OKB për përjashtimin e Rusisë nga Këshilli i të Drejtave të Njeriut. Megjithatë, për BE-në kjo nuk mjafton dhe se ata po kërkojnë nga Serbia të mbështesë sanksionet dhe sigurisht të mos lejojë që ato të anashkalohen.
Në fjalimet e tij, Vuçiq u përpoq t’i shpjegojë publikut problemet me të cilat po përballet Serbia, aq më tepër që edhe nëse nuk vendos sanksione ndaj Rusisë, ajo mund të marrë naftë dhe gaz vetëm përmes vendeve të Bashkimit Evropian, kryesisht Kroacisë.
Sa i përket Kosovës, presidenti serb beson se me aplikimin për anëtarësim në Këshillin e Evropës, Kosova ka shkelur obligime të ndryshme, përfshirë Marrëveshjen e Uashingtonit.
Në anën tjetër, Kosova beson se angazhimi ka qenë për një moratorium njëvjeçar dhe kërkesa për anëtarësim në Këshillin e Evropës, e më pas në Partneritetin për Paqe në NATO, ku me këto pritet të forcohet subjektiviteti juridik ndërkombëtar i shtetit.
Këshilli i Evropës ka konfirmuar se ka pranuar aplikacionin zyrtar të Kosovës për anëtarësim.
-
Lajmet kryesore6 months ago
Mediat në Shqipëri: Kastriot Rexhepi është shantazhuar me video materiale nga grupi i Izet Mexhitit
-
Bota2 months ago
Nuk u intereson kush është përballë tyre, shihni pamjet se si ukrainasit i ndalin në rrugë rusët
-
Lajme1 year ago
Lidhjet e Trajko Veljanovskit me rastin M0nstга? – Avokati maqedonas flet për pazaret ndër tavolinë dhe fshehje provash
-
Kosovë5 months ago
Dalin detaje të reja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan
-
Komente1 year ago
Mos e bëfsh pikën e hajrit o Albin Kurti
-
Lajme1 year ago
Gazetari shqiptar “e zuri mat” Vuçiqin – Cila ishte pyetja që e ngushtoi presidentin sërb?
-
Lajme7 months ago
Anketa më re: Struga, Tetova dhe Çairi do të drejtohen nga Opozita Shqiptare
-
Lajme1 year ago
Shek Hallaçi i Grupit të Kumanovës, nga Buгgu i Idгizovës publikon videon me një porosi