Connect with us

Kosovë

Llalla: Familja Haradinaj vërtetoi se për Kosovën ja vlen çdo sakrificë

Published

on

Ramush Haradinaj ka dhënë dorëheqje nga posti i kryeministrit të Kosovës. Arsye e këtij vendimi ka thënë se është një thirrje për t’u marrë në pyetje nga Specialja si i dyshuar, shkruan in7.

Menjëherë pas lajmit të papritur të dorëheqjes së tij , kanë filluar edhe reagimit nga personalitete të ndryshme publike anembanë trojeve shqiptare.

Kështu analistit dhe historianit të njohur, Arben Llalla, në një prononcim për in7, ka thënë se dorëheqja e Haradinajt tregon pjekuri politike, i cili me këtë veprim u jep një lesion edhe shtetarëve tjerë se kur dorëheqja nga posti që mbart, vlem më shumë se vet posti, shkruan in7.

“Dorëheqja e R.Haradinajt tregon pjekurinë politike të tij. Nuk është hera e parë që z.Haradinaj jep dorëheqje për të shkuar si i dyshuar, si njeri i thjeshtë duke mos e ngarkuar postin e kryeministrit me akuzë. Edhe njëherë Ramush Haradinaj na dha leksione se kur dorëheqja nga posti vlen me shume se posti. Familja Haradinaj vërtetoi se për Kosovën ja vlen çdo sakrificë.”, thotë për in7, analisti dhe historiani i njohur Arben Llalla.

Edhe Ish-kryeministri i Shqipërisë, Pandeli Majko ka reaguar pas dorëheqjes së Ramush Haradinajt, nga posti i kryeministrit.Majko ka shkruar se veprat e një njeriu vlejnë më shumë se dobësitë e tij, transmeton in7.

Mëtej Majko shkruan se me këtë veprim Ramush Haradinaj bëri edhe një herë një akt që dëshmon burrë shtetasin që di të bëjë dallimin e fatit personal me atë të sigurisë kombëtare.

“Ramush Haradinaj ka dhënë dorëheqjen nga posti i kryeministrit si një burrë shteti. Ai kreu një akt që i bën nder Kosovës shtet që drejtohet nga shtetarë të cilët bëjnë dallimin e fatit personal me atë të sigurisë kombëtare.Veprat e një njeriu vlejnë më shumë se dobësitë e tij.Sot jam me Ramushin! Të falenderoj komandant për shembullin e luftës, dhe sot në atë të paqes.”, shkruan ish-kryeministri i Shqipërisë, Pandeli Majko.

Ndërkaq avokati Arianit Koci, në reagimin e tij, këtë veprim të Haradinajt e ka quajtur heroizëm.
“Gjithmonë, gjatë historisë njerëzore, ka pasur individë që e kanë bartur barrën e krejt popullit të vet. I quajmë heronj. I tillë është Ramushi. Po e ruan dinjitetin tokës dhe popullit të vet. Rëndë për të, rëndë për familjen e tij, rëndë për të gjithë neve. Sidoqoftë, edhe këtë betejë do ta fitojë. Sigurt!”, shkruan ai./in7.tv/

Continue Reading

Kosovë

Reagon Kryeministri Albin Kurti për ngjarjen në Gllogjan

Published

on

Ka reaguar edhe Krzeministri i Kosovës , Albin Kurti lidhur me ngvjarjen e sontme që e tronditi Gllogjanin, ku mbetën të vrarë 3 perspna.

Ai shprehë ngushëllime familjarëve të viktimave, duke iu dëshiruar shërim të shpejtë të plagosurve, dhe fton policinë të mobilizohet me kapacitetet e saj të plota.

“Sonte u tronditëm nga lajmi për sulmin me armë zjarri ndaj autobusit me nxënës në Gllogjan të Deçanit. Sipas Policisë së Kosovës nga ky sulm kanë mbetur të vrarë tre qytetarë të vendit tonë, prej të cilëve dy nxënës.
Në emrin tim dhe në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës, u shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjeve, shokëve e shoqeve, që humbën më të dashurit në këtë sulm. Të plagosurit i dëshirojmë shërim të shpejtë.
Policia është mobilizuar me kapacitetet e saj të plota për ta hetuar këtë krim të rëndë, e për të mundësuar drejtësi”, theksoi Kurti.

Continue Reading

Kosovë

Sveçla: Kërkova nga Policia mobilizim maksimal për ta kapur sa më shpejtë autorin e këtij krimi makabër

Published

on

Ministri Punëve të Brendshme, Xhelal Svecla ka reaguar pas tragjedisë që ndodhi në Deçan, ku mbetën të vrarë të paktën tre persona.

Svecla përmes një postimi në Facebook ka thënë se pas lajmit që e mori për tragjedinë ka ndërprerë menjëherë vizitën në Shqipëri dhe është nisur për në Deçan.

Ai tha se ka kërkuar nga Policia mobilizim maksimal për ta kapur sa më shpejtë autorin e këtij krimi makabër.

“Lajme të tilla lëndojnë çdo zemër njerëzore. Jam thellësisht i shqetësuar dhe i tronditur prej aktit kriminal që ka ndodhur sonte në Gllogjan të Deçanit.

Bashkëndjejmë me familjarët që kanë humbur të dashurit e tyre dhe lutemi për shërimin e të plagosurve. Menjëherë e kam ndërprerë vizitën dhe aktivitetet e parapara në Shqipëri dhe jam rrugës për në Deçan. Ndërkohë, kam qenë dhe jam në telefon me drejtuesit e forcave të rendit, për pasojë nuk kam mundur t’i drejtohem më herët opinionit publik. Kam kërkuar nga Policia e Kosovës angazhim dhe mobilizim maksimal, me të gjitha njësitë dhe formacionet e nevojshme, në mënyrë që autori i këtij akti makabër të arrestohet sa më pare”.

Continue Reading

Kosovë

Njëri nga viktimat djali i vëllaut të truprojës së Haradinajt

Published

on

U raportua më herët një ngjarje tragjike ka ndodhur në Gllogjan të Deçanit, ku si pasojë e të shtënave me armë në drejtim të autobusit, kanë mbetur të vdekur tre persona, kurse është lënduar një një tjetër.

Mësohet se viktima, Ledion Hamzaj është djali i vëllaut të truprojës së Daut Haradinaj, Hamëz Hamzaj.

Zëdhënësi i Prokurorisë së Pejës, Shkodran Nikqi, e ka konfirmuar rastin.

“Dyshohet se ka te shtëna me arme zjarri ne drejtim te një autobusi me nxënës, prokurorja kujdestare është nisur ne drejtim te vendit te ngjarjes”.

Continue Reading

Aktuale