Connect with us

Lajme

El Cheka vs Ali Ahmeti/ Ja si përgjigjet El Cheka ndaj akuzave se pas “bombave” qëndron UDB-ja

Published

on

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti mbrëmë nga Saraji akuzoi se pas bombave që po i publikon El Cheka qëndron UDB-ja.

“Unë nuk dëgjoj ca përgjime e disa biseda private që po shpërndahen, po si nuk ndodhi asnjë bisedë private për anëtarët e LSDM dhe VMRO po ku janë bisedat tjera. Po mire këta tjerët a nuk kanë folur biseda private asgjë? Këta gjithçka kanë devalvuar. Ne nuk duam drejtësi selektive, ne duam veting, ne duam që lufta kundër krimit dhe korrupsionit të udhëhiqet njësoj pasi e keqja nuk ka nacionalitet”, u shpreh kryetari i BDI-se, Ali Ahmeti.

Por Sheqerim Ahmeti i njohur si El Cheka i është përgjigjur Ahmetit me akuza të rënda. Ja postimi i tij:
“Ali Ahmeti tha se përgjimet na ka dhën UDBA?
Cila UDB-ë, se me sa e di un ti edhe pasaport të atyre ke patur, të kujtohet në airportin e Zurichut si ta gjeti baci Sul pasaportën me emrin Aleksander Antic dhe me foton tënde?

Ti je vet UDBA o shizofren me dokument, mos e përmënd UÇK-në se turpëron dëshmorët dhe të burgosurit, ti nuk le shqiptar pa ofenduar o i biri torbeshkës që memzi folte shqip, ata Izetat që i dërgoni për me sjell para për likujdimin tim mbaji pak më afër që tju gjejm të gjithve bashk mos të na lodhni duke u kërkuar, duke derdh gjak shqiptarësh mbajte pushtetin, por ai gjak do të mbys o Antiç, shihemi së shpejti!”, ka në rrjetin social Facebook, El Chekaa.

 

 

BURIMI: ina-online.net

Continue Reading

Lajme

Shkupjanja me makinë “futet” në ndërtesën e BE-së (Foto)

Published

on

Gjatë mbrëmjes së djeshme një grua ma makinën e saj është aksidentuar në ndërtesën e BE-së në Shkup.

Si pasojë janë thyer dritaret e zyrës së BE-së. Ajo në makinë ka qenë së bashku me një person tjetër.

Continue Reading

Kosovë

​Gastronomët e Kosovës përmes borive të makinave shprehin pakënaqësinë e tyre me masat e reja antiCOVID-19

Published

on

Shoqata e Gastronomëve e Kosovës, në shenjë pakënaqësie me masat e fundit qeveritare, përmes borive të makinave, sonte për disa minuta ka protestuar në rrugën përballë objektit të Qeverisë së Kosovës.

Qeveria e Kosovës në kuadër të masave të reja për luftimin e pandemisë, vendosi dje për shtyrjen e orarit të gastronomisë deri në orën 23:00. Më herët ky sektor ishte lejuar të punojë deri në 21:30. Ndërkohë ora policore mbetet në fuqi nga mesnata e deri në pesë të mëngjesit, me përjashtim të rasteve emergjente.

Shoqata e Gastronomëve të Kosovës kërkon që të punohet sipas rregulloreve Komunale, që muzika të jetë në proporcion me këtë orar, dhe ora policore të hiqet.

“Masat nuk kanë kuptim që të kufizojnë veprimtaritë biznesore, por të stimulojnë vaksinimin e popullatës, si zgjidhja e vetme për daljen nga kjo krizë. Përderisa i lejojmë të hyjnë vetëm personat e vaksinuar dhe ata që ofrojnë dëshmi, pse të mos punojmë me kapacitete të plota?!”, thuhet në një reagim të kësaj shoqate e cila për nesër ka paralajmëruar mbledhjen e jashtëzakonshme të Kuvendit, në orën 14:00.

Ndryshe, edhe Asociacioni i Komunave të Kosovës ka paralajmëruar se do të kërkojë serish heqjen e orës policore, pasi që numri i rasteve të reja me koronavirus po shënon rënie dhe tash e sa ditë nuk ka asnjë rast me përfundim fatal.

Continue Reading

Kosovë

Ushtarët e FSK-së do të nisen për në stërvitjen qendrore të Forcave të Armatosura Sllovene

Published

on

Ministri i Mbrojtjes i Kosovës Armend Mehaj është deklaruar me rastin e dërgimit të një kontingjenti të FSK-së në stërvitjen e Forcave të Armatosura sllovene “Disaster Relief and Military Mobility Exercise 2021” (DRM2 EX21), me kolegët e tyre të forcave sllovene dhe 19 forcave të shteteve tjera të BE-së dhe NATO-s.

Në një postim në Facebook, ministri Mehaj thotë se kjo stërvitje synon të forcojë gatishmërinë e Forcave të Armatosura sllovene për të marrë pjesë në sistemin e mbrojtjes nga fatkeqësitë natyrore dhe fatkeqësitë e tjera në Slloveni, si dhe për të integruar sigurinë me shtetet anëtare të BE-së dhe forcat tjera partnere, sikurse Kosova, në fushën e mobilitetit ushtarak dhe mbështetjes logjistike.

“Mirënjohje dhe vlerësim i lartë për partneritetin me ministrinë dhe forcat homologe sllovene. Besim i plotë në shkathtësitë profesionale specialistike të ushtarakëve tanë dhe aftësive ndërvepruese me forcat partnere. Forca djem, për Nderin e Kombit dhe Flamurin tonë! Për më të mirën, për veten dhe miqtë tanë!”, shkruan Mehaj.

Stërvitja “Disaster Relief and Military Mobility Exercise 2021” ka nisur më 18 tetor dhe zgjat deri më 29 tetor. Përveç Kosovës, në këtë stërvitje marrin pjesë edhe Shqipëria, Austria, Belgjika, Kroacia, Mali i Zi, BeH, Franca, Gjermania, Italia, Luksemburgu, Maqedonia Veriore, Rumania, Çekia, Polonia, Rumania etj.

Continue Reading

Aktuale