Connect with us

Bota

Raportet e sigurisë tregojnë se si Assange ka ndërhyrë në zgjedhje në SHBA

Published

on

Dokumente të reja të marra ekskluzivisht nga CNN, zbulojnë se themeluesi i WikiLeaks, Zhulian Asanzh ka marrë disa dërgesa, ku me gjasë ndodheshin materialet e vjedhura që u përdorën në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016 në SHBA, gjatë një sërë takimesh të dyshimta në ambasadën e Ekuadorit në Londër.

Dokumentet bazohen në dyshimin e ngritur nga prokurori special Robert Myler në raportin e tij mbi ndërhyrjen ruse, se korrierët ia sollën Asanzhit në ambasadë, dosjet me materialet e vjedhura në rrugë kinerbetike.

Raportet e mbikqyrjes, përshkruajnë gjithashtu se si Asanzh e shndërroi ambasadën ekuadoriane në një qendër komande, prej nga ku orkestroi një seri zbulimesh të dëmshme që tronditën fushatën presidenciale të vitit 2016 në Shtetet e Bashkuara.

Pavarësisht se ishte i ngujuar në ambasadë, në pritje të një udhëtimi të sigurtë për në Ekuador, Asanzh është takuar shpesh dhe për orë të tëra me rusët dhe hakerat të nivelit botëror. Ai u pajis gjithashtu me një softuer të fuqishëm të ri kompjuterik, për të lehtësuar transferimet e të dhënave, vetëm disa javë para se WikiLeaks të merrte materiale të vjedhura nga hakerat rusë.

Këto detaje të rëndësishme, vijnë nga qindra raporte mbikqyrëse të përpiluara për qeverinë ekuadoriane nga “UC Global”, një kompani spanjolle private e sigurisë, dhe të cilat i zotëron tashmë edhe CNN. Këto raporte përshkruajnë lëvizjet e Asanzh, dhe ofrojnë detaje të panjohura mbi jetën e tij në ambasadë.

Ato i shtojnë ndërkohë një dimension të ri raportit të Myler, dhe tregojnë se si ËikiLeaks i ndihmoi rusët që të dëmtojnë zgjedhjet presidenciale në SHBA. Një zyrtar i shërbimit të inteligjencës ekuadoriane, i tha CNN se raportet e mbikqyrjes janë orgjinale.

Sipas tyre, Asanzh arriti të publikojë personalisht disa nga e-mailet e serverit të Komitetit Demokratik Amerikan “direkt nga ambasada”, ku ai jetoi për gati 7 vjet. Pas zgjedhjeve presidenciale në SHBA, kompania private e sigurisë përgatiti një vlerësim të kontakteve të Asanzh.

Raporti arriti në përfundimin, se nuk ka “asnjë dyshim se ekzistojnë prova”, sipas të cilave Asanzh ka pasur lidhje me agjencitë ruse të inteligjencës. “UC Global” nuk iu përgjigj kërkesave për të komentuar këto raporte. Asanzh, një shtetas australian, e ka mohuar gjithmonë akuzën se po punon për llogari të Kremlinit, duke këmbëngulur se burimi i informacioneve sekrete që publikon “nuk është as qeveria ruse, dhe as ndonjë palë shtetërore”.

Ai deklaroi se do të kishte publikuar informacione të dëmshme edhe për kandidatin e atëhershëm, Donald Trump, nëse do të kishte pasur në dispozicion të tilla. SHBA-ja ka ngritur disa akuza penale kundër Asanzh më herët gjatë këtij viti për rolin e tij në rrjedhjet e vitit 2010 të kabllove të fshehta diplomatike, të cilat WikiLeaks i mori nga analisti i zbulimit të ushtrisë amerikane, Çelsi Mening.

Policia britanike, e nxorri me forcë Asanzhin nga ambasada e Ekuadorit në prill të këtij viti, duke e arrestuar. Ai po vuan tashmë një dënim 1-vjeçar me burg, ndërsa po përpiqet të shmangë ekstradimin në SHBA. Vetë WikiLeaks refuzoi të komentojë mbi këto raporte, po ashtu edhe avokatët e Asanzh. Vendimi për t’i ofruar Asanzhit azil në ambasadë, u morr nga presidenti i atëhershëm ekuadorian Rafael Korrea, që pretendoi se po e e mbronte nga “persekutimi politik”.

Por azili i shërbeu për dy qëllime më të mëdha:Ai e rriti statusin e Ekuadorit në skenën botërore, dhe po kështu rriti edhe kredencialet e Korreas si një kundërshtarët kryesorë të SHBA-së në Amerikën Latine. Fillimisht diplomatët shpresonin ta dërgonin me shpejtësi Asanzhin në Ekuador. Por ky plan u bllokua, për shkak se Britania refuzoi të lejonte një kalim të sigurt të Asanzhit jashtë ambasadës.

Megjithëse qëndronte i mbyllur në disa dhoma brenda ambasadës, Asanzh ishte në gjendje të ushtronte një ndikim të madh. Që në fillim ai kërkoi dhe iu dha lidhja me internet me një shpejtësi të lartë, shërbim telefonik dhe qasje të rregullt tek miqtë e tij personalë.

Kjo marrëveshje, i dha mundësinë të mbante aktive faqen e WikiLeaks, thonë dokumentet. Asanzh përpiloi vetë ​​një listë të veçantë me emra njerëzish, që duheshin lejuar të hynin në ambasadë pa ndonjë mjet identifikimi, apo pa u kontrolluar nga siguria.

Ai u lejua madje që të fshinte emrat që donte nga blloku i shënimit të vizitorëve. Po sipas raporteve të sigurisë, për të shmangur kamerat, Asanzh i takonte në disa raste të ftuarit edhe brenda banjos së grave. Gjatë gjithë qëndrimit të Asanzh në ambasadë, Ekuadori punoi 3 kompani të sigurimit, për të kryer mbikëqyrje të vazhdueshme. Vetë Asanzh instaloi pajisjet e tij të regjistrimit, dhe përdori pajisje zhurmuese për të penguar përgjimin nga distanca.

CNN kontaktoi me 4 ambasadorët ekuadorianë, që kanë shërbyer gjatë qëndrimit të Asanzh në ambasadë. Vetëm njëri prej tyre prantoi të flasë, duke thënë se qeveria ekuadoriane nuk kishte ushtruar kurrë presion ndaj tij, për t’i garantuar ndonjë trajtim të posaçëm Asanzh, dhe se ai vetë i kishte vendosur Asanzhit disa rregulla strikte që ky i fundit duhej t’i ndiqte./përktheu dhe përshtati in7.tv/

BURIMI: CNNhttps://edition.cnn.com/2019/07/15/politics/assange-embassy-exclusive-documents/index.html

Continue Reading

Bota

Eurostat: Rreth 100 milionë qytetarë në BE përballen me rrezikun e varfërisë

Published

on

Rreth 100 milionë qytetarë në Bashkimin Evropian u përballën me rrezikun e varfërisë vitin e kaluar.

Zyra Evropiane e Statistikave (Eurostat) ka publikuar të dhëna për qytetarët që jetojnë në rrezik nga varfëria ose përjashtimi social në vendet e BE-së për vitin 2020.

Sipas kësaj 21,9 për qind e qytetarëve në BE u përballën me rrezikun e varfërisë ose përjashtimit social vitin e kaluar, ndërsa gjithsej 96,5 milionë qytetarë në vendet e BE-së jetonin në kufirin e varfërisë.

Vendet me përqindjen më të lartë të qytetarëve që jetojnë në kufirin e varfërisë janë Rumania (35,8 për qind), Bullgaria (33,6 për qind), Greqia (27,5 për qind) dhe Spanja (27 për qind).

Vendet me varfërinë më të ulët ose shkallën e përjashtimit social ishin Republika Çeke, me 11,5 për qind, Sllovakia me 13,8 për qind, Sllovenia me 14,3 për qind dhe Holanda me 15,8 për qind.

Shkalla e varfërisë në fjalë u regjistrua si 22,5 për qind në Gjermani, 18,9 për qind në Francë dhe 20,4 për qind në Belgjikë.

Continue Reading

Bota

Qyteti turk në “luftë”, përleshje e armatosur mes fiseve

Published

on

By

Qyteti turk në “luftë”, përleshje e armatosur mes fiseve

Një përplasje e ashpër me armë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në qytetin jug-lindor të Adanasë në Turqi duke shkaktuar shqetësim në të gjithë vendin. Mediat lokale raportojnë për një përplasje të armatosur mes dy fiseve që udhëheqin qytetin, ndërsa pamjet i ngjajnë atyre të luftës në Siri ku civilë me automatikë në duar qëllojnë ndaj njeri-tjetrit.

“Hurriyet” raporton se përplasja e armatosur ndodhi mes fisit “Cono” dhe një grupi tjetër në lidhje me kontrollin e aktiviteteve të paligjshme në qytet.

Nuk ka ende raportime për viktima apo të plagosur, ndërsa është dashur ndërhyrja e forcave speciale të policisë dhe ushtrisë për të stabilizuar situatën. Pas ndërhyrjes, policia ka arrestuar 30 persona.

Turqia mban vendet e para në Europë për numrin e armëve në duart e civilëve, ku krahas pistoletave që janë një realitet i përditshëm, në zonat lindore hasen edhe armët e gjata si pushkë dhe automatikë, të cilat përdoren shpesh në konfliktet mes fiseve duke shkaktuar një numër të madh të vdekurish çdo vit.

Continue Reading

Bota

Sulmi me dron i mori jetën 10 afganëve/ Pasi pranoi fajin, SHBA ofron dëmshpërblim dhe strehim për familjarët

Published

on

By

Sulmi me dron i mori jetën 10 afganëve/ Pasi pranoi fajin, SHBA ofron dëmshpërblim dhe strehim për familjarët

Departamenti amerikan i Mbrojtjes ka ofruar dëmshpërblim për familjarët e 10 personave që u vrarë gjatë një sulmi me dron në muajin gusht në Afganistan.

Zëdhënësi i Pentagonit, John Kirby tha se po bashkëpunon me Departamentin amerikan të Shtetit për t’i ndihmuar familjarët e viktimave që të zhvendosen në Shtetet e Bashkuara.

SHBA pranoi më herët se sulmi me dron në Kabul disa ditë para tërheqjes së saj ushtarake vrau 10 njerëz të pafajshëm.
Një hetim i Komandës Qendrore të SHBA zbuloi se një punonjës i ndihmës dhe nëntë anëtarë të familjes së tij, përfshirë shtatë fëmijë, vdiqën në sulmin e 29 gushtit. Fëmija më i vogël, Sumaya, ishte vetëm dy vjeç.

Sulmi vdekjeprurës ndodhi disa ditë pas një sulmi terrorist në aeroportin e Kabulit, në mes të një përpjekjeje kaosi të evakuimit pas kthimit të papritur të talebanëve në pushtet.
Kjo ishte një nga aktet përfundimtare të ushtrisë amerikane në Afganistan, para përfundimit të operacionit të tij 20-vjeçar në vend.

Inteligjenca amerikane kishte gjurmuar makinën e punonjësit të ndihmës për tetë orë, duke besuar se ishte e lidhur me militantët e ISIS-K, një degë lokale e grupit të Shtetit Islamik (IS), tha gjenerali i Komandës Qendrore të SHBA Kenneth McKenzie, i cili e përshkroi sulmin si një “gabim tragjik”.

Continue Reading

Aktuale