Connect with us

Lajme

Bozhinovski: Tek “Boki 13” janë gjetur përgjime

Published

on

Gazetari Zoran Bozhinovski ka dhënë informacione sot se gjatë bastisjes tek Bojan Jovanovski janë gjetur inçizime mes funksionarëve të VMRO – DPMNE – së. Sipas tij, bëhet fjalë për gjithsej 804 biseda të realizuar nga Mickovski dhe funksionarë të partisë së tij.

“Tek Boki 13 është gjetur një hardisk 1 TB me biseda të Mickovskit me të gjithë deputetët e VMRO-DPMNE-së dhe funksionarë partiak nga Ndërtesa e Bardhë. Kanë të bëjnë me periudhën prej 2010 deri 2016” – shkruan gazetari Zoran Bozhinovski, përcjell in7.

Sipas tij, tani kusht i vetëm i Mickovskit për tu ulur në takim me Zaevin, qenka garancia e këtij të fundit që këto biseda të mos dalin në publik dhe të mos jenë pjesë e hetimeve./in7.tv/

Continue Reading

Lajme

Linjë e hapur tek Avokati i popullit për shkeljen e të drejtës së votës 0800-54321

Published

on

Qytetarët në rrethin e parë të Zgjedhjeve lokale sot mund të raportojnë çdo shkelje të të drejtës së votës në linjën telefonike falas 0800-54321, e cila do të funksionojë nga ora 07:00 deri në orën 19:00 në zyrën e Avokatit të popullit. Nga Avokati i popullit, gjithashtu informon se të hapur për qytetarët do të jenë të gjitha shtatë zyrat e Avokatit të Popullit në: Shkup, Manastir, Kërçovë, Kumanovë, Strumicë, Tetovë dhe Shtip, në mënyrë që t’i ndihmojnë ata në realizimin dhe mbrojtjen e të drejtave të tyre të votës.

Përveç linjës falas, qytetarët do të mund të telefonojnë në numrat e mëposhtëm të telefonit për mbrojtjen e të drejtave të tyre: Tetovë: 044 344- 082, Strumicë: 034 329- 996, Kërçovë: 045 228-586, Manastir: 047 242-310 , Shtip: 032 389-701 dhe Kumanovë: 031 431-488.

Nga Zyra e Avokatit të Popullit gjithashtu theksojnë se e drejta e votës është e garantuar në mënyrë kushtetuese si e barabartë, e përgjithshme dhe e drejtpërdrejtë dhe ushtrohet në zgjedhje të lira me votim të fshehtë dhe se askush nuk duhet të mbajë përgjegjësi për ushtrimin e kësaj të drejte, prandaj shkelja aksidentale e lirisë zgjedhja e zgjedhësve si dhe shkeljet e tjera të së drejtës për të votuar janë vepra penale të dënueshme dhe apelon tek të gjithë aktorët në procesin zgjedhor që të respektojnë protokollet shëndetësore të përcaktuara për mënyrën e votimit.

Continue Reading

Lajme

Gjermania i jep kredi milionëshe Turqisë për mbrojtjen e klimës

Published

on

Gjermania do ta mbështesë financiarisht Turqinë për teknologji më të favorshme ndaj mjedisit.

Këtë e deklaroi kancelarja Angela Merkel gjatë vizitës në Stamboll.

“Gjermania do të mbështesë në nivel bilateral”, tha Merkel pas takimit me presidentin turk Rexhep Tayip Erdogan.

Lidhur me këtë po zhvillohen ende bisedime. Sikurse njofton agjencia e lajmeve Reuters, Turqia pas ratifikimit të Marrëveshjes së Parisit për mbrojtjen e Klimës ka marrë një premtim kredie në vlerën mbi 3.1 miliardë euro.

Kjo shumë, sipas marrëveshjes, do të lëvrohet nga Banka Botërore, Franca dhe Gjermania.

Gjermania duhet të lëvrojë mbi 200 milionë euro, bëhet e ditur. Merkel e përshëndeti ratifikimin nga Turqia të Marrëveshjes së Parisit për mbrojtjen e Klimës. Tani të gjitha shtetet e G20 e kanë nënshkruar këtë marrëveshje.

Takimi mes Merkelit dhe Erdoganit u zhvillua në pjesën historike të qytetit Tarabya buzë ngushticës së Bosforit.

Tema të tjera të vizitës së lamtumirës të kancelares në Stamboll ishin edhe Afganistani dhe bisedimet që po zhvillohen me talibnët, situata aktuale në Libi e në Siri si dhe politika e BE-së për migracionin. Merkeli deklaroi, se në samitin e BE-së javën e ardhshme do të angazhohet, që Turqia të marrë ndihma të mëtejshme nga BE për kujdesin ndaj refugjatëve sirianë.

Turqia ndodhet në njërën prej itinerareve kryesore të transitit për refugjatët që synojnë të mbërrijnë në Evropë. Në marrëveshjen e vitit 2016 Ankaraja premtoi ndër të tjera se do të veprojë kundër bandave të kontrabandës me njerëz, që kalojnë refugjatët në Greqi. BE e ka mbështetur në kompensim Turqinë gjatë viteve të kaluara me shuma miliardëshe.

Merkeli tha, se është evidentuar, që për disa tema ne jemi të një mendimi.

“Ne e kuptojmë që në aspektin gjeostrategjik jemi shumë të varur nga njëri-tjetri”, deklaroi kancelarja duke iu referuar Afganistanit, migracionit ilegal, si edhe zhvillimeve në Afrikë. /Deutsche Welle/

Continue Reading

Kosovë

Voton Kryeministri Kurti, zotohet se do të punojë në fuqizimin e komunave

Published

on

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka hedhur votën e tij.

Kurti ka thënë se si qytetar i Kosovës ka shfrytëzuar të drejtën për të votuar.

“Si qytetar i Republikës posa ushtrova të drejtën për të votuar në këto zgjedhje të lira. Qytetarët në Kosovë sot vendosin se kush do të vendos, përcaktohet se kush do të jenë udhëheqësit e tyre. Inkurajoj të gjithë qytetarët që të shfrytëzojnë këtë moment demokracie”, tha Kurti para mediave.

Gjithashtu, Kurti u zotua që së bashku me Qeverinë do të punojë në fuqizimin e komunave.

“Si kryeministër unë bashkë me qeverinë tonë do të punojë në fuqizimin komunave. 4 vite të mbara, të mira i presin qytetarët anekënd Kosovës ku ata jetojnë dhe punojnë”, deklaroi ai.

Qendrat e votimit janë hapur në ora 07:00, dhe qytetarët kanë të drejtë të votojnë deri në ora 19:00.

Continue Reading

Aktuale