Connect with us

Lajme

Autostrada Tetovë-Gostivar, sivjet do të ketë projekt për rindërtim dhe zgjerim (infografik)

Published

on

Vrima në rrugë, asfalt jo i rrafsh dhe mungesa e mundësisë për t’u ndalur me makinë në korsinë ndihmëse. Ky është imazhi ekzistues i autostradës Tetovë – Gostivar që është gjithashtu një nga rrugët më të frekuentuara në vend. Për të kaluar nëpër këtë pjesë, qytetarët paguajnë 60 denarë në një drejtim, ndërsa në këmbim shfrytëzojnë autostradë që është në gjendje të keqe. Sipas të dhënave nga NP “Makedonija pat”, trafiku mesatar vjetor ditor i kësaj autostrade në vitin 2017 ka qenë 13.087 automjete.

Ndërmarrja Publike për Rrugët Shtetërore thekson se vitin e kaluar, për herë të parë, është përmendur ideja për rindërtimin e rrugës dhe zgjerimin me një korsi ndihmëse plotësuese në të dy drejtimet. Kjo ide duhet të përkthehet në dokumentacion të projektit, i cili është paraparë në planin për prokurimit publike për këtë vit.

– Në vitin 2019 parashihet të përzgjidhet ofertuesi më i volitshëm për përgatitjen e dokumentacionit të projektit për rindërtimin dhe rehabilitimin e rrugës shtetërore A2, segmentin Tetovë – Gostivar në nivel të autostradës standarde. Pas përfundimit të projektit, do të parashikohen fondet për ndërtimin e saj – thonë për “Meta” nga NP për rrugë shtetërore.

Traseja midis Tetovës dhe Gostivarit ka qenë seksioni i parë i autostradës të Korridorit 8 që është ndërtuar në territorin e Maqedonisë. Seksioni, që është i gjatë 22 km, u ndërtua me hua nga Banka Botërore, ndërsa autostrada u lëshua në përdorim në tetor 1996. Që nga hapja e autostradës për trafik, deri më sot, nuk janë realizuar punime të rëndësishme ndërtimore për rindërtimin apo përmirësimin e saj.

Continue Reading

Lajme

Dauti: Për shtetësinë e vëllezërve Azizi, nuk duhet mendim nga ASK-ja

Published

on

By

Dauti: Për shtetësinë e vëllezërve Azizi, nuk duhet mendim nga ASK-ja

Për dy vëllezërit pa shtetësi të lindur, rritur e shkolluar në vendëlindjen e tyre në Kumanovë (rasti i paraqitur mbrëmë në Alsat M) të cilët nga muaj gusht i vitit të kaluar kanë aplikuar përsëri për marrjen e shtetësisë, kushdo që nuk zbaton ligjin do duhet të pergjigjet penalisht.

Dy janë momentet që duhet potencuar për byrokratët që guxojnë të jenë mbi ligjin:

1. Personat që kanë jetuar deri më 8 shtator 1991 në territorin e Republikës së Maqedonisë, marrin shtetësi vetëm me njërin nga dokumentet e përcaktuara. Pra, Agjencionit për Siguri Kombëtare-ANB, nuk i kërkohet mendim.

2. Edhe po të jetë parashtruar kërkesa nga “i huaj” për të cilët duhet të jep mendim ANB-ja, ai mendim nuk duhet të jepet më vonë së gjashtë muaj sepse me ndryshimet e fundit të ligjit thuhet: “Organi i cili vendos për paragrafin 1 pika 8 të ketij neni (fjala është për ANB- në) miraton vendim në afat prej gjashtë muajve pas parashtrimit të kërkesës së të huajit” .

Continue Reading

Bota

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron është goditur me shuplakë

Published

on

By

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron është goditur me shuplakë

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron është goditur me shuplakë nga një grua gjatë një bisede që ai kishte me qytetarët në rrugët e Parisit.

Në videon që është bërë virale në rrjetet sociale, shihet presidenti francez Macron teksa i afrohet një grupi personash për t’i përshëndetur, por një grua nis ta qortojë dhe menjëherë i afrohet dhe e godet me shuplakë. Pas këtij veprimi, shihet se gruaja është neutralizuar nga persona të tjerë si dhe punonjës të sigurisë.

Kjo nuk do të ishte hera e parë që Macron merr një sulm të këtij lloji, ai i mëparshmi ishte në vitin 2021. Në rastin e vitit të shkuar, Macron iu afrua një grupi për t’i përshëndetur kur një person i veshur me një bluzë të gjelbër e tërhoqi me një dorë, ndërsa me tjetrën e goditi në fytyrë. Qytetari që qëlloi presidentin u neutralizua, ndërsa mediat franceze raportuan se ai thirri “Poshtë Makronizmi”. Ende janë të paqarta, shkaqet që provokuan incidentin. Pas goditjes së kreut të shtetit francez, dy persona u arrestuan nga policia lokale.

Continue Reading

Lajme

Kriza energjetike problem për kompanitë!

Published

on

By

Kriza energjetike problem për kompanitë!

Kyetari i Odës Ekonomike Branko Azeski dhe Kryetari i OEMVP-së Mendi Qyra do të kërkojnë nga Qeveria që të zgjidhet problemi me krizën energjetike të bizneseve dhe kompanive. Mendi Qyra tha se do të mundohen të gjejmë zgjidhje edhe për të rinjtë që të mos ikin nga vendi.

“Një ndër problemet më të rëndësishme që ka biznesi sidomos mikro dhe biznesi i vogël është energjetika që ne sigurisht të kërkojmë nga Qeveria të gjejmë forma më të përshtatshme që të zgjidhet ky problem. Përveç problemin e energjetikës ne kemi problemin e resurseve njerëzore e cila për fat të keq të rinjtë edhe pjesa tjetër e popullatës po largohet nga Maqedonia dhe ne bëjmë ç’mos që të gjejmë forma të përshtatshme që ky problem të zbutet”, tha Mendi Qyra, kryetar i OEMVP.

“Ne do t’i përfaqësojmë interesat e bizneseve, kompanive, edhe në kushte kaq të vështira. Unë e di bagazhin e kolegut tim, dhe besoj që do t’i ndjek sukseset e tij të veprimtarisë”, theksoi Branko Azeski, kryetar i Odës Ekonomike.

Continue Reading

Aktuale