Connect with us

Lajme

Ribalanci i buxhetit, në shtator ose tetor

Published

on

Pagesa e tatimeve dhe të ardhurave të përgjithshme në gjysmën e parë të vitit është rritur për 6,6 për qind, por megjithatë planifikohet ribalanc i Buxhetit në shtator ose tetor, deklaroi sot zëvendësministrja e Financave, Shiret Elezi. “Ribalanci i buxhetit është praktikë e rregullt dhe bëhet çdo vit dhe tani më shërbimet janë në përgatitje të analizës së realizimit të të gjitha projekteve pa dallim nëse janë vijuese ose kapitale në pjesën e të dhënave që i nxjerrin nga Thesari. Planifikohet të realizohet në shtator ose tetor dhe për këtë opinioni do të informohet në kohë”, deklaroi Elezi në përgjigjen e pyetjes pas kontrollit të sotëm në aktivitetet ndërtimore për rinovimin e SHF “Ismail Qemali” në komunën e Çairit.

Ajo theksoi se pagesa e tatimeve dhe të ardhurave të përgjithshme në dy tremujoret e para të këtij viti është rritur për 6,6 për qind, gjegjësisht se janë realizuar 96,2 miliardë denarë nga 210 miliardë të planifikuara. “Realizim të mirë kanë edhe tatimi progresiv prej mbi 16 për qind, si dhe TVSH-ja me mbi 4,3 për qind në konkludim me dy javët e para të korrikut, ndërsa janë rritur edhe kontributet mbi nëntë për qind, bruto investimet për 9,9 për qind, ndërtimtaria për shtatë për qind… Realizimi, likuditeti dhe pagesa zhvillohet në rregull, por me siguri do të bëhet analizë cilat projekte kapitale, ose, cilat projekte duhet të shtohen ose të merren në pjesën e Buxhetit të ardhshëm të planifikuar”, ka thënë Elezi.

E pyetur nëse për ribalancin do të jetë ajo kompetente, ose, kryeministri Zoran Zaev, zëvendësministrja tha se Ministria e Financave është ndër institucionet më të fuqishme në shtet dhe se i ndjekë politikat që i projekton Qeveria.

“Kemi agjendë të Qeverisë dhe në bazë të kësaj e ndjekim në koordinim me kryeministrin, i cili është kompetent për realizimin e të gjitha aktiviteteve qeveritare, dokumente strategjike, projekte dhe programe”, theksoi Elezi dhe shtoi se është vendim politik nëse dhe kur dikush do të emërohet për ministër të Financave.

Continue Reading

Lajme

Dauti: Për shtetësinë e vëllezërve Azizi, nuk duhet mendim nga ASK-ja

Published

on

By

Dauti: Për shtetësinë e vëllezërve Azizi, nuk duhet mendim nga ASK-ja

Për dy vëllezërit pa shtetësi të lindur, rritur e shkolluar në vendëlindjen e tyre në Kumanovë (rasti i paraqitur mbrëmë në Alsat M) të cilët nga muaj gusht i vitit të kaluar kanë aplikuar përsëri për marrjen e shtetësisë, kushdo që nuk zbaton ligjin do duhet të pergjigjet penalisht.

Dy janë momentet që duhet potencuar për byrokratët që guxojnë të jenë mbi ligjin:

1. Personat që kanë jetuar deri më 8 shtator 1991 në territorin e Republikës së Maqedonisë, marrin shtetësi vetëm me njërin nga dokumentet e përcaktuara. Pra, Agjencionit për Siguri Kombëtare-ANB, nuk i kërkohet mendim.

2. Edhe po të jetë parashtruar kërkesa nga “i huaj” për të cilët duhet të jep mendim ANB-ja, ai mendim nuk duhet të jepet më vonë së gjashtë muaj sepse me ndryshimet e fundit të ligjit thuhet: “Organi i cili vendos për paragrafin 1 pika 8 të ketij neni (fjala është për ANB- në) miraton vendim në afat prej gjashtë muajve pas parashtrimit të kërkesës së të huajit” .

Continue Reading

Bota

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron është goditur me shuplakë

Published

on

By

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron është goditur me shuplakë

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron është goditur me shuplakë nga një grua gjatë një bisede që ai kishte me qytetarët në rrugët e Parisit.

Në videon që është bërë virale në rrjetet sociale, shihet presidenti francez Macron teksa i afrohet një grupi personash për t’i përshëndetur, por një grua nis ta qortojë dhe menjëherë i afrohet dhe e godet me shuplakë. Pas këtij veprimi, shihet se gruaja është neutralizuar nga persona të tjerë si dhe punonjës të sigurisë.

Kjo nuk do të ishte hera e parë që Macron merr një sulm të këtij lloji, ai i mëparshmi ishte në vitin 2021. Në rastin e vitit të shkuar, Macron iu afrua një grupi për t’i përshëndetur kur një person i veshur me një bluzë të gjelbër e tërhoqi me një dorë, ndërsa me tjetrën e goditi në fytyrë. Qytetari që qëlloi presidentin u neutralizua, ndërsa mediat franceze raportuan se ai thirri “Poshtë Makronizmi”. Ende janë të paqarta, shkaqet që provokuan incidentin. Pas goditjes së kreut të shtetit francez, dy persona u arrestuan nga policia lokale.

Continue Reading

Lajme

Kriza energjetike problem për kompanitë!

Published

on

By

Kriza energjetike problem për kompanitë!

Kyetari i Odës Ekonomike Branko Azeski dhe Kryetari i OEMVP-së Mendi Qyra do të kërkojnë nga Qeveria që të zgjidhet problemi me krizën energjetike të bizneseve dhe kompanive. Mendi Qyra tha se do të mundohen të gjejmë zgjidhje edhe për të rinjtë që të mos ikin nga vendi.

“Një ndër problemet më të rëndësishme që ka biznesi sidomos mikro dhe biznesi i vogël është energjetika që ne sigurisht të kërkojmë nga Qeveria të gjejmë forma më të përshtatshme që të zgjidhet ky problem. Përveç problemin e energjetikës ne kemi problemin e resurseve njerëzore e cila për fat të keq të rinjtë edhe pjesa tjetër e popullatës po largohet nga Maqedonia dhe ne bëjmë ç’mos që të gjejmë forma të përshtatshme që ky problem të zbutet”, tha Mendi Qyra, kryetar i OEMVP.

“Ne do t’i përfaqësojmë interesat e bizneseve, kompanive, edhe në kushte kaq të vështira. Unë e di bagazhin e kolegut tim, dhe besoj që do t’i ndjek sukseset e tij të veprimtarisë”, theksoi Branko Azeski, kryetar i Odës Ekonomike.

Continue Reading

Aktuale