Connect with us

Lajmet kryesore

Do të rikthehet në fushë KF “Bashkimi” i Kumanovës

Published

on

 

Klubi i futbollit “Bashkimi” në Kumanovë i cili ka disa vite që has vështirësi të mëdha në funksionim, ka ndërmarrë iniciativë për t’u rimëkëmbur, njofton Portalb.mk. Së bashku me tifozët “ILIRËT” klubi në fjalë kërkon ndihmën nga të gjithë sportdashësit për ta arritur këtë qëllim.

Armend Destani është anëtar i trupit koordinues që do të kryejë gjitha përgatitjet për rifillimin e punës në këtë klub. Ai për Portalb.mk thotë se përgatitjet do ti fillojnë më 2 gusht dhe bën thirrje deri te ata që dëshirojnë të ndihmojnë të kyçen në këtë iniciativë.

“Kemi formuar një ekip të djemve që kryesisht vijnë nga shkolla jonë e futbollit. Ata janë të vendosur që bashkë me ne ta dërgojmë klubin në një ligë më të lartë në qershor të vitit të ardhshëm. Përgatitjet do t`i fillojmë me 2 gusht, me seriozitetin më të madh do të mobilizohemi që ta kalojmë sezonin në mënyrën më të mirë të mundshme dhe t’i arrijmë qëllimet tona.” shprehet Destani.

Ai thotë se tani për tani janë duke i kompletuar të gjitha pajisjet e nevojshme sportive.

“Më vjen mirë që grupi i tifozëve ILIRËT janë rikthyer fuqishëm për ta përkrahur K.F. Bashkimin. Paralelisht kërkojmë ndihmë nga të gjithë sportdashësit e Bashkimit, është e mirëseardhur çfarëdo lloje ndihme nga kush do qoftë”, tha për Portalb.mk, Destani, anëtar i trupit koordinues.

Kujtojmë se K.F. Bashkimi ishte klubi i parë shqiptar në Maqedoni i cili fitoi Kupën e futbollit të Maqedonisë në sezonin 2004/05.

 

Continue Reading

Lajmet kryesore

Tetë ndeshje pa fitore, shkarkohet nga pankina ish mesfushori i Milanit

Published

on

Mark Van Bommel nuk është më trajner i Wolfsburg.

Tekniku holandez mori drejtimin e skuadrës gjatë merkatos së verës, pro aventura e tij në pankinën e klubit gjerman zgjati rreth 4 muaj, pasi sot iu komunikua zyrtarisht shkarkimi.

Van Bommel u bë protagonist që në fillim, pasi pa Wolfsburgun të eliminohej nga Kupa e Gjermanisë për shkak të një zëvendësimi më shumë të kryer pikërisht nga holandezi, megjithatë starti në kampionat ishte i mirë, me fitore në katër ndeshjet e para radhazi.

Megjithatë më pas filloi malorja, me 8 ndeshje radhazi pa fitore dhe katër humbje radhazi në kampionat, më e fundit pasditen e djeshme në shtëpi ndaj Freiburg, çka bëri që drejtuesit e klubit t’i komunikojnë shkarkimin.

Continue Reading

Lajmet kryesore

ZYRTARE / Në Dibër nuk ka raund të dytë, Bekim Pocesta fiton betejën ligjore (Dokument)

Published

on

Anulohen rezultatet e votimit për listat për kandidatët për kryetar dhe këshilltarë të Komunës së Dibrës, për vendvotimin nr.0543 në Zgjedhjet Lokale 2021, njofton Gjykata Administrative Shkup, përcjell in7.

Nga Gjykata Administrative Shkup njoftojn se padia nga Koalicioni Aleanca për Shqiptarë dhe Alternativa, kundër Aktvendimit të Komisionit Shtetëror Zgjedhor UP1 nr. 11-27 e ngritur kundër Vendimit të Komisionit Shtetëror Zgjedhor UP1 nr. 11-27 nga data 20.10.2021, PRANOHET.

Vendimi i kontestuar i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve UP1 nr. 11-27 nga data 20.10.2021, ANULOHET DHE VENDOSHET SI MË POSHTË:

PRANOHET ankesa e Koalicionit ALEANCA PËR SHQIPTARËT DHE ALTERNATIVA nga Tetova për shkelje të procedurës së votimit dhe përmbledhje të rezultateve të parashikuara me Kodin Zgjedhor.

Anulohen rezultatet e votimit për listat për kandidatët për kryetar dhe këshilltarë të Komunës së Dibrës, për vendvotimin nr.0543 në Zgjedhjet Lokale 2021.- thuhet në njoftimin zyrtarë të gjykatës administravive./in7.tv/

LINKU I DOKUMENTIT

Continue Reading

Kosovë

Shqipëria me kërkesë ndaj NATO-s që t’i kushtojë rëndësinë e duhur Kosovës kur kërcënohet nga Serbia

Published

on

By

Në ditën e dytë të takimit të ministrave të vendeve të Aleancës në Bruksel, udhëheqësit politikë diskutuan edhe për bashkëpunimin NATO-BE.

Në kuadër të këtij bashkëpunimi, Shqipëria ka kontribuuar për tre vite në misionin e NATO-s në detin Egje, por për t’u nënvizuar janë edhe prezenca e FA në Mali dhe në Bosnje dhe Hercegovinë.

Në këtë sesion, ministri Peleshi u ndal edhe në rolin në rritje të Rusisë dhe Kinës në këtë rajon. “Këto dy vende po avancojnë objektivat e tyre strategjikë në rajonin tonë, nëpërmjet lidhjeve të tilla historike, kulturore, ekonomike, apo nëpërmjet influencës së tyre në vende apo pjese te rajonit”.

Ministri Peleshi përpara homologëve të tij nuk la pa përmendur edhe ngjarjet e javëve të fundit në Kosovë, për të cilat ai kërkoi vëmendje më të madhe nga Aleanca. “Ngjarjet e fundit të ndodhura në veri të Kosovës nuk janë dhe nuk duhet të trajtohen si të izoluara. Ne jemi dëshmitarë të një modeli shqetësues që na prezantohet nga pala serbe, e cila vijon të pajiset me sisteme moderne armatimi nga Rusia dhe Kina, sterviten bashkerisht dhe siç ishim dëshmitarë së fundmi, dërgoi trupa ushtarake në kufirin me Kosovën, të cilët u ‘bekuan’ edhe nga ambasadori rus në Beograd. Në këndvështrimin tonë ky është një mesazh shumë shqetësues, të cilit Aleanca duhet t’i kushtojë rëndësinë e duhur. Shqipëria të gjithë ne në NATO apo në BE, duhet të jemi të kujdesshëm që në rastin më të mirë t’i ‘kalibrojmë’ qasjet dhe deklaratat që të mos mbeten të paqarta kur ushtria serbe i afrohet kufirit të Kosovës, e cila është në të drejtën e saj dhe i duhen njohur përpjekjet për të siguruar rend dhe siguri për të gjithë qytetarët. Kosova nuk është as çerek shteti, as gjysmë shteti, por shtet në kuptimin e plotë të fjalës.”- theksoi ministri Peleshi.

Gjatë punimeve të këtij Ministeriali, Peleshi u takua edhe me ministrat e Mbrojtjes së vendeve kontribuuese në misionin e NATO-s në Letoni. Ministrat diskutuan kontributet aktuale dhe ato të planifikuara, si dhe çdo çështje që ka të bëjë me mbarëvajtjen e këtij angazhimi.

Shqipëria është një ndër vendet që kontribuon në Grup-Batalionin e NATO-s në Letoni, i cili ka në përbërje ushtarakë nga vende të tilla si: Kanadaja, Çekia, Italia, Mal i Zi, Polonia, Sllovakia, Sllovenia, Spanja. Deri më tani vendi ynë ka kontribuuar në këtë mision me 1392 trupa në total.

Burimi

Continue Reading

Aktuale