Lajme
Kush janë pretendentët për t’i zënë vendin Ilir Metës? Nis lufta ‘e ashpër’ për postin e Presidentit në PS
Ndërsa ditët e Ilir Metës në krye të Presidencës janë të numëruara, në Partinë Socialiste ka nisur lufta e ftohtë për postin e Presidentit të Republikës. Grupe të caktuara, personazhe me influencë dhe faktorë të ndryshëm kanë nisur lobimin, presionet dhe pazaret për të zënë vendin që pritet të lërë bosh Ilir Meta në vjeshtë.
I pari që ka dalë në skenë është ish-kryeministri Fatos Nano. Ky i fundit i dha një sinjal Edi Ramës, teksa ditën e zgjedhjeve të 30 qershorit, sulmoi Metën dhe Berishën dhe u rreshtua me Ramën. Ish-kreu i PS ka aktivizuar gjithashtu miqtë e tij që të ndikojnë tek Rama për të pranuar kandidaturën e tij. Nano shpreson që të fitojë besimin e Edi Ramës për t’i dhënë votat për president. Kjo është hera e tretë që Nano e tenton postin e Presidentit. Dy herë e tjera Nano është djegur nga Rama, Meta dhe Berisha.
Në Partinë Socialiste përfliten edhe katër kandidatura të tjera për postin e Presidentit, por vetëm një kandidat gëzoi mbështetjen e Ramës. Ata janë Pandeli Majko, Servet Pëllumbi, Namik Dokle dhe Arta Dade. Sipas burimeve, katër kandidatët kanë nisur lobimin pranë Ramës dhe të besuarve të tij, për t’u kandiduar për postin e Presidentit.
Nga ana e tij, Rama është i prerë kundër Namik Dokles dhe Arta Dades, për shkak se i janë kundërvënë linjës së tij vitet e fundit, madje Arta Dade i ka kërkuar edhe largimin. Nga ana tjetër, Rama nuk ka ndonjë kundërshtim për Servet Pëllumbin, ndërsa shikon me dyshim Pandeli Majlon, për shkak të raporteve të mira që Majko ka më Fatmir Xhafajn, Ilir Metën dhe Erion Veliaj. Emërimi i Majkos në krye të shtetit do të fuqizonte shumë klanin e Xhafajt dhe Veliajt në Partinë Socialiste.
Kandidaturat për vendin që do të lërë Ilir Meta nuk mungojnë as në kampin e djathtë. Në Partinë Socialiste përflitet se Edi Rama mund të kandidojë për në krye të shtetit një figurë të lartë të Partisë Demokratike, por që është kundërshtar me Lulzim Bashën. Më e lakuara është Jozefina Topalli. Nëse Rama kandidon Topallin, me një gur vret dy zogj.
Së pari, Rama fuqizon klanin kundër Lulzim Bashës dhe Sali Berishën në PD.
Së dyti, Rama balancon pushtetet në sytë e ndërkombëtarëve, duke vënë në krye të Presidencës një figurë të rëndësishme të së djathtës. Për këtë post, në PS, përfliten edhe dy figura të moderuara të së djathtës, që janë kritikë të Lulzim Bashës. Ata janë Eduard Selami dhe Besnik Mustafaj. Për këtë post ka ambicie edhe Aurel Plansari, por këtij të fundit ia ka vënë vizën Rama, i cili disa ditë më parë i shkarkoi edhe ish-mikeshën nga një post i rëndësishëm.
Burime nga Partia Socialiste thonë se Edi Rama mbështet më shumë një grua për t’u emëruar në krye të shtetit shqiptar. Rama këmbëngul për një grua për dy arsye:
Së pari, një grua nuk do të bëhej pengesë për pushtetin e tij, pra për të dekretuar ligje dhe ministra.
Së dyti, duke emëruar një grua, Rama do të fitonte më tej mbështetje ndërkombëtare si dhe do të përmirësonte imazhin e tij si një njeri që në të shkuarën ka dhunuar gratë. Por, nuk përjashtohet mundësia që Presidenti i ri të jetë produkt i një pazari mes Edi Ramës dhe Lulzim Bashës. Ky i fundit ka dhënë shenja zbutjeje ditët e fundit. Edhe pse publikisht deklaron se nuk do të bëjë më marrëveshje me Edi Ramën, Rama dhe Basha kanë nisur një komunikim intensiv për një pazar të ri, ku sigurisht do të përfshihet e presidenti.
BURIMI: Pamfleti
Lajme
Të vetëm përballë Bdi-së? Ziadin Sela e zbulon nëse do të ketë një koalicion në zgjedhjet e ardhshme

Kryetari i ASH-së Ziadin Sela, mbrëmjen e sotme është shprehur se është i gatshtëm të bisedojë me palët për zgjedhjet e ardhshme.
Sela tha se si fillim duhet të kuptojë nëse palët janë në të njëjtat interesa me Aleancën dhe më pas të punpjnë bashkarisht për ringritjen e këtij vendi.
“Jemi të gatshëm të diskutojmë”, u shpreh Sela./news33.tv
Lajme
“Alternativa nuk ka mbajtur asnjë premtim” Sela: Kanë heshtur dhe pijnë kafe me Ahmetin

Kryetari i ASH-së Ziadin Sela, mbrëmjen e sotme është shprehur se Alternativa sapo u bë me qeverinë nuk ka mbajtur asnjë premtim të dhënë për luftën lundër korrupsionit dhe për shtetin e së drejtës.
Sela tha se shpreson që ata të dalin dhe të pranojnë që nuk kanë realizuar asnjë nga premtimet e dhëna.
“Pranohet qe ska realizuar asgjë. Shpresoj që ky subjekti tjetër të dalin dhe të pranojnë që skanë realizuar asgjë. Kanë heshtur dhe pijnë kafe me Ahmetin. Kanë qenë malipulatorë.”, tha Sela./news33.tv/
Lajme
Ziadin Sela bën denoncimin e fortë: Qeveria rrogën e arsimtarëve e ndan për ushtarët partiak,kanë mundësi që të rrisin pagat

Kryetari I ASH-së, Ziadin Sela, i ftuar në emisionin Click Plus në TV21, tha se nëpër objekte shkollore prodhohen sasi të mëdha të kriptovalutave ku kryesisht janë shkolla që drejtohen nga eksponentë të BDI-së.
“Çfarë masa ka marrë policia apo qeveria kur dihet që në masë të madhe prodhohen kriptovaluta në objekte shkollore. Bëhet fjalë për shkolla që drejtohen nga eksponentë të BDI-së”, tha Sela.
-
Lajmet kryesore6 months ago
Mediat në Shqipëri: Kastriot Rexhepi është shantazhuar me video materiale nga grupi i Izet Mexhitit
-
Bota2 months ago
Nuk u intereson kush është përballë tyre, shihni pamjet se si ukrainasit i ndalin në rrugë rusët
-
Lajme1 year ago
Lidhjet e Trajko Veljanovskit me rastin M0nstга? – Avokati maqedonas flet për pazaret ndër tavolinë dhe fshehje provash
-
Kosovë5 months ago
Dalin detaje të reja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan
-
Komente1 year ago
Mos e bëfsh pikën e hajrit o Albin Kurti
-
Lajme1 year ago
Gazetari shqiptar “e zuri mat” Vuçiqin – Cila ishte pyetja që e ngushtoi presidentin sërb?
-
Lajme7 months ago
Anketa më re: Struga, Tetova dhe Çairi do të drejtohen nga Opozita Shqiptare
-
Lajme1 year ago
Shek Hallaçi i Grupit të Kumanovës, nga Buгgu i Idгizovës publikon videon me një porosi