Connect with us

Lajme

Zaev: Prokuroria të vërtetojë fajësinë apo pafajësinë e Janevës (VIDEO)

Published

on

Kryeministri Zoran Zaev u shpreh se Prokuroria Publike duhet të konfirmojë se vallë prokurorja speciale Katica Janeva është e përfshirë apo e keqpërdorur në rastin “Reket”.

Në intervistën për agjencinë e lajmeve MIA, Zaev thotë se e respektojmë prezumimin e pafajësisë, por në të njëjtën kohë të gjitha indikacionet dhe dëshmitë patjetër duhet të procesuohen deri në fund që të dëshmohet faji apo pafajësia e çdo personi të përfshirë në hetime.

Zaev tha se me hapjen e këtij rasti demonstrohet luftë e qartë dhe e padyshimtë kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit dhe kthehet besimi tek shteti juridik, ndërsa ligjo do të vlejë për të gjithë.

“Ligji duhet të vlej njëjtë për të gjithë pa dallim për kë bëhet fjalë. Në rastin tani më ka dy të dyshuar, ndërsa siç kam dëgjuar në media është konfiskuar telefoni i prokurores speciale Katica Janeva që të vërtetohet nëse ka lidhje mes asaj dhe të dyshuarit të parë. Për shkak pozitës së lartë të saj kjo jep motiv për spekulime të ndryshime politike. Sipas meje, Prokuroria Publike duhet të tregoj nëse ajo është keqpërdorur në tërë këtë proces ose është e përfshirë vet”, ka thënë Zaev.

 

Zaev u bëri thirrje edhe biznesmenëve tjerë nëse kanë qenë target i reketit të paraqiten në Prokurorinë Publike.

Continue Reading

Lajme

Taravari: I shokuar nga sulmi kriminal në Gllogjan, shumë jetë të pafajshme e sidomos fëmijësh po na ikin këtë muaj!

Published

on

Kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari, ka reaguar pas sulmit me armë zjarri ndaj autobusit në Gllogjan të Deçanit, ku mbetën të vrarë të paktën tre persona, përcjell in7.

Jam i shokuar nga sulmi kriminal ndaj autobusit që ndodhi në Gllogjan, ku ka edhe viktima, mesin e tyre nxënës shkolle.
Në këto çaste të rënda jam me familjarët e të vrarëve, duke u lutur për durim…
Pres që organet e rendit të zbardhin menjëherë këtë krim monstruoz!
Shumë jetë të pafajshme e sidomos fëmijësh po na ikin këtë muaj!
Zot na Mbro!, ka shkruar Taravari në Facebook./in7.tv/

Continue Reading

Kosovë

Reagon Kryeministri Albin Kurti për ngjarjen në Gllogjan

Published

on

Ka reaguar edhe Krzeministri i Kosovës , Albin Kurti lidhur me ngvjarjen e sontme që e tronditi Gllogjanin, ku mbetën të vrarë 3 perspna.

Ai shprehë ngushëllime familjarëve të viktimave, duke iu dëshiruar shërim të shpejtë të plagosurve, dhe fton policinë të mobilizohet me kapacitetet e saj të plota.

“Sonte u tronditëm nga lajmi për sulmin me armë zjarri ndaj autobusit me nxënës në Gllogjan të Deçanit. Sipas Policisë së Kosovës nga ky sulm kanë mbetur të vrarë tre qytetarë të vendit tonë, prej të cilëve dy nxënës.
Në emrin tim dhe në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës, u shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjeve, shokëve e shoqeve, që humbën më të dashurit në këtë sulm. Të plagosurit i dëshirojmë shërim të shpejtë.
Policia është mobilizuar me kapacitetet e saj të plota për ta hetuar këtë krim të rëndë, e për të mundësuar drejtësi”, theksoi Kurti.

Continue Reading

Lajme

Jovevski: Materialet e ADN-së nesër do t’u dorëzohen Prokurorisë bullgare

Published

on

Prokurori Publik I Maqedonisë së Veriu, Ljubomir Jovevski tha se nga instituti i mjekësisë ligjore kanë siguruar ADN-t e familjarëve të viktimave dhe ato materiale gjatë ditës së nesërme do të dorëzohen tek pjesëtarët e Prokurorisë së Bullgarisë dhe së bashku me këto materiale atyre do tu dorëzohet edhe materiali i dokumenteve që deri në këtë moment prokuroria i ka siguruar.

“Kolegët bullgar gjatë ditës së sotme arritën në Prokurorinë Publike të Republikës së Maqedonisë së Veriut, ne nga institute I mjekëses ligjore kemi siguruar AND-t e familjarëve të viktimave dhe ato materiale gjatë ditës së nesërme do të dorëzohen tek pjesëtarët e Prokurorisë së Bullgarisë dhe së bashku me këto materiale atyre do tu dorëzohet edhe materiali i dokumenteve që deri në këtë moment prokuroria i ka siguruar”, tha Jovevski.

Continue Reading

Aktuale