Connect with us

Bota

Boris Xhonson/ Sulmi skandaloz ndaj islamit, la botën muslimane me shekuj mbrapa

Published

on

Ish-ministri i Jashtëm britanik, Boris Xhonson, akuzohet për “nxitjen e urrejtjes”, pasi ka shkruar një ese ku sulmon ashpër besimin Islam, duke deklaruar ndër të tjera se bota myslimane ka mbetur “shekuj prapa Perëndimit”.

Pretendenti kryesor për të qenë kryeministri i ardhshëm i Britanisë së Madhe, në vend të Tereza Mejit, pretendon se feja Islame ka diçka që e ka mbajtur mbrapa zhvillimit në krahasim me pjesën tjetër të botës, duke krijuar sipas tij një “brengë myslimane”, që ka ushqyer thuajse çdo konflikt.

“Ka pasur më shumë hidhërim dhe konfuzion, deri në pikën ku gati në çdo vend – nga Bosnja në Palestinë deri në Irak dhe Kashmir – është përfshirë nga një lloj ndjenje e brengave myslimane”- shkroi Xhonson në vitin 2006. Komente të tilla u kritikuan ashpër nga “Tell Mama”, një organizatë që monitoron urrejtjen anti-myslimane në Britani, e cila tha se kjo ese e ish-shefit të diplomacisë britanike, tregon një mungesë të theksuar kuptimit të kësaj feje.

Ndërkohë në një reagim të tijin Këshilli Mysliman i Britanisë (MCB), tha se njerëzit duan tashmë të dinë nëse ka gjasa që kryeministri i ardhshëm i vendit të besojë ende se “Islami në vetvete, e pengon rrugën drejt progresit dhe lirisë”.

Muhamed Amin, ish-kryetar i Forumit Mysliman Konservator, thotë se analiza e Xhonsonit, rrezikon të “promovojë urrejtjen ndaj myslimanëve”. Ky debat vjen pasi ai Xhonson është akuzuar tashmë për islamofobi, pasi përdori një shkrim në një gazette, për t’i krahasuar gratë që mbanin burka me “kutitë prej letre” dhe “grabitësit e bankave”.

Xhonson shkroi për ngritjen e Islamit në një shtojcë të librit të tij “Ëndrra e Romës” i vitit 2006 mbi perandorinë e lashtë romake, me titull “Dhe pastaj erdhën myslimanët…”, zbuloi e përditshmja “The Guardian”. Ndër të tjera ai shkroi:”Duket se ka diçka tek Islami, që na ndihmon vërtet për të shpjeguar se përse nuk ka pasur rritje të borgjezisë, asnjë lloj kapitalizmi liberal, dhe prandaj nuk ka sot përhapje të demokracisë në botën myslimane.

Është e jashtëzakonshme të mendosh, se nën perandorinë romake/bizantine, qyteti i Kostandinopojës e mbajti për 1 mijë vjet ndezur “pishtarin” e dijes, dhe nën sundimin osman, shtypshkronja e parë nuk u pa në Stamboll deri në mesin e shekullit XIX. Ka diçka që i ka lënë ata shekuj prapa”.

Këshilli Mysliman i Britanisë, theksoi më tej në reagimin e tij:”Shumica prej nesh, janë të interesuar të zbulojnë nëse Xhonson e beson ende se Islami po e pengon mënyrë rrugën tonë drejt përparimit dhe lirisë”. “Tell Mama”, thekson se në esenë e tij Xhonson i portretizon myslimanët si “një hordhi apo një turmë myslimanësh, të cilët kishin pak kohë për të mësuar nga trashëgimia e qytetërimeve, si ai i Romës”.

Duke protestuar për këtë qëndrim, Këshilli thotë se me këtë frazë Xhonson sugjeron se myslimanët ishin disi “të kufizuar mendërisht nga Islami”. “Kjo tregon mungesën e të kuptuarit të Islamit. Kur dihet shumë mirë që ka pasur shumë myslimanë, të cilët Islami i ka frymëzuar për të prodhuar disa nga format më të bukura të artit apo arritjeve shkëncore”- vijon më tej reagimi.

Shtab i njerëzve që qëndrojnë pas Xhonsonit, që është gati i sigurtë se do të shpallet kreu i ri i konservatorëve dhe kryeministër i Britanisë javën e ardhshme, nuk iu përgjigj kërkesës tonë për të komentuar mbi këtë çështje.

Në esenë e tij të 13 viteve më parë, Xhonson shkroi:”Është koha të marrin në konsideratë akuzën qendrore të bërë nga të gjithë, nga Uinston Çërçill tek Papa, sipas të cilëve problemi i vërtetë me botën islame është Islami”. Mbetet të shihet nëse qëndrimet verbale islamofobike, do të përkthehen apo jo në akte abuzive qeveritare./përktheu dhe përshtati in7.tv/

BURIMI: The Indipendent

Continue Reading

Bota

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron është goditur me shuplakë

Published

on

By

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron është goditur me shuplakë

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron është goditur me shuplakë nga një grua gjatë një bisede që ai kishte me qytetarët në rrugët e Parisit.

Në videon që është bërë virale në rrjetet sociale, shihet presidenti francez Macron teksa i afrohet një grupi personash për t’i përshëndetur, por një grua nis ta qortojë dhe menjëherë i afrohet dhe e godet me shuplakë. Pas këtij veprimi, shihet se gruaja është neutralizuar nga persona të tjerë si dhe punonjës të sigurisë.

Kjo nuk do të ishte hera e parë që Macron merr një sulm të këtij lloji, ai i mëparshmi ishte në vitin 2021. Në rastin e vitit të shkuar, Macron iu afrua një grupi për t’i përshëndetur kur një person i veshur me një bluzë të gjelbër e tërhoqi me një dorë, ndërsa me tjetrën e goditi në fytyrë. Qytetari që qëlloi presidentin u neutralizua, ndërsa mediat franceze raportuan se ai thirri “Poshtë Makronizmi”. Ende janë të paqarta, shkaqet që provokuan incidentin. Pas goditjes së kreut të shtetit francez, dy persona u arrestuan nga policia lokale.

Continue Reading

Bota

Është zgjidhur misteri i deleve që bënin rrethin në Kinë!

Published

on

By

Është zgjidhur misteri i deleve që bënin rrethin në Kinë!

Javën e kaluar, një video e deleve në Kinë duke lëvizur në rrathë për 12 ditë u bë virale në mediat sociale

Pronari i fermës tha në atë kohë se nuk mund ta kuptonte pse kjo sjellje ishte zhvilluar tek delet dhe pasi videoja origjinale u publikua nga kanali shtetëror kinez People’s Daily, ai tha se delet ishin të shëndetshme.

Menjëherë pas publikimit të videos, u zhvilluan teori konspirative që shkuan aq larg sa flisnin për shenja që tregonin “fundin e botës”.

Sipas shkencëtarëve, megjithatë, shpjegimi për sjelljen e deleve ka shkaqe krejtësisht natyrale dhe sigurisht që nuk lidhet me sëmundjen listeriozë, e cila mund të shkaktojë çorientim te kafshët, pasi të gjitha kafshët e prekura prej saj ngordhin brenda 48 orëve.

“Duket se këto dele janë mbajtur në një vend për një kohë të gjatë dhe kjo mund të ketë bërë që ato të sillen në mënyrë të çuditshme, pra të qarkullojnë për shkak të stresit të shkaktuar nga burgimi i tyre i gjatë”, tha profesori Matt Bell nga Departamenti i Bujqësisë i Universitetit. në Gloucester.

“Sapo filluan disa dele, pastaj u bashkuan të tjerat sepse janë kafshë tufe dhe duan të jenë me “miqtë” e tyre”, shtoi profesori britanik.

Continue Reading

Bota

Makina futet brenda një dyqani në SHBA, 1 viktimë dhe 19 të plagosur

Published

on

By

Makina futet brenda një dyqani në SHBA, 1 viktimë dhe 19 të plagosur

Një makinë ka përfunduar brenda një dyqani “Apple” në SHBA, duke i marrë jetën një personi dhe duke plagosur 19 të tjerë. Aksidenti i rëndë ndodhi në orët e para të mëngjesit, ndërsa autori dyshohet se ka humbur kontrollin e mjetit

“Një SUV me ngjyrë të errët kaloi me një shpejtësi marramendëse dhe goditi shumë njerëz”, tha prokurori i qarkut, ndërsa drejtuesi është ende i paidentifikuar.

Njësitë reaguese gjetën “shumë pacientë të plagosur para dyqanit dhe brenda në dyqan, ndërsa disa të tjerë ishin ngjitur pas murit nga automjeti”, tha shefi i zjarrfikësve gjatë një konference shtypi të hënën.

Apple lëshoi ​​një deklaratë duke thënë se “zemrat tona janë me anëtarët e ekipit dhe klientët tanë që u plagosën dhe të gjithë ata që u prekën nga ky incident i tmerrshëm”.

Dyqani Apple ndodhet në këndin e pasmë të dyqaneve luksoze Derby Street. Hyrja e dyqanit përballet me një parking të madh ku qindra vizitorë ecin çdo ditë.

Zona e blerjeve është veçanërisht e ngarkuar gjatë sezonit të festave, me dyqanin Apple dhe restorantet dhe dyqanet përreth që mbledhin turma të mëdha këtë kohë të vitit.

Continue Reading

Aktuale