Connect with us

Shqipëri

Shembja e teatrit: Artistët, jemi të gatshëm që ta mbrojmë edhe fizikisht

Published

on

Lajmi gjatë paradites së sotme se disa njerëz nga Ministria e Kulturës po zbraznin materialet e fundit nga Teatri Kombëtar, ka sjellë reagimin e menjëhershëm të artistëve që kanë gati dy vjet që protestojnë kundër prishjes së Teatrit.

Regjizori Robert Budina ka qenë i pari që ka reaguar, duke e konsideruar këtë akt si një paralajmërim për shembjen e Teatrit.

“Duan të vjedhin truallin dhe Teatrin Kombëtar për të pastruar paratë e pista. Por le ta ndërmarrin këtë hap dhe do ta shohin reagimin që do të marrin, ne do të jemi këtu. Dikush tha që ky urdhër ka ardhur nga ministria por nuk kemi parë një dokument për këtë gjë. Është kthyer dy herë nga Presidenti i Republikës ky ligj që në mënyrë më kriminale dhe mafioze po tenton të shemb Teatrin. Kjo hipokrizi në këtë vend në këtë formë duhet të marri fund dhe qytetarët e Tiranës duhet të reagojnë dhe t’i japin përgjigje”, tha Budina për Fax Neës.

Aktorja Adriana Tolka u shpreh se janë gati të përplasen edhe fizikisht për të mbrojtur Teatrin.

“Unë personalisht sa më tepër këmbëngulin ata, aq më tepër më shtohet urrejtja për këtë akt që po ndërmerr qeveria. Është koha të veprojmë, ata me plane konkrete ne me reagime konkrete. Mund të bëjmë gjithçka, e kemi thënë edhe më parë, do të përplasemi trup me trup me ta”, tha aktorja.

Budina shtoi se ky është një provokim dhe që është e ndaluar për median të marrë pamje brenda godinës.

Regjisori Kastriot Çipa, tha se nuk ka asnjë formë ligjore që e mbështet procesin e shembjes së Teatrit deri në Shtator, për shkak të mbylljes së sesionit parlamentar.

Gjithashtu, ai paralajmëroi se Teatri mund të preket nga ndonjë “zjarr aksidental”, për të cilin Çipi tha se zjarrvënësit duhet të tregojnë kujdes, pasi mund t’ju digjet edhe ndonjë banesë në Surrel.

“Shembja nuk mund të ndodh deri në Shtator, por mund të ketë një “zjarr aksidentental;” siç ndodh shpesh për zhvillimin e biznesit. Por zjarrvënësit duhet të dinë se nëse bie zjarr aksidentalisht në Teatër, mund të bie gjithandej edhe në ndonjë shtëpi në Surrel. Përvoja tregon se zjarri bie aty ku nuk ka njerëz që punojnë, kështu ka ndodhur edhe në disa qytete të tjera, kështu mund të ndodhi edhe me Teatrin Kombëtar”, tha Çipi.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Continue Reading

Lajme

Basha: Sa të jem unë kryetar, Berisha nuk mbledh Kuvend, do çonte në vdekjen e PD-së

Published

on

Në një kohë kur ish-kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha ka nisur mbledhjen e firmave për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike, kreu i PD Lulzim Basha është shprehur i prerë se për sa kohë të jeta ai kryetar, shpallja non-grata e Berishës nuk do hidhet me votë në asnjë forum të selisë blu.

Basha ka deklaruar në mbledhjen e grupit Parlamentar të Partisë Demokratike se nuk do lejojë asnjë akt që do çojë në izolimin e partisë nga SHBA, pasi sipas tij kjo do të përkthehej në vdekje të saj.

Kryedemokrati ka vlerësuar kontributin e Sali Berishës po thekson se tashmë ai po përpiqet të lidhë vendimin e qeverisë amerikane me shpalljen e tij non grata, me fatin e Partisë Demokraktike. Sipas Bashës, plani i Berishës synon ta kthejë Partinë Demokratike në një bunker anti-amerikan për interesin e tij.

Continue Reading

Lajme

Basha: Vettingu i politikënve, dëshirë e demokratëve dhe socialistëve

Published

on

Për kryetarin e Partisë Demokratike vettingu i politikanëve është një dëshirë e demokratëve, socialistëve dhe të gjithë shqiptarëve që të kemi një politikë që nuk ka lidhje me krimin. Duke folur për gazetarët në perfundim të mbledhjes së Grupit Parlamentar, Basha tha se PD-ja është në Kuvend që të kthejë vendin në shinat e demokracisë.

“Do të shikoni nga amendamentet se vettingu i politikanëve ka të bëjë me një dëshirë nga socialistë dhe demokratë që të kemi një politikë pa lidhje me krimin, dhe jo të mbushur me politikanë që nuk justifikojnë pasurinë e tyre. Me këtë hap ne i shërbejmë prioriteteve të shqiptareve. Asnjë prej tyre nuk është në fazor të PD-së. Unë e përsëris që jemi në kuvend edhe pas masakrës që me fuqinë që na dhanë shqiptarët të rikthejmë vendin në shinat e demokracisë. Për këtë ne do të ccojmë përpara axhendën e këtyre ndryshimeve”- tha Basha.

Më tej Basha tha se nuk do të ketë asnjë pazar me mazhorancën për këtë çështje.

“Kthimi i ndryshimeve të nëjanëshme të 30 korrikut sikundër komisioni zgjedhor që do të formohet ka për detyrë të shtrojë cështjet që kanë në bëjmë me sistemin zgjedhor. Nuk bëjmë pazar dhe nuk futemi për pazar. Këto janë cështje të rëndësishme për shqiptarët. Nuk ka zhvillim, ka vetëm emigracion kjo nuk mund të jetë pazar për ne”- tha Basha.

Continue Reading

Lajme

Pamje të frikshme nga aksidenti në Durrës, përplasen 5 makina

Published

on

By

Pamje të frikshme nga aksidenti në Durrës, përplasen 5 makina

Një aksident i pesëfishtë është regjistruar në Durrës. Siç duket edhe nga kjo foto, aksidenti ka qenë i frikshëm. Ka qenë një automjet i cili ka përplasur 4 makina të tjera.

Raportohet, se një mjet fuoristradë me targa italiane ka qenë duke udhëtuar në drejtim të qytetit, në zonën e Currilave, ku është përplasur me mjetet e tjera.

Deri më tani, veç dëmeve materiale, nuk ka raportime për të lënduar.

Continue Reading

Aktuale