Connect with us

Bota

Pse Turqia nuk i beson SHBA-së

Published

on

Me një ekonomi në vështirësi të mëdha, Turqia po përballet tani edhe me sanksionet e SHBA-së, për shkak të blerjes së raketave mbrojtëse ruse, dhe me sanksionet e Bashkimit Europian për eksplorimet e vazhdueshme për naftë pranë brigjeve të Qipros.

Për një vend që dikur besonte se rruga e tij drejt fuqisë dhe prosperitetit, vinte përmes anëtarëimit në NATO dhe atij të dëshirueshëm në BE, kjo situatë paraqet një ndryshim dramatik. Udhëheqësit e vendit, duket se besojnë se përballja direkte me Shtetet e Bashkuara dhe Evropën, është mënyra më e mirë për të çuar përpara interesat e tyre.

Arsyeja e këtij ndryshimi, përfshin bashkimin e tendencave afatgjata, me ndryshimet më të fundit në botë, në Lindjen e Mesme dhe brenda vetë Turqisë. Kthimi i kokës pas, dhe analiza se si u prish aleanca SHBA-Turqi, duhet të shërbejë si një kujtesë për të dyja palët, se përplasja nuk ishte e pashmangshme.

Mjerisht, kjo analizë shërben gjithashtu si një paralajmërim ogurzi, se sa lehtë mund të përkeqësohet më tej kjo situatë. Gjatë gjithë Luftës së Ftohtë, Turqia nuk e pranoi lehtë të ishte partnerja e vogël të Uashingtonit, por e mbështeti SHBA-në në këmbim të mbrojtjes ndaj Bashkimit Sovjetik.

Për pasojë, ndjenjat antiamerikane në Turqi ishin të përhapura, kur në fundin e vitit 2002 në pushtet u ngjit presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan dhe Partia e tij për Drejtësi dhe Zhvillim (AKP). Gjithsesi, AKP-ja tentoi në fillim të forcojë statusin e Turqisë brenda një bote të qëndrueshme perëndimore, duke përdorur fuqinë e butë në Lindjen e Mesme.

Sigurisht, Ahmet Davutoglu, truri i politikës së jashtme të AKP-së kishte një pikëpamje të ekzagjeruar se çfarë mund të arrinte ndikimi diplomatik, kulturor dhe ekonomik i Turqisë. Disa nga përpjekjet e tij, si ai për ndërmjetësimin e paqes midis Izraelit dhe Sirisë, u dëshmuan të pasuksesshme.

Po kështu edhe propozimi i tij i vitit 2010, për një marrëveshje mbi programin bërthamor iranian, ishte i padobishëm nga perspektiva e Uashingtonit. Dhe megjithatë, Ankaraja mbështeti një vizion për një rajon më të bashkuar dhe më paqësor, dhe që nuk ishte tërësisht kundër qasjes së Uashingtonit.

Me fillimin e Pranverës Arabe në fund të vitit 2010, ambiciet e Turqisë u shtuan. Davutoglu dhe Erdogan, e panë atë si një mundësi për forcimin në vendet e rajonit të pozitave të partive islamiste, edhe pse kjo do të thoshte një përplasje direkte me regjimin e Bashar Al-Asadit në Siri dhe me Iranin.

Por edhe në këtë rast, synimet ideologjike të Turqisë mbetën mjaftueshëm në përputhje me pritshmëritë liberale të Uashingtonit, sipas të cilave islamikët e moderuar mund të vinin në pushtet përmes zgjedhjeve demokratike.

Por dështimi i Pranverës Arabe, i thelloi dallimet strategjike midis Uashingtonit dhe Ankarasë, duke konfirmuar për Erdoganin disa nga dyshimet e tij më të mëdha që ai kishte ndaj Perëndimit. Për më tepër, qeveria e Erdoganit u përball me intensifikimin e opozitës së brendshme, kritikave perëndimore, dhe rezistencës rajonale.

Për shembull në verën e vitit 2013, protestat në rrugë që çuan në një grusht shteti ushtarak kundër presidentit Muhamed Morsi dhe Vëllazërisë Myslimane në Egjipt, ndodhën në të njëjtën kohë me shpërthimin e protestave në Parkun Gezi në Stamboll, kundër autoritarizmit në rritje të Erdoganit në Turqi.

Edhe situata në Siri gjatë vitit që pasoi luajti rolin e vet të dëmshëm. Ndërsa Uashingtoni u shqetësua për mbështetjen turke ndaj grupeve radikale, Turqia u alarmua gjithnjë e më shumë nga krijimi i forcës ushtarake të kurdëve siriane, të lidhur me Partinë e Punëtorëve të Kurdistanit (PKK), duke i parë grupet radikale islamike si një kundërpeshë ndaj këtyre të fundit.

Dhe kur Uashingtoni nisi armatoste organizatën partnere të PKK-së në Siri, Njësitë e Mbrojtjes së Popullit (YPG), kjo duket se konfirmoi frikën më të keqe të turqve në të gjithë spektrin ideologjik të vendit:atë të një skenari për copëtimin e Turqisë.

Pas përpjekjes së grushtit të vitit 2016, Erdogan arriti në përfundimin se pas saj qëndronin anëtarët e lëvizjes se klerikut Fetullah Gylen, që banon prej vitesh në SHBA. Dhe refuzimi i Uashingtonit për të ekstraduar Gylenin, vetëm sa i thelloi dyshimet e Turqisë.

Në një botë gjithnjë e më kaotike dhe kërcënuese, Ankaraja po priret gjithnjë e më shumë nga përdorimi i fuqisë së ashpër. Problemi për politikëbërësit perëndimorë, përfshirë edhe ata në Uashington, është se një reagim tepër agresiv në lidhje me blerjen e raketave ruse, konfirmon besimin e Turqisë se Shtetet e Bashkuara janë krejtësisht armiqësore ndaj saj.

Ndërkohë, një reagim i dobët konfirmon besimin e Ankarasë, se një qasje e ashpër jep më shumë fryte. Nga ana tjetër Turqia, ballafaqohet me një problem edhe më të madh. Lëvizjet provocative, mund t’i japin zgjidhje disa prej politikave që ajo i konsideron më problematike në një periudhë afatshkurtër.

Por siç po ndodh tashmë, ato do të thellojnë në fund armiqësinë me amerikanët. Pra, që të dyja palët kanë çdo lloj arsye për të gjetur një mundësi për afrim me tyre, dhe çdo lloj arsye për t’u frikësuar se pa këtë afrim, marrëdhëniet mes tyre do të bëhen edhe më konfrontuese./përktheu dhe përshtati in7/tv/

 

BURIMI: “Foreign Policy

 

Continue Reading

Bota

Spanja drejt ndalimit të prostitucionit me ligj

Published

on

Kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez, është zotuar për ta bërë të jashtëligjshëm prostitucionin në Spanjë. Duke folur para mbështetësve të tij, në fund të Kongresit tre-ditor të partisë në Velancia, Sanchez ka thënë se kjo praktikë “skllavëron” gratë.

Prostitucioni është dekriminalizuar në Spanjë më 1995, derisa më 2016, Kombet e Bashkuara kanë vlerësuar se prostitucioni dhe veprimtari të ngjashme, kapin vlerën e 3.7 miliardë dollarëve. Një analizë e vitit 2009 ka gjetur se një në tre burra spanjollë ka paguar për marrëdhënie seksuale.

Kombet e Bashkuara kanë thënë se Spanja është qendra e tretë më e madhe e prostitucionit në botë, mbrapa Tajlandës dhe Puerto Rikos.

Prostitucioni nuk është i rregulluar në Spanjë dhe nuk ka dënime për ata që paguajnë për shërbime seksuale, për aq kohë sa diçka e tillë nuk ndodh në hapësira publike. Besohet se rreth 300,000 gra punojnë si prostituta në Spanjë.

Continue Reading

Bota

Ndërron jetë Colin Powell , ish-Sekretari Amerikan pas ndërlikimeve nga Covid-19

Published

on

Colin Powell, i pari person me ngjyrë në SHBA i emëruar Sekretar Shteti, ka ndërruar jetë si pasojë e ndërlikimeve për shkak të Covid-19, tha familja e tij përmes një postimi në Facebook, ku konfirmonte se ai kishte marrë dy dozat të vaksinës.

84-vjeçari Powell ka qenë një figurë e rëndësishme në formëzimin e politikës së jashtme amerikane gjatë administratave republikane në 20 vitet e fundit.

Presidenti George W. Bush ‘i pikëlluar thellë’ nga vdekja e Colin Powell: ‘Një American i madh”

Ish -Presidenti George W. Bush, nga Texasi e kujtoi ish -Sekretarin e tij të Shtetit Colin Powell, si një njeri dhe mik “shumë i respektuar” i familjes Bush, pasi mësoi për vdekjen e Powell.

“Laura dhe unë jemi thellësisht të tronditur nga vdekja e Colin Powell,” tha Bush në një deklaratë të hënën. “Ai ishte një “shërbëtor” i madh publik, duke filluar me kohën e tij si ushtar gjatë luftës së Vietnamit. »

Shumë Presidentë u mbështetën në këshillën dhe përvojën e Gjeneral Powell. Ai ishte Këshilltar për Sigurinë Kombëtare nën Presidentin Reagan, Kryetar i Shefave të Përgjithshëm të Shtabit nën babanë tim dhe Presidentin Clinton, dhe Sekretar i Shtetit gjatë Administratës sime.

“Ai ishte aq i preferuari i Presidentëve sa fitoi Medaljen Presidenciale të Lirisë – dy herë. Ai u respektua shumë brenda dhe jashtë vendit. Dhe më e rëndësishmja, Colin ishte një njeri i familjes dhe një mik. Laura dhe unë i dërgojmë Almës dhe fëmijëve të tyre ngushëllime të sinqerta ndërsa kujtojmë jetën e një njeriu të madh. ”

Pushtimi i Irakut në 2003 dhe sulmet terroriste të 11 shtatorit 2001, ishin dy ngjarje të spikatura gjatë qëndrimit të Powell si Sekretar i Shtetit, kujtojë Bush.

Në jetën private, në Qershor, 1993, Colin Poell me gradën Gjeneral, erdhi në Vlorë me të gjithë dinastinë Bush, Barbara Bush dhe djali Jeff, dhe u takua e drekoi në jahtin Alexandër, me Presidentin Berisha.

Kjo ka qenë një vizitë miqësore, dhe ishte një udhëtim turistik me jahtin Alexander, në detin Jon, me një qëndrim në ishullin e Sazanit.

Për ne shqiptarët ish Sekretari i Shtetit Colin Powell, do të kujtohet gjatë për vizitën e tij në Shqipëri, kur ai, vizitojë Tiranën, me vizitën e dytë të një Sekretari Shteti, më 2 maj 2003, përkatësisht në nënshkrimin “Karta e Adriatikut”, me ministrat e jashtëm të Shqipërisë, (Ilir Meta) Kroacisë dhe Maqedonisë.

Një vizitë kjo që hapi rrugën më pasë të tre këtyre vendeve Shqipërisë, Kroacisë e më pasë Maqedonisë së Veriut, në Aleancën e Veri-Atlantikut – NATO,n. 18 vjet nga pas nën/shkrimit të Kartës së Adriatikut jo vetëm Shqipëria, Kroacia por lumturisht edhe Maqedonia e Veriut, është bërë anëtare e NATO-s.

Gjatë viteve të mëvonshme pas largimit nga postet publike, Gjenerali në pension Colin Powell, u distancua nga Partia Republikane dhe do të mbështeste Partinë Demokratike në zgjedhjet presidenciale të fituara nga Barack Obama.

Ai la pas bashkëshorten, Alma Vivian (Johnson) Powell, me të cilën ishte e martuar në vitin 1962, si edhe tre fëmijë.

Continue Reading

Bota

Hungari: Opozita me kandidat të përbashkët për zgjedhjet e vitit 2022

Published

on

Në Hungari, kandidati konservator i pavarur Peter Marki-Zay fitoi të dielën një garë paraprake brenda opozitës, duke u bërë kandidati i përbashkët i një koalicioni opozitar prej gjashtë partish, që do të sfidojë kryeministrin Viktor Orban në zgjedhjet e përgjithshme pranverën e ardhshme. Pasi fitoi zgjedhjet, zoti Marki-Zay tha se Hungaria duhet të forcojë lidhjet me Bashkimin Evropian të dëmtuara nga zoti Orban.

Peter Marki-Zay u bë fituesi i raundit të dytë të zgjedhjeve paraprake brenda opozitës, kur kundërshtarja e tij, socialdemokratja Klara Dobrev, pranoi humbjen të dielën në mbrëmje.

Në një takim me përkrahësit e tij të dielën në Budapest, kandidati i opozitës e quajti fitoren e tij “një revolucion të njerëzve të zakonshëm”.

Zoti Marki-Zay ka mbështetjen e gjashtë partive kryesore opozitare të Hungarisë, të të gjithë spektrit politik, përfshirë të majtët, të moderuarit dhe të djathtët.

“Është një lajm shumë pozitiv për të gjithë hungarezët, sepse tregon se nuk mjaftojnë vetëm partitë politike dhe se të këta të rinj që u bashkuan me opozitën, që u aktivizuan, realisht mund ta ndryshojnë rrjedhën e ngjarjeve. Dhe ky është lajm i keq për partinë Fidesz”, tha zoti Marki-Zay në një intervistë për agjencinë Associated Press.

Partitë e opozitë janë angazhuar të lënë mënjanë dallimet ideologjike dhe të mbështesin një kandidat të vetëm të përbashkët në përpjekjen për të rrëzuar nga pushteti zotin Orban, një populist i krahut të djathtë dhe partinë e tij Fidesz.

Ata thonë se vetëm një bashkëpunim i tillë mund të bëjë të mundur fitoren në një mjedis të pabalancuar mediatik dhe një sistem zgjedhor të krijuar nga Fidesz që i jep atij një avantazh të padrejtë.

Zoti Marki-Zay, kryebashkiak i një qyteti të vogël jugor, i panjohur më parë në politikën kombëtare, hyri në garë si i pavarur pa asnjë mbështetje politike apo financiare të partive opozitare.

Një i krishterë i vetëshpallur konservator, ai është baba i shtatë fëmijëve.

Ai u zotua të punojë me të gjithë anëtarët e koalicionit opozitar kundër “diktaturës së korruptuar” të Orbanit, siç thotë ai.

“Jemi shumë të lumtur dhe shpresojnë shumë se vitin e ardhshëm do të dëshmojmë se mund të ndërtojmë një koalicion që mund të ndryshojë historinë e Hungarisë”, tha ai.

Dhe pikërisht këtë shpresojnë përkrahësit e opozitës, siç thotë një prej tyre, Malinda Nagy.

“Këto zgjedhje treguan se ne mund ta zëvendësojmë këtë qeveri të korruptuar. Ata kanë vjedhur para nga BE-ja për 11 vjet, kanë ndërtuar vetëm stadiume, asnjë investim në kujdesin shëndetësor dhe arsim, nuk ka liri të medias, nuk ka demokraci”, thotë ajo.

Vetë zoti Marki-Zay premton lidhje më të ngushta me BE-në nëse fiton. Ai tha se lidhjet më të ngushta të zotit Orban me Presidentin rus Vladimir Putin, Kinën dhe Turqinë nuk ishin në përputhje me ato që ai i quajti vlera evropiane.

“Kjo duhet të ndryshojë. Jo vetëm sepse duam të jemi anëtarë besnikë të BE -së dhe NATO -s, por sepse shumica, 80% e hungarezëve do të votonin që të qëndrojmë në Bashkimin Evropian, dhe sepse për ne integrimi evropian, demokracia dhe ekonomia e tregut janë vlera shumë të rëndësishme. ”

Marrëdhëniet e BE-se me Hungarinë janë acaruar për shkak të politikave të zotit Orban. Përplasjet mbi standardet demokratike kanë luajtur rol në vonesat e dhënies së fondeve të BE-së për rimëkëmbjen nga pandemia të vendit./VOA/

Continue Reading

Aktuale