Connect with us

Shqipëri

Basha takohet me Metën, thotë jemi në rrugë të njejtë

Published

on

Pas takimit me aleatët, Lulzim Basha deklaroi se me Ilir Metën ka diskutuar për 13 tetorin, si datë të zgjedhjeve vendore, zgjedhjeve të përgjithshme dhe atyre presidenciale.

Ai tha se opozita e bashkuar vlerëson shqetësimin e Presidentit dhe bashkohet në betejën për shqiptarët.

“Padyshim që takimi me Metën lidhet me 13 tetorin. Ai mendon se kjo është mundësi për daljen nga kriza. Vlerësoj maksimalisht shqetësimin e Metës dhe i bëra të qartë se opozita e bashkuar janë në këtë betejë për shqiptarët.

Nuk duhet të jemi në betejë për Imer Lalët e shokët e tij, por opozita e gatshme për çdo hap për t’i garantuar shqiptarëve të drejtën e votës, që është dhunuar. Rama nuk i rezistoi dot tubimit për të vjedhur dhe në një proces ku garonte i vetëm. Të ofrojmë një qeveri që i shërben njerëzve”, tha Basha.

Komunikimi i plotë i Bashës pas takimit me opozitën e bashkuar dhe Presidentin:

Pyetje: Zoti Basha, takimi juaj me presidentin a kishte lidhje me 13 tetorin?

Lulzim Basha: Padyshim lidhet me 13 tetorin. Kreu i shtetit mendon se 13 tetori është një mundësi për daljen nga kriza politike, përmes zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, zgjedhjeve lokale dhe ,siç është shprehur politikisht, edhe përmes zgjedhjeve të reja presidenciale, që nënkupton ndryshime kushtetuese. Duke vlerësuar maksimalisht qendrimin e presidentit dhe shqetësimin e tij, i kam bërë të qartë se Partia Demokratike dhe Opozita e Bashkuar janë në këtë betejë për interesin e njerëzve, që zgjedhjet e ardhshme, ndryshe nga farsa e 30 qershorit, siç e deklaroi dhe OSBE/ODIHR-i, duhet të jenë për njerëzit, dhe jo për ymerlalët dhe shokun e tyre, “Bablokun” e madh dhe oligarkët.

Në këtë funksion, opozita ëshë e gatshme të ndërmarrë çdo hap për t’u garantuar shqiptarëve të drejtën e votës, që është dhunuar dhe tjetërsuar, përtej çdo përfytyrimi, çfarë e pa edhe me 30 qershor, ku Edi Rama nuk i rezistoi dot tundimit për të vjedhur edhe një proces ku kandidonte vetë, votonte vetë, numëronte vetë, tabulonte vetë dhe, për të garantuar, përmes zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, një qeveri që buron nga njerëzit dhe u shërben njerëzve.

Sot, në takimin me opozitën e bashkuar, kemi diskutuar për hapat e mëtejshëm që do të hidhen në aksionin tonë politik në të gjitha rrafshet, në raport me njerëzit, me qytetarët, në raport me faktorin ndërkombëtar dhe në raport me zgjidhjet që presin dhe që do t’u ofrojmë shqiptarëve.

Në këtë kuadër, kemi diskutuar për emergjencën ekonomike, ku ndodhet vendi, sepse një nga mëkatet më të mëdha, një nga fajet më të mëdha të kësaj bande që na qeveris është që, duke tërhequr opozitën në betejën parimore për vlerat themelore të lirisë e të demokracisë, të luftës kundër krimit dhe drogës, ia ka dalë t’I vërsulet Shqipërisë, buxhetit të saj, pasurive të saj, ta vjedhë dhe ta grabisë qytetarin e thjeshtë, pasurinë e këtij vendi dhe ta zhysë ekonominë në ditën e saj më të zezë, në të paktën 2 dekada.

Ndaj, bashkarisht kemi diskutuar për platformën tonë ekonomike, për zgjidhjet ekonomike që shqiptarët meritojnë dhe do të kenë, me fitoren e Opozitës së Bashkuar, e cila tashmë, jo vetëm thjesht përmes studimeve të opinionit publik, por edhe përmes referendumit të 30 qershorit, është konfirmuar si maxhoranca e re politike, deklaroi Basha

https:/balkanweb.com/basha-zbulon-biseden-me-meten-jemi-bashke-ne-kete-beteje/

Continue Reading

Lajme

Basha: Sa të jem unë kryetar, Berisha nuk mbledh Kuvend, do çonte në vdekjen e PD-së

Published

on

Në një kohë kur ish-kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha ka nisur mbledhjen e firmave për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike, kreu i PD Lulzim Basha është shprehur i prerë se për sa kohë të jeta ai kryetar, shpallja non-grata e Berishës nuk do hidhet me votë në asnjë forum të selisë blu.

Basha ka deklaruar në mbledhjen e grupit Parlamentar të Partisë Demokratike se nuk do lejojë asnjë akt që do çojë në izolimin e partisë nga SHBA, pasi sipas tij kjo do të përkthehej në vdekje të saj.

Kryedemokrati ka vlerësuar kontributin e Sali Berishës po thekson se tashmë ai po përpiqet të lidhë vendimin e qeverisë amerikane me shpalljen e tij non grata, me fatin e Partisë Demokraktike. Sipas Bashës, plani i Berishës synon ta kthejë Partinë Demokratike në një bunker anti-amerikan për interesin e tij.

Continue Reading

Lajme

Basha: Vettingu i politikënve, dëshirë e demokratëve dhe socialistëve

Published

on

Për kryetarin e Partisë Demokratike vettingu i politikanëve është një dëshirë e demokratëve, socialistëve dhe të gjithë shqiptarëve që të kemi një politikë që nuk ka lidhje me krimin. Duke folur për gazetarët në perfundim të mbledhjes së Grupit Parlamentar, Basha tha se PD-ja është në Kuvend që të kthejë vendin në shinat e demokracisë.

“Do të shikoni nga amendamentet se vettingu i politikanëve ka të bëjë me një dëshirë nga socialistë dhe demokratë që të kemi një politikë pa lidhje me krimin, dhe jo të mbushur me politikanë që nuk justifikojnë pasurinë e tyre. Me këtë hap ne i shërbejmë prioriteteve të shqiptareve. Asnjë prej tyre nuk është në fazor të PD-së. Unë e përsëris që jemi në kuvend edhe pas masakrës që me fuqinë që na dhanë shqiptarët të rikthejmë vendin në shinat e demokracisë. Për këtë ne do të ccojmë përpara axhendën e këtyre ndryshimeve”- tha Basha.

Më tej Basha tha se nuk do të ketë asnjë pazar me mazhorancën për këtë çështje.

“Kthimi i ndryshimeve të nëjanëshme të 30 korrikut sikundër komisioni zgjedhor që do të formohet ka për detyrë të shtrojë cështjet që kanë në bëjmë me sistemin zgjedhor. Nuk bëjmë pazar dhe nuk futemi për pazar. Këto janë cështje të rëndësishme për shqiptarët. Nuk ka zhvillim, ka vetëm emigracion kjo nuk mund të jetë pazar për ne”- tha Basha.

Continue Reading

Lajme

Pamje të frikshme nga aksidenti në Durrës, përplasen 5 makina

Published

on

By

Pamje të frikshme nga aksidenti në Durrës, përplasen 5 makina

Një aksident i pesëfishtë është regjistruar në Durrës. Siç duket edhe nga kjo foto, aksidenti ka qenë i frikshëm. Ka qenë një automjet i cili ka përplasur 4 makina të tjera.

Raportohet, se një mjet fuoristradë me targa italiane ka qenë duke udhëtuar në drejtim të qytetit, në zonën e Currilave, ku është përplasur me mjetet e tjera.

Deri më tani, veç dëmeve materiale, nuk ka raportime për të lënduar.

Continue Reading

Aktuale