Connect with us

Lajme

Besa dhe VMRO me komunikatë të përbashkët

Published

on

Pas takimit të realizuar sot mes kryetarit të Lëvizjes Besa, Bilall Kasami dhe atij të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickovski, partitë edhe zyrtarisht kanë njoftuar të njëjtin. Në dalje të lokalit ku janë takuar, të dy krerët edhe Kasami edhe Mickovski kanë thënë se do të njoftojnë me shkrim për takimin.

Kështu edhe ka ndodhur. Ja komunikata e plotë:

“Kryetari i Lëvizjes BESA Bilall Kasami i shoqëruar nga sekretari gjeneral Arjanit Hoxha realizoi takim me kryetarin e VMRO DPMNE Hristijan Mickoski të cilin e shoqëronte sekretari i partisë Igor Janushev. Në takim u bisedua për ngjarjet politike në vend si dhe për situatën e përgjithshme sociale-ekonomike në shtet. Dy subjektet politike u dakorduan që Qeveria aktuale nuk ka kapacitet ta udhëheq procesin e rëndësishëm të euro integrimeve, për atë shkak më se e nevojshme është organizimi i zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. Dy palët u dakorduan që takime të këtilla publike të vazhdojnë edhe në të ardhmen” – thuhet në komunikatën për media të Lëvizjes Besa.

Takimi mes Kasamit dhe Mickovskit u realizua në kohën kur duhej të zhvillohej takimi i liderëve i thirrur nga Kryeministri Zaev. Takimi u anulua për shkakt se në të mori pjesë kreu i opozitës maqedonase./in7.tv/

Continue Reading

Lajme

Maqedonia, Bullgaria dhe Shqipëria sot nënshkruajnë memorandumin trepalësh për Korridorin 8

Published

on

By

Maqedonia, Bullgaria dhe Shqipëria sot nënshkruajnë memorandumin trepalësh për Korridorin 8

Maqedonia, Bullgaria dhe Shqipëria do të nënshkruajnë memorandumin trepalësh që do të nënshkruhet sot në Sofje.

Sipas njoftimeve nga kabineti i ministrit të Transportit, Blagoj Boçvarski po udhëton sot në Bullgarinë fqinje.

Ky memorandum është për përfundimin e Korridorit 8 dhe sipas qëllimit të deklaruar është përcaktimi i gatishmërisë së tre vendeve për planifikim afatgjatë dhe zhvillim të koordinuar të Korridorit 8 me fokus në projektet që janë me rëndësi më të madhe për rajonin dhe gatishmërinë për të zbatuar masat për transport të shpejtë dhe të pandërprerë të mallrave në pikat kufitare./Telegrafi/

Continue Reading

Lajme

Tërmeti me magnitudë 6.1 shkund Greqinë/ Lëkundjet ndjehen deri në Egjipt e Izrael

Published

on

By

Tërmeti me magnitudë 6.1 shkund Greqinë/ Lëkundjet ndjehen deri në Egjipt e Izrael

Një tërmet i fortë ka shkundur mëngjesin e sotëm Greqinë ndërsa është ndjerë edhe në disa shtete të tjera.

Tërmeti ra 156 kilometra në juglindje të ishullit Karpathos në Greqi dhe ishte me magnitudë 6.1 i shkallës Rihter. Thellësia ishte 66.3 kilometra nën tokë.

Lëkundjet e forta u ndjenë edhe në ishullin e Kretës, që javët e fundit është tronditur nga disa tërmete. Ky tërmet është ndjerë edhe në Egjipt e Izrael, kanë raportuar mediat e këtyre vendeve.

Continue Reading

Kosovë

Vërtetohet pafajësia e ish-ministres së Kosovës

Published

on

By

Vërtetohet pafajësia e ish-ministres së Kosovës

Kolegji penal i Gjykatës së Apelit të Kosovës ka refuzuar si të pabazuar ankesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, duke liruar nga akuza ish-ministren Meliza Haradinaj Stublla pasi që nuk është vërtetuar se e njëjta e kryer veprën penale mos raportimi apo raportimi i rremë i pasurisë, i të ardhurave, i dhuratave, i dobisë tjetër materiale ose detyrimeve financiare.

Ndaj aktgjykimit të lartcekur, ka paraqitur ankesë Prokuroria Themelore në Prishtinë, duke i propozuar kolegjit penal të Gjykatës së Apelit të Kosovës, që ankesa të aprovohet, ndërsa çështja penale t’i kthehet gjykatës së shkallës së parë në rigjykim.

Kolegji penal i Gjykatës së Apelit të Kosovës pas shqyrtimit të të gjitha shkresave të lëndës dhe vlerësimit të pretendimeve ankimore, ka konstatuar se ankesa e Prokurorisë Themelore në Prishtinë është e pabazuar, pasi që aktgjykimi i lartcekur i Gjykatës së Themelore në Prishtinë, nuk është përfshirë në asnjë shkelje ligjore, për faktin se nga provat e administruara nuk është vërtetuar se e akuzuara Haradinaj -Stublla, ta ketë kryer veprën penale për të cilën ishte akuzuar, andaj edhe me të drejtë është liruar nga akuza./21Media

Continue Reading

Aktuale