Connect with us

Lajme

KE kërkon që të vazhdohet edhe me tej me hetimet që dalin nga “bombat” dhe të gjendet zgjidhje për statusin e PSP-së

Published

on

Pas dorëheqjes së Katica Janeva, Komisioni Europian në një prononcim me shkrim për agjencinë e lajmeve, MIA ka theksuar se hetimet për përgjimet e paligjshme duhet të vazhdojnë, transmeton in7.

“Bashkimi Evropian është i vetëdijshëm për njoftimin e bërë nga prokurorja Katica Janeva se ajo ka ndërmend të japë dorëheqjen”, kanë thënë nga Komisionit Evropian.

Në koment, Komisioni Evropian përsërit se “është e rëndësishme që të gjitha partitë politike parlamentare të vazhdojnë të punojnë për të gjetur një zgjidhje të qëndrueshme për statusin e PSP-së”.

Bashkimi Evropian rikujton edhe një herë se është e rëndësishme të vazhdohet të vendoset përgjegjësia për krimet që dalin dhe lidhen me përgjimet e paligjshme./in7.tv/

Continue Reading

Lajme

Taravari: Votuesit tanë do të votojnë kandidatët e Lëvizjes Besa aty ku përballen me BDI-në

Published

on

Sekretari Gjeneral i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari në një dalje për media konfirmoi marrëveshjen mes Besës dhe ASH-së për mbështetje të njëra-tjetrës në rrethin e dytë të zgjedhjeve që do të mbahen të dielën (31.10.2021).

Në suaza të kësaj Taravari ftoi votuesit e ASH-së, që të votojnë për kandidatët e Lëvizjes Besa në komunat ku ata përballen me BDI-në.

“Ne si ASH menjëherë pas shpalljes së rezultateve të zgjedhjeve, kemi shprehur qëndrimin tonë që duhet të mbështeten të gjithë kandidatët shqiptarë të opozitës që garojnë përballë BDI-së në të gjitha komunat. Shumë mirë e mirëpresim thirrjen e Lëvizjes Besa për mbështetje të kandidatëve të koalicionit ASH-AAA e përsërisim qëndrimin tonë konzistent se edhe anëtarët dhe simpatizantët tanë dhe të gjithë votuesit tjerë do t’i mbështesin kandidatët e Lëvizjes Besa në komunat ku ata përballen me BDI-në. Dhe në të njëjtën kohë vlerësojmë se BDI duhet të bjerë nga pushteti. Shpresojmë që Lëvizja Besa ta ketë me gjithë mend që BDI duhet të shkojë në opozitë.

Continue Reading

Bota

Varfëria ekstreme shtyn familjen afgane ta shesë foshnjën për 500 dollarë

Published

on

By

Varfëria ekstreme shtyn familjen afgane ta shesë foshnjën për 500 dollarë

Afganistani po përballet me krizën më të madhe humanitare në botë. Në këtë shtet gjendja është bërë alarmante veçanërisht pasi talebanët kanë marrë kontrollin në gusht.

Fondet ndërkombëtare që i japin shtytje ekonomisë së brishtë në Afganistan janë ndaluar, ndërsa bota po debaton se si të merret me regjimin tabelan, raporton BBC.

Kombet e Bashkuara kanë lëshuar një paralajmërim të rëndë, se miliona do të vdesin në Afganistan nëse ndihmat nuk arrijnë në vend.

Një familje në Afganistan për BBC ka treguar se si është dashur ta shesë foshnjën për shkak të varfërisë ekstreme. Pasi po vdesin nga mungesa e ushqimit.

“Fëmijët e tjerë po vdesin nga uria, kështu që u desh ta shisnim vajzën. Si të mos jem e trishtuar? Është vajza ime. Uroj të mos isha e detyruar të bëja këtë”, ka thënë nëna e vajzës.

Ndërkohë babai i saj ka thënë se nuk po kanë fare ushqim dhe se është i detyruar ta bënte.
Personi që bleu vajzën i ka paguar atij më tepër se gjysmën e 500 dollarëve. Vajza do të qëndrojë te familja derisa të jetë në gjendje të ecë. Personi që e bleu i ka thënë familjes se vajza e vogël kur të rritet do të martohet me një nga fëmijët e tij.

Gazetarja e BBC-së ka treguar se si ka parë edhe raste tjera në Afganistan ku varfëria ka detyruar familjet që t’i shesin fëmijët. Madje ajo ka treguar se një person i është afruar asaj dhe e ka pyetur nëse dëshiron ta blejë një fëmijë.

Video

Continue Reading

Kosovë

Haxhiu reagon për dënimin me 8 muaj burgim për dhunuesit e 15-vjeçares

Published

on

By

Haxhiu reagon për dënimin me 8 muaj burgim për dhunuesit e 15-vjeçares

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka reguar pas dënimit me vetëm 8 muaj e 8 ditë burg për personin që dhunoi një 15-vjeçare në Pejë.

Haxhiu thotë se është e shqetësuar për këtë vendim siç e quan ajo absurd dhe të padrejtë. Ajo thekson se vendime të tilla motivojnë dhunuesit dhe dhunojnë për së dyti herë viktimat.

“Sapo përfundova fjalën në konferencën që i dedikohej viktimave të krimit, u njoftova me lajmin që dhunuesi seksual ndaj vajzës 15 vjeçare qenka dënuar me vetëm 8 muaj e 8 ditë burgim, pa asnjë rrethanë rënduese dhe fatkeqësisht shumë rrethana lehtësuese. Jam shumë e shqetësuar në raport me këto vendime absurde të padrejta dhe që motivojnë dhunuesit dhe që dhunojnë për së dyti herë viktimat”, ka shkruar Haxhiu në Facebook./21Media

Continue Reading

Aktuale