Connect with us

Lajme

Mickoski: “Reketi” rrënoi kredibilitetin e PSP-së

Published

on

Prokuroria Speciale Publike është e komprometuar dhe ka marrë fund. Katica Janevës duhet t’i shqiptohet paraburgim.

Ky është reagimi i kryetarit të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, pas hetimit të hapur dje “Reket”. Ai kërkoi edhe zgjedhje të shpejta të parakohshme. Por, njëherësh, lideri i partisë më të madhe opozitare shprehu dyshim ndaj hetimit të Prokurorisë së rregullt, duke e quajtur teatër.

Arsyet, sqaroi, janë se Prokuroria nuk ka ngritur procedurë kur ai ka publikuar se është shantazhuar nga Janeva dhe për shkak se, sipas informacioneve të tij, fshihen porositësit e vërtetë të “Reket”-it.

“Prokuroria objektive në bazë të informacionit deri tani mund të vepronte dhe tashmë të nisë aktakuzë për shantazh ndaj liderit të opozitës. Por, fatkeqësisht, kjo është gjithçka tjetër përveç se prokurori objektive. Ku janë indikacionet nga teatri Poroshenko – Stoltenberg, ku janë indikacionet nga furnizimi i sistemit të navigacionit, ku janë ato biseda ku prokurorë dhe gjykatës tashmë dy vite janë regjistruar, ku janë dhjetëra raste në këtë shtet ku ky i ashtuquajturi prokuror i pavarur duhet të veproj deri tani? Ose kulmi i veprimit është që zonjës Katica Janeva t’i merret celulari?”, ka thënë Hristijan Mickoski , kryetar i VMRO-DPMNE-së.

Për LSDM-në në pushtet, dita e djeshme ka treguar se nuk ka të paprekshëm për drejtësinë. Bëjnë të ditur se Prokuroria dhe gjykata janë të obliguara të veprojnë deri në fund dhe nëse secili e bën punën e tij do të arrihet deri te përgjegjësia individuale.

“Bëhet fjalë për përgjegjësi penale, atëherë sigurisht se ka një emër dhe mbiemër dhe duhet të individualizohet. Institucioni nuk mund të jetë fajtor, por fajtor do të jetë ai që ka keqpërdorur funksionin dhe ndikimin e tij. Pastaj ai do të jetë fajtor. Por institucioni – jo”, ka thënë Snezhana Kaleska Vançeva, nga rradhët e LSDM-së

Për partnerin qeveritar të koalicionit BDI, megjithatë, ngjarjet e djeshme janë konfirmim i transparencës së institucioneve, si dhe për nevojën e vetingut për gjyqtarët dhe prokurorët.

Qëndrimi i Besës është se tani është ndërlikuar statusi i Prokurorisë Speciale Publike në shoqëri, e cila gëzonte besim të lartë tek qytetarët.

“Shihej se kishte drejtësi selektive. Nga njëra anë, ka pasur hetime kundër ish-zyrtarëve të VMRO DPMNE-së, por nuk ka pasur hetime kundër zyrtarëve të dikurshëm dhe aktualë të BDI-së të cilët tani janë pjesë e qeverisë aktuale”, ka thënë tha Fadil Zendeli, deputet nga rradhër e LëvizjesBESA

Lidhja Demokratike e Pavle Trajanovit, i cili mbështet qeverinë, kërkoi që në Kuvend të mbahet një seancë urgjente mbi ngjarjet rreth arrestimeve dhe zhvillimeve rreth Prokurorisë Speciale.

BURIMI: Alsat-M

Continue Reading

Lajme

Bozhinovski: LSDM humbi legjitimitetin nga zgjedhjet e mëparshme

Published

on

Vladimir Bozhinovski në emisionin “24 analiza” tha se dështimi i LSDM-së në këto zgjedhje është për shkak të dëshpërimit që qytetarët kanë pritur nga kjo parti.

“Janë dëshpëruar për zhvillimin e shtetit në disa aspekte dhe pas marrjes së legjitimitetit në zgjedhjet e kaluara, LSDM filloi t’i humb dhe të bie”, tha Bozhinovski.

Ai tha se nga viti i kaluar ka ndryshyar perceptimi pozitiv ndaj Filipçes dhe shtetit dhe në vend të mbështetjes, ka perceptim negativ.

“Gjithmonë zgjedhjet lokale janë kombinim për punën e kryetarit dhe puna e qeverisë. Edhe në vitin 2017 ishin zgjedhje lokale dhe ato ishin zgjedhje ku qeveria mori legjitmitetin”, tha Bozhinovski./Telegrafi/

Continue Reading

Bota

Ish-sekretarja e kampit nazist del para gjyqit për vrasjen e 11.000 njerëzve

Published

on

Një ish-sekretare 96-vjeçare e kampit të përqendrimit nazist është paraqitur para gjyqit në Gjermani për dyshimin se ka bashkëpunuar për vrasjen e mbi 11.000 njerëzve të burgosur aty.

Furchner e cila ishte 18 vjeç kur filloi të punonte në kampin Stutthof në Poloni si sekretare e komandantit Paul Werner Hoppe, po gjykohet në një gjykatë për të rinjtë për shkak të moshës së saj kur krimet u kryen.

Pasi tentoi të ikte nga gjyqi në shtator, duke dalë nga shtëpia dhe më pas udhëtoi me një taksi, ajo u arrestua disa orë më vonë dhe u dërgua në mbajtje për pesë ditë, raporton Guardian.

Përveç emrit, adresës së saj dhe se është e ve, ajo nuk i është përgjigjur asnjë pyetje tjetër.

Gjykatës iu tha se ajo “duhet të ketë qenë e informuar për të gjitha ngjarjet” që ndodhën aso kohe nga nazistët në Stutthof për shkak të rolit të saj kyç administrativ.

Continue Reading

Lajme

KSHZ-ja kërkon listën e kompanive që kanë importuar “Fingerprint”

Published

on

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve dy ditë pas zgjedhjeve lokale nga Drejtoria e Doganave kërkoi listën e kompanive që eventualisht kanë porositur aparate të njëjta për leximin e shenjave të gishtave nga jashtë vendi, si ato që u shfrytëzuan në zgjedhje. Këtë për Alsat e konfirmoi kryetari i KSHZ-së, Aleksandar Dashtevski i cili tha se këtë e kërkojnë për arsye sigurie, që të mos vijë deri te mundësia e përzierjes së aparateve që i siguroi KSHZ me aparate të njëjta të mundshme të blera nga kompani dhe firma private.

“Kemi indikacione se përgjigja do të jetë pozitive, se asnjë kompani nuk ka importuar pajisje të tilla deri më tani. A keni pasur ndonjë njoftim si KSHZ që ndoshta disa kompani kanë porositur pajisje të tilla? – Nuk kishim njoftim të tillë, siç thashë, e bëra për sigurinë tonë, për të qenë të sigurt se nuk kishte diçka të tillë, që mos të dalë se të tjerët po importojnë, për t’u siguruar që askush nuk ka importuar pajisje të tilla deri më tani- Pse po e bën këtë Komisioni Shtetëror Zgjedhor, a nuk ka shërbime sigurie që duhet ta bëjnë? – Po, ka. Siç thashë, për ne, për shkak të interesit personal që kemi, për t’u siguruar që nuk ka diçka të tillë”- deklaroi Aleksandar Dashtevski- kryetar i KSHZ.

Kjo kërkesë është pranuar nga Dogana një ditë më parë kurse shërbimet po kontrollojnë nëse ndonjë kompani apo institucion ka porositur pajisje të njëjta. Dashtevski siguron që pajisjet janë të sigurta dhe funksionale dhe tani për tani nuk ka nevojë të porositen tjera. Nëse ndonjë nga pajisjet prishet në pesë vitet e ardhshme, është detyrim i kompanisë gjermane “Dermalog” ta zëvendësojë me tjetër. Përndryshe, zgjedhjet do të mbahen përsëri në dy komuna. I tillë është rasti me Mavrovën dhe Rostushën si dhe Qendër Zhupën. Në të dy komunat nuk kishte pjesëmarrje të një të tretës së votuesve të regjistruar. Por, çfarë nëse nuk ka pjesëmarrje të mjaftueshme përsëri në votimin e përsëritur?

“Pra, ligjvënësi do të duhet të vendosë nëse ajo komunë duhet të zgjerohet, zvogëlohet e kështu me radhë, sepse nuk ka pjesëmarrje të mjaftueshme. Dhe mendoj se arsyeja është sepse nuk ka mjaft banorë në kuptimin që nuk janë të pranishëm në shtëpitë e tyre “- pohoi Aleksandar Dashtevski, Kryetar i KSHZ-së.

Në Mavrovë dhe Rostushë, 10.144 banorë kanë të drejtë vote. 3,144 persona e ushtruan të drejtën e tyre të votës, ndërsa pjesëmarrja ishte 31%. Që zgjedhjet të jenë legjitime në këtë komunë, duhet të votojnë 3,381 banorë. Në Qendër Zhupë, 7,317 banorë kanë të drejtë vote, ndërsa 1,873 banorë e ushtruan atë të drejtë, me një pjesëmarrje prej 25.60%. Së paku 2,439 qytetarë duhet të votojnë që rezultati i zgjedhjeve të njihet në këtë komunë.

Në Mavrovë dhe Rostushë, 10.144 banorë kanë të drejtë vote. 3,144 persona e ushtruan të drejtën e tyre të votës, ndërsa pjesëmarrja ishte 31%. Që zgjedhjet të jenë legjitime në këtë komunë, duhet të votojnë 3,381 banorë. Në Qendër Zhupë, 7,317 banorë kanë të drejtë vote, ndërsa 1,873 banorë e ushtruan atë të drejtë, me një pjesëmarrje prej 25.60%. Së paku 2,439 qytetarë duhet të votojnë që rezultati i zgjedhjeve të njihet në këtë komunë.

Mavrovë- Rostushë

Pjesëmarrja: 31%

Votues: 10.144

Kanë votuar: 3.144

Votat e nevojshme: 3.381

Mungojnë: 237 vota

Qendër Zhupa

Pjesëmarrja: 25,60%

Votues: 7.317

Kanë votuar: 1.873

Votat e nevojshme: 2.439

Mungojnë: 566 vota

Ndërkohë rrjedh afati prej 48 orësh për pjesëmarrësit në zgjedhje të cilët mund të paraqesin ankesa në KSHZ, në lidhje me rezultatin e zgjedhjeve. Nëse ankesat nuk pranohen nga KSHZ -ja, atëherë partitë dhe pjesëmarrësit në zgjedhje kanë të drejtë të paraqesin padi në Gjykatën Administrative, si instancë më e lartë. /Alsat M/

Continue Reading

Aktuale