Maqedonia e Veriut
Opozita maqedonase: Katica Janeva ka ikur jashtë shtetit
Nga VMRO-DPMNE thonë se edhe pse kanë kaluar tri ditë, nuk ka as gjurmë as zë nga prokurorja Katica Janeva.
Nga aje shtojnë se nuk vijnë për të punuar për tre ditë dhe fshihen për tre ditë dhe ikin nga përgjigjet dhe përgjegjësia.
“Paga e dhjetëra mijëra euro i shkojnë në llogari, ndërsa atë nuk e kemi askund. Ka informacione se ajo është larguar nga Maqedonia. Kjo sigurisht që nuk është e drejtë dhe një shtet i së drejtës. Në vend që të jetë përgjegjëse ndaj ligjeve, vazhdon të tërheqë vargjet, të fuqizojë prokurorët dhe të nënshkruajë akte të PSP-së. Po bëhet gjithnjë e më e qartë se Maqedonia është e sunduar nga një bandë kriminale që krijoi “haraçe” të reja – gjyqësore – politike – mediale”, thonë nga VMRO-DPMNE.
Nga atje pyesin se a është e vërtetë që në fundjavë, një nga të dyshuarit për rastin “Haraçi”, pjesë e oktapodit penal të Zaevit, festoi së bashku me Zaevin në një nga vendet në Ohër deri në orët e hershme?.
Vetëm gjysma e kësaj nëse është e vërtetë, atëherë kemi një rast në të cilin hetimi, me përjashtim të Katica Janevas dhe PSP-së, duhet të shtrihet tek Zoran Zaev, familja e tij dhe Qeveria.
/Telegrafi/
https://www.facebook.com/vmromakedonija/videos/353354285558464/
Lajme
Dauti: Për shtetësinë e vëllezërve Azizi, nuk duhet mendim nga ASK-ja

Dauti: Për shtetësinë e vëllezërve Azizi, nuk duhet mendim nga ASK-ja
Për dy vëllezërit pa shtetësi të lindur, rritur e shkolluar në vendëlindjen e tyre në Kumanovë (rasti i paraqitur mbrëmë në Alsat M) të cilët nga muaj gusht i vitit të kaluar kanë aplikuar përsëri për marrjen e shtetësisë, kushdo që nuk zbaton ligjin do duhet të pergjigjet penalisht.
Dy janë momentet që duhet potencuar për byrokratët që guxojnë të jenë mbi ligjin:
1. Personat që kanë jetuar deri më 8 shtator 1991 në territorin e Republikës së Maqedonisë, marrin shtetësi vetëm me njërin nga dokumentet e përcaktuara. Pra, Agjencionit për Siguri Kombëtare-ANB, nuk i kërkohet mendim.
2. Edhe po të jetë parashtruar kërkesa nga “i huaj” për të cilët duhet të jep mendim ANB-ja, ai mendim nuk duhet të jepet më vonë së gjashtë muaj sepse me ndryshimet e fundit të ligjit thuhet: “Organi i cili vendos për paragrafin 1 pika 8 të ketij neni (fjala është për ANB- në) miraton vendim në afat prej gjashtë muajve pas parashtrimit të kërkesës së të huajit” .
Lajme
Kriza energjetike problem për kompanitë!

Kriza energjetike problem për kompanitë!
Kyetari i Odës Ekonomike Branko Azeski dhe Kryetari i OEMVP-së Mendi Qyra do të kërkojnë nga Qeveria që të zgjidhet problemi me krizën energjetike të bizneseve dhe kompanive. Mendi Qyra tha se do të mundohen të gjejmë zgjidhje edhe për të rinjtë që të mos ikin nga vendi.
“Një ndër problemet më të rëndësishme që ka biznesi sidomos mikro dhe biznesi i vogël është energjetika që ne sigurisht të kërkojmë nga Qeveria të gjejmë forma më të përshtatshme që të zgjidhet ky problem. Përveç problemin e energjetikës ne kemi problemin e resurseve njerëzore e cila për fat të keq të rinjtë edhe pjesa tjetër e popullatës po largohet nga Maqedonia dhe ne bëjmë ç’mos që të gjejmë forma të përshtatshme që ky problem të zbutet”, tha Mendi Qyra, kryetar i OEMVP.
“Ne do t’i përfaqësojmë interesat e bizneseve, kompanive, edhe në kushte kaq të vështira. Unë e di bagazhin e kolegut tim, dhe besoj që do t’i ndjek sukseset e tij të veprimtarisë”, theksoi Branko Azeski, kryetar i Odës Ekonomike.
Lajme
Pendarovski uron Ditën e Alfabetit: Bashkëjetesa është fryt i besimit

Pendarovski uron Ditën e Alfabetit: Bashkëjetesa është fryt i besimit
Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut sot ka uruar Ditën e Alfabetit duke u shprehur se bashkëjetesa në një shoqëri multietnike dhe shumë-gjuhësore është vlerë e pakontestueshme dhe si e tillë duhet respektuar dhe vlerësuar.
Ai nëpërmjet urimit të tij për 22 nëntorin uron shqiptarët për ditën e alfabetit dhe stimulon qytetarët për respekt të ndërsjellë.
“Bashkëjetesa është fryt i besimit, e cila zë rrënjë kur njerëzit respektojnë dhe mbështesin identitetin e tjetrit. Ky lloj besimi është i domosdoshëm për t’i përballuar më me sukses sfidat tona të përbashkëta dhe për të ndërtuat një shoqëri të drejtë me mundësi të barabarta për të gjithë qytetarët e Maqedonisë”, shkruan Pendarovski.
-
Lajmet kryesore1 year ago
Mediat në Shqipëri: Kastriot Rexhepi është shantazhuar me video materiale nga grupi i Izet Mexhitit
-
Bota11 months ago
Nuk u intereson kush është përballë tyre, shihni pamjet se si ukrainasit i ndalin në rrugë rusët
-
Lajme2 years ago
Lidhjet e Trajko Veljanovskit me rastin M0nstга? – Avokati maqedonas flet për pazaret ndër tavolinë dhe fshehje provash
-
Kosovë1 year ago
Dalin detaje të reja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan
-
Komente2 years ago
Mos e bëfsh pikën e hajrit o Albin Kurti
-
Lajme2 years ago
Gazetari shqiptar “e zuri mat” Vuçiqin – Cila ishte pyetja që e ngushtoi presidentin sërb?
-
Lajme2 years ago
Shek Hallaçi i Grupit të Kumanovës, nga Buгgu i Idгizovës publikon videon me një porosi
-
Lajme1 year ago
Anketa më re: Struga, Tetova dhe Çairi do të drejtohen nga Opozita Shqiptare