Connect with us

Bota

Kokainë me vlerë 100 milionë e fshehur brenda ekskavatorit

Published

on

Një sasi e stërmadhe droge, 384 kg kokainë, po udhëtonin nga Australia për në Afrikën e Jugut, të fshehura në një ekskavator 20 tonësh.

Pakot me lëndë narkotike u diktuan nga forcat kufitare australiane pasi e kaluan ekskavatorin nën një skaner me rreze iks.

Zbulimi çoi në arrestimn e nj grupi të rëndësishëm, të cilët trafikonin drogë nga qyteza e fjetur e Bagnedor për në Nju Sauth Uejlls.

http://top-channel.tv/2019/07/17/kokaine-me-vlere-100-milione-e-fshehur-brenda-ekskavatorit/?foto=3#g

Continue Reading

Bota

Pamjet tronditëse në SHBA/ Tornadot me rrufe shkaktojnë kaos, ngrenë në ajër banesat (VIDEO)

Published

on

By

Pamjet tronditëse në SHBA/ Tornadot me rrufe shkaktojnë kaos, ngrenë në ajër banesat (VIDEO)

Videot dramatike tregojnë tornadon në Luiziana dhe Teksas, që ka shkaktuar një kaos të madh mes banorëve. Një përdorues i Twitter-it teksa lëvizte me makinën e tij në Autostradën 62 pranë Liqenit Charles, Luiziana, ndau klipin tronditës rreth orës 11:30 të mëngjesit.

Nga pamjet e filmuara duket një motor me 4 rrota që fluturonte në ajër nga kushtet ekstreme të motit. Gjithashtu në Liqenin Charles, të paktën një person u plagos kur erërat 64 mph shpërthyen dritaret e një shtëpie. Shtëpi e biznese kanë hasur dëme të mëdha.

Continue Reading

Bota

Bombardon droni turk, Rusia nis tanket – a po fillon një luftë e re? (Video)

Published

on

Janë rritur sërish tensionet mes Ukrainës dhe Rusisë pas disa muajsh armëpushimi.

Ushtria ukrainase shpërndau pamjet e një sulmi me dron TB2 ndaj një pozicioni të rebelëve pro-rusë në lindje të vendit pasi këta të fundit sipas autoriteteve kishin shkelur armëpushimin duke plagosur disa ushtarë të Ukrainës.

Pamjet e sulmit me dron “Bayraktar” TB2 bënë xhiron e globit pasi ishte hera e parë që Ukraina përdorte këto armë kundër rebelëve pro-rusë në lindje pasi i bleu nga Turqia.

Një veprim i tillë u konsideruar shkelje e rëndë prej autoriteteve ruse, të cilat kanë nisur tanket në kufi me Ukrainën në mbështetje të rebelëve.

Në rrjetet sociale janë publikuar video nga momenti i lëvizjes së tankeve ruse 10 kilometra larg vijës së kontaktit mes ushtrisë së Ukrainës dhe rrebelëve pro-rusë.

Ukraina dhe Rusia janë në konflikt që prej vitit 2014 kur rusët pushtuan Krimenë dhe mbështetën rebelët në lindje të vendit.

Rajoni është i tensionuar prej një rivaliteti të tillë, pasi NATO ka pozicionuar forcat e saj direkt pranë kufirit me Rusinë në shtetet balltike dhe një tensionim i situatës mund të çonte në situata krejt të paparashikueshme.

Ukraina bleu këtë vit disa dronë turq “TB2”, të cilët rezultuan të suksesshëm ndaj armatimit rus në luftën e Nagorni Karabakh të vitit të shkuar, ku ushtria azere shkatërroi në pak javë ushtrinë armene.

Continue Reading

Bota

Kokaina në çantat e fëmijëve, zbulohet operacioni miliona dollarësh i trafikantëve

Published

on

By

Kokaina në çantat e fëmijëve, zbulohet operacioni miliona dollarësh i trafikantëve

Pesë persona në Nju-Jork u akuzuan se kanë organizuar një rrjet të trafikimit të kokainës me vlerë miliona dollarë, duke përdorur çanta me të cilat fëmijët marrin ushqimin në shkollë.

Çantat e përdorura, shumica prej të cilave mbanin fotot e personazheve të dashur për fëmijët, dërgoheshin me postë në Nju-Jork dhe Masaçusets, sipas Prokurorit Special të Antidrogës. “Kjo ishte praktika normale e punës për këtë organizatë”, tha prokurorja speciale Bridget G. Brennan. “Por policisë nuk ia hodhën dot me këtë taktikë”.

Drejtuesit e kësaj bande, Carlos Duarte, 36 vjeç, dhe Alexis Garcia, 41 vjeç, akuzohen se kanë dërguar disa pako me çanta të mbushura me kokainë nga Porto Rico në Nju-Jork në periudhën maj 2020-korrik 2021.

Përveç tyre janë arrestuar edhe 3 persona të tjerë, Bryan Centeno-Rosado, 23 vjeç, Raul Sweeney, 27 vjeç, dhe Wesley Coddington, 43 vjeç. Hetuesit thanë se gjatë operacionit kanë sekuestruar 30 kilogramë kokainë.

Continue Reading

Aktuale