Connect with us

Lajme

“Reketi”, Ristovska: Veprimet e individëve s’e prishin imazhin e PSP-së

Published

on

Prokuroria Speciale më nuk është Katica Janeva. Kjo është porosia të cilën deshën ta përcjellin prokurorët specialë, pasi që Katica Janeva u ndërlidh me rastin “Reket”, ku i dyshuar është personi kontrovers Bojan Jovanovski i njohur në opinion si Boki 13.

Në emër të prokurorëve foli Lençe Ristovska. Ndonëse gazetarët këmbëngulën, ajo nuk dha përgjigje të saktë nëse distancohen nga shefja e tyre dhe afera me të cilën ajo ndërlidhet me shantazhuesit tashmë të dyshuar, të cilët kanë zhvatur para nga biznesmeni Orce Kamçev.

 

G: Do të thotë distancoheni nga ajo?

“Siç thash edhe më parë ne bëjmë thirrje që të gjitha zhvillimet që janë aktuale, të qartësohen më mirë meqë kjo është në interesin tonë, në emër të institucionit dhe në emër të të gjithëve. Më duhet të bëj thirrje për respektimit të parimit të prezumimit të pafajësisë”, tha Lençe Ristovska, prokurore Speciale

“Katica Janeva sot nuk ishte në punë. Kolegët e saj sigurojnë se dje kanë mësuar se do të japë dorëheqje por edhe se kolegë prokurorë ia kanë marrë telefonin, për të kontrolluar nëse ka komunikuar me Boki 13. Sot personalisht nuk kam kontaktuar me prokuroren speciale lidhur me dorëheqjen, pak para se të publikohet në faqen tonë të internetit, do të thosha në të njëjtën kohë na u bë e ditur të gjithë neve”- tha Lençe Ristovska, prokurore Speciale.

Prokuroria Speciale porositi se skandali nuk duhet ta rrënojë këtë institucion.

“Unë ndjehem si dëm kolateral, meqë i tërë veprimi im ka qenë në pajtim me ligjet”- u përgjigj Lençe Ristovska, prokurore Speciale.

Më këmbënguljen e gazetarëve para kamerave u ndal edhe Lile Stefanova, prokurore e cila hetonte pastrimin e parave në rastin “Perandoria”. Stefanova siguroi se nuk ka nënshkruar asnjë dokument me të cilin nga paraburgimi do të liroheshin Orce Kamçev, Sasho Mijallkov dhe të dyshuarit e tjerë.

“Në përputhje me Ligjin për PSP-në të gjitha vendimet që do të dalin nga kjo Prokurori i nënshkruan vetëm prokurorja Speciale, Katica Janeva. Unë nuk kam nënshkruar asnjë vendim, as mendimet për lirimin nga paraburgimi në arrest shtëpiak, e as vendimin për dhënien e dokumenteve për udhëtim”- pohoi Lile Stefanova, Prokuroria Speciale.

Një natë më parë me urdhër të Prokurorisë për Krim të Organizuar, policia arrestoi Bojan Jovanovskin, i njohur si Boki 13 dhe Zoran Milevski- Kiçeec. Që të dy dyshohen se kanë marrë 1.5 milionë euro nga biznesmeni Orce Kamçev për ta ndërprerë hetimin e Speciales për “Perandorinë”. Katica Janeva mbeti pa celular. Prokuroria ia mori telefonin ndërsa gjykata Bojan Jovanovskit dhe Zoki Kiçeecit u shqiptoi 30 ditë paraburgim.

“Nuk ka para të shënuara, por kemi regjistrime. Po, edhe të bisedave edhe regjistrime vizuale”- tha Vilma Ruskoska, prokurore.

Në momentin derisa Ruskoska jepte deklaratë, policia mori urdhër që ta dërgojë Bojan Jovanovskin në Shtukë.

“… kërkoj ndjesë që ju ndërpres përderisa flitni gënjeshtra….”

Hetimi për reket, të cilin e hapi Prokuroria për Krim të Organizuar deri tani i dyshon Bojan Jovanovskin, i cili paraqitet si pronar joformal i televizionit 1TV dhe Zoran Milevskin. Përveç celularit të Katica Janevës, prokuroria ka sekuestruar kompjuterë, usb si dhe veshje luksoze. Kallëzimin për reket në Prokurori e ka paraqitur biznesmeni Orce Kamçev i dyshuar në rastin “Perandoria” për pastrim parash.

 

BURIMI: Alsat-M

Continue Reading

Lajme

Bozhinovski: LSDM humbi legjitimitetin nga zgjedhjet e mëparshme

Published

on

Vladimir Bozhinovski në emisionin “24 analiza” tha se dështimi i LSDM-së në këto zgjedhje është për shkak të dëshpërimit që qytetarët kanë pritur nga kjo parti.

“Janë dëshpëruar për zhvillimin e shtetit në disa aspekte dhe pas marrjes së legjitimitetit në zgjedhjet e kaluara, LSDM filloi t’i humb dhe të bie”, tha Bozhinovski.

Ai tha se nga viti i kaluar ka ndryshyar perceptimi pozitiv ndaj Filipçes dhe shtetit dhe në vend të mbështetjes, ka perceptim negativ.

“Gjithmonë zgjedhjet lokale janë kombinim për punën e kryetarit dhe puna e qeverisë. Edhe në vitin 2017 ishin zgjedhje lokale dhe ato ishin zgjedhje ku qeveria mori legjitmitetin”, tha Bozhinovski./Telegrafi/

Continue Reading

Bota

Ish-sekretarja e kampit nazist del para gjyqit për vrasjen e 11.000 njerëzve

Published

on

Një ish-sekretare 96-vjeçare e kampit të përqendrimit nazist është paraqitur para gjyqit në Gjermani për dyshimin se ka bashkëpunuar për vrasjen e mbi 11.000 njerëzve të burgosur aty.

Furchner e cila ishte 18 vjeç kur filloi të punonte në kampin Stutthof në Poloni si sekretare e komandantit Paul Werner Hoppe, po gjykohet në një gjykatë për të rinjtë për shkak të moshës së saj kur krimet u kryen.

Pasi tentoi të ikte nga gjyqi në shtator, duke dalë nga shtëpia dhe më pas udhëtoi me një taksi, ajo u arrestua disa orë më vonë dhe u dërgua në mbajtje për pesë ditë, raporton Guardian.

Përveç emrit, adresës së saj dhe se është e ve, ajo nuk i është përgjigjur asnjë pyetje tjetër.

Gjykatës iu tha se ajo “duhet të ketë qenë e informuar për të gjitha ngjarjet” që ndodhën aso kohe nga nazistët në Stutthof për shkak të rolit të saj kyç administrativ.

Continue Reading

Lajme

KSHZ-ja kërkon listën e kompanive që kanë importuar “Fingerprint”

Published

on

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve dy ditë pas zgjedhjeve lokale nga Drejtoria e Doganave kërkoi listën e kompanive që eventualisht kanë porositur aparate të njëjta për leximin e shenjave të gishtave nga jashtë vendi, si ato që u shfrytëzuan në zgjedhje. Këtë për Alsat e konfirmoi kryetari i KSHZ-së, Aleksandar Dashtevski i cili tha se këtë e kërkojnë për arsye sigurie, që të mos vijë deri te mundësia e përzierjes së aparateve që i siguroi KSHZ me aparate të njëjta të mundshme të blera nga kompani dhe firma private.

“Kemi indikacione se përgjigja do të jetë pozitive, se asnjë kompani nuk ka importuar pajisje të tilla deri më tani. A keni pasur ndonjë njoftim si KSHZ që ndoshta disa kompani kanë porositur pajisje të tilla? – Nuk kishim njoftim të tillë, siç thashë, e bëra për sigurinë tonë, për të qenë të sigurt se nuk kishte diçka të tillë, që mos të dalë se të tjerët po importojnë, për t’u siguruar që askush nuk ka importuar pajisje të tilla deri më tani- Pse po e bën këtë Komisioni Shtetëror Zgjedhor, a nuk ka shërbime sigurie që duhet ta bëjnë? – Po, ka. Siç thashë, për ne, për shkak të interesit personal që kemi, për t’u siguruar që nuk ka diçka të tillë”- deklaroi Aleksandar Dashtevski- kryetar i KSHZ.

Kjo kërkesë është pranuar nga Dogana një ditë më parë kurse shërbimet po kontrollojnë nëse ndonjë kompani apo institucion ka porositur pajisje të njëjta. Dashtevski siguron që pajisjet janë të sigurta dhe funksionale dhe tani për tani nuk ka nevojë të porositen tjera. Nëse ndonjë nga pajisjet prishet në pesë vitet e ardhshme, është detyrim i kompanisë gjermane “Dermalog” ta zëvendësojë me tjetër. Përndryshe, zgjedhjet do të mbahen përsëri në dy komuna. I tillë është rasti me Mavrovën dhe Rostushën si dhe Qendër Zhupën. Në të dy komunat nuk kishte pjesëmarrje të një të tretës së votuesve të regjistruar. Por, çfarë nëse nuk ka pjesëmarrje të mjaftueshme përsëri në votimin e përsëritur?

“Pra, ligjvënësi do të duhet të vendosë nëse ajo komunë duhet të zgjerohet, zvogëlohet e kështu me radhë, sepse nuk ka pjesëmarrje të mjaftueshme. Dhe mendoj se arsyeja është sepse nuk ka mjaft banorë në kuptimin që nuk janë të pranishëm në shtëpitë e tyre “- pohoi Aleksandar Dashtevski, Kryetar i KSHZ-së.

Në Mavrovë dhe Rostushë, 10.144 banorë kanë të drejtë vote. 3,144 persona e ushtruan të drejtën e tyre të votës, ndërsa pjesëmarrja ishte 31%. Që zgjedhjet të jenë legjitime në këtë komunë, duhet të votojnë 3,381 banorë. Në Qendër Zhupë, 7,317 banorë kanë të drejtë vote, ndërsa 1,873 banorë e ushtruan atë të drejtë, me një pjesëmarrje prej 25.60%. Së paku 2,439 qytetarë duhet të votojnë që rezultati i zgjedhjeve të njihet në këtë komunë.

Në Mavrovë dhe Rostushë, 10.144 banorë kanë të drejtë vote. 3,144 persona e ushtruan të drejtën e tyre të votës, ndërsa pjesëmarrja ishte 31%. Që zgjedhjet të jenë legjitime në këtë komunë, duhet të votojnë 3,381 banorë. Në Qendër Zhupë, 7,317 banorë kanë të drejtë vote, ndërsa 1,873 banorë e ushtruan atë të drejtë, me një pjesëmarrje prej 25.60%. Së paku 2,439 qytetarë duhet të votojnë që rezultati i zgjedhjeve të njihet në këtë komunë.

Mavrovë- Rostushë

Pjesëmarrja: 31%

Votues: 10.144

Kanë votuar: 3.144

Votat e nevojshme: 3.381

Mungojnë: 237 vota

Qendër Zhupa

Pjesëmarrja: 25,60%

Votues: 7.317

Kanë votuar: 1.873

Votat e nevojshme: 2.439

Mungojnë: 566 vota

Ndërkohë rrjedh afati prej 48 orësh për pjesëmarrësit në zgjedhje të cilët mund të paraqesin ankesa në KSHZ, në lidhje me rezultatin e zgjedhjeve. Nëse ankesat nuk pranohen nga KSHZ -ja, atëherë partitë dhe pjesëmarrësit në zgjedhje kanë të drejtë të paraqesin padi në Gjykatën Administrative, si instancë më e lartë. /Alsat M/

Continue Reading

Aktuale