Connect with us

Bota

Terrorizmi në rritje me shtimin e imigracionit, por vetëm ai i ekstremit të djathtë

Published

on

Muajin e kaluar, Valter Lybke, një politikan konservator gjerman që mbështeste politikën pro-refugjatëve të Angela Merkel, u qëllua për vdekje nga një terrorist i ekstremit të djathtë. I dyshuari, ka lidhje me neonazistët dhe ekstremistët e tjerë të krahut të djathtë, ndërsa edhe në vitin 1992, rezulton të ketë plagosur rëndë një emigrant.

Me shumë gjasa, Lybke ishte shënjestruar për shkak të mbështetjes së tij të hapur ndaj refugjatëve. Ai mori shumë kritika në internet nga mbështetës të ekstermit të djathtë. Shumë njerëz, mendojnë se më shumë emigrim në vendet perëndimore, do të sjellë më shumë terrorizëm, pasi emigrantët nga kulturat jo-perëndimore, kanë më shumë gjasa që të jenë terroristë.

Por studimi që kam kryer kohët e fundit, arrin në një përfundim shumë më ndryshe. Nuk janë emigrantët, ata që po angazhohen në akte terroriste në Evropën Perëndimore. Përkundrazi, janë qytetarët vendas, dhe pikërisht për shkak të armiqësisë së tyre ndaj emigrantëve.

Studimi im, i botuar në Gazetën e Studimeve të Sigurisë Globale, argumenton se ankesat ndaj emigrantëve, mund të nxisin sulme të dhunshme nga mbështetësit e ekstremit të djathtë. Unë e fillova studimin tim, duke vëzhguar marrëdhëniet midis emigracionit dhe terrorizmit, gjatë dekadave të fundit në 8 vende të Evropës Perëndimore:Belgjikë, Francë, Gjermani, Greqi, Itali, Hollandë, Spanjë dhe Britani.

Unë vërejta shumë shpejt ekzistencën e një modeli të qëndrueshëm:Kur nivelet e imigracionit në një vend rriten, po kështu ndodh edhe me numrin e përgjithshëm të sulmeve terroriste. Në pamje të parë, kjo mund të sugjerojë se janë emigrantët ata që i kryejnë këto sulme.

Përcaktimi nëse kjo është apo jo e vërtetë, kërkon konsultimin e shumë të dhënave. Fatmirësisht, të dhënat në dispozicion mbi sulmet terroriste, përfshijnë zakonisht disa informacione mbi grupin ose individin përgjegjës për aktin.

Pas një shqyrtimi më të afërt të të dhënave, unë zbulova se lidhja midis emigrantëve dhe sulmeve terroriste, është e pranishme vetëm kur ndodhin sulme terroriste nga grupime dhe individë të ekstremit të djathtë.

Nuk ka asnjë lidhje midis emigracionit dhe formave të tjera të terrorizmit, përfshirë terrorizmin e majtë, dhe atë nga grupe separatiste si IRA në Irlandën e Veriut apo ETA në Spanjë. Nga ana tjetër, shumë njerëz mendojnë se shtimi i emigracionit, nxit konkurrencën për vendet e punës.

Kjo mund të shpjegojë terrorizmin, nëse terroristët e krahut të djathtë nxiten të ndërmarrin veprime të dhunshme, për shkak të anktheve ekonomike të shkaktuara nga rritja e emigracionit. Megjithatë, ka pak dëshmi se kjo është e vërtetë.

Nivelet e emigrimit, janë më të lidhura me terrorizmin e krahut të djathtë, sesa masat që lidhen me ekonominë, siç është PBB-ja dhe shkalla e papunësisë. Refugjatët, që janë më pak të prirur të shtojnë konkurrencën për vendet e punës, lidhen gjithashtu me terrorizmin e krahut të djathtë.

Terrorizmi i krahut të djathtë është mjaft i shpeshtë, si në Shtetet e Bashkuara ashtu edhe në Evropë. Ndërsa vrasja e Valter Lybkes bëri bujë në media, shumë sulme ndaj emigrantëve nga ana e terroristëve të krahut të djathtë, kanë një vëmendje të pakët në mediat ndërkombëtare.

Kjo dukuri është më e theksuar, kur emigrantët vijnë nga vendet me shumicë myslimane. Terrorizmi i krahut të djathtë, nuk duket se rritet kur ka një emigrim më të lartë nga vendet e tjera evropiane. Studime të tjera, tregojnë se mbështetja individuale ndaj partive të ekstremit të djathtë dhe politikave të tyre, rritet kur dikush ka më shumë pakënaqësi ndaj emigrantëve.

E gjithë kjo tregon se terrorizmi i krahut të djathtë, është një reagim ndaj një grupimi të jashtëm. Për shembull, shihni të dhënat për Gjermaninë. Gjatë viteve 2008-2015, sipas bazës së të dhënave për terrorizmin global, në vend ka pasur 86 sulme terroriste.

Duke shqyrtruar secilin prej këtyre sulmeve, zbulova se 60 prej tyre mund të përshkruhen në mënyrë të arsyeshme si terrorizëm i krahut të djathtë. Këto sulme, kishin më shumë gjasa të ndodhnin në zonat, ku një pjesë më e madhe e popullsisë është e huaj.

Shumica e tyre ishin të drejtuara kundër emigrantëve ose qendrave të strehimit të azilkërkuesve. Vrasja e Lybkes, përputhej me këtë model të gjerë. Shumë ekspertë e shohin terrorizmin, si një mjet që përdoret nga grupet e ndryshme, për të çuar përpara synimet e tyre politike.

Gjetjet e mia sugjerojnë se disa forma të terrorizmit, mund të jenë thjesht produkt i anktheve kulturore, nga ana e njerëzve që janë radikalizuar politikisht, siç ishin në sulmet terroriste në 2 xhamitë e Kristçërç të Zelandës së Re, në xhaminë e Kebekut në Kanada, apo masakrën në sinagogën e Pitsburgut në SHBA.

Dhe kjo ka shumë rëndësi. Ka pak dëshmi që të mbështetet pohimi i zakonshëm, se sa më shumë emigrantë të hyjnë në një vend, aq më shumë terroristë do të ketë. Për më tepër, retorika politike që demonizon emigrantët, mund të ushqejë potencialisht akte dhune.

Para vrasjes së Lybkes, e djathta ekstreme kishte nisur një valë kërcënimesh online ndaj tij, duke përfshirë edhe komentin e vrasësit të politikanit në YouTube, që sulmonte pikërisht politikën pro-refugjatëve të Lybkes. Emigrantët, nuk përbëjnë rrezik për sigurinë kombëtare. Përkundrazi, janë ekstremistët e krahut të djathtë që urrejnë emigrantët, ata që rrisin kërcënimin nga terrorizmi./përktheu dhe përshtati in7.tv/

 

BURIMI: The Washington Post

Continue Reading

Bota

Romë: Demonstratë masive kundër neofashistëve

Published

on

Përpara një jave të pandehur ekstremistë të djathtë kanë sulmuar një qendër të sindikatave në Romë. Të shtunën (16.10) dhjetra mijëra italianë protestuan kundër neofashistëve dhe kërkuan ndalimin e partisë Forza Nuova.

Dhjetra mijëra vetë u mblodhën në manifestimin antifashist në Romë. “Kurrë më fashizëm: për punë, bashkëvendosje dhe demokraci” ishte motoja e manifestimit, që u organizua nga aleanca e sindikatave të Italisë CGIL, CISL dhe UIL. Në manifestim, sipas mediave, morrën pjesë mbi 50.000 vetë. Organizatorët bëjnë fjalë për 200.000 pjesëmarrës.

Sipas të dhënave të sindikatave ishin vënë në dispozicion rreth 800 autobusë dhe dhjetë trena të posaçëm në mbarë Italinë, për t’i sjellë pjesëmarrësit në manifestimin e protestës në Romë. Me flamuj dhe pankarta mijëra përkrahës të sindikatave dhe grupe të ndryshme të majta marshuan në rrugët përreth drejt sheshit të manifestimit në “Piazza di San Giovanni in Laterano” jo larg Koloseut.

Sekretari i sindikatave Maurizio Landini tha në manifestim, se ka ardhur koha “të ndalet dhuna politike”. “Grupet neofashiste duhet të ndalohen dhe madje menjëherë”.

“Por fillimisht na duhet edukim antifashist në shkolla”, tha studentja Margherita Sardi për agjencinë e lajmeve AFP.

Para një jave anëtarët e partisë ekstremiste të djathtë Forza Nuoava (FN) pas protestave armiqësore kundër shtrirjes së masave ndaj koronavirusit në Itali ndër të tjera sulmuan selinë e sindikatës CGIL. Pas trazirave policia arrestoi dymbëdhjetë vetë ndër ta edhe sekretarin e përgjithshëm të partisë Forza Nuova, Roberto Fiore dhe kryetarin e degës së partisë për Romën Giuliano Castellino. Gjatë protestave në kryeqytetin italian pati edhe përleshje me policinë. Gjatë trazirave u plagosën 40 vetë, sikurse njoftuan mediat.

Në Itali që nga dita e premte (15.10) të gjithë të punësuarit duhet të paraqesin një “certifikatë të gjelbër” që vërteton vaksinimin ndaj koronavirusit, ose shërimin nga infesksioni me koronavirus ose duhet të paraqesin një test negativ nëse duan të vazhdojnë punën. Në rast të kundërt ata përballen me sanksione. Kush nuk paraqitet në punë, sepse nuk posedon dokumentin e kërkuar duhet të llogarisë me pushim nga puna. Testet ndaj koronavirusit janë falas për njerëzit, të cilët për arësye shëndetësore nuk mund të vaksinohen. Detyrimi për cerfitikatë vaksinimi prek në Itali rreth 23 milionë të punësuar.

Socialdemokratët (PD) kërkojnë ndalimin e partisë Forza Nuova. PD paraqiti në senat dy ditë përpara sulmeve kërkesën përmes së cilës i kërkohet qeverisë të ndërmarrë hapat për shpërbërjen e Forza Nuova dhe të partive të tjera fashiste. Sikurse njoftoi PD të shtunën (16.10), ndërkohë 100.000 vetë kanë nënshkruar një peticion përkatës. Të tjerë senatorë kanë paraqitur kërkesa të ngjashme. Pas trazirave të një jave më parë prokuroria ka nisur hetimet.

Manifestimi masiv i protestës së të shtunës përkoi me 78 vjetorin e sulmit të nazistëve ndaj getos së Romës. Mbi 1000 hebrej, ndër ta 200 fëmijë, më 16 tetor 1943 në të gdhirë u grumbulluan me forcë dhe u deportuan në kampin e përqendrimit Auzhvic./DW

Continue Reading

Bota

Eurostat: Rreth 100 milionë qytetarë në BE përballen me rrezikun e varfërisë

Published

on

Rreth 100 milionë qytetarë në Bashkimin Evropian u përballën me rrezikun e varfërisë vitin e kaluar.

Zyra Evropiane e Statistikave (Eurostat) ka publikuar të dhëna për qytetarët që jetojnë në rrezik nga varfëria ose përjashtimi social në vendet e BE-së për vitin 2020.

Sipas kësaj 21,9 për qind e qytetarëve në BE u përballën me rrezikun e varfërisë ose përjashtimit social vitin e kaluar, ndërsa gjithsej 96,5 milionë qytetarë në vendet e BE-së jetonin në kufirin e varfërisë.

Vendet me përqindjen më të lartë të qytetarëve që jetojnë në kufirin e varfërisë janë Rumania (35,8 për qind), Bullgaria (33,6 për qind), Greqia (27,5 për qind) dhe Spanja (27 për qind).

Vendet me varfërinë më të ulët ose shkallën e përjashtimit social ishin Republika Çeke, me 11,5 për qind, Sllovakia me 13,8 për qind, Sllovenia me 14,3 për qind dhe Holanda me 15,8 për qind.

Shkalla e varfërisë në fjalë u regjistrua si 22,5 për qind në Gjermani, 18,9 për qind në Francë dhe 20,4 për qind në Belgjikë.

Continue Reading

Bota

Qyteti turk në “luftë”, përleshje e armatosur mes fiseve

Published

on

By

Qyteti turk në “luftë”, përleshje e armatosur mes fiseve

Një përplasje e ashpër me armë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në qytetin jug-lindor të Adanasë në Turqi duke shkaktuar shqetësim në të gjithë vendin. Mediat lokale raportojnë për një përplasje të armatosur mes dy fiseve që udhëheqin qytetin, ndërsa pamjet i ngjajnë atyre të luftës në Siri ku civilë me automatikë në duar qëllojnë ndaj njeri-tjetrit.

“Hurriyet” raporton se përplasja e armatosur ndodhi mes fisit “Cono” dhe një grupi tjetër në lidhje me kontrollin e aktiviteteve të paligjshme në qytet.

Nuk ka ende raportime për viktima apo të plagosur, ndërsa është dashur ndërhyrja e forcave speciale të policisë dhe ushtrisë për të stabilizuar situatën. Pas ndërhyrjes, policia ka arrestuar 30 persona.

Turqia mban vendet e para në Europë për numrin e armëve në duart e civilëve, ku krahas pistoletave që janë një realitet i përditshëm, në zonat lindore hasen edhe armët e gjata si pushkë dhe automatikë, të cilat përdoren shpesh në konfliktet mes fiseve duke shkaktuar një numër të madh të vdekurish çdo vit.

Continue Reading

Aktuale