Connect with us

Lajme

“Helenik Petroleum” padit Maqedoninë e V., kërkon mbi 30 milionë dollarë

Published

on

Kompania greke Helenik Petroleum aktivizoi padinë para Gjykatës së Arbitrazhit në Paris për pagesën e 31 milionë dollarëve plus normat e interesit sepse Maqedonia nuk e respektoi marrëveshjen e shitblerjes për rafinerinë OKTA. Firma greke kërkon që paratë të paguhen për shkak se Qeveria nga viti 2008 deri në vitin 2011 nuk ka blerë 500.000 ton mazut në vit, siç parashikohej në marrëveshjen e vitit 1999. Shuma përfundimtare e pagesës që vendi duhet t’i bëjë Helenik Petroleumit do të dihet pas vendimit që pritet të merret shpejt. Sipas informacionit, shuma mund të rritet për dhjetëra milionë dollarë për shkak të normës së interesit.

Për këtë problem nga Ministria e Ekonomisë dhe zëvendës-kryeministrit për Çështje Ekonomike Koço Angjushev, nuk komentojnë asgjë, për shkak se siç thonë, ndjeshmërisë së procesit.

“Qeveria nuk komenton procedurat e arbitrazhit për shkak të ndjeshmërisë së procesit. Për të gjitha informacionet e reja, publiku do të informohet në kohën e duhur”- thonë nga Qeveria.

Kjo është padia e dytë e tillë përpara gjykatës së Parisit. Të parën Maqedonia e humbi dhe u pagoi grekëve 40 milion dollarë edhe pse vendimi ishte për një pagesë prej 86 milion. Kontrata e dëmshme për shitjen e rafinerisë së Shkupit, kompanisë greke Helenik ishte e vlefshme deri në maj të vitit 2019, me të cilën përveç dispozitës për blerjen e mazutit, vlente dhe metodologjia për vendosjen e çmimit të derivateve të naftës, që përmbante një numër të madh përfitimesh për palën greke. Rafineria e Shkupit e cila tani quhet OKTA nuk punon që nga viti 2011, nga kur aktiviteti kryesor është vetëm tregtia me derivatet e naftës dhe aktualisht mban 70 dhe 80 për qind të tregut me këto prodhime.

 

BURIMI: Alsat-M

Continue Reading

Lajme

Maqedonia, Bullgaria dhe Shqipëria sot nënshkruajnë memorandumin trepalësh për Korridorin 8

Published

on

By

Maqedonia, Bullgaria dhe Shqipëria sot nënshkruajnë memorandumin trepalësh për Korridorin 8

Maqedonia, Bullgaria dhe Shqipëria do të nënshkruajnë memorandumin trepalësh që do të nënshkruhet sot në Sofje.

Sipas njoftimeve nga kabineti i ministrit të Transportit, Blagoj Boçvarski po udhëton sot në Bullgarinë fqinje.

Ky memorandum është për përfundimin e Korridorit 8 dhe sipas qëllimit të deklaruar është përcaktimi i gatishmërisë së tre vendeve për planifikim afatgjatë dhe zhvillim të koordinuar të Korridorit 8 me fokus në projektet që janë me rëndësi më të madhe për rajonin dhe gatishmërinë për të zbatuar masat për transport të shpejtë dhe të pandërprerë të mallrave në pikat kufitare./Telegrafi/

Continue Reading

Lajme

Tërmeti me magnitudë 6.1 shkund Greqinë/ Lëkundjet ndjehen deri në Egjipt e Izrael

Published

on

By

Tërmeti me magnitudë 6.1 shkund Greqinë/ Lëkundjet ndjehen deri në Egjipt e Izrael

Një tërmet i fortë ka shkundur mëngjesin e sotëm Greqinë ndërsa është ndjerë edhe në disa shtete të tjera.

Tërmeti ra 156 kilometra në juglindje të ishullit Karpathos në Greqi dhe ishte me magnitudë 6.1 i shkallës Rihter. Thellësia ishte 66.3 kilometra nën tokë.

Lëkundjet e forta u ndjenë edhe në ishullin e Kretës, që javët e fundit është tronditur nga disa tërmete. Ky tërmet është ndjerë edhe në Egjipt e Izrael, kanë raportuar mediat e këtyre vendeve.

Continue Reading

Kosovë

Vërtetohet pafajësia e ish-ministres së Kosovës

Published

on

By

Vërtetohet pafajësia e ish-ministres së Kosovës

Kolegji penal i Gjykatës së Apelit të Kosovës ka refuzuar si të pabazuar ankesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, duke liruar nga akuza ish-ministren Meliza Haradinaj Stublla pasi që nuk është vërtetuar se e njëjta e kryer veprën penale mos raportimi apo raportimi i rremë i pasurisë, i të ardhurave, i dhuratave, i dobisë tjetër materiale ose detyrimeve financiare.

Ndaj aktgjykimit të lartcekur, ka paraqitur ankesë Prokuroria Themelore në Prishtinë, duke i propozuar kolegjit penal të Gjykatës së Apelit të Kosovës, që ankesa të aprovohet, ndërsa çështja penale t’i kthehet gjykatës së shkallës së parë në rigjykim.

Kolegji penal i Gjykatës së Apelit të Kosovës pas shqyrtimit të të gjitha shkresave të lëndës dhe vlerësimit të pretendimeve ankimore, ka konstatuar se ankesa e Prokurorisë Themelore në Prishtinë është e pabazuar, pasi që aktgjykimi i lartcekur i Gjykatës së Themelore në Prishtinë, nuk është përfshirë në asnjë shkelje ligjore, për faktin se nga provat e administruara nuk është vërtetuar se e akuzuara Haradinaj -Stublla, ta ketë kryer veprën penale për të cilën ishte akuzuar, andaj edhe me të drejtë është liruar nga akuza./21Media

Continue Reading

Aktuale