Connect with us

Bota

Dallga po i kthehet kundër populizmit

Published

on

Ndërsa shumica e syve janë të fiksuara në Iran dhe Kinë, konkurrenca midis rendit ndërkombëtar liberal dhe demagogëve populistë që e kërcënojnë atë, ka marrë një kthesë të papritur. Një aksion në rritje, ka nisur t’i kundërvihet “dallgës së populizmit”.

Me Britaninë që me sa duket është në prag të Brexit, dhe Donald Trump si një lloj “xhandari” global, disa analistë kanë shpallur “vdekjen” e liberalizmit.

Por të tjerët, ruajtën besimin se liberalizmi mbetet i fortë, dhe ata presin ende një “reagim ndaj reagimit populist” në Evropën Perëndimore. Dhe këta të fundit mund të kenë të drejtë. Aktualisht po ndodhin zhvillime intriguese, por jo domosdoshmërisht në Perëndim.

Përkundrazi, ato po vërehen në Evropën Qendrore dhe Lindore. Vendet e këtij rajoni, u bënë pjesë e rendit liberal vetëm pas shpërbërjes së bllokut sovjetik në vitin 1989. Ato cilësohen përgjithësisht si pjesërisht nën ndikimin e Rusisë.

Por muajt e fundit, ato janë shndërruar në epiqendrën e saj që po nis të duket si një rikthim tek forcat liberale, të paktën brenda rajonit. Më shumë se 10 vende të ndryshme që kanë votuar më herët pro populistëve, kanë pasur së fundmi protesta të mëdha popullore.

Mendimi dominues, ishte se është vetëm çështje kohe, derikur partitë populiste të ekstremit të djathtë, do të nisnin të fitonin zgjedhjet. Por dëshmitë nga e gjithë Evropa Qendrore bien ndesh me këtë parashikim: Liderët dhe aktivistët liberalë, kanë filluar të fitojnë sërish terren ndaj populizmit.

Rasti më interesant është Sllovakia, ku sondazhet para zgjedhjeve që u mbajtën në pranverën e këtij viti, nxirrnin në krye një sërë kandidatësh populistë. Por në fund, një rishtare në politikë, pro-perëndimore, arriti një fitore mbresëlënëse. Fituesja Zuzana Kaputova, përfitoi nga ndjenja anti-populiste e nxitur nga vrasja e një gazetari investigativ.

Po kështu, në Poloni, zgjedhjet lokale të viteve të fundit janë fituar nga kandidatët liberalë, dhe jo ata të partisë populiste që qeveris aktualisht Poloninë. Në Bullgari në vitin 2017, bullgarët votuan kundër qeveri populiste me një ndikim pro-rus, duke rikthyer në pushtet ish-kryeministrin pro-NATO dhe Bashkimit Evropian, Bojko Borisov.

Hungaria, Rumania, Moldavia dhe Gjeorgjia, kanë përjetuar protesta të mëdha anti-populiste gjatë 2 viteve të fundit. Hungarezët protestuan këtë pranverë kundër kreut më të njohur të një qeverie populiste në Evropë, Viktor Orban, që njihet për minimin e demokracisë vendase nëpërmjet korrupsionit, keqadministrimit ekonomik dhe shtypjes së medias opozitare.

Rumunët festuan kohët e fundit burgosjen e Liviu Dragneas, politikanit më të fuqishëm të vendit, dhe kreut të Partisë Socialdemokratike në pushtet, që sfidoi Komisionin Evropian, dhe u përpoq vazhdimisht të mbrojë zyrtarët e saj nga hetimet për korrupsion.

Pas protestave në Moldavi, në qeveri ka hyrë një parti opozitare liberale, edhe pse përkrah Partisë Socialiste pro-ruse. Edhe gjeorgjianët kanë protestuar këtë vit kundër qeverisë së tyre thuajse populiste, që lejoi një deputet rus të mbante një fjalim brenda një godine qeveritare.

Vendet e Evropës Qendrore, kanë marrë qasje më të ashpra dhe deri në veprime direkte kundër Rusisë. Greqia i dëboi vjet diplomatët ruse, në kundërpërgjigje ndaj ndërhyrjes së Rusisë në marrëveshjen për ndryshimin e emrit të Maqedonisë së Veriut. Në vitin 2016, Mali i Zi arrestoi një sërë komplotistësh të dhunshëm të grushtit të shtetit, që u mbështetën nga Rusia. Këtë vit, 14 prej tyre u dënuan dhe u dënuan me burg.

Këto prirje anti-populiste, kanë ndodhur përballë ndërhyrjeve të forta ruse në formën e luftës kibernetike, dhe në disa raste ndërhyrjes së drejtpërdrejtë të agjentëve të Shërbimit Federal të Sigurisë (ish-KGB).

Megjithatë, populistët dolën jo vetëm dobët në zgjedhje – si partia gjermane AFD – por s’kanë qenë në gjendje të formojnë ndonjë shumicë. Në Danimarkë, socialdemokratët triumfuan mbi populistët e djathtë muajin e kaluar.

Populistët mbetën jashtë qeverive të formuara së fundmi në Finlandë, Suedi dhe Estoni. Partia Socialiste në Spanjë, mposhti me lehtësi populistët dhe në Austri Sebastian Kurc, pasi humbjes votëbesimit në parlament që i kushtoi postin e kancelarit, duket se është i vendosur të garojë për një mandat të ri, pasi ka larguar nga koalicionit populistët e Partisë së Lirisë.

Dhe fundjavën e kaluar, partia e Agimi i Artë i ekstremit të djathtë në Greqi, mbeti jashtë parlamenti në zgjedhjet që ngjitën në pushtet një parti tradicionale të qendrës së djathtë. Megjithatë, çështja është:A është kjo një prirje e pandalshme? Sido që të jetë, logjika mund të jetë në anën e liberalëve.

Së pari, udhëheqësit populistë priren të jenë të dobët në qeverisje, veçanërisht në aspektin e politikave ekonomike. Ndërsa elektoratet në Evropë, e kanë zbehur mbështetjen e tyre për partitë tradicionale të qendrës së majtë dhe asaj të djathtë, partitë liberale, të gjelbra dhe të tjera, po ofrojnë politika anti-populiste.

Mund të na duhet më tepër kohë, për të konstatuar nëse kjo tendencë do të vazhdojë apo jo më tej. Por në Evropën Qendrore dëshmitë janë të qarta. Protesta të mëdha, po zhvillohen së fundmi në Turqi, Algjeri, Sudan, Kazakistan, Venezuelë, dhe më së shumti në Hong Kong.

Edhe pse prirja anti-populiste është vërejtur kryesisht në Perëndim, betejës kundër populizmit i janë bashkuar edhe forcat liberale të rigrupuara. Edhe pse është dëmtuar jo pak vitet e fundit, rendi ndërkombëtar, mbetet përgjithësisht i paprekur dhe funksional./përktheu dhe përshtati in7.tv/

 

BURIMI: The New York Times

Continue Reading

Bota

Ish-sekretarja e kampit nazist del para gjyqit për vrasjen e 11.000 njerëzve

Published

on

Një ish-sekretare 96-vjeçare e kampit të përqendrimit nazist është paraqitur para gjyqit në Gjermani për dyshimin se ka bashkëpunuar për vrasjen e mbi 11.000 njerëzve të burgosur aty.

Furchner e cila ishte 18 vjeç kur filloi të punonte në kampin Stutthof në Poloni si sekretare e komandantit Paul Werner Hoppe, po gjykohet në një gjykatë për të rinjtë për shkak të moshës së saj kur krimet u kryen.

Pasi tentoi të ikte nga gjyqi në shtator, duke dalë nga shtëpia dhe më pas udhëtoi me një taksi, ajo u arrestua disa orë më vonë dhe u dërgua në mbajtje për pesë ditë, raporton Guardian.

Përveç emrit, adresës së saj dhe se është e ve, ajo nuk i është përgjigjur asnjë pyetje tjetër.

Gjykatës iu tha se ajo “duhet të ketë qenë e informuar për të gjitha ngjarjet” që ndodhën aso kohe nga nazistët në Stutthof për shkak të rolit të saj kyç administrativ.

Continue Reading

Bota

Kryeministri polak akuzon për shantazh BE-në

Published

on

Kryeministri polak, Mateusz Morawiecki ka akuzuar Bashkimin Evropian për shantazh në një debat të nxehtë me shefen e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen mbi sundimin e ligjit.

Përplasja në Parlamentin Evropian vjen pas një vendimi të lartë të gjykatës polake që hodhi poshtë pjesët kryesore të ligjit të BE-së.

Von der Leyen tha se do të vepronte për të parandaluar që Polonia të minonte vlerat e BE-së, raporton bbc.

Në përgjigje, Morawiecki hodhi poshtë “gjuhën e kërcënimeve” dhe akuzoi BE-në për tejkalimin e fuqive të saj.

Polakët mbështesin në mënyrë dërrmuese qëndrimin në BE, sugjerojnë sondazhet e opinionit, por qeveria nacionaliste e krahut të djathtë po kundërshton gjithnjë e më shumë sindikatën për çështje që ndryshojnë nga të drejtat LGBT deri në pavarësinë gjyqësore.

Mosmarrëveshja e fundit ka rënë në kokë mbi një vendim të paparë dhe të diskutueshëm nga Gjykata Kushtetuese e Polonisë që në fakt hedh poshtë parimin thelbësor që ligji i BE-së ka përparësi mbi legjislacionin kombëtar.

Rasti, i sjellë nga kryeministri polak, ishte hera e parë që një udhëheqës i një shteti anëtar të BE-së kishte vënë në dyshim traktatet e BE-së në një gjykatë kushtetuese kombëtare.

Continue Reading

Bota

Ministri taliban lavdëron sulmuesit vetëvrasës, u premton toka familjarëve

Published

on

Ushtruesi i detyrës së Ministrit të Brendshëm të talibanëve, Sirajuddin Haqqani, terrorist i kërkuar në gjithë botën dhe një nga zyrtarët më të lartë të Afganistanit, ka lavdëruar sulmuesit vetëvrasës dhe u ka premtuar para dhe toka familjarëve të tyre.

Haqqani, lider i rrjetit Haqqani dhe i konsideruar si terrorist nga Shtetet e Bashkuara, me një dëmshpërblim prej 10 milionë dollarëve për kokën e tij, është takuar me familjarët e disa “martirëve” më 18 tetor në një hotel në Kabul, ka thënë zëdhënësi i Ministrisë, Saeed Khosty.

Khosty dhe llogaritë pro-talibanëve në Twitter, kanë publikuar fotografi që tregojnë Haqqanin duke u lutur dhe duke u qëndruar afër familjarëve, ndonëse në fotografi ai shfaqet vetëm nga mbrapa.

Ministria e Brendshme ka thënë përmes një deklarate se Haqqani ka mirëpritur familjarët e bombarduesve, derisa viktimat i ka përshkruar si “luftëtarë të shenjtë”.

“Haqqani ka lavdëruar xhihadin dhe sakrificën e martirëve dhe muxhahedinëve”, duke iu referuar si “heronj të Islamit dhe shtetit”, ka raportuar transmetuesi shtetëror afgan, RTA, duke shtuar se ai është zotuar për ndarje të 125 dollarëve dhe tokave për secilën familje.

Rrjeti Haqqani, grup militant i lidhur me talibanët, është përgjegjës për sulmet vdekjeprurëse ndaj forcave ndërkombëtare të udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara në Afganistan.

Mijëra afganë janë vrarë në sulmet vetëvrasëse të kryera nga ky rrjet në dy dekadat e fundit.

Continue Reading

Aktuale