Connect with us

Lajme

Pse nuk u arrestua Katica Janeva. A kishte urdhër-arrest për të?

Published

on

Prokuroria Publike Themelore dhe anëtarë të Ministrisë së Brendshme kishin urdhër për arrestimin e kryeprokurores speciale, Katica Janeva, këtë ka raportuar portali në gjuhën maqedonase MKD.mk, nga ky portal thonë se këto informacione janë siguruar nga burime jozyrtare, transmeton in7.

Gjithnjë sipas këtyre burimeve, gjatë kohës kur është bastisur shtëpitë e të pandehurve, Janeva ka arriti që t’i telefonojë një ish-përfaqësuesi diplomatik në Maqedoni, i cili ka qenë edhe pjesëmarrës në marrëveshjen e Përzhinosh. Përveç kësaj bisede telefonike, shkruan portali, Janeva është dëgjuar edhe me një përfaqësues të lartë të autoriteteve maqedonase.

Të pranishëm në këtë rast, pohojnë se Janeva është kërcënuar se disa prej regjistrimeve janë depozituar edhe jashtë vendit, shkruan MKD.mk, përcjell in7.

Dje, prokurorja speciale, Lence Ristovska në emër të të gjithë prokurorëve tha se rastet individuale nuk duhet të ndikojnë në imazhin dhe punën e përditshme të PSP-së. Janeva nuk ishte prezent në këtë konferencë shtypi. Prokurorja e rastit “zhvatja” Vilma Ruskoska ka thënë se në këtë rast është përfshirë, përveç të pandehurve, edhe një prokuror nga njëra nga prokuroritë në vend, por identiteti në këtë fazë të hetimit nuk është zbuluar.

Sipas informatave ende të pakonfirmuara, i gjithë rasti në të vërtetë i referohet zhvatjes së parave për reklama në 1TV nga biznesmenët maqedonas me kërcënime për bizneset ose jetën private të tyre, dhe se në PSP ata kanë regjistrime, kurse te këto incizime qasje kishte edhe Bojan Jovanovski-Boki 13, drejtori i 1TV i cili u ka premtuar se do t’i fshinte regjistrimet dhe akuzat e mundshme ndaj tyre me ndihmën e Katica Janeva. Thuhet se deri më tani rreth 5 milionë euro janë mbledhur nga biznesmenët e përfshirë në një numër rastesh në PSP, shkruan MKD.mk, përcjell in7.

Por njëri prej tyre e theu këtë skemë. Me ndihmën e shërbimeve speciale bullgare, ai regjistroi disa nga bisedat telefonike me Jovanovskin. Në këto regjistrime, paratë kërkohen hapur, dhe pastaj një pjesë e tyre edhe janë paguar. Këto regjistrime nga shërbimet e vendit fqinj i janë dorëzuar edhe Kryeministrit Zaev./in7.tv/

Continue Reading

Lajme

Kufizime për hyrje në Itali për shtetasit e Maqedonisë së Veriut

Published

on

Italia ka vendosur masa kufizuese për qytetarët e disa vendeve gjatë hyrjes në Itali, duke lejuar të hyjnë qytetarët vetëm për motive të caktuara në Itali nga data 26 tetor deri 15 dhjetor/

Kufizimet vlejnë për shtetasit nga Maqedonia e Veriut, Shqipëria, Serbia, Mali i Zi, Bosnje Hercegovina, Libani, Azerbajxhani, Moldavia, Brunei dhe Armenia.

Ministria për punë të jashtme në Shqipëri sqaroi që qytetarët do të mund të hyjnë për këta motive: motive pune, motive shëndeti, motive studimi, motive urgjence, persona të cilët kthehen në vendin e tyre të rezidencës, familjarët e ngushtë të shtetasve shqiptarë të pajisur me leje qëndrimi të rregullt në Itali, personat të cilët kanë një marrëdhënie emocionale të provuar dhe të qëndrueshme me shtetas që janë rezident në Itali, sportist, teknik dhe gjykatës garash dhe shoqërues që marrin pjesë në aktivitete sportive olimpike, paraolimpike të certifikuara dhe me interes kombëtar.

“Shtetasit që udhëtojnë nga Shqipëria drejt Italisë, pavarësisht nga nënshtetësia dhe që kanë qëndruar aty më shumë se orë do ti nënshtrohen edhe një vetë izolimi ditor, në fund të të cilit do kryejnë edhe një tampon molekular apo antigjenik”, deklarojnë nga Ministria.

Continue Reading

Kosovë

Suma: Vendimi i Supremes është befasues, pa asnjë argument

Published

on

Gjykata Supreme ka hedhur poshtë vendimin e Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa që komuna e Hanit të Elezit të shkojë në rivotim.

Supremja e ka pranuar si të bazuar ankesën e kandidatit të Partisë Demokratike të Kosovës për kryetar të Hanit të Elezit, Mehmet Ballazhi.

“Kolegji i Gjykatës Supreme e ka aprovuar si të bazuar ankesën e kandidatit për kryetar të komunës së Hanit të Elezit, Mehmet Ballazhi, nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), dhe ka anuluar vendimin e PZAP-së, duke e kthyer çështjen në rivendosje” thuhet në vendimin e Supremes, njofton Klankosova.tv.

Me këtë rast ka ardhur edhe reagimi i kandidatit të pavarur për kryetar të Hanit të Elezit Rufki Suma.

Suma në Info Magazine në Klan Kosova tha se vendimi i Supremes nuk ka asnjë bazë edhe asnjë argument.

“Realisht është një vendim befasues. Ne ende nuk e kemi të qartë, një panel e ka marrë një vendim Gjykata Supreme e rrëzon atë vendim, e kthen përsëri në rivendosje pa ndonjë argument dhe pa ndonjë arsyetim në pesë faqe që i përshkruan më së shumti veprimet e PZAP-it”.

“Përndryshe vetëm akuzon se PZAP-i nuk ka pasur argumente të mjaftueshme për të marrë një vendim të tillë. Edhe njëherë po e them. Nuk tregon se në çka është e bazuar, në cilat argumente është i bazuar? kur vet kandidati tregon se i ka vizituar vendvotimet. Dhe me rastin e vizitës së vendvotimeve ajo është ndikim direkt”.

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, para disa ditësh kishte anuluar votat për kryetar të Komunës së Hanit të Elezit.

Sipas PZAP-së, zgjedhjet janë anuluar për shkak të minimit të integritetit të zgjedhjeve si rezultat i presionit dhe organizimit me qëllim të përfitimit dhe mbështetjes së votuesve.

Kandidati i PDK-së, Mehmet Ballazhi sipas rezultateve të KQZ-së, për zgjedhjet e 17 tetorit ka marrë me 50.98% të votave.

Continue Reading

Lajme

135 raste të reja, 11 viktima nga Covid-19 në Maqedoni

Published

on

MSH-ja, konform të dhënave nga ISHP-ja, njofton se gjatë 24 orëve janë bërë 1.514 testime kurse janë shënuar 135 raste të reja me COVID-19.

Në Shkup – 91, Kumanovë – 14, Kavadar – 7, Strugë – 4, Prilep – 3, Manastir, Strumicë, Sveti Nikollë, Kriva Pallankë dhe Demir Hisar nga 2, Shtip, Koçanë, Gjevgjeli, Vinicë, Vallandovë dhe Kratovë nga 1 rast.

Regjistrohen 330 pacientë të shëruar.

Në kushte spitalore kanë ndërruar jetë 11 pacientë.

2 nga Shkupi (67 dhe 79 vjeç), 2 nga Kriva Pallanka (67 dhe 76 vjeç), 2 nga Kumanova (73 dhe 74 vjeç) dhe nga një pacient nga Makedonska Kamenica (82) ,Ohri (80) ,Prilepi (74) ,Probishtipi (64) dhe Shtipi(70).

Në mënyrë plotësuese, konform Regjistrit për persona të vdekur me diagnozë të COVID-19 nga “Termini Im” nuk janë shënuar viktima tjera.

Në nivel vendi janë bërë gjithsejt 1.366.002 testime për COVID-19.

Numri i përgjithshëm i të diagnostifikuarve me COVID-19 në vendin tonë shkon në 199.901, numri i të shëruarve është 186.652, kurse i viktimave – 7.062. Numri i rasteve aktive është 6.187.

Continue Reading

Aktuale