Connect with us

Bota

Qytetërimi perëndimor nuk do të ekzistonte pa kulturën islame

Published

on

Algjebra dhe alkimia, alkooli dhe kajsia, të gjitha rrjedhin nga fjalët arabe, që erdhën në Perëndim gjatë epokës së kryqëzatave. Edhe më të rëndësishëm, janë numrat indo-arabe (nga 0 deri në 9), të cilat zëvendësuan numrat romakë gjatë së njëjtës periudhë, dhe e revolucionarizuan kapacitetin tonë për t’u angazhuar në shkencë dhe tregti.

Kjo ndodhi nëpërmjet zbulimeve të dijetarit pers të shekullit IX, Al-Kuarizmi (nga emri i të cilit rrjedh termi matematikor algoritëm). Ky borxh i madh që kemi ndaj qytetërimit islamik, bie ndesh me pretendimin e politologut amerikan Samuel Hantington në librin e tij “Përplasja e qytetërimeve” rreth 25 vjet më parë, se Islami dhe Perëndimi kanë qenë gjithnjë diametralisht të kundërt me njëri-tjetrin.

Në vitin 2004, historiani Riçard Ballie propozoi një perspektivë alternative. Ai argumentoi se qytetërimi është më shumë një komunikim dhe shkëmbim i vazhdueshëm, sesa një dukuri unike perëndimore. E megjithatë, Australia dhe Perëndimi e kanë ende të vështirë të pranojnë kontributet e kulturave islame (qoftë arabe, perse, osmane, apo të tjera) tek qytetërimi perëndimor.

Në një kurrikul të propozuar nga Qendra Ramsej për Qytetërimin Perëndimor, kishte vetëm një tekst islamik, një koleksion tregimesh kryesisht humoristike rreth kryqëzatave nga një aristokrat sirian i shekullit XII-të. Ndërkohë, shumica e kulturave islame kanë prodhuar shumë tekste të tjera të vlefshme, të cilat e kanë formësuar qytetërimin botëror.

Shumë nga idetë shkencore por edhe të mirat materiale erdhën në Perëndim pas pushtimit paqësor të qytetit spanjoll të Toledos nga sundimtarët maorë në vitin 1085. Gjatë shekullit që pasoi, studiuesit, shpesh në bashkëpunim me hebrenjtë arabishtfolës, u ndergjegjësuan mbi trashëgiminë intelektuale të kulturës islame të ruajtura në bibliotekat e Toledos.

Fokusi i tyre nuk ishte tek Islami, por tek filozofia dhe shkenca në të cilën ishin angazhuar shumë mendimtarë të mëdhenj islamikë. Njëri prej tyre ishte Ibn Sina (gjithashtu i njohur si Avicena), një mjek persian erudit, që kombinonte mësimin praktik të mjekësisë, me një sintezë filozofike të ideve kryesore, nga Platoni dhe Aristoteli.

Një tjetër ishte Ibn Rushd (Averroe), një mjek nga Andaluzia. Kritikat e tij ndaj Ibn Sinës, mbi mënyrën sesi e interpretoi Aristotelin, do të kishin një ndikim të madh tek teologun dhe filozofi italian Toma Akuini në formimin e ideve të tij filozofike dhe teologjike në shekullin XIII-të.

Toma i detyrohet për shumë nga idetë e tij një bashkatdhetari të Ibn Rushdit, mendimtarit hebre Moisi Maimonidi, libri i të cilit “Udhëzues mbi dyshuesit”, u përkthye nga arabishtja në latinisht në vitet 1230.

Ndërsa ka një debat rreth shkallës në të cilën shkrimtari italian Dante Aligeri ishte i ekspozuar ndaj ndikimeve islamike, ka shumë gjasa që ai ta ketë lexuar librin “Shkalla e Muhamedit (përkthyer në gjuhën spanjolle, franceze dhe atë latine), që përshkruan ngjitjen e Pejgamberit në qiell.

Kryevepra “Komedia Hyjnore”, me përshkrimin e udhëtimit imagjinar të Dantes nga Ferri në Parajsë, ndiqte këtë traditë. Dante ka shumë gjasa të ketë marrë leksione nga Rikoldo da Monte, një prift domenikan erudit që kaloi shumë vite duke studiuar arabishten në Bagdad, para se të kthehej në Firence rreth vitit 1300, dhe të shkruante për udhëtimet e tij në tokat islame.

Islami na dha gjithashtu imazhin thelbësor të Iluminizmit, filozofin autodidakt. Ky lloj personazh e kishte origjinën e tij në një roman arab, “Hayy ibn Yaqzan”, i shkruar nga intelektual arab i shekullit XII-të, Ibn Tufayl.

Ai historinë e një fëmije të braktisur në një ishull të shkretë, që del prej andej vetëm nëpërmjet arsyetimit për një vizion të realitetit. “Hayy ibn Yaqzan” u botua në Oksford të Anglisë në vitin 1671, dhe ishte një katalizator për kontributin e filozofëve evropianë, si Xhon Lok dhe Robert Bojli.

Pra burimet e Iluminizmit, nuk janë vetëm tek Greqia dhe Roma e lashtë. Civilizimi po rikonceptohet gjithnjë e më shumë. Ai që disa e quajnë si qytetërimi “perëndimor”, ka qenë dhe po formësohet ende nga një gamë e gjerë ndikimesh politike, letrare dhe intelektuale, të gjitha të denja për vëmendjen tonë./përktheu dhe përshtati in7.tv/

 

BURIMI: “Quartz”

Continue Reading

Bota

Spanja drejt ndalimit të prostitucionit me ligj

Published

on

Kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez, është zotuar për ta bërë të jashtëligjshëm prostitucionin në Spanjë. Duke folur para mbështetësve të tij, në fund të Kongresit tre-ditor të partisë në Velancia, Sanchez ka thënë se kjo praktikë “skllavëron” gratë.

Prostitucioni është dekriminalizuar në Spanjë më 1995, derisa më 2016, Kombet e Bashkuara kanë vlerësuar se prostitucioni dhe veprimtari të ngjashme, kapin vlerën e 3.7 miliardë dollarëve. Një analizë e vitit 2009 ka gjetur se një në tre burra spanjollë ka paguar për marrëdhënie seksuale.

Kombet e Bashkuara kanë thënë se Spanja është qendra e tretë më e madhe e prostitucionit në botë, mbrapa Tajlandës dhe Puerto Rikos.

Prostitucioni nuk është i rregulluar në Spanjë dhe nuk ka dënime për ata që paguajnë për shërbime seksuale, për aq kohë sa diçka e tillë nuk ndodh në hapësira publike. Besohet se rreth 300,000 gra punojnë si prostituta në Spanjë.

Continue Reading

Bota

Ndërron jetë Colin Powell , ish-Sekretari Amerikan pas ndërlikimeve nga Covid-19

Published

on

Colin Powell, i pari person me ngjyrë në SHBA i emëruar Sekretar Shteti, ka ndërruar jetë si pasojë e ndërlikimeve për shkak të Covid-19, tha familja e tij përmes një postimi në Facebook, ku konfirmonte se ai kishte marrë dy dozat të vaksinës.

84-vjeçari Powell ka qenë një figurë e rëndësishme në formëzimin e politikës së jashtme amerikane gjatë administratave republikane në 20 vitet e fundit.

Presidenti George W. Bush ‘i pikëlluar thellë’ nga vdekja e Colin Powell: ‘Një American i madh”

Ish -Presidenti George W. Bush, nga Texasi e kujtoi ish -Sekretarin e tij të Shtetit Colin Powell, si një njeri dhe mik “shumë i respektuar” i familjes Bush, pasi mësoi për vdekjen e Powell.

“Laura dhe unë jemi thellësisht të tronditur nga vdekja e Colin Powell,” tha Bush në një deklaratë të hënën. “Ai ishte një “shërbëtor” i madh publik, duke filluar me kohën e tij si ushtar gjatë luftës së Vietnamit. »

Shumë Presidentë u mbështetën në këshillën dhe përvojën e Gjeneral Powell. Ai ishte Këshilltar për Sigurinë Kombëtare nën Presidentin Reagan, Kryetar i Shefave të Përgjithshëm të Shtabit nën babanë tim dhe Presidentin Clinton, dhe Sekretar i Shtetit gjatë Administratës sime.

“Ai ishte aq i preferuari i Presidentëve sa fitoi Medaljen Presidenciale të Lirisë – dy herë. Ai u respektua shumë brenda dhe jashtë vendit. Dhe më e rëndësishmja, Colin ishte një njeri i familjes dhe një mik. Laura dhe unë i dërgojmë Almës dhe fëmijëve të tyre ngushëllime të sinqerta ndërsa kujtojmë jetën e një njeriu të madh. ”

Pushtimi i Irakut në 2003 dhe sulmet terroriste të 11 shtatorit 2001, ishin dy ngjarje të spikatura gjatë qëndrimit të Powell si Sekretar i Shtetit, kujtojë Bush.

Në jetën private, në Qershor, 1993, Colin Poell me gradën Gjeneral, erdhi në Vlorë me të gjithë dinastinë Bush, Barbara Bush dhe djali Jeff, dhe u takua e drekoi në jahtin Alexandër, me Presidentin Berisha.

Kjo ka qenë një vizitë miqësore, dhe ishte një udhëtim turistik me jahtin Alexander, në detin Jon, me një qëndrim në ishullin e Sazanit.

Për ne shqiptarët ish Sekretari i Shtetit Colin Powell, do të kujtohet gjatë për vizitën e tij në Shqipëri, kur ai, vizitojë Tiranën, me vizitën e dytë të një Sekretari Shteti, më 2 maj 2003, përkatësisht në nënshkrimin “Karta e Adriatikut”, me ministrat e jashtëm të Shqipërisë, (Ilir Meta) Kroacisë dhe Maqedonisë.

Një vizitë kjo që hapi rrugën më pasë të tre këtyre vendeve Shqipërisë, Kroacisë e më pasë Maqedonisë së Veriut, në Aleancën e Veri-Atlantikut – NATO,n. 18 vjet nga pas nën/shkrimit të Kartës së Adriatikut jo vetëm Shqipëria, Kroacia por lumturisht edhe Maqedonia e Veriut, është bërë anëtare e NATO-s.

Gjatë viteve të mëvonshme pas largimit nga postet publike, Gjenerali në pension Colin Powell, u distancua nga Partia Republikane dhe do të mbështeste Partinë Demokratike në zgjedhjet presidenciale të fituara nga Barack Obama.

Ai la pas bashkëshorten, Alma Vivian (Johnson) Powell, me të cilën ishte e martuar në vitin 1962, si edhe tre fëmijë.

Continue Reading

Bota

Hungari: Opozita me kandidat të përbashkët për zgjedhjet e vitit 2022

Published

on

Në Hungari, kandidati konservator i pavarur Peter Marki-Zay fitoi të dielën një garë paraprake brenda opozitës, duke u bërë kandidati i përbashkët i një koalicioni opozitar prej gjashtë partish, që do të sfidojë kryeministrin Viktor Orban në zgjedhjet e përgjithshme pranverën e ardhshme. Pasi fitoi zgjedhjet, zoti Marki-Zay tha se Hungaria duhet të forcojë lidhjet me Bashkimin Evropian të dëmtuara nga zoti Orban.

Peter Marki-Zay u bë fituesi i raundit të dytë të zgjedhjeve paraprake brenda opozitës, kur kundërshtarja e tij, socialdemokratja Klara Dobrev, pranoi humbjen të dielën në mbrëmje.

Në një takim me përkrahësit e tij të dielën në Budapest, kandidati i opozitës e quajti fitoren e tij “një revolucion të njerëzve të zakonshëm”.

Zoti Marki-Zay ka mbështetjen e gjashtë partive kryesore opozitare të Hungarisë, të të gjithë spektrit politik, përfshirë të majtët, të moderuarit dhe të djathtët.

“Është një lajm shumë pozitiv për të gjithë hungarezët, sepse tregon se nuk mjaftojnë vetëm partitë politike dhe se të këta të rinj që u bashkuan me opozitën, që u aktivizuan, realisht mund ta ndryshojnë rrjedhën e ngjarjeve. Dhe ky është lajm i keq për partinë Fidesz”, tha zoti Marki-Zay në një intervistë për agjencinë Associated Press.

Partitë e opozitë janë angazhuar të lënë mënjanë dallimet ideologjike dhe të mbështesin një kandidat të vetëm të përbashkët në përpjekjen për të rrëzuar nga pushteti zotin Orban, një populist i krahut të djathtë dhe partinë e tij Fidesz.

Ata thonë se vetëm një bashkëpunim i tillë mund të bëjë të mundur fitoren në një mjedis të pabalancuar mediatik dhe një sistem zgjedhor të krijuar nga Fidesz që i jep atij një avantazh të padrejtë.

Zoti Marki-Zay, kryebashkiak i një qyteti të vogël jugor, i panjohur më parë në politikën kombëtare, hyri në garë si i pavarur pa asnjë mbështetje politike apo financiare të partive opozitare.

Një i krishterë i vetëshpallur konservator, ai është baba i shtatë fëmijëve.

Ai u zotua të punojë me të gjithë anëtarët e koalicionit opozitar kundër “diktaturës së korruptuar” të Orbanit, siç thotë ai.

“Jemi shumë të lumtur dhe shpresojnë shumë se vitin e ardhshëm do të dëshmojmë se mund të ndërtojmë një koalicion që mund të ndryshojë historinë e Hungarisë”, tha ai.

Dhe pikërisht këtë shpresojnë përkrahësit e opozitës, siç thotë një prej tyre, Malinda Nagy.

“Këto zgjedhje treguan se ne mund ta zëvendësojmë këtë qeveri të korruptuar. Ata kanë vjedhur para nga BE-ja për 11 vjet, kanë ndërtuar vetëm stadiume, asnjë investim në kujdesin shëndetësor dhe arsim, nuk ka liri të medias, nuk ka demokraci”, thotë ajo.

Vetë zoti Marki-Zay premton lidhje më të ngushta me BE-në nëse fiton. Ai tha se lidhjet më të ngushta të zotit Orban me Presidentin rus Vladimir Putin, Kinën dhe Turqinë nuk ishin në përputhje me ato që ai i quajti vlera evropiane.

“Kjo duhet të ndryshojë. Jo vetëm sepse duam të jemi anëtarë besnikë të BE -së dhe NATO -s, por sepse shumica, 80% e hungarezëve do të votonin që të qëndrojmë në Bashkimin Evropian, dhe sepse për ne integrimi evropian, demokracia dhe ekonomia e tregut janë vlera shumë të rëndësishme. ”

Marrëdhëniet e BE-se me Hungarinë janë acaruar për shkak të politikave të zotit Orban. Përplasjet mbi standardet demokratike kanë luajtur rol në vonesat e dhënies së fondeve të BE-së për rimëkëmbjen nga pandemia të vendit./VOA/

Continue Reading

Aktuale