Connect with us

Bota

Kosovari u dënua në mungesë në Zvicër për mbështetje të Shtetit Islamik

Published

on

Një shtetas 49-vjeçar i Kosovës është dënuar nga Gjykata Federale Penale e Zvicrës për mbështetje të IS-it. Gjykimi është mbajtur në mungesë të tij, raporton albinfo.ch, përcjell in7.

Një dënim pa kusht me heqje lirie është absolutisht i domosdoshëm, për ta parandaluar atë nga kryerja e delikteve të tjera, ka shkruar veç tjerash Prokuroria Federale në akuzën e bërë kundër kosovarit 49-vjeçar, të akuzuar për mbështetje të Shtetit Islamik (IS).

I akuzuari në mënyrë të përsëritur dhe të shprehur qartë e ka shpërfaqur bindjen e tij kriminale se ai ka vepruar me bindjen më të thellë në këtë drejtim, thuhet më tutje në aktakuzë, shkruan nzz.ch.

Por ndërkohë, vendqëndrimi i këtij ithtari radikal të IS-it nga Kantoni Baselland është i panjohur. Sipas avokatit të tij ai është dëbuar nga autoritetett zvicerane, transmeton albinfo.ch. Por as ai nuk e di se ku jeton aktualisht i akuzuari.

Procesi gjyqësor ndaj tij është iniciuar nga fakti se i akuzuari kishte bërë ankesë kundër urdhërarrestit të bërë ndaj tij. Sipas atij urdhërarresti, i cili pas ankesës automatikisht ishte bërë aktakuzë, kosovari kishte publikuar në media të ndryshme sociale dhe në dy vebfaqe të ndryshme, më shumë se njëqind materiale propagandistike për Shtetin Islamik (IS).

Shërbimi Informativ Federal i kishte rënë atij në gjurmë, me ç`rast, në vitin 2014 kishte bërë një denoncim në Policinë Kriminale Fedreale.

Më shumë se një vit pas kësaj, nga shkurti i vitit 2016, ishte bërë një bastisje e banesës së të akuzuarit, që kishte rezultuar me gjetje alarmante. Në cd-të e tij ishin gjetur fotografi dhe video që përmbanin pamje të dhunës më ekstreme, transmeton albinfo.ch. Bëhej fjalë për ekzekutime mizore, në mes të të cilave edhe të tilla ku në rolin e ekzekutorit ishin fëmijët.

Po kaq të rënda janë edhe deklarimet që i akuzuari i kishte bërë gjatë disa marrjeve në pyetje. I pyetur për sulmin terrorist të vitit 2015 mbi redaksinë e revistës satirike “Charlie Hebdo” në Paris, ai kishte thënë se për të ka qenë kënaqësi kur ka dëgjuar për këtë sulm.

Sipas aktakuzës ai ka shtuar se dikush që flet keq për profetin, e meriton vdekjen, përcjell albinfo.ch. Në një marrje tjetër në pyetje ai ka thënë po ashtu se kush flet keq për Allahun ose të dërguarin e tij, duhet të vritet.

Gjykata Penale Federale e ka akuzuar mbështetësin radikal të IS-it të hënën në mungesë me heqje lirie prej shtatë muajsh pa kusht, për mbështetje të një organizate kriminale, për shkelje të Ligjit mbi IS-in si dhe për posedim të materialeve me përmbajtje dhune.

Dënimi me 7 muaj burg që ka shpallur gjykata ka qenë pak më i lartë se ai me 6 muaj, sa e kishte kërkuar prokuroria.

BURIMI: alinfo.ch

Continue Reading

Bota

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron është goditur me shuplakë

Published

on

By

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron është goditur me shuplakë

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron është goditur me shuplakë nga një grua gjatë një bisede që ai kishte me qytetarët në rrugët e Parisit.

Në videon që është bërë virale në rrjetet sociale, shihet presidenti francez Macron teksa i afrohet një grupi personash për t’i përshëndetur, por një grua nis ta qortojë dhe menjëherë i afrohet dhe e godet me shuplakë. Pas këtij veprimi, shihet se gruaja është neutralizuar nga persona të tjerë si dhe punonjës të sigurisë.

Kjo nuk do të ishte hera e parë që Macron merr një sulm të këtij lloji, ai i mëparshmi ishte në vitin 2021. Në rastin e vitit të shkuar, Macron iu afrua një grupi për t’i përshëndetur kur një person i veshur me një bluzë të gjelbër e tërhoqi me një dorë, ndërsa me tjetrën e goditi në fytyrë. Qytetari që qëlloi presidentin u neutralizua, ndërsa mediat franceze raportuan se ai thirri “Poshtë Makronizmi”. Ende janë të paqarta, shkaqet që provokuan incidentin. Pas goditjes së kreut të shtetit francez, dy persona u arrestuan nga policia lokale.

Continue Reading

Bota

Është zgjidhur misteri i deleve që bënin rrethin në Kinë!

Published

on

By

Është zgjidhur misteri i deleve që bënin rrethin në Kinë!

Javën e kaluar, një video e deleve në Kinë duke lëvizur në rrathë për 12 ditë u bë virale në mediat sociale

Pronari i fermës tha në atë kohë se nuk mund ta kuptonte pse kjo sjellje ishte zhvilluar tek delet dhe pasi videoja origjinale u publikua nga kanali shtetëror kinez People’s Daily, ai tha se delet ishin të shëndetshme.

Menjëherë pas publikimit të videos, u zhvilluan teori konspirative që shkuan aq larg sa flisnin për shenja që tregonin “fundin e botës”.

Sipas shkencëtarëve, megjithatë, shpjegimi për sjelljen e deleve ka shkaqe krejtësisht natyrale dhe sigurisht që nuk lidhet me sëmundjen listeriozë, e cila mund të shkaktojë çorientim te kafshët, pasi të gjitha kafshët e prekura prej saj ngordhin brenda 48 orëve.

“Duket se këto dele janë mbajtur në një vend për një kohë të gjatë dhe kjo mund të ketë bërë që ato të sillen në mënyrë të çuditshme, pra të qarkullojnë për shkak të stresit të shkaktuar nga burgimi i tyre i gjatë”, tha profesori Matt Bell nga Departamenti i Bujqësisë i Universitetit. në Gloucester.

“Sapo filluan disa dele, pastaj u bashkuan të tjerat sepse janë kafshë tufe dhe duan të jenë me “miqtë” e tyre”, shtoi profesori britanik.

Continue Reading

Bota

Makina futet brenda një dyqani në SHBA, 1 viktimë dhe 19 të plagosur

Published

on

By

Makina futet brenda një dyqani në SHBA, 1 viktimë dhe 19 të plagosur

Një makinë ka përfunduar brenda një dyqani “Apple” në SHBA, duke i marrë jetën një personi dhe duke plagosur 19 të tjerë. Aksidenti i rëndë ndodhi në orët e para të mëngjesit, ndërsa autori dyshohet se ka humbur kontrollin e mjetit

“Një SUV me ngjyrë të errët kaloi me një shpejtësi marramendëse dhe goditi shumë njerëz”, tha prokurori i qarkut, ndërsa drejtuesi është ende i paidentifikuar.

Njësitë reaguese gjetën “shumë pacientë të plagosur para dyqanit dhe brenda në dyqan, ndërsa disa të tjerë ishin ngjitur pas murit nga automjeti”, tha shefi i zjarrfikësve gjatë një konference shtypi të hënën.

Apple lëshoi ​​një deklaratë duke thënë se “zemrat tona janë me anëtarët e ekipit dhe klientët tanë që u plagosën dhe të gjithë ata që u prekën nga ky incident i tmerrshëm”.

Dyqani Apple ndodhet në këndin e pasmë të dyqaneve luksoze Derby Street. Hyrja e dyqanit përballet me një parking të madh ku qindra vizitorë ecin çdo ditë.

Zona e blerjeve është veçanërisht e ngarkuar gjatë sezonit të festave, me dyqanin Apple dhe restorantet dhe dyqanet përreth që mbledhin turma të mëdha këtë kohë të vitit.

Continue Reading

Aktuale