Connect with us

Lajme

Van Hojte për rastin e Janevës: Të ndalohen spekulimet, Prokuroria të bëjë punën e saj

Published

on

Ish ndërmjetësuesi belg në Marrëveshjen e Përzhinës, Piter Van Hojte, në një status në rrjetin social Facebook, është shprehur në lidhje me ndodhitë e fundit në Maqedoninë e Veriut, transmeton in7.

Ai në statusin e tij , i doli në mbrojtje Kryeprokurores Katica Janeva, dhe ngrit dilemën, mos vallë Janeva po shantazhohet nga struktura politike dhe afariste, që dikur ishin të paprekshme nga ligji, duke theskuar se ai mund të japë një listë të tërë, të gjatë me emra, por edhe përkundër kësaj kjo nuk do të ndihmojë që vendi të ec përpara, pasi sipas tij politikanët e kanë rrënuar atë.

Më tej ai vazhdon dhe thotë se tani duhet që të ndalohet me spekulimet e të përfundohet ky proces sa më shpejtë dhe të vazhdohet me hetimet e mëtejme që dalin nga përgjimet telefonike, pasi një gjë e tillë sipas tij, nuk duhet të harrohet kurrë dhe të sigurohemi që ata që ishin përfshirë në ta, të ndiqen penalisht dhe të dënohen.

“Duke lexuar se çfarë po ndodh me Zyrën e Prokurorit Special në Maqedoninë e Veriut, unë mund të përfundoj vetëm se sundimi i ligjit përsëri po e zvogëlon shpejtësinë. Çfarëdo që mund të ketë ndodhur në Zyrën e Prokurorit Special, është e rëndësishme të ndalohet spekulimet dhe të lejohet prokuroria e rregullt të kryejë punën e vet. Në rast se ekziston pushteti, njerëzit që përfshihen në të duhet të dënohen. Por ndaloni thashethemet! Duke analizuar se çfarë po ndodh, pyetja ime e parë është: përse kjo papritmas vjen në sipërfaqe? Kush është prapa saj? A ndoshta Katica Janeva prekte disa njerëz që besonin se ishin intouchable dhe mbi ligjin? Në përgjigje të pyetjes “Kush ka një interes për këtë gjë”, unë mund të jap një listë të gjatë me emra, por kjo nuk do të ndihmojë vendin përpara. Megjithatë, një gjë është e qartë: politikanët e kanë rrënuar plotësisht. Në vend që të garantojnë një drejtësi të paanshme dhe të pavarur, politikanët nga të gjitha palët vazhduan me luftimet e tyre personale dhe harruan rëndësinë e zbatimit korrekt të parimeve themelore demokratike, si ndarja e pushtetit dhe nevoja për të pasur një gjyqësor të pavarur. Kjo vetëm vërteton se ka një rrugë të gjatë për të shkuar. Unë vetëm mund të shpresoj se sot dhe nesër, përsëri një shoqëri civile do të zgjojë dhe do të kërkojë që vlerat themelore demokratike të respektohen në çdo kohë, madje edhe nga politikanët. Dhe së fundmi, çfarëdo që të ndodhë, hetimet në përgjimet duhet të vazhdojnë. Kjo është barra e së kaluarës, por nuk duhet të harrohet kurrë se çfarë ka ndodhur dhe të sigurohemi që ata që ishin përfshirë në të, duke përfshirë edhe z. Gruevski, të ndiqen penalisht dhe të dënohen. Si BE ashtu dhe zoti Orban duhet të jenë të vetëdijshëm se nuk mund t’i japë një personi të tillë azil dhe në të njëjtën kohë të kërkojë Maqedoninë e Veriut që të respektojë sundimin e ligjit. Pra, le ta rregullojmë këtë po ashtu!”, ka shkruar në profilin e tij në rrjetin social Facebook, ish ndërmjetësuesi belg në Marrëveshjen e Përzhinës, Piter Van Hojte./in7.tv/

Continue Reading

Lajme

Dauti: Për shtetësinë e vëllezërve Azizi, nuk duhet mendim nga ASK-ja

Published

on

By

Dauti: Për shtetësinë e vëllezërve Azizi, nuk duhet mendim nga ASK-ja

Për dy vëllezërit pa shtetësi të lindur, rritur e shkolluar në vendëlindjen e tyre në Kumanovë (rasti i paraqitur mbrëmë në Alsat M) të cilët nga muaj gusht i vitit të kaluar kanë aplikuar përsëri për marrjen e shtetësisë, kushdo që nuk zbaton ligjin do duhet të pergjigjet penalisht.

Dy janë momentet që duhet potencuar për byrokratët që guxojnë të jenë mbi ligjin:

1. Personat që kanë jetuar deri më 8 shtator 1991 në territorin e Republikës së Maqedonisë, marrin shtetësi vetëm me njërin nga dokumentet e përcaktuara. Pra, Agjencionit për Siguri Kombëtare-ANB, nuk i kërkohet mendim.

2. Edhe po të jetë parashtruar kërkesa nga “i huaj” për të cilët duhet të jep mendim ANB-ja, ai mendim nuk duhet të jepet më vonë së gjashtë muaj sepse me ndryshimet e fundit të ligjit thuhet: “Organi i cili vendos për paragrafin 1 pika 8 të ketij neni (fjala është për ANB- në) miraton vendim në afat prej gjashtë muajve pas parashtrimit të kërkesës së të huajit” .

Continue Reading

Bota

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron është goditur me shuplakë

Published

on

By

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron është goditur me shuplakë

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron është goditur me shuplakë nga një grua gjatë një bisede që ai kishte me qytetarët në rrugët e Parisit.

Në videon që është bërë virale në rrjetet sociale, shihet presidenti francez Macron teksa i afrohet një grupi personash për t’i përshëndetur, por një grua nis ta qortojë dhe menjëherë i afrohet dhe e godet me shuplakë. Pas këtij veprimi, shihet se gruaja është neutralizuar nga persona të tjerë si dhe punonjës të sigurisë.

Kjo nuk do të ishte hera e parë që Macron merr një sulm të këtij lloji, ai i mëparshmi ishte në vitin 2021. Në rastin e vitit të shkuar, Macron iu afrua një grupi për t’i përshëndetur kur një person i veshur me një bluzë të gjelbër e tërhoqi me një dorë, ndërsa me tjetrën e goditi në fytyrë. Qytetari që qëlloi presidentin u neutralizua, ndërsa mediat franceze raportuan se ai thirri “Poshtë Makronizmi”. Ende janë të paqarta, shkaqet që provokuan incidentin. Pas goditjes së kreut të shtetit francez, dy persona u arrestuan nga policia lokale.

Continue Reading

Lajme

Kriza energjetike problem për kompanitë!

Published

on

By

Kriza energjetike problem për kompanitë!

Kyetari i Odës Ekonomike Branko Azeski dhe Kryetari i OEMVP-së Mendi Qyra do të kërkojnë nga Qeveria që të zgjidhet problemi me krizën energjetike të bizneseve dhe kompanive. Mendi Qyra tha se do të mundohen të gjejmë zgjidhje edhe për të rinjtë që të mos ikin nga vendi.

“Një ndër problemet më të rëndësishme që ka biznesi sidomos mikro dhe biznesi i vogël është energjetika që ne sigurisht të kërkojmë nga Qeveria të gjejmë forma më të përshtatshme që të zgjidhet ky problem. Përveç problemin e energjetikës ne kemi problemin e resurseve njerëzore e cila për fat të keq të rinjtë edhe pjesa tjetër e popullatës po largohet nga Maqedonia dhe ne bëjmë ç’mos që të gjejmë forma të përshtatshme që ky problem të zbutet”, tha Mendi Qyra, kryetar i OEMVP.

“Ne do t’i përfaqësojmë interesat e bizneseve, kompanive, edhe në kushte kaq të vështira. Unë e di bagazhin e kolegut tim, dhe besoj që do t’i ndjek sukseset e tij të veprimtarisë”, theksoi Branko Azeski, kryetar i Odës Ekonomike.

Continue Reading

Aktuale