Connect with us

Bota

Kush është përgjegjësi për luftëtarët kapur të ISIS dhe për fëmijët e tyre

Published

on

Ish-sekretari amerikan i Mbrojtjes, Donald Ramsfeld, duke përshkruar luftën e tij të pafundme ndaj terrorit, tha në një rast:”Kemi nevojë për një fjalor të ri”. Po si do t’i etiketonte Ramsfeld, avokat i termit të paqartë dhe nganjëherë absurd të “luftëtarit armik”, luftëtarët e ISIS, gratë dhe fëmijët e tyre, të ndaluar aktualisht në Siri, Irak dhe Libi?

Vendet perëndimore, duke përfshirë SHBA-në, Britaninë e Madhe dhe Francën, nuk kanë qenë shumë të dobishme në dhënien e një përgjigje ndaj këtij problemi. Në fillim ata premtuan të mos pranonin rikthimin e asnjërit prej qytetarëve të tyre, që iu bashkuan Kalifatit të ISIS.

Ata madje iu drejtuan masave të ashpra, duke përfshirë heqjen e shtetësisë, dhe pezullimin e të drejtave të individëve dhe familjeve të tyre, sipas ligjeve të tyre përkatëse kombëtare. Adoleshentja britanike Shamima Begum, që shkoi në Siri dhe u martua me Jago Riedijk, një luftëtar holandez i ISIS, përfundoi në kampin e refugjatëve Al-Haul, dhe qeveria britanike ia hoqi nënshtetësinë, duke e detyruar familjen e saj të nisë një proces të komplikuar ligjor të apelimit kundër qeverisë, me pak shpresa për t’i dhënë fund së shpejti tragjedisë së saj.

Megjithatë, autoritetet britanike e panë më të lehtë t’i japin asaj ndihmë juridike, për të sfiduar vendimin e Ministrisë së Brendshme. Kjo politikë në dukje kontradiktore, vetëm sa e thekson mungesën e angazhimit nga ana e vendeve të koalicionit, për të siguruar kontekstin e duhur ligjor për luftën e tyre kundër ISIS tanimë të mposhtur.

Kjo pasqyron situatën e krijuar nga Donald Ramsfeld për Shtetet e Bashkuara, si pasojë e luftës së tij kundër terrorizmit, fillimisht në Afganistan dhe pastaj në mbarë botën. Përkufizimi i tij i gabuar i “luftëtarit armik”, do të thoshte që personat e kapur rob, përfshirë edhe ata gjatë operacioneve sekrete të paligjshme të CIA-s, përfunduan të gjithë në burgun famëkeq të Guantanamos, duke mos pasur asnjë të drejtë ligjore.

Dhjetëra “luftëtarë të armikut”, dhe njerëz të pafajshëm kaluan vite të tëra në atë burg, duke iu mohuar çdo proces i rregullt ligjor, çka nxiti kritika të ashpra ndaj SHBA-së nga grupet ndërkombëtare të të drejtave të njeriut. Ligjet e ndryshme kombëtare në shumë vende perëndimore, garantojnë të drejtën për t’i hequr shtetësinë shtetasve të tyre mbi bazën e akuzave të ndryshme, duke përfshirë dhe atë të “mbështetjes së terrorizmit”.

Por ata nuk arritën të ofronin ndonjë alternativë për njerëz të tillë, duke i lënë ata pa asnjë shtetësi. Edhe Franca ka një ligj, që e lejon qeverinë t’i heqë secilit prej qytetarëve francezë në rrethana të caktuara, shtetësinë e tij. Por ky ligj është i zbatueshëm vetëm për individët me kombësi të dyfishtë, veçanërisht ndaj atyre që vijnë nga vendet e Afrikës së Veriut.

Kritikët e këtij ligji, e përshkruajnë atë si diskriminues, pasi zbatohet vetëm për shtetasit francezë kryesisht me origjinë emigrante. Megjithatë, ndryshe nga Britania e Madhe, Franca nuk u ofroi asnjë ndihmë juridike 4 prej shtetasve të saj, që u dënuan me vdekje në Irak majin e këtij viti.

Ndërkohë sa i përket fëmijëve të luftëtarëve të ISIS, situata është edhe më e zymtë. Meqë lufta kundër ISIS, po ndodh jashtë institucioneve të njohura ndërkombëtarë si Gjykata Penale Ndërkombëtare, është shumë e vështirë ta kuptojmë se çfarë është ligjore dhe çfarë jo.

Një artikull i 15 gushtit 2018, nxirrte në pah shqetësimin mbi fëmijët e vegjël që ndodhen në disa kampe në Libi. Ata janë fëmijë të luftëtarëve të vrarë apo të burgosur të ISIS. Shumica e tyre janë nga Egjipti dhe Tunizia, qeveritë e të cilëve refuzojnë t’i pranojnë ose janë shumë të ngadalë në riatdhesimin e këtyre fëmijëve të pafajshëm.

Që nga rënia e enklavës së fundit të ISIS në Baguz të Sirisë së Veriut, luftëtarët e kapur rob dhe familjet e tyre, janë grumbulluar në kampet e mjerueshme të refugjatëve të kontrolluara nga Forcat Demokratike Siriane (SDF) të mbështetura nga SHBA, duke e ndërlikuar më tej fatin e tyre. SDF nuk ka vetë ndonjë sistem ligjor, që të sigurojë procese të rregullta ligjore për gjykimin e terroristëve dhe familjeve të tyre. Grupit kurd, i mungojnë edhe burimet për t’u kujdesur për mijëra njerëz për një periudhë afatgjatë.

SDF ka apeluar vazhdimisht për ndihmë nga bashkësia ndërkombëtare, veçanërisht ndaj qeverive perëndimore, për t’i dhënë fund dilemës së këtyre njerëzve, por pa asnjë dobi. Mënyra më e lehtë për të ndihmuar në dhënien fund të situatës së tmerrshme në Sirinë Veriore, është që secili vend të pranojë qytetarët e vet, dhe t’i trajtojë ata në përputhje me ligjin që ka.

Mjerisht, shumë vende kanë refuzuar të riatdhesojnë qytetarët e tyre. Qoftë për të kuptuar nëse janë të pafajshëm, fajtorë për vrasje, apo pse iu bashkuan Kalifatit./përktheu dhe përshtati in7.tv/

 

BURIMI: Middle East Monitor

Continue Reading

Bota

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron është goditur me shuplakë

Published

on

By

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron është goditur me shuplakë

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron është goditur me shuplakë nga një grua gjatë një bisede që ai kishte me qytetarët në rrugët e Parisit.

Në videon që është bërë virale në rrjetet sociale, shihet presidenti francez Macron teksa i afrohet një grupi personash për t’i përshëndetur, por një grua nis ta qortojë dhe menjëherë i afrohet dhe e godet me shuplakë. Pas këtij veprimi, shihet se gruaja është neutralizuar nga persona të tjerë si dhe punonjës të sigurisë.

Kjo nuk do të ishte hera e parë që Macron merr një sulm të këtij lloji, ai i mëparshmi ishte në vitin 2021. Në rastin e vitit të shkuar, Macron iu afrua një grupi për t’i përshëndetur kur një person i veshur me një bluzë të gjelbër e tërhoqi me një dorë, ndërsa me tjetrën e goditi në fytyrë. Qytetari që qëlloi presidentin u neutralizua, ndërsa mediat franceze raportuan se ai thirri “Poshtë Makronizmi”. Ende janë të paqarta, shkaqet që provokuan incidentin. Pas goditjes së kreut të shtetit francez, dy persona u arrestuan nga policia lokale.

Continue Reading

Bota

Është zgjidhur misteri i deleve që bënin rrethin në Kinë!

Published

on

By

Është zgjidhur misteri i deleve që bënin rrethin në Kinë!

Javën e kaluar, një video e deleve në Kinë duke lëvizur në rrathë për 12 ditë u bë virale në mediat sociale

Pronari i fermës tha në atë kohë se nuk mund ta kuptonte pse kjo sjellje ishte zhvilluar tek delet dhe pasi videoja origjinale u publikua nga kanali shtetëror kinez People’s Daily, ai tha se delet ishin të shëndetshme.

Menjëherë pas publikimit të videos, u zhvilluan teori konspirative që shkuan aq larg sa flisnin për shenja që tregonin “fundin e botës”.

Sipas shkencëtarëve, megjithatë, shpjegimi për sjelljen e deleve ka shkaqe krejtësisht natyrale dhe sigurisht që nuk lidhet me sëmundjen listeriozë, e cila mund të shkaktojë çorientim te kafshët, pasi të gjitha kafshët e prekura prej saj ngordhin brenda 48 orëve.

“Duket se këto dele janë mbajtur në një vend për një kohë të gjatë dhe kjo mund të ketë bërë që ato të sillen në mënyrë të çuditshme, pra të qarkullojnë për shkak të stresit të shkaktuar nga burgimi i tyre i gjatë”, tha profesori Matt Bell nga Departamenti i Bujqësisë i Universitetit. në Gloucester.

“Sapo filluan disa dele, pastaj u bashkuan të tjerat sepse janë kafshë tufe dhe duan të jenë me “miqtë” e tyre”, shtoi profesori britanik.

Continue Reading

Bota

Makina futet brenda një dyqani në SHBA, 1 viktimë dhe 19 të plagosur

Published

on

By

Makina futet brenda një dyqani në SHBA, 1 viktimë dhe 19 të plagosur

Një makinë ka përfunduar brenda një dyqani “Apple” në SHBA, duke i marrë jetën një personi dhe duke plagosur 19 të tjerë. Aksidenti i rëndë ndodhi në orët e para të mëngjesit, ndërsa autori dyshohet se ka humbur kontrollin e mjetit

“Një SUV me ngjyrë të errët kaloi me një shpejtësi marramendëse dhe goditi shumë njerëz”, tha prokurori i qarkut, ndërsa drejtuesi është ende i paidentifikuar.

Njësitë reaguese gjetën “shumë pacientë të plagosur para dyqanit dhe brenda në dyqan, ndërsa disa të tjerë ishin ngjitur pas murit nga automjeti”, tha shefi i zjarrfikësve gjatë një konference shtypi të hënën.

Apple lëshoi ​​një deklaratë duke thënë se “zemrat tona janë me anëtarët e ekipit dhe klientët tanë që u plagosën dhe të gjithë ata që u prekën nga ky incident i tmerrshëm”.

Dyqani Apple ndodhet në këndin e pasmë të dyqaneve luksoze Derby Street. Hyrja e dyqanit përballet me një parking të madh ku qindra vizitorë ecin çdo ditë.

Zona e blerjeve është veçanërisht e ngarkuar gjatë sezonit të festave, me dyqanin Apple dhe restorantet dhe dyqanet përreth që mbledhin turma të mëdha këtë kohë të vitit.

Continue Reading

Aktuale