Connect with us

Bota

Mësimi nga rrënojat e Notre Dame/ Mos u mbështetni kurrë te miliarderët

Published

on

Sigurisht që ju e mbani mend këtë ngjarje. Një nga godinat më të lashta dhe të shenjta në botë, katedralja e Notre Dame në Paris, u përfshi nga flakët. Ndërsa imazhet e tmerrshme bënë xhiron e botës, komentet ishin nga më të ndryshmet:e tmerrshme, katastrofale, djallëzore.

Sapo zjarri u fik, disa nga njerëzit më të pasur në Francë nxituan të deklarojnë, se do të ndihmojnë në rindërtimin e saj. Nga Fransua-Henri Pino, pronari i fundit i kompanisë së famshme të veshjeve “Guçi”, u premtuan 100 milionë euro. Ndërkohë familja Arno, pronare e “Louis Vuitton” premtoi 200 milionë euro.

Të tjerë të pasur iu bashkuan kësaj nisme. Brenda 3 ditësh, shtresa e miliarderëve francezë premtoi të japë gati 600 milionë euro. Ose të paktën kështu thuhej në deklartat e tyre për mediat. Shumëkush e vuri në pikëpyetje, këtë shfaqje tejet publike të devotshmërisë plutokratike.

Disa prej mijëra të pastrehëve në Paris, protestuan të habitur sesi mund të gjenden aq shumë euro për çatinë e re të katedrales, dhe asnjë cent që ata të kenë më në fund një çati mbi kokë? Në gjithë vendet e tjera, duartrokitja ndaj këtij gjesti filantropik ishte e fortë.

“Miliarderët mund të jenë ndonjëherë vërtetë të dobishëm”-vuri në dukje redaktori i “Moneyweek”. I entuziazmuar nga këto premtime, presidenti francez Emanuel Makron, u zotua se rindërtimi i kryeveprës gotike do të përfundojë brenda 5 vjetësh.

Kaluan javë, dhe pastaj muaj, dhe Notre Dame nuk po sheh asgjë ndihmë nga miliarderët. Premtimet e mesit të muajit prill, duket se janë harruar që nga mesi i qershorit. “Donatorët e mëdhenj nuk kanë dhënë deri tani asgjë. Asnjë cent”- u tha gazetarëve një zyrtar i lartë i katedrales.

“Na janë dhënë shuma shumë më vogla, nga individë shumë më të varfër. Gjeste të bukura”- tha ai. Kjo histori bëri bujë me media, ndaj dy nga donatorët e pasur, familjet Arno dhe Pino, u detyruan të japin nga 10 milionë euro secila. Më pas pllakosi heshtja.

Pyetjet që u kam dërguar këtë javë donatorëve të ndryshëm dhe organizatave bamirëse, mbetën kryesisht pa përgjigje. (Ndoshta janë të zënë me punë, apo kanë ikur me pushime). Por tani për tani, kjo mund të quhet Historia e Miliarderëve që Zhduken – një përrallë që flet shumë, për shumë gjëra të gabuara me filantropinë moderne.

Zakonisht ato fshehin një pazar shumë më të madh. “Është diçka më e këndshme të japësh, se sa të marrësh”- thoshte dikur Jezusi. Sikurse u shpreh një tjetër drejtuese e një organizate bamirësie, Selia Vero:”Është një donacion vullnetar, prandaj kompanitë po presin qeverinë, se çfarë duan të financojnë”.

Ndërkohë, pagat e 150 punëtorëve të katedrales duhet të paguhen. Më shumë se 300 ton plumb në çatinë e kishës, që përbëjnë një kërcënim toksik, duhet të pastrohen para se të ndodhë rindërtimi. Por financimi i një pune të tillë, nuk aq thelbësor për miliarderët.

Sikurse tha zyrtari i Notre Dame muajin e kaluar, ata nuk duan paratë e tyre “por vetëm të paguajnë pagat e punonjësve”. Për super të pasurit, të japësh do të thotë në të vërtetë të marrësh. Domethënë marrje pushteti nga pjesa tjetër e shoqërisë.

Miliarderët, do të kenë qasje ekskluzive tek projekti i rindërtimit të një godine historike, që është një referencë kombëtare për Francën. Dhe ata mund të vënë veton ndaj planit, pasi nëse nuk u pëlqejnë atë, mund të mos japin paratë e premtuara.

Paraja, është gjithnjë “vota” më e fuqishme që kanë ata. S’ka gjë se shumica e atyre parave vijnë në fakt nga publiku, pasi ligji francez garanton një ulje prej 66 për qind të barrës tatimore për çdo donacion. Kufiri vjetor i këtyre kontributeve, përbën pa dyshim një arsye pse donatorët e mëdhenj hezitojnë në “bujarinë” e tyre.

Qoftë në Francë Britani apo SHBA, të pasurit japin para për institucionet kryesore të kulturave tona, për të garantuar statusin e tyre shoqëror në pllakate përkujtimore. Në të njëjtën mënyrë, ata financojnë partitë tona politike, dhe ne pastaj shohim skandalet e rryshfeteve kur formohet qeveria e re.

Siç e vuri në dukje Zhulia Kazhe, ekonomiste në Universitetin Shkenca Po në Paris, disa nga miliarderët që u zotuan ta japin donacione për Notre Dame, ishin gjithashtu në mesin e atyre që financuan fushatën presidenciale të Makron.

Në librin e saj të fundit “Çmimi i demokracisë”, Kazhe llogarit se 600 njerëz të pasur në Francë, dhanë nga 3-4.5 milionë euro secili në fushatën zgjedhore të Makron. Brenda pak muajsh, presidenti i ri uli taksat mbi të pasurit, duke iu dhënë donatorëve të tij më të pasur “një kthim prej gati 60.000 për qind të investimit të tyre”.

Ndoshta unë dhe të tjerët mund ta kemi gabim. Miliarderët mund të japin paratë e premtuara pa kushte. Le të presim dhe të shohim. Por ironia e të gjithë këtyre shumave të mëdha që premtohet, është se sa i huaj është imazhi i Francës në vetvete.

Një studim i kohëve të fundit me bashkëautor ekonomistin e njohur Tomas Piketi, vë në dukje se që nga epoka e Fransua Miteranit në vitet 1980-1990, ka pasur edhe 30 vite të lavdishme për njerezit më të pasur, të ardhurat reale të të cilave janë 3-fishuar në krahasim me pjesën më të madhe të popullsisë.

Dhe pasojat politike dhe kulturore të kësaj dukurie po shihen tani. Makron mund të katapultohet nga puna në bankë në pallatin Elize, ku ai pretendon të jetë një anti-Trump. Por siç e tregoi koha, ai uli taksat për të ndihmuar miqtë e tij të pasur, dhe në të njëjtën kohë uli përfitimet sociale për më të varfrit dhe financimet për shkollat./përktheu dhe përshtati in7.tv/

BURIMI: The Guardian

Continue Reading

Bota

Pas grusht shtetit, shpallet gjendja e jashtëzakonshme në Sudan!

Published

on

Kreu i Këshillit të Sovranitetit të Sudanit, gjenerali Abdel Fattah al-Burhan, njoftoi shpërbërjen e këshillit dhe qeverisë dhe shpalli gjendjen e jashtëzakonshme.

Duke folur në televizionin shtetëror, al-Burhan njoftoi se zgjedhjet do të mbahen në 2023, ashtu siç është planifikuar më parë.

Të hënën herët në mëngjes një grup zyrtarësh ushtarakë sudanezë arrestuan Kryeministrin Abdullah Hamduk dhe liderët e partive që janë partnere të qeverisë së koalicionit.

Pas arrestimit të udhëheqësve të koalicionit qeverisës në disa lagje të kryeqytetit Hartum shpërthyen protestat. Demonstruesit dogjën goma dhe bllokuan rrugët.

Ministria sudaneze e Informacionit njoftoi se disa nga anëtarët e Këshillit të Sovranitetit dhe disa ministra të qeverisë kalimtare ishin arrestuar nga forcat ushtarake.

Ministria e Informacionit bëri me dije gjithashtu se forcat ushtarake bastisën qendrën e radios dhe televizionit që ndodhet në lagjen Umdurman të kryeqytetit Hartum dhe arrestuan shumë punonjës.

“Forcat ushtarake bastisën selinë e radiotelevizionit në Umdurman dhe arrestuan shumë punonjës”, thuhet në deklaratën me shkrim të Ministrisë.

Sipas të njëjtës deklaratë, kryeministri sudanez Abdullah Hamduk, i cili mbahet në arrest shtëpie, i bëri thirrje popullit të dalë në rrugë për të mbrojtur revolucionin e tyre në mënyrë paqësore.

Nga ana tjetër, pritet që kryetari i Këshillit të Sovranitetit, Abdulfettah al-Burhan të bëjë një deklaratë për zhvillimet e fundit.

Partitë politike sudaneze bënë thirrje për mosbindje civile pas përpjekjes për grusht shteti, ndërsa Unioni Sudanez i Dhomave Profesionale u bëri thirrje njerëzve të dalin në rrugë.

Pas mobilizimit ushtarak në vend ka ndërprerje të internetit dhe telefonit.

Continue Reading

Bota

Varfëria ekstreme shtyn familjen afgane ta shesë foshnjën për 500 dollarë

Published

on

By

Varfëria ekstreme shtyn familjen afgane ta shesë foshnjën për 500 dollarë

Afganistani po përballet me krizën më të madhe humanitare në botë. Në këtë shtet gjendja është bërë alarmante veçanërisht pasi talebanët kanë marrë kontrollin në gusht.

Fondet ndërkombëtare që i japin shtytje ekonomisë së brishtë në Afganistan janë ndaluar, ndërsa bota po debaton se si të merret me regjimin tabelan, raporton BBC.

Kombet e Bashkuara kanë lëshuar një paralajmërim të rëndë, se miliona do të vdesin në Afganistan nëse ndihmat nuk arrijnë në vend.

Një familje në Afganistan për BBC ka treguar se si është dashur ta shesë foshnjën për shkak të varfërisë ekstreme. Pasi po vdesin nga mungesa e ushqimit.

“Fëmijët e tjerë po vdesin nga uria, kështu që u desh ta shisnim vajzën. Si të mos jem e trishtuar? Është vajza ime. Uroj të mos isha e detyruar të bëja këtë”, ka thënë nëna e vajzës.

Ndërkohë babai i saj ka thënë se nuk po kanë fare ushqim dhe se është i detyruar ta bënte.
Personi që bleu vajzën i ka paguar atij më tepër se gjysmën e 500 dollarëve. Vajza do të qëndrojë te familja derisa të jetë në gjendje të ecë. Personi që e bleu i ka thënë familjes se vajza e vogël kur të rritet do të martohet me një nga fëmijët e tij.

Gazetarja e BBC-së ka treguar se si ka parë edhe raste tjera në Afganistan ku varfëria ka detyruar familjet që t’i shesin fëmijët. Madje ajo ka treguar se një person i është afruar asaj dhe e ka pyetur nëse dëshiron ta blejë një fëmijë.

Video

Continue Reading

Bota

OKB: Miliona afganë i kërcënon uria

Published

on

By

OKB: Miliona afganë i kërcënon uria

Nëse nuk ndërmerren veprime të menjëhershme atëherë miliona afganë do të përballen me urinë gjatë këtij dimri, ka paralajmëruar Programi Botëror i Ushqimit i OKB-së. Me pasiguri të sigurimit të ushqimit përballen rreth 22.8 milionë njerëz, shifër kjo që përbën mbi gjysmën e numrin të popullsisë, ndërsa 3.2 milionë fëmijë nën pesë vjeç mund të vuajnë nga kequshqyerja, tha organizata.

Talibanët e morën kontrollin e Afganistanit në muajin gusht pasi Shtetet e Bashkuara dhe aleatët tërhoqën forcat e tyre pas rreth 20 vjet të intervenimit ushtarak për të rrëzuar nga pushteti regjimin taliban.

Ekonomia e këtij vendi ka qenë e brishtë, por marrja nën kontroll e talibanëve e përkeqësoi edhe më shumë situatën. Fuqitë perëndimore pezulluan ndihmën, ndërsa Banka Botërore dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar ndaluan pagesat.

Shumë afganë tani po shesin pasuritë e tyre për të blerë ushqime. Kriza e ushqimit në Afganistan është komplikuar nga mungesa e ujit dhe një thatësirë e madhe.

Continue Reading

Aktuale