Connect with us

Shqipëri

Meta nuk kursen ndërkombëtarët: Ata mund të thonë se fluturon edhe gomari, por në Shqipëri nuk ndodh

Published

on

Presidenti Ilir Meta në një deklaratë për mediat nga Durrësi përsëriti sot thirrjen për dialog, me qëllim që t’i jepet një zgjidhje situatës politike, pasi kriza mund të përshkallëzohet.

Meta mes të tjerash u shpreh se nëse nuk organizohen zgjedhje para datës 17-18 tetor, ‘provimi i vjeshtës’ siç e quajti ai nuk do të kalohet, duke iu referuar përgjigjes për negociatat.

Po ashtu kreu i shtetit nuk u kursye me ndërkombëtarët, duke përmendur se ata mund të thonë edhe “fluturon gomari”.

“Çdo shqiptar dhe ndërkombëtar që na thonë se ‘gomari fluturon’, ne mund ti themi se kjo ndodh në ëndërr, në piktura, por ne e dimë që këtu në Shqipëri nuk ndodh, ‘nuk fluturon gomari’. Të gjitha këto qoka, edhe ndërkombëtare shkojnë kundër standarteve. Duhet të përfitojmë nga momente pozitive që ka arritur Maqedonia”, tha Meta, duke iu referuar deklaratave të ndërkombëtareve për zgjedhjet e 30 qershorit.  

Sakaq, lidhur me 13 tetorin, datë e dekretuar nga ky i fundit për tu mbajtur zgjedhjet, Meta u shpreh se është fleksibël, pasi u shpreh se kjo datë i ka krijuar Ramës idenë e tersit.

“Unë jam fleksibël për ta parë çështjen e 13 tetorit meqë mund tu ketë krijuar idënë  tersit, për mua ka rëndësi 19 tetori. Nuk çelen negociatat me qoka ndërkombëtare, vetëm me standarde. Dëshirojnë një zgjidhje, janë të mirëpritur në presidencë. Duan ta zgjidhin diku tjetër ata e dimë që është një adresë serioze”, tha ai.

Kreu i shtetit u pyet nga gazetarët edhe për vendimin e gjykatës së Durrësit që nuk i dha mandatin kandidates së PS, Valbona Sako. Lidhur me këtë Meta nuk u mbështet tek rasti në fjalë, por theksoi se çdo proces gjyqësor që vazhdohet është një demostrim i rrëmujhanes ligjore. 

Më shumë nga fjala e presidentit:

Nëse para datës 17-18 tetorit ne nuk do të arrijmë të organizojnë zgjedhje gjithëpërfshirëse provimi i vjeshtës është i pakalueshëm dhe në vend që ne duhet ta kishim gjetur këtë zgjidhje që në momentin e parë kur unë formisa dekretin, të paktën të mos humbasin asnjë sekond nga sot edhe në vazhdim sepse 17-18 tetori do ikë dhe do vijë 19 tetori.

Është e qartë se e vetmja datë që unë nuk ndikoj dot është kjo. Së dyti jam fleksibël, meqe mund ti ketë dalë shtrembër në filxhan 13 tetori, ta shikojë. Unë kam kohë që po pres me shumë durim dhe shpresë për të dhënë një zgjidhje të përgjgjshme, përndryshe kjo krizë do vazhdojë të përshkallëzohet.

Çdo proces gjyqësor që vazhdohet është një demostrim i rrëmujhanes ligjore, është rezultat i mungesës së respektit për kushtetutën i keqzbatimit të ndryshimeve, kjo gjë u demostrua shumë qartë ku me një qarke Kuvendi shpalli inekzistent dekretin e presidentit. Duhet të kenë të qartë të gjithë qytetarët se nuk ka patur zgjedhje të qytetarëve, zgjedhje shtetërore, kushtetuese në 30 qershor. Cdo shqiptar dhe ndërkombëtar që na thonë se gomari fluturon, ne mund ti themi se kjo ndodh në ëndërr, në piktura, por ne e dimë që këtu në Shqipëri nuk ndodh. Të gjitha këto qoka, edhe ndërkombëtare shkojnë kundër standarteve. Duhet të përfitojmë nga momente pozitive që ka arritur Maqedonia.

Nuk kam asnjë shqetësim për asnjë komision hetimor në Shqipëri që gjykon veprimet e mia, fare, fare. I vetmi shqetësim i imi është data 19 tetor. Çfarë do u themi shqiptarëve? Do u themi e kishte fajin, Edi, Luli dhe Mona, apo na e thanë këtë ca evropianë.

Unë jam fleksibël për ta parë çështjen e 13 tetorit meqë mund tu ketë krijuar idënë  tersit, për mua ka rëndësi 19 tetori. Nuk çelen negociatat me qoka ndërkombëtare, vetëm me standarde. Dëshirojnë një zgjidhje, janë të mirëpritur në presidencë. Duan ta zgjidhin diku tjetër ata e dimë që është një adresë serioze.

https:/www.newsbomb.al/kriza-meta-nuk-kursehet-me-nderkombetaret-nuk-fluturon-gomari-negociatat-s-hapen-me-qoka-172583

Continue Reading

Lajme

Zbulohet porosia e Ramës në mbledhjen me dyer të mbyllura. ‘Të ngrihet sa më parë Komisioni për Reformën’

Published

on

Zbardhen detaje nga mbledhja me dyer të mbyllura e kryeministrit Edi Rama me drejtuesit politikë të Partisë Socialiste në 12 qarqet e vendit.

Gazetari Ergys Gjençaj raporton për “BalkanWeb” se në mbledhjen me drejtuesit politikë në qarqe, kryeministri Rama është shprehur dakord për të ngritur sa më parë të Komisionit të Posaçëm Parlamentar të Reformës Zgjedhore.

Ishte Partia Demokratike, e cila dorëzoi sot kërkesën në Kuvend për ngritjen e Komisionit të Reformës Zgjedhore, teksa në kërkesë theksonte se ky komision duhet të hartojë ndryshimet kushtetuese dhe të trajtojë rekomandimet e OSBE/ODIHR.

Continue Reading

Lajme

Shkon në 500 numri i të helmuarve në Krujë

Published

on

By

Shkon në 500 numri i të helmuarve në Krujë

Situata e helmimeve në Krujë vazhdon të jetë shqetësuese edhe ditën e sotme.

Pranë spitalit të Krujës edhe sot janë paraqitur për shërbim mjekësor banorë të cilëve iu janë shfaqur shenja helmimi. Pavarësisht se e kanë ditur që helmimi mund të ketë ardhur nga uji, banorët kanë konsumuar ujin rezervë që kanë mbajtur në shtëpi, thotë një prej mjekëve të spitalit për ABC.

Në total rreth 500 banorë janë paraqitur me simptoma të helmimit në urgjencë. Kurse nga mesdita e kaluar e deri në këto momente janë rreth 150 veta të cilët janë paraqitur në spital për mjekim. Aktualisht ka disa persona të shtruar në spital. Sipas mjekëve fluksi në spital duket se ka rënë sot, krahasuar me dy ditët e para, duke sjellë përmirësim të situatës. Nga ana tjetër roja thotë se gjatë natës ka shkuar një numër i lartë personash në spital.

Përzierja e ujërave të zeza me ujërat e bardha dyshohet të jetë bërë shkak i helmimit masiv të banorëve në Krujës. Kjo ishte deklarata e bërë nga Ujësjellësi i Krujës dhe ku tha se nga të dhënat paraprake të analizave fiziko-kimike të deritanishme, dyshohet se reshjet e dendura të shiut në veçanti në Malësinë e Krujës ku ndodhen kanalizimet e marrjes së ujësjellësit, të kenë sjellë kontaminimin e ujit të pijshëm. Paraprakisht është konstatuar prezencë e amoniakut mbi normë. Kryesisht amonikau gjendet në ujërat e zeza dhe reshjet e dendura dyshohet se kanë bërë përzierjen me ujin e pijshëm.

Gjithsesi ky rast mbetet për t’u verifikuar pasi analizat periodike të kryera nga laboratorët e NjVKSh përpara kësaj periudhe, kanë rezultuar të jenë në norma optimale. Një ditë pas helmimit masiv në Krujë, banorët kanë nisur të blejnë ujin për konsum, për shkak të dyshimeve se helmimi është shkaktuar nga uji i pijshëm.

Shenjat kryesore të qytetarëve që kanë pasur probleme kanë qenë të vjella, diarre, dhimbje barku dhe temperaturë. Ministrja Ogerta Manastirliu u shpreh dje se të gjitha strukturat e Ministrisë së Shëndetësisë e Shëndetësisë janë në gatishmëri dhe po kryejnë hetimet në të gjitha pistat e mundshme.

Brenda 72 orëve pritet të dalë edhe përgjigja e analizave për ujin që kanë konsumuar banorët. Deri më tani janë kryer të gjitha analizat në burime. I gjithë qyteti i Krujës furnizohet nga dy burime të cilat ndahen në 6 depo. Ndërkohë nga ana e spitalit është kërkuar përpos rojeve, edhe policia e rendit për të penguar gazetarët që të futen ne ambientet e brendshme te spitalit.

Continue Reading

Lajme

Zyrtare/ Sali Berisha shpall kandidaturën për kryetar të PD-së

Published

on

Tashmë është zyrtare. Sali Berisha konfirmoi sot gjatë foltores së Kavajës se do të jetë njëri prej kandidatëve në garë për kreun e PD-së.

“Ftoj çdo delegat të Kavajës, çdo delegat të Kuvendit Kombëtar të firmos që të instalojmë primaret, që të rikthejmë referendumin. Të firmosë natyrisht që të hapim një garë, në të cilën garantoj që çdo njeri që do të hyjë, do ketë një garë të lirë. Natyrisht njëri prej tyre do të jetë edhe Sali Berisha”, tha ai.

Më herët, në fjalën e tij Sali Berisha iu drejtua deputetëve të PD-së që të refuzojnë çdo marrëveshje me Edi Ramën, duke paralajmëruar se përgjegjësia do të jetë e madhe.

Continue Reading

Aktuale