Connect with us

Lajme

Rasti “zhvatja” dhe PSP-ja, Janeva përballë prokurorëve tjerë, ç’do të ndodhë më tej?!

Published

on

Në konferencën e djeshme për shtyp të organizuar nga PSP-ja, ku Prokurorja Speciale, Lençe Ristovska së bashku me prokurorë tjerë, u prononcuan në lidhje me arrestimet e fundit ku ishte përfshirë edhe emri i Kryeprokurores Speciale Katica Janeva. Në këtë konferencë u tha se të gjithë procedurat nuk janë vënë në pikëpyetje për arsye se veprimet kanë qenë në përputhje me normativat ligjore, shkruan in7.

Por si është historiku i gjithë kësaj katrahure dhe a mundet të ndërlidhen ndodhitë që nga hapja e rastit “IMPERIA”, i cili thuhet se ishte motiv për zhvatjen e një biznesmeni nga ana e të akuzuarëve?

Në nëntor të vitit 2018, PSP-ja hapi rastin “IMPERIA”, në atë kohë kërkohej paraburgim për shumicën e të dyshuarve. Një muaj më vonë, pra në dhjetor të po të njëjtit vit, PSP-ja ndërron mendje dhe vendosi që t’i lirojë të dyshuarit, madje më vonë edhe tua kthej edhe dokumentet, kurse për këtë opinioni kuptoi vetëm kur u pa njëri nga të dyshuarit kryesorë në një sallë sportive në Gjermani, duke përcjellë ndeshje të hendbollit.

Në muajin mars të këtij viti, për shkak të një avarie të ngrohjes, në podrumin e këtij institucioni, ishin shkatëruar disa prova dhe dokumente, kurse disa nga provat e dëmtuara ishin pikërisht ato që kishin të bëjnë me rastin “IMPERIA”.

Të gjitha këto ngjarje të çuditshme që ndodhën, e që kishin të bëjnë me rastin “IMPERIA” nuk hapën asnjë dyshim tek prokurorja e rastit, Lile Stefanovska.

“Nuk frikësohem, nuk kam pse të jem pjesë e hetimit “- ka thënë prokurorja, Lile Stefanovska.

Ajo më tej ka thënë se të gjitha përgjigjet për zhvatjen eventuale ndaj biznesmenëve të njohur do të duhet të kërkohen tek Katica Janeva.

“Në bazë të Ligjit për Prokurori Speciale, çdo dokument që del nga kjo Prokurori Publike, e nënshkruan vetëm Katica Janeva, dhe kur mungon nënshkruhen Prokurorët që autorizohen. Unë nuk kam nënshkruar asnjë vendim që ka dalë nga kjo Prokurori… As mendimet për lëshimin nga paraburgimi shtëpiak, as vendimin për kthimin e dokumenteve të Cvetan Pandeleski.”, ka thënë prokurorja, Lile Stefanovska.

Në konferencën e djeshme për media e thirrur nga disa prokuror, në krye me Lençe Ristovskën, por pa Katica Janevën, e cila nuk kishte shkuar në punë, kërkuan nga opinioni që mos të dyshojnë në punën e tyre, dhe ta respektojnë prezumimin e pafajësisë.

“Sot nuk jam para jush vetëm në emrin tim, por edhe emrin e prokurorëve që janë këtu me mua, por edhe në emër të prokurorëve që janë në pushim vjetor, prokurorët Rrustemi, Donev dhe Fetai.
Jam këtu para jush edhe në emër të gjithë ekipit hetues të Prokurorisë Speciale dhe në emrin e të gjitha shërbimeve profesionale të kësaj Prokurorie… Dua t’ju siguroj të gjithëve se interesi jonë primar është ruajtja e integritetit të këtij institucioni dhe dua tu siguroj se gjithmonë si ekip hetues, kemi vepruar në bazë të ligjit.” –ka thënë prokurorja speciale, Lençe Ristovska.

Lençe Ristovska gjithashtu ka potencuar se qëndrojnë pas punës së bërë, kanë vepruar sipas ligjit në të gjitha procedurat hetimore, por për veprimet e Janevës, nuk deshi të përgjigjet, pasi janë në fazë para-hetimore./in7.tv/

Continue Reading

Lajme

Dauti: Për shtetësinë e vëllezërve Azizi, nuk duhet mendim nga ASK-ja

Published

on

By

Dauti: Për shtetësinë e vëllezërve Azizi, nuk duhet mendim nga ASK-ja

Për dy vëllezërit pa shtetësi të lindur, rritur e shkolluar në vendëlindjen e tyre në Kumanovë (rasti i paraqitur mbrëmë në Alsat M) të cilët nga muaj gusht i vitit të kaluar kanë aplikuar përsëri për marrjen e shtetësisë, kushdo që nuk zbaton ligjin do duhet të pergjigjet penalisht.

Dy janë momentet që duhet potencuar për byrokratët që guxojnë të jenë mbi ligjin:

1. Personat që kanë jetuar deri më 8 shtator 1991 në territorin e Republikës së Maqedonisë, marrin shtetësi vetëm me njërin nga dokumentet e përcaktuara. Pra, Agjencionit për Siguri Kombëtare-ANB, nuk i kërkohet mendim.

2. Edhe po të jetë parashtruar kërkesa nga “i huaj” për të cilët duhet të jep mendim ANB-ja, ai mendim nuk duhet të jepet më vonë së gjashtë muaj sepse me ndryshimet e fundit të ligjit thuhet: “Organi i cili vendos për paragrafin 1 pika 8 të ketij neni (fjala është për ANB- në) miraton vendim në afat prej gjashtë muajve pas parashtrimit të kërkesës së të huajit” .

Continue Reading

Bota

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron është goditur me shuplakë

Published

on

By

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron është goditur me shuplakë

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron është goditur me shuplakë nga një grua gjatë një bisede që ai kishte me qytetarët në rrugët e Parisit.

Në videon që është bërë virale në rrjetet sociale, shihet presidenti francez Macron teksa i afrohet një grupi personash për t’i përshëndetur, por një grua nis ta qortojë dhe menjëherë i afrohet dhe e godet me shuplakë. Pas këtij veprimi, shihet se gruaja është neutralizuar nga persona të tjerë si dhe punonjës të sigurisë.

Kjo nuk do të ishte hera e parë që Macron merr një sulm të këtij lloji, ai i mëparshmi ishte në vitin 2021. Në rastin e vitit të shkuar, Macron iu afrua një grupi për t’i përshëndetur kur një person i veshur me një bluzë të gjelbër e tërhoqi me një dorë, ndërsa me tjetrën e goditi në fytyrë. Qytetari që qëlloi presidentin u neutralizua, ndërsa mediat franceze raportuan se ai thirri “Poshtë Makronizmi”. Ende janë të paqarta, shkaqet që provokuan incidentin. Pas goditjes së kreut të shtetit francez, dy persona u arrestuan nga policia lokale.

Continue Reading

Lajme

Kriza energjetike problem për kompanitë!

Published

on

By

Kriza energjetike problem për kompanitë!

Kyetari i Odës Ekonomike Branko Azeski dhe Kryetari i OEMVP-së Mendi Qyra do të kërkojnë nga Qeveria që të zgjidhet problemi me krizën energjetike të bizneseve dhe kompanive. Mendi Qyra tha se do të mundohen të gjejmë zgjidhje edhe për të rinjtë që të mos ikin nga vendi.

“Një ndër problemet më të rëndësishme që ka biznesi sidomos mikro dhe biznesi i vogël është energjetika që ne sigurisht të kërkojmë nga Qeveria të gjejmë forma më të përshtatshme që të zgjidhet ky problem. Përveç problemin e energjetikës ne kemi problemin e resurseve njerëzore e cila për fat të keq të rinjtë edhe pjesa tjetër e popullatës po largohet nga Maqedonia dhe ne bëjmë ç’mos që të gjejmë forma të përshtatshme që ky problem të zbutet”, tha Mendi Qyra, kryetar i OEMVP.

“Ne do t’i përfaqësojmë interesat e bizneseve, kompanive, edhe në kushte kaq të vështira. Unë e di bagazhin e kolegut tim, dhe besoj që do t’i ndjek sukseset e tij të veprimtarisë”, theksoi Branko Azeski, kryetar i Odës Ekonomike.

Continue Reading

Aktuale