Connect with us

Lajme

Zaev dhe El Çeka me “mesazhe” për njëri tjetrin

Published

on

Kryeministri Zoran Zaev ka thënë se El Cheka do të përgjigjet para ligjit për “bombat” të cilat po i lëshon, transmeton in7.

Zaev gjithashtu i bëri thirrje El Chekës që të publikoj “bomba” edhe për atë, por edhe për të gjithë ata që mendon se duhet të publikohen materiale, por se duhet ta dijë se do të ketë përgjegjësi.

“Ekziston ligj për përgjigje penalisht për atë. Privatësia është e mbrojtur. Edhe kur nuk ka qenë e mbrojtur unë kam pasur kujdes por edhe të tjerët. Ky njeri nuk mban përgjegjësi për këtë dhe duhet të përgjigjet, dhe do të përgjigjet kurdo qoftë ajo”, ka thënë, Zaev.

I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i Sheqerim Ahmedi i njohur si El Çeka. Ai përmes rrjetit social Facebook, ka sugjeruar kryeministrin që më parë të merret me Aliun dhe Nikollçen e pastaj me të dhe të tjerët.

“Zoran Zaev e di ku e ke hallin te dështimi i krimit të organizuar që kishe me PSP-në. Dështoi plani i reketimit dhe shantazhimit” – shkruan Sheqerim Çeka Ahmedi.

Çeka i bën me dije Zaevit se nuk pyet për ligjet e shtetit që burgos shqiptarë të pafajshëm dhe liron, sipas tij, kriminelët./in7.tv/

Continue Reading

Lajme

Taravari: I shokuar nga sulmi kriminal në Gllogjan, shumë jetë të pafajshme e sidomos fëmijësh po na ikin këtë muaj!

Published

on

Kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari, ka reaguar pas sulmit me armë zjarri ndaj autobusit në Gllogjan të Deçanit, ku mbetën të vrarë të paktën tre persona, përcjell in7.

Jam i shokuar nga sulmi kriminal ndaj autobusit që ndodhi në Gllogjan, ku ka edhe viktima, mesin e tyre nxënës shkolle.
Në këto çaste të rënda jam me familjarët e të vrarëve, duke u lutur për durim…
Pres që organet e rendit të zbardhin menjëherë këtë krim monstruoz!
Shumë jetë të pafajshme e sidomos fëmijësh po na ikin këtë muaj!
Zot na Mbro!, ka shkruar Taravari në Facebook./in7.tv/

Continue Reading

Kosovë

Reagon Kryeministri Albin Kurti për ngjarjen në Gllogjan

Published

on

Ka reaguar edhe Krzeministri i Kosovës , Albin Kurti lidhur me ngvjarjen e sontme që e tronditi Gllogjanin, ku mbetën të vrarë 3 perspna.

Ai shprehë ngushëllime familjarëve të viktimave, duke iu dëshiruar shërim të shpejtë të plagosurve, dhe fton policinë të mobilizohet me kapacitetet e saj të plota.

“Sonte u tronditëm nga lajmi për sulmin me armë zjarri ndaj autobusit me nxënës në Gllogjan të Deçanit. Sipas Policisë së Kosovës nga ky sulm kanë mbetur të vrarë tre qytetarë të vendit tonë, prej të cilëve dy nxënës.
Në emrin tim dhe në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës, u shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjeve, shokëve e shoqeve, që humbën më të dashurit në këtë sulm. Të plagosurit i dëshirojmë shërim të shpejtë.
Policia është mobilizuar me kapacitetet e saj të plota për ta hetuar këtë krim të rëndë, e për të mundësuar drejtësi”, theksoi Kurti.

Continue Reading

Lajme

Jovevski: Materialet e ADN-së nesër do t’u dorëzohen Prokurorisë bullgare

Published

on

Prokurori Publik I Maqedonisë së Veriu, Ljubomir Jovevski tha se nga instituti i mjekësisë ligjore kanë siguruar ADN-t e familjarëve të viktimave dhe ato materiale gjatë ditës së nesërme do të dorëzohen tek pjesëtarët e Prokurorisë së Bullgarisë dhe së bashku me këto materiale atyre do tu dorëzohet edhe materiali i dokumenteve që deri në këtë moment prokuroria i ka siguruar.

“Kolegët bullgar gjatë ditës së sotme arritën në Prokurorinë Publike të Republikës së Maqedonisë së Veriut, ne nga institute I mjekëses ligjore kemi siguruar AND-t e familjarëve të viktimave dhe ato materiale gjatë ditës së nesërme do të dorëzohen tek pjesëtarët e Prokurorisë së Bullgarisë dhe së bashku me këto materiale atyre do tu dorëzohet edhe materiali i dokumenteve që deri në këtë moment prokuroria i ka siguruar”, tha Jovevski.

Continue Reading

Aktuale