Connect with us

Lajme

Merko nuk mund të heq dorë nga kompetencat

Published

on

Merko nuk mund të heq dorë nga kompetencat

Kryetari Komunës së Strugës, Ramiz Merko ka dërguar me shkrim një letër drejt qeverisë, ku e njofton këtë të fundit se heq dorë nga kompetencat në fushën e urbanizmit.
Ky veprim u lidh me ngjarjet e fundit në Strugë ku u raportua se Merko është kërcënuar me jetë, madjeedhe se ka pasur incident fizik brenda objektit të Komunës së Strugës.
Por a ka të drejtë të heq dorë nga kompetencat një kryetar komune?
Ekspertët thonë se as me ligj e as me kushtetutë nuk lejohet kjo gjë.
Njohësi i kësaj fushe dhe ekspert i të drejtës kushtetuese, Jeton Shasivari për in7 sqaroi se kompetencat në fushën e urbanizmit, si dhënia e lejeve për ndërtim, planifikimi hapësinor dhe ngjashëm, janë kompetenca burimore dhe bazike të pushtetit lokal. Si të tilla nga ata nuk mund të heqësh dorë.

“Veprimi i fundit i Kryetarit të Strugës, paraqet një sjellje të paparë deri më tani, që nga pavarësia e vendit, që kryetari i një komune tia besojë Qeverisë pra, shtetit, kryerjen e kompetencave burimore dhe vetanake kushtetuese dhe ligjore të komunës, ndërsa një veprim i tillë nuk parashihet as me Kushtetutë e as me ligje, por parashihet e kundërta, që shteti me ligj mund t`ia besojë komunës kryerjen e punëve të caktuara” – sqaron eksperti Shasivari për in7.

Kryetari i Strugës, sqaeon Shasivari, nuk e ka marrë parasysh karakterin detyrues të kompetencës dhe se kompetencat e komunës nuk janë çështje të vullnetit personal të Ramiz Merkos.

“Meqë kompetenca nuk është vetëm e drejtë por, edhe detyrim i organit, në këtë rast Kryetarit të Komunës që të vendosë në çështje të caktuara, ku ai nuk mund të refuzojë punët për të cilat është kompetent e aq më pak ato t’ia besojë organit tjetër, dhe kjo e drejtë dhe detyrim i tij, e përjashton të drejtën e cilitdo organi tjetër, në këtë rast Qeverisë pra, shtetit që të vendosë për çështjet që janë në kompetencë burimore dhe vetanake të Komunës së Strugës” – thotë për in7 profesori universitar, Jeton Shasivari.

Ndërkaq nga ana tjetër, njohësit theksojnë se me këtë veprim Merko tregon se nuk është i aftë për të ushtruar kompetencat e tij, ndërsa kjo është njëra nga arsyet edhe për pushimin e mandatit.

Nga partia opozitare, Aleanca për Shqiptarët kanë theksuar se Merko nuk është i aftë për të bërë detyrën, prandaj duhet të tërhiqet.

“Nëse Kryetari i Komunës së Strugës, Ramiz Merko, nuk është i aftë të ushtrojë kompetencat që ligjërisht i takojnë, atëherë ka vetëm një rrugë për zgjidhjen e kësaj çështjeje. Zgjidhje për të mirën e tij dhe për të mirën e gjithë qytetarève të Strugës. Ajo rrugë është, dorëheqja” – komunikojnë nga Aleanca për Shqiptarët.

Ndërkaq edhe kryeministri Zaev deri tani nuk është deklaruar për këtë çështje, pasi sipas tij ende nuk e ka pranuar letrën./in7.tv/

Continue Reading

Lajme

Dauti: Për shtetësinë e vëllezërve Azizi, nuk duhet mendim nga ASK-ja

Published

on

By

Dauti: Për shtetësinë e vëllezërve Azizi, nuk duhet mendim nga ASK-ja

Për dy vëllezërit pa shtetësi të lindur, rritur e shkolluar në vendëlindjen e tyre në Kumanovë (rasti i paraqitur mbrëmë në Alsat M) të cilët nga muaj gusht i vitit të kaluar kanë aplikuar përsëri për marrjen e shtetësisë, kushdo që nuk zbaton ligjin do duhet të pergjigjet penalisht.

Dy janë momentet që duhet potencuar për byrokratët që guxojnë të jenë mbi ligjin:

1. Personat që kanë jetuar deri më 8 shtator 1991 në territorin e Republikës së Maqedonisë, marrin shtetësi vetëm me njërin nga dokumentet e përcaktuara. Pra, Agjencionit për Siguri Kombëtare-ANB, nuk i kërkohet mendim.

2. Edhe po të jetë parashtruar kërkesa nga “i huaj” për të cilët duhet të jep mendim ANB-ja, ai mendim nuk duhet të jepet më vonë së gjashtë muaj sepse me ndryshimet e fundit të ligjit thuhet: “Organi i cili vendos për paragrafin 1 pika 8 të ketij neni (fjala është për ANB- në) miraton vendim në afat prej gjashtë muajve pas parashtrimit të kërkesës së të huajit” .

Continue Reading

Bota

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron është goditur me shuplakë

Published

on

By

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron është goditur me shuplakë

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron është goditur me shuplakë nga një grua gjatë një bisede që ai kishte me qytetarët në rrugët e Parisit.

Në videon që është bërë virale në rrjetet sociale, shihet presidenti francez Macron teksa i afrohet një grupi personash për t’i përshëndetur, por një grua nis ta qortojë dhe menjëherë i afrohet dhe e godet me shuplakë. Pas këtij veprimi, shihet se gruaja është neutralizuar nga persona të tjerë si dhe punonjës të sigurisë.

Kjo nuk do të ishte hera e parë që Macron merr një sulm të këtij lloji, ai i mëparshmi ishte në vitin 2021. Në rastin e vitit të shkuar, Macron iu afrua një grupi për t’i përshëndetur kur një person i veshur me një bluzë të gjelbër e tërhoqi me një dorë, ndërsa me tjetrën e goditi në fytyrë. Qytetari që qëlloi presidentin u neutralizua, ndërsa mediat franceze raportuan se ai thirri “Poshtë Makronizmi”. Ende janë të paqarta, shkaqet që provokuan incidentin. Pas goditjes së kreut të shtetit francez, dy persona u arrestuan nga policia lokale.

Continue Reading

Lajme

Kriza energjetike problem për kompanitë!

Published

on

By

Kriza energjetike problem për kompanitë!

Kyetari i Odës Ekonomike Branko Azeski dhe Kryetari i OEMVP-së Mendi Qyra do të kërkojnë nga Qeveria që të zgjidhet problemi me krizën energjetike të bizneseve dhe kompanive. Mendi Qyra tha se do të mundohen të gjejmë zgjidhje edhe për të rinjtë që të mos ikin nga vendi.

“Një ndër problemet më të rëndësishme që ka biznesi sidomos mikro dhe biznesi i vogël është energjetika që ne sigurisht të kërkojmë nga Qeveria të gjejmë forma më të përshtatshme që të zgjidhet ky problem. Përveç problemin e energjetikës ne kemi problemin e resurseve njerëzore e cila për fat të keq të rinjtë edhe pjesa tjetër e popullatës po largohet nga Maqedonia dhe ne bëjmë ç’mos që të gjejmë forma të përshtatshme që ky problem të zbutet”, tha Mendi Qyra, kryetar i OEMVP.

“Ne do t’i përfaqësojmë interesat e bizneseve, kompanive, edhe në kushte kaq të vështira. Unë e di bagazhin e kolegut tim, dhe besoj që do t’i ndjek sukseset e tij të veprimtarisë”, theksoi Branko Azeski, kryetar i Odës Ekonomike.

Continue Reading

Aktuale