Connect with us

Lajme

Këto janë marrëveshjet që Macron dhe Vuҫiq do ta nënshkruajë në Serbi

Published

on

Presidenti i Francës Emmanuel Macron nisi dje vizitën në Beograd me në fokus raportet bilaterale, por edhe Kosovën. Vizita e parë zyrtare e një kreu të shtetit francez në Beograd, pas 18 vitesh, e vendos Macronin në një pozitë delikate. Raportet mes Francës dhe Serbisë janë të ngarkuara shumë në 25 vitet e fundit, në veçanti pas bombardimeve të vitit 1999 dhe njohjes së pavarësisë së Kosovës, në vitin 2008.

“Franca dhe Serbia do të jenë gjithmonë vende mike, sepse në të gjitha luftërat e mëparshme ato kanë mbajtur anën e njëjtë”, pohoi për DW një prej bashkëbiseduesve francezë, sipas të cilëve Franca dhe Serbia nuk mund të jenë armiq, pavarësisht disa mosmarrëveshjeve të fundit. Një marrëdhënie e tillë megjithatë nuk e pengon Macronin të vazhdojë t’i kundërvihet zgjerimit të Bashkimit Evropian, edhe kur flitet për Serbinë.

Për çdo rast, në Beograd ka shpresa të mëdha nga kjo vizitë, gjatë së cilës dy presidentet do të nënshkruajnë rreth 20 marrëveshje bashkëpunimi në fushën e ekonomisë. (Pesë prej tyre do te jene në fushën e armatimit).

Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçic, sqaroi se shpreson që Presidenti francez, do të ndërpresë lojën me “taksën” e ka vendosur nga Prishtina ndaj mallrave serbe, e do të japë garanci “se ajo do të përfundojë”.

“Askush nuk mund të më bindë se Europa Perëndimore, në të cilën Franca është një nga udhëheqëset dhe Shtetet e Bashkuara, nuk mund ta detyrojnë Ramush Haradinajn për tetë muaj të heqë një vendim të turpshëm administrativ”, tha Daçic.

BURIMI: Kallxo

Continue Reading

Lajme

Borisov: Pa plotësimin e kushteve të Bullgarisë, s’ka bisedime për Maqedoninë e Veriut në BE

Published

on

Ish kryeministri i Bullgarisë, Bojko Borisov thotë se nuk ka negociata me Maqedoninë e Veriut derisa pakica bullgare nuk bëhet pjesë e Kushtetutës. Ky mesazh i ish kreut të ekzekutivit bullgar erdhi pas takimit me shoqatat e bullgarëve në Maqedoni. Borisov ka garantuar se mbështetja ndaj Maqedonisë së Veriut varet nga njohja e pakicës bullgare.

“Të gjendet zgjidhje në Kuvend dhe të bëhet diçka që edhe bullgarët të jenë pjesë e Kushtetutës si serbët, boshnjakët dhe të tjerët që më pas të mund të vazhdohen negociatat për problemet shoqërore. Kjo është e patjetërsueshme. Pa këtë nuk kemi çfarë të diskutojmë dhe këtë duhet të dinë edhe Mickoski dhe Zaev”– deklaroi Bojko Borisov, Ish kryeministër i Bullgarisë.

Përfaqësuesit e shoqatave bullgare u ankuan për qasjen jo serioze të liderëve Hristijan Mickoski dhe Zoran Zaev, duke akuzuar se qasja e tyre dallon kur janë në Shkup dhe kur shkojnë në Sofje. Borisov kujtoi se me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama janë marrë vesh për çështje minutash.

“Prandaj them që pa mos e ndryshuar Kushtetutën dhe ju të inkuadroheni si bullgarë, qytetarët të Maqedonisë së Veriut, nuk do të ketë negociata. Me shqiptarët u morëm vesh për çështje minutash. Me kryeministrin Edi Rama kemi biseduar dhe sot neve i ndihmojmë Shqipërisë dhe Shqipëria i ndihmon qytetarëve të saj”– pohoi Bojko Borisov, Ish kryeministër i Bullgarisë.

Pas qëndrimeve të Borisov ka reaguar Qeveria. Nga organi ekzekutiv thonë se këtë fjalor mbase të dobishëm për fushatë zgjedhore në Bullgari nuk e mirëpresin qytetarët maqedonas dhe se zgjidhja e vetme mund të arrihet përmes dialogut.

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut
“Kemi mirëkuptim për politikën e brendshme dhe fushatën parazgjedhore në Bullgari, përfshi edhe procesin e komplikuar zgjedhor, por mendojmë se ajo nuk mund të merret si bazë për të dërguar mesazhe politike për nevoja zgjedhore, e të cilat nuk janë në vijë me vlerat evropiane. Tone e tilla nuk merren si tone miqësore nga qytetarët maqedonas. Mos ndërhyrja në punët e brendshme është qëndrim parimorë dhe një gjë të tillë e presim nga fqinjët tanë”

Kryeministri Zoran Zaev deri tani disa herë ka paralajmëruar se hapja e Kushtetutës është e nevojshme para anëtarësimit në BE dhe nuk kishte asgjë kundër që të përfshihej edhe pakica bullgare në preambulë. Zaev kishte paralajmëruar se bashkë me pakicën bullgare mund të përfshihen edhe etnitë e tjera./AlsatM/

Continue Reading

Kosovë

Anëtari i kryesisë së VV-së propozohet për ambasador në Zagreb

Published

on

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe Ministria e Punëve të Brendshme pritet të emërojnë shumë shpejtë ambasadorët e rinj në disa vende.

Sipas burimeve të Reporteri.net, në Zagreb të Kroacisë pritet të emërohet ambasador, Martin Berishaj.

Në faqen zyrtare të Lëvizjes Vetëvendosje, Martin Berisha rezulton që është pjesë e kryesisë së këtij subjekti.

Emri i tij është i vendosur menjëherë pas atij të kryetarit të LVV-së, Albin Kurti.

Martin Berishaj është profesor i shkencave politike dhe marrëdhënieve ndërkombëtare në disa programe dhe module të arsimit të lartë në Slloveni dhe jashtë saj (Kosovë, Bosnje dhe Hercegovinë, Hungari, Itali).

Aktualisht, Berishaj është shef I Institutit për Studime Shqiptare në Slloveni si dhe anëtar i kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje.

Berishaj në të kaluarën kishte qenë pjesë e komisioni për shënjimin e vijës kufitare me Malin e Zi të krijuar nga Ramush Haradinaj, teksa sugjeronte që si zgjidhje të përdorej precedenti Gjirit të Piranit, ku Sllovenia dhe Kroacia kishte dërguar çështjen në Arbitrazh Ndërkombëtar.

Në maj të këtij viti, ministrja Gërvalla shkarkoi 12 ambasadorë duke premtuar se Kosova nuk do të ketë vakum diplomatik, megjithatë një gjë e tillë ndodhi me largimin e Hajdin Abazit nga ambasada në Australi, ku edhe tre muaj pas shkarkimit të tij MPJ dështoi të dërgonte një diplomat të ri.

Continue Reading

Lajme

Lëkundje të lehta tërmeti në Korçë, ndjehen deri në Tiranë

Published

on

Lëkundje tërmeti është regjistruar pak më parë ne vendin tonë.

Sipas EMSC, lëkundja me magnitudë 2. 9 ballë u regjistrua 10 km nga Korca dhe thellesi 2 km, por eshte ndjere deri ne Tirane.

Kujtojmë që javët e fundit në vendin, tonë, në qytetë të ndryshme të vendit janë shënuar lëkundje tërmeti, duke rikthyer frikën tek qytetarët.

Continue Reading

Aktuale