Connect with us

Komente

Goliotoku im

Published

on

SHKRUAN: Ibraim Kazimi

Goliotoku im, është nofka për ishullin më të mramë në rendin pasues modern të syrgjinimit bashkëkohorë. Është, pseudonimi i një vend-arresti me fasada ngjyrash të zbehura, që “u ka dalë boja” deri në transparencë.

I rrethuar qark e tërthorë me hendek të thellë dallimesh të shpikura me shorte fatëkeqësishë e mundësishë të pabarabarta deri në kërdi banale, ishulli, zbarkohet nga kohë zotimesh të absurdeve e neverishë në sfonde syprinash me kufizime qenësie.

Aty brenda , ndodhesh me porosi të listave nga vullnete të tjetrit. Ishulli i lemerive, i ndërtuar enkas, është koncept objektesh imanente për mbushje të oborreve për alibi të palaçove ! Brenda, këtyre gardheve meskine me kordinata të limiteve paradoksale, jehojnë vargoj refrenesh kakofonik të korrit të korbave.

Goliotoku im, sot të paskësh, horizont të tërhequr zvarrë, nën një vijë-lakimi të rrethit vicioz.

Me zgjatime arqitekturash gri me efekte aristokracije të vonuar, kundërmon llahtari persekutuese nga të katër anët.

Ndërkaq, hapësirat e jashtme janë nënmbulime labirintesh të pavërejtura, me orare perverse të lëvizjeve të përgjuara.

Goliotoki im, u gjend papritmas në epiqendër të shtatë detrave, me dallgë gurmane, falë talentit të shqisave të mimikrisë së dikatatorit shkurtabiq .

Goliotoku im, te paskësh qenë projekt i moçëm gjigant xhuxhësh, për oazë të rehatshme ndëshkimesh, në një kënetcë të vockël me iluzione bretkocash për mbathje, shumë larg syve koshient të ekzistencës.

Është alkatraz-imi më amatorë dhe meskin i pashalluqeve mesjetare, i rikonstruar sipas shablloneve të interpretimeve të blasfemive që vezirët mendje-asimiluar me “apendikse” të pareduktuara funksionale, ia lexonin diktatorit xhuxh` në vesh.

Është, bastioni i fundmë i shpresave të këputura përballë mureve te reja kufitarë, me teknologji të glorifikuar gjembash me efikasitet të shtuar strategjik e perfeksionim meskin për beteja të shpifura për sakrilegje të erës së arratisjeve eksode.

Ujdhesa e qarqeve me fauna të egra predatorësh nga njëra anë dhe murret e paragjykimeve perfide të imazheve për perspektiva në anën tjetër, ia shtojnin namin prej ishulli të tmerrshëm. Ishulli i dikurshëm i behareve të kënduara pranverore, tanimë të qenka kuja e damkave acare, gjithandej ..?!

Gjithandej, gjëmojnë, pankartat e përmendjeve smirake për kanosje famoze identitetesh e autoktonishë dhe zhigosje të prushtë të numrit rendorë skllavërues në lëkurat e shpluara shpirtërore të dinjiteteve.

Kështjella drakulle e joshjes me hije errësirash të rastësive të imponuara me akuza përjashtuese e intriguese, Goliotoku im, lëngon i shtrirë në pellgun e ujërave të ftohta, përreth soditjeve traumatike me pritje të dendura padurimesh, të shujtave të mbijetesës vrazhdë.

Goliotoku im, qenka ujdhesa e distancave me cikle motesh udhe, tejet larg asaj toke që ma trashëguan në fillim të frymimit të qenies sime. Të qenka, ruina e shkatëruar e kalasë së besëlidhjes, që në lindje, tri herë ma kishin kënduar, në vesh të djathtë, kumbimin e ëmbël të legjendës së saj.

Ishulli i izoluar me ndalesa të vizitave ç`mallëse dhe ishulli i zhbërjeve të rrepta të nderimeve dhe dashurive të çiltëra të zemrave njerëzore. Gjithçka i nënshtrohej kontrollit të egër të moskalimit të dashamirësive të hapura dhe rigorozitetit barbar të uzurpimit të çdo shkëndije shprese që do synohej të futej brenda, si shpresë dite, muaji apo moti.

Aty ku tani, gjithçka aneksohej e grabitej, vidhej e rrënohej, me indiferencë legale, haptazi, e me transparencë injoranti, pa skrupull, pa pardon, pa turp, vetëm nën pretekstin e regullave të pashkruara të pushtetit të improvizuar të analfabetëve… ! Ah…ah…Goliotoki im !

Goliotoku im, aty ku sot asociohet sinonimi i normave hipokrite, simboli i jetëve të sosura në mashtrim, të jetë metafora e dënimeve të mendjeve të ndritura, me procese të montuara me dekretin e “mbretërve analfabetë”.

Mbase, të jetë ujdhesa famëkeqe e zullumit mbi qenien e shpirtin e pafajshëm njerëzorë.

Goliotoku im, kjo gërmadhë nënshtrimesh e vuajtjesh, poshtërimesh e përçnderimesh të sovranitetit të brezave me lozje fëmijësh, me këngë vashash, me garime çunash, me urata prindësh e bekime pleqësh, të qenka konvertim kadastre në “hapsanenë” e të tjerrave caqe e të tjerra misioneve.. !

Ky ishull i Ri, të ndodhej jo me pahir, në mes ujërave të trazuara me dallgë të vështira jete. I shndëruar tanimë, në bastion të robërimeve të tmerrshme, në fortifikatë të kobshme të ëndrrave dhe ambicieve, shpresave dhe përkushtimeve . ishull- burgu i ri i afsheve të njoma të imagjinatave dhe vizioneve me bekim ardhmërie. Ishulli i bishave të zgjebura të ditës dhe shtrigave hermafrodite të natës.

Goliotoku im dikur ishte rrëfimi përallorë me fabulë misterioze të protagonizmit kolosal të asaj qenie bashkëkohore që kundrohet me kultin e ikonës sotme dhe po aq, historia mistike e kuriozitetit të ekzistencës së djeshme deri në një bartje mishërimi të një legjende të koduar deri në psalm të së një nesërmeje..!

Goliotoku Im, duhej të ishte – Emëruesi i përbashkët i testamentit te dyllosur shpirtërorë të thesarit të trashëgimive të Lashtësisë hyjnore, përtej imagjinate,të shkrirë në ndriçim krenarie e sedre rrënjësh fisnore dhe njëkohësisht ninulla sublime e imazhit dhe kultivimit të Lutjes së Madhe nën dashurinë e amshimeve miqësore,të lashtë sa vetë jeta e toka.

Do të duhej të kishte mbetur, nahia e amanetit të ngjizur fëmijnorë, tek pandehej ballë-lartësimi i “kujtdoqofshit” në gjirin e shenjtë të lirisë “tejkrahinore” e “tejpersonale” – përtej kufijve mendorë e paragjykues në allatarin identifikues. Të vetmin alltar, që s`ia del pa mos fliju, për çdo natë nga një ëndërr dhe për çdo ditë nga një uratë vehteje..!

Mandej me sakrificë të përmotshme në ceremoni Feste e Vaji , me pakime dhe sht`ime , me zmbrapsje dhe hapërime këmbëngulëse; me stemë të vulosur njerëzie në ballë drejt ishullit me sfida shkretirash, ku sizifi djerësonte tamlin e nanës, në tokën e përveçme me rrënjë që përcjellin gjer` n`vdekje….

Goliotoki im – Olimpi im i përditshëm hyjnor
Goliotoku im, ah Jerusalemi im
Goliotoku im – ah, Vendlindja ime…

Continue Reading

Komente

Çun Lajçi pas festës në Skenderaj: Nuk e kisha besuar se një Drenicë do t`i gëzohej humbjës se djalit të Hamëz Jasharit

Published

on

Aktori i njohur ka reaguar në Facebook përmes një postimi.

Çun Lajçi kishte disa fjalë për t`u thënë të gjithë atyre të cilët festuan humbjen e Bekim Jasharit në Skenderaj.

Përmes postimit ai tha se nuk do ta besonte kurrë se një ditë ai do të ishte dëshmitar i festimeve për humbjen e djalit të Hamëz Jasharit.Ai tha se Drenica ka trima mirëpo nuk ka qenë në dijeni se ata urrejnë trimin e tyre.

“Jasharajt janë KosovaTri ditë mbas masakrës se Jasharajve e pata shkrua nji monolog për plisin e dheun.S’ishte ndonji mrekulli e madhe, por ishte shpresë (për ata që thojshin jemi ushtarët e Komandantit), se Ademi nuk ka vdekë. Asht gjallë n’fushat e Kosovës!Ndër ato pak fjalë që po ia thosha Hamzës të varri, ishte edhe nji krahasim: Azemi vdiq e shkoi tue i knua “Azem Bejta Azem Galica, ta pau sherrin tan Drenica”Cilit keni me ia knua ket kangë tash? Cilit?Prap po them s’ishte profeci, por ishte brengë e artistit, se tue njoft popullin tim, kisha frikë se s’kan me shkua edhe shumë vite, e kemi me dyshua n’secilin e kemi me harrua edhe Hamzën edhe Ademin e lakmia ka me na i vërbua sytë.E kisha nga frika, jo nga profecia!Unë s’isha melaqe me pa fatin mbas njizetë vitësh, por edhe plisin edhe dheun kisha me hangër e s’kisha me besua se nji ditë Drenicë ka me iu gëzua aq shumë humbjës se djalit t’Hamëz Jasharit, e ka me zbrazë kallasha (edhe pse shumë kush s’u skuq e m’tha “m…t e bani edhe ky për 4 vjet”)Drenica ka pasë trima, këtë e dinë të gjithë, por s’e kam ditë se e urrenë trimninë e vet e njeriun e vet s’e don. S’e kaq leht mashtrohen!Humbje asht për VV-në, AAK-në e partitë lakmiçare si PDK, por i biri i Hamzës e Jasharajt s’janë humbja, janë Kosova e krenaria e shqiptarisë!Mos iu gëzoni humbjës së Bekimit, se kjo flet për diçka që s’duhet e s’dua ta them as unë!
18.10.2021″, shkroi aktori Lajçi.

Continue Reading

Komente

Xhaferi me apel për tetovarët: Sot e keni në dorë ta ndërroni pushtetin dhe t’i jepni fund Teutës dhe bandës së saj!

Published

on

Aktivisti Arianit Xhaferi përmes një statusi në facebook ka bërë apel ndaj tetovarëve se sot e kanë në dorë që ta ndërrojnë pushtetin dhe t’i japin fund Teutës dhe bandës së saj, përcjell in7

Postimi i plotë:

Sot është dita kur flet qytetari. Kujtoni gjithçka që ka ndodhur gjatë viteve që na kanë vrarë, na i kanë djegur njerëzit të gjallë, na kanë lënë pa ujë, na kanë poshtëruar e përbuzur, na kanë përzënë nga votrat tona, na kanë vjedhur paratë për t’ua dhënë familjarëve të tyre, na kanë helmuar, na kanë marrë ujërat për të ndërtuar hidrocentralet e tyre, na i kanë lënë rrugët me gropa, na ka dalë kanalizimi në rrugë, na kanë nervozuar se s’kemi gjetur një vendparkim, na kanë futur në borxhe, na kanë sulmuar qentë endacakë, na kanë gënjyer e na kanë mashtruar çdo ditë…
Sot e keni në dorë ta ndërroni pushtetin dhe t’i jepni fund Teutës dhe bandës së saj. Zgjidhja e vetme e problemeve është #numri6 në listën e votimit, ka përfunduar aktivisti Xhaferi./in7.tv/

Continue Reading

Komente

Ibrahimi: nëse ju ofrojnë para për votë, merrjauni, por dënoni për pafytyrësinë

Published

on

By

Zeqirja Ibrahimi në Facebook:

Paratë që ua ofrojnë merrjauni, sepse ato janë para që i kanë vjedhur nga ju, nga populli.

Por, dënoni për pafytyrësinë që duan t’ju blejnë me 1000 denarë në katër vjet, ndërsa vetë janë bërë milionerë.

Ata ecin me patika që kushtojnë disa qindra euro, ndërsa fëmija juaj nuk i ka 10 denarë për simite në shkollë.

Ata vozisin makina që kushtojnë mbi 100 mijë euro, ndërsa ju dergjeni lart e poshtë me autobusë e në këmbë.

Andaj, nëse ju ofrojnë para për votë, merrjauni, por dënoni për pafytyrësinë.

Continue Reading

Aktuale