Connect with us

Kosovë

Prishtinë: Qeshi me zë të lartë, polici i vendosë gjobë prej 100 euro

Published

on

Vajza nga Prishtina, Aida Gashi thotë se është gjobitur me 100 Euro nga Policia e Kosovës, arsyeja pse ka qeshur me zë të lartë.

Në një postim në Facebook, ajo ka publikuar gjobën e shqiptuar nga Policia teksa ka deklaruar se është “dënuar me 100 euro vetëm se ka qeshur me zë”.

Gashi thotë se kur e ka pyetur policin se me çka po e mat të qeshurën, zyrtari i është përgjigjur “me veshët e mi.”.

POSTIMI I PLOTË NË FACEBOOK:

Denim me 100 euro gjobe, se po qeshesh me za!

Dhunohet dhe vritet nje femije 12 vjecar, policia e neglizhon rastin! Une denohem me 100 euro gjobe pse qesha me za!

1 person pa leje, me shpejtesi dyfish ma shume se qe eshte e lejume, i shkel 2 gra per vdekje; policia neglizhente sepse duhet me me denu mu te pacipen qe po qeshi me za mas 12ve te nates!

Tjetri e dhunon nje te mitur, tjetri e mbyt gruan me femije, krejt keto pasoje e neglizhences se policise sepse ma se lehti e ka me dale ne qytet e me me denu mu me 100 euro gjobe se qesha me za!

Perderisa isha tu e prite nje taxi me shoqe, tu qeshe me za edhe tu bisedu, me afrohet Zyrtari i Policise Fatmir Miftari ne uniforme:

Fatmiri: Cka po keshe kshtu ? 
Une: A seriozisht po m’pyte ? 
Fatmiri: Je tu keshe shume, mos kesh! 
Une: Me cka po e mate qe po keshi shume? 
Fatmiri: Me vesht e mi !

E realisht, eshte fakt qe une isha dashte me qajte ne duar te kujt jemi!

Une bija yte Kosove, 
po qeshja me za!

Në Kosovë ligji për rendin dhe qetësinë publike, neni 8, thotë:
Bezdisjet Publike– Shkeljet që kanë të bëjnë me zhurmën
Kushdo që shkakton zhurmë të pa nevojshme dhe të padurueshme që dëgjohet të banorët për rreth apo në rrugë dhe që shqetësojnë personat tjerë nga ora 22:00 e deri në orën 07:00 gjatë ditëve të javës dhe prej orës 23:00 e deri ne orën 07:00 të shtunave dhe të dielave, dënohet për kundërvajtje.
Nëse kundërvajtjet nga paragrafët 1 të këtij neni janë kryer nga personi fizik, ai/ajo dënohet me gjobë prej tridhjetë (30) deri pesëqind (500) Euro.
Nëse kundërvajtjet e parapara në paragrafin 1 të këtij neni janë kryer nga pronari ose personi përgjegjës i një subjekti juridik, ai/ajo dënohet me gjobë prej njëqindepesëdhjetë (150) deri shtatëqind (700) Euro.

KLAN KOSOVA

 
Continue Reading

Kosovë

​Gastronomët e Kosovës përmes borive të makinave shprehin pakënaqësinë e tyre me masat e reja antiCOVID-19

Published

on

Shoqata e Gastronomëve e Kosovës, në shenjë pakënaqësie me masat e fundit qeveritare, përmes borive të makinave, sonte për disa minuta ka protestuar në rrugën përballë objektit të Qeverisë së Kosovës.

Qeveria e Kosovës në kuadër të masave të reja për luftimin e pandemisë, vendosi dje për shtyrjen e orarit të gastronomisë deri në orën 23:00. Më herët ky sektor ishte lejuar të punojë deri në 21:30. Ndërkohë ora policore mbetet në fuqi nga mesnata e deri në pesë të mëngjesit, me përjashtim të rasteve emergjente.

Shoqata e Gastronomëve të Kosovës kërkon që të punohet sipas rregulloreve Komunale, që muzika të jetë në proporcion me këtë orar, dhe ora policore të hiqet.

“Masat nuk kanë kuptim që të kufizojnë veprimtaritë biznesore, por të stimulojnë vaksinimin e popullatës, si zgjidhja e vetme për daljen nga kjo krizë. Përderisa i lejojmë të hyjnë vetëm personat e vaksinuar dhe ata që ofrojnë dëshmi, pse të mos punojmë me kapacitete të plota?!”, thuhet në një reagim të kësaj shoqate e cila për nesër ka paralajmëruar mbledhjen e jashtëzakonshme të Kuvendit, në orën 14:00.

Ndryshe, edhe Asociacioni i Komunave të Kosovës ka paralajmëruar se do të kërkojë serish heqjen e orës policore, pasi që numri i rasteve të reja me koronavirus po shënon rënie dhe tash e sa ditë nuk ka asnjë rast me përfundim fatal.

Continue Reading

Kosovë

Ushtarët e FSK-së do të nisen për në stërvitjen qendrore të Forcave të Armatosura Sllovene

Published

on

Ministri i Mbrojtjes i Kosovës Armend Mehaj është deklaruar me rastin e dërgimit të një kontingjenti të FSK-së në stërvitjen e Forcave të Armatosura sllovene “Disaster Relief and Military Mobility Exercise 2021” (DRM2 EX21), me kolegët e tyre të forcave sllovene dhe 19 forcave të shteteve tjera të BE-së dhe NATO-s.

Në një postim në Facebook, ministri Mehaj thotë se kjo stërvitje synon të forcojë gatishmërinë e Forcave të Armatosura sllovene për të marrë pjesë në sistemin e mbrojtjes nga fatkeqësitë natyrore dhe fatkeqësitë e tjera në Slloveni, si dhe për të integruar sigurinë me shtetet anëtare të BE-së dhe forcat tjera partnere, sikurse Kosova, në fushën e mobilitetit ushtarak dhe mbështetjes logjistike.

“Mirënjohje dhe vlerësim i lartë për partneritetin me ministrinë dhe forcat homologe sllovene. Besim i plotë në shkathtësitë profesionale specialistike të ushtarakëve tanë dhe aftësive ndërvepruese me forcat partnere. Forca djem, për Nderin e Kombit dhe Flamurin tonë! Për më të mirën, për veten dhe miqtë tanë!”, shkruan Mehaj.

Stërvitja “Disaster Relief and Military Mobility Exercise 2021” ka nisur më 18 tetor dhe zgjat deri më 29 tetor. Përveç Kosovës, në këtë stërvitje marrin pjesë edhe Shqipëria, Austria, Belgjika, Kroacia, Mali i Zi, BeH, Franca, Gjermania, Italia, Luksemburgu, Maqedonia Veriore, Rumania, Çekia, Polonia, Rumania etj.

Continue Reading

Kosovë

Në këto tri komuna kandidatët e VV-së morën më së shumti vota

Published

on

Kandidatët e Lëvizjes Vetëvendosje kanë marrë më së shumti vota nga diaspora kosovare edhe në Vushtrri, Shtime dhe Kamenicë.

Gara për të parin e këtyre komunave do të vendoset në raundin e dytë më 14 nëntor, pasi asnjëri nga kandidatët nuk mori mbi 50 për qind.

Në Vushtrri, Arsim Rexhepi i Vetëvendosjes, i cili në zgjedhjet e 17 tetorit u rendit i treti me 26.03 për qind, mori 37 vota.

Dy kandidatët që do të përballen në balotazh, Xhafer Tahiri nga LDK dhe Ferit Idrizi PDK, nga diaspora kanë marrë 33, përkatësisht 10 vota.

Edhe në Kamenicë kandidati i Vetëvendosjes Kadri Rahimaj ka marrë më së shumti vota – 168, duke lënë mbrapa Qëndron Kastratin e PSD-së me 63. Të dy këta do të jenë në balotazh, pasi kanë marrë më së shumti vota në raundin e parë.

Ndërkaq, Jeton Biqkaj LDK dhe Muahmed Kallaba PDK kanë marrë nga 12 vota nga diaspora, Faton Jakupi AAK 10 vota, Albert Sermaxhaj NISMA – asnjë.

Qemajl Aliu nga Lëvizja Vetëvendosje për Shtime ka marrë 66 vota nga diaspora, duke lënë mbrapa Naim Ismailin e PDK-së me katër vota. Bedri Zeqiri i LDK-së, i cili nuk arriti të sigurojë balotazhin, ka marrë pesë vota.

Aliu prin edhe sipas rezultateve preliminare të KQZ-së për kryetar të Shtimes, me 45.10 për qind, para Naim Ismailit, kryetarit aktual, me 44.64 për qind.

Continue Reading

Aktuale