Connect with us

Teknologji

Sulm i rëndë kibernetik, vidhen të dhënat e 5 mln qytetarëve dhe kompanive, kjo është arsyeja e fortë

Published

on

Agjencia e taksave në Bullgari ka rënë pre e një sulmi kibernetik i cili ka vjedhur të dhënat e thuajse çdo shtetasi të rritur bullgar. Autoritetet kanë arrestuar autorin e dyshuar dhe kanë kërkuar që të mos publikohen të dhënat e vjedhura të miliona qytetarëve. Hetuesit dyshojnë se sulmi mund të ketë lidhje me vendimin e qeverisë së vendit për të blerë avionë ushtarakë nga SHBA.

Policia bullgare ka arrestuar një person të dyshuar për vjedhjen e të dhënave personale të miliona qytetarëve dhe kompanive vendëse të biznesit.

Shefi i njësisë kundër krimeve kibernetike njoftoi të mërkurën se sulmi kundër Agjencisë Kombëtare të të Ardhurave mund të jetë kryer nga një specialist bullgar, i trajnuar për të zbuluar të metat e sistemeve informatike.

Pirati 20-vjeçar i internetit mësohet se arriti të përvetësojnë emrat, të dhënat personale dhe pasqyrat financiare të rreth 5 milionë qytetarëve dhe kompanive që veprojnë brenda vendit.

Mediet lokale u informuan për sulmin përmes një emaili të dërguar të hënën nga një konto e regjistruar në Rusi.

Ministri i Brendshëm i vendit, Mladen Marinov, tha se operacioni mund të ketë prapaskenë politike për shkak të vendimit të fundit të Sofjes për të blerë avionë ushtarakë nga Shtetet e Bashkuara.

Ndërkaq organizata më e madhe e industrive në vend doli me një deklaratë ku i kujtonte qeverisë denoncimet e vitit të kaluar për standardet e ulëta të sigurisë në platformën kombëtare të bizneseve.

Autoritetet me urdhër të qeverisë kanë nisur kërkesat për ndihmë ndaj agjencive europiane që do të auditojnë sistemet zyrtare të rëndësisë së veçantë.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Continue Reading

Teknologji

Twitch sjell opsionin për t’u kthyer pas gjatë transmetimeve live

Published

on

Ju ka munguar ndonjëherë një moment i madh gjatë një transmetimi live në Twitch? Në të ardhmen kjo mund të ndryshojë.

Sipas the Verge, Twitch do të lansojë një buton të quajtur “Rewind” për transmetimet live.

Duke e klikuar do të ktheheni 2 minuta pas në një transmetim live me opsionin për t’u kthyer pas në të gjithë historikun e transmetimit ose të luani transmetimin me një shpejtësi të reduktuar.

Në të njëjtën kohë nëse klikoni këtë buton mund të shikoni çfarë po ndodh në transmetim live falë një dritareje “picture-in-picture.”
Megjithatë një transmetues duhet të ketë opsionin VOD të aktivizuar që përdoruesit të shfrytëzojnë butonin Rewind.

Afro 1/4 e përdoruesve do të ketë akses tek opsioni i ri në ditët në vijim, sipas Twitch.

Continue Reading

Teknologji

Krijohet mjeti fluturues që mund ta ngasë kushdo

Published

on

Një kompani suedeze ka zhvilluar një mjet fluturues që mund ta ngasë kushdo. I quajtur Jetson ONE, pritet të dalë në treg në vitin 2022 dhe do të kushtojë 92 mijë dollarë. Mjeti do të jetë në gjendje të fluturojë me një shpejtësi maksimale prej 102 km/orë.

Automjeti fluturues mund të funksionojë për rreth 15 minuta me një karikim të vetëm. Jetson ONE është i pajisur me sensorë LiDAR që lejojnë shmangien e pengesave. Ai është projektuar kryesisht për lojë, dhe jo si një mjet i vërtetë personal, pasi ka një distancë maksimale prej rreth 24 km.

Mund të ngjitet deri në 1.5 km, megjithëse në videon e shpërndarë të funksionimit, piloti e mban atë relativisht afër tokës. Kjo mund të jetë për shkak të faktit se funksionon vetëm për rreth 15 minuta me një karikim të vetëm, që do të thotë se mund të mos ketë kohë për fluturime më të gjata.

Continue Reading

Teknologji

Motoçikletë për të udhëtuar në Hënë

Published

on

By

Kanë kaluar 50 vite që nga zbritja e fundit në Hënë, NASA po punon për misionin e ardhshëm që do të dërgojë njerëz në satelitin e Tokës. Për të lehtësuar lëvizjen e astronautëve që pritet të rikthehen në Hënë brenda kësaj dekade, një kompani ka shpalosur planet për ndërtimin e një motoçiklete që mund të arrijë një shpejtësi deri në 15 km/h.

Motori është dizajnuar dhe realizuar nga kompania gjermane “Hookie” dhe është pagëzuar “Tardigrade”, sipas emrit të një krijese mikroskopike që mund të mbijetojë në kushtet ekstreme të hapësirës. I pajisur me motor elektrik, mjeti ka një peshë prej 134 kilogramësh.

Motori është parashikuar që me një karikim të plotë të baterive të ecë deri në 110 kilometra. Me një skelet alumini, ai është lehtësisht i çmontueshëm. Edhe pse ka pak gjasa që ky mjet të përfundojë në anijen kozmike të NASA-s në udhëtimin e saj në Hënë, krijuesit do ta dërgojnë në Muzeun e Automobilave në Los Anxhelos, me shpresën se do të tërheqin vëmendjen e Agjencisë Amerikane të Hapësirës.

Continue Reading

Aktuale