Connect with us

Komente

Shasivari për in7: Kompetenca ka karakter detyrues dhe nuk mund të delegohet

Published

on

Profesori universitar dhe eksperti i të drejtës kushtetuese dhe vetëqeverisjes lokale, Jeton Shasivari në një prononcim për in7, ka komentuar rastin e delegimit të kompetencave nga komuna tek qeveria.
Në lidhje me letrën e kreut të Strugës, Ramiz Merko, i cili njoftonte krerët e Qeverisë së RMV-së, se ia delegon pushtetit qendror të gjitha kompetencat nga fusha e urbanizmit, Shasivari thotë se nuk duhet të përzihen aspekti politik dhe ai juridik i kësaj çështje. Sipas tij, edhe pse kryeministri Zaev e ka ndihmuar politikisht Ramiz Merkon që të fitojë zgjedhjet në Strugë, kjo nuk i lejon këtij të fundit që t’ia besojë juridikisht qeverisë një pjesë të kompetencës, të cilën siç thotë Shasivari, komuna e ka të drejtë burimore dhe të garantuar me ligj dhe kushtetutë.

“Një veprim i tillë, na shpie në kohën e ish-sistemit komunist dhe ngulfatjes së pushtetit lokal në atë kohë, sepse sot, flasim për një pushtet burimor lokal demokratik, i cili nuk është një pushtet i deleguar, i besuar ose i dhuruar nga Qeveria, pra shteti, në mënyrë që cilido kryetar komune të heq dorë ose tia besojë kompetencat e komunës Qeverisë. Kjo është kështu ngase, vetadministrimi lokal paraqet njërën nga vlerat themelore të rendit kushtetues në vendin tonë, me ç’rast Kushtetuta edhe ua garanton qytetarëve të drejtën e vetadministrimit lokal, ku qytetarët drejtpërsëdrejti dhe nëpërmjet përfaqësuesve marrin pjesë në vendimmarrje për çështjet me rëndësi lokale, e veçanërisht në lëmenjtë e urbanizmit dhe planifikimit si dhe zhvillimit ekonomik lokal, me çrast komunat sipas Kushtetutës janë të pavarura në ushtrimin e kompetencave të caktuara me Kushtetutë dhe me ligj” – thotë për in7, profesori Jeton Shasivari.

Profesor Shasivari sqaron se planifikimi urbanistik, dhënia e lejeve për ndërtim të objekteve me rëndësi lokale të përcaktuara me ligj, si dhe rregullimi i hapësirës dhe rregullimi i tokës ndërtimore paraqet kompetencën kryesore dhe numër një të çdo komune në vend. Kjo sipas tij nuk e përjashton Komunën e Strugës.

“Veprimi i fundit i Kryetarit të Strugës, paraqet një sjellje të paparë deri më tani, që nga pavarësia e vendit, që kryetari i një komune tia besojë Qeverisë pra, shtetit, kryerjen e kompetencave burimore dhe vetanake kushtetuese dhe ligjore të komunës, ndërsa një veprim i tillë nuk parashihet as me Kushtetutë e as me ligje, por parashihet e kundërta, që shteti me ligj mund t`ia besojë komunës kryerjen e punëve të caktuara” – sqaron eksperti Shasivari për in7.
Kompetenca, sipas profesorit universitar Jeton Shasivari, nuk paraqet veç një të drejtë, por mbi të gjitha detyrim ligjor për të vendosur për çështje të caktuara.

“Kryetari i Komunës së Strugës, poashtu, fare nuk ka pasur parasysh karakterin detyrues të kompetencës së komunës sepse, kompetenca e Komunës nuk është çështje e vullnetit personal të kryetarit të saj, meqë kompetenca nuk është vetëm e drejtë por, edhe detyrim i organit, në këtë rast Kryetarit të Komunës që të vendosë në çështje të caktuara, ku ai nuk mund të refuzojë punët për të cilat është kompetent e aq më pak ato t’ia besojë organit tjetër, dhe kjo e drejtë dhe detyrim i tij, e përjashton të drejtën e cilitdo organi tjetër, në këtë rast Qeverisë pra, shtetit që të vendosë për çështjet që janë në kompetencë burimore dhe vetanake të Komunës së Strugës” – përfundon sqarimin e tij për in7, Jeton Shasivari.

Shasivari është njëri nga profesorët më të spikatur të të drejtës kushtetuese në vend, ndërsa është i angazhuar në Universitetin e Evropër Jug – Lindore që prej themelimit të tij.
/in7.tv/

Continue Reading

Komente

Qoku: Idri Istrefi i duhet Strugës, Ramiz Merko duhet të përfundojë në burg

Published

on

Koment në rrjetin social në Facebook nga Bekim Qoku, anëtar i Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje i cili bënë thirje struganëve që të votohet kandidati i opozitës shqiptare Idri Istrefi sepse i duhet Strugës, ndërsa Ramiz Merko duhet të përfundojë në burg përcjell in7

Postimi i plotë:

A ta themi troç?
Strugës kësaj here i duhet Idri Istrefi edhe sikur t’ishte nga BDI, PDSH apo Besa.
E Ramiz Merko duhet të përfundojë në burg edhe sikur të vinte nga ASH, Alternativa apo edhe nga vetë Lëvizja Vetëvendosje!, ka theksuar Qoku./in7.tv/

Continue Reading

Komente

Apeli i vonuar i Ali Ahmetit

Published

on

Nga Selim Ibraimi

Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, në faqen e Facebook-ut u ka bërë thirrje mërgimtarëve që të vijnë në Kërçovë dhe të votojnë Fatmir Deharin (BDI), tani në garë me kandidatin, bashkëqytetarin e tij maqedonas Aleksandër Jovanovski.

Lideri Ali Ahmeti u vonua në deklaratën e tij për mërgimtarët që të udhëtojnë për në Kërçovë me të gjitha rreziqet e pandemisë. Thirrja e tij është e pakuptimtë në fokusin e promovimit të politikave të bashkëjetesës së partisë së Ahmetit dhe qeverisjes njëherë me VMRO-në dhe tani me LSDM-në. Absurdi tjetër është se BDI do t’i mbështesë të gjithë kandidatët tjerë maqedonas të LSDM-së. Dhe tani Ahmeti dëshiron të “motivojë” diasporën shqiptare në Evropë dhe Amerikë se gjoja këtu flitet për ruajtjen e interesave kombëtare?! Vëzhguesit e politikës në Maqedoninë e Veriut thonë se apeli i Ahmetit ka të bëjë më shumë me inatet lokale të vetë krerëve të Zajazit dhe Kërçovës, sesa me çështjen kombëtare ku partia BDI e ka përdorur aq shumë nga viti 2002. (24.10.2021)

https://www.facebook.com/AliAhmetiOfficial

Continue Reading

Komente

“A ka diçka më përçmuese se kur detyrohesh të votosh për Ramiz Merkon…”

Published

on

By

Shkruan Bekim Qoku në facebook:

A ka diçka më përçmuese se kur detyrohesh t’i japësh votën, që do të thotë besimin tënd intim, dikujt për të cilin je i bindur se është një maskara, që është kulmi i imoralitetit dhe e di mirë se është hajdut e kriminel?

Hamendësoj se këta njerëz duhet të ndihen si personat e përdhunuar. Personat e përdhunuar ndjejnë një neveri për veten e tyre. Kjo sepse ata më pas e perceptojnë veten të përdorur, si objekt. Nuk janë trajtuar e konsideruar si qenie njerëzore.

Këta njerëz pra, që detyrohen të votojnë sidomos për çiftin e Ramiz Merkos në Strugë, Blerim Bexhetin në Saraj, por edhe figura si Teuta Arifin, Nevzat Bejtën apo Fatmir Deharin, duhet të ndihen tepër të poshtëruar dhe të ofenduar nga realiteti ku jetojnë dhe nga jeta në përgjithësi. Kush e do sadopak njerëzimin, më shumë se t’i urrente, do i mëshironte këta njerëz.

Por megjithatë, të jetosh në një shoqëri, në të cilën shumica e njerëzve janë korruptuar (prishur) në shpirt disa herë me radhë duke i votuar këta maskarenj, është një sfidë dhe po ashtu një barrë e madhe.

Continue Reading

Aktuale