Connect with us

Maqedonia e Veriut

Shqiptari i parë emërohet komandant brigade në armatën e MV

Published

on

Presidenti i RMV, Stevo Pendarovski ka shkarkuar dhe njëkohësisht ka emruar gjashtë pjestarë të ARM-së të cilët në muajin shkurt ishin ngritur në detyrë nga paraardhësi i tij Gjorge Ivanov.

Vendimi i Pendarovskit ka ardhur pas konstatimit të Komisionit kundër korrupsionit se vendimet janë joligjore. Sipas antikorrupsionit, vendimet që janë marrë në 25 shkurt, pas shpalljes së zgjedhjeve presidenciale, gjë që është në kundërshtim me Kodin Zgjedhor të RMV.

Në mesin e gjashtë personave që do të jenë pjesëtarë të ARM-së në Maqedoninë e Veriut, është edhe shqiptari Besnik Emini, i emëruar si komandant i brigadës së parë të makinerisë këmbësore në komandën e përbashkët operative në shtabin e përgjithshëm të Armatës, shkruan, in7.

Nga gjashtë emrat e shkarkuar, dy janë vendosur në po të njëjtat pozita në të cilat i kishte emëruar Ivanov, për dy të tjerë do të vendosë Ministria e Mbrojtjes, për njërin vendos Armata kurse personi i gjashtë, gjenerali Vasko Gjurçinovski mbetet kolonel i përgjithshëm, duke qenë se nuk ka bazë ligjore mbi të cilën mund të hiqet grada e tij.

Continue Reading

Lajme

Minsitri Lloga uron besimtarëve agjërim të lehtë

Published

on

By

Ministri i drejtësisë, Krenar Lloga përmes një postimi ka uruar besimtarët e komuniteti musliman për fillimin e muajt të shenjtë të ramazanit duke ju uruar një agjërim të lehtë, shkruan Top24

“Sonte hyjmë në muajin më të bekuar të vitit, muajin e mëshirës, dashurisë, sakrificës dhe solidaritetit.
Agjërim të lehtë dhe lutje të pranuara!”
https://www.facebook.com/100090407993687/posts/pfbid02xoZZduZuc9zJiaQgjq8PEwo9vTXWxZRWygZ9sxQjnvtxdhpoAv1LdVhhExScJYeBl/?mibextid=cr9u03

Continue Reading

Lajme

Azir Aliu uron besimtarët për muajin e Ramazanit: Muaji kur ndjenjat tona vëllazërore thellohen dhe miqësitë ushqehen me dashuri

Published

on

By

Ministri i Shoqërisë informatike dhe Administratës Azir Aliu ka uruar besimtarët për nisjen e muajit të shenjtë të Ramazanit.
Ai e ka quajtur muajin e shenjtë të Ramazanit, muajin kur ndjenjat tona vëllazërore thellohen dhe miqësitë ushqehen me dashuri.
Urimi i plotë:
“Fillon muaji i madhërishëm i Ramazanit dhe i shumëpritur nga gjithë bota Islame, kur ndjenjat tona vëllazërore thellohen dhe miqësitë ushqehen me dashuri.
Gjithë botës Islame i’a uroj muajin e shenjtë të Ramazanit!”
https://www.facebook.com/100090414292971/posts/pfbid0Xu9g8eLrRVyPZnzyvQAHdiNx5vK7ETVXxwEPoXqGiGGR3Aa7ihD17gxixJHWLj1Tl/?mibextid=cr9u03

Continue Reading

Lajme

Taravari: Qoftë muaji i Ramazanit koha që secili nga ne të afrohet sa më shumë me Zotin

Published

on

By

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët dhe i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari ka uruar të gjithë besimtarët e fesë islame për nisjen e muajit të shenjtë të Ramazanit.
Taravari ka uruar agjërim të lehtë dhe lutje të pranuara.
Urimi i plotë:
“Uroj që të gjithë të kemi agjërim të lehtë! Qoftë muaji i Ramazanit koha që secili nga ne të afrohet sa më shumë me Zotin, e kështu qoftë edhe në muajt e vitet në vazhdim!”
https://www.facebook.com/100044411046937/posts/pfbid0F7m5CGPbsAqdv9j3s1bmUGBjeGkhByFVhtkQHF4DCb3xXmPJdxLDyvJovvkPSdkFl/?mibextid=cr9u03

Continue Reading

Aktuale