Connect with us

Kosovë

Arrestohet ‘mjeku popullor’ nga Malisheva, e shantazhoi viktimën duke i kërkuar 30 mijë euro

Published

on

Policia e Kosovës ka njoftuar se sot ka arrestuar M.Z., viti i lindjes 1962, nga Malisheva, i dyshuar për veprat penale: mashtrim, ushtrim i kundërligjshëm mjekësor dhe shmangie nga tatimi.

I dyshuari, sipas Policisë, duke ushtruar profesionin e ‘mjekut popullor’, nga një qytetare që nga viti 2016 deri më tani ka përvetësuar një shumë rreth 6 mijë euro si shpërblim për gjoja ofrimin e shërbimeve mjekësore ndaj saj.

I dyshuari paraqitej se shëronte sëmundje të ndryshme: shërim shpirtëror, rregullim të problemeve familjare etj.

Sipas Policisë, i dyshuari, pas një kohe, duke shfrytëzuar të dhënat e mësuara nga ankuesja gjatë ‘’seancave për shërim”, i mbështetur edhe nga bashkëshortja e tij, kishte filluar ta shantazhojë dhe ta kërcënojë ankuesen se do t’ia shkatërronte familjen nëse nuk i sjell një shumë prej 30.000 euro.

Policia, ka kërkuar nga Gjykata leje për kontroll të cilën e ka siguruar dhe e njëjta është realizuar sot, ku është kontrolluar lokali ku ka ushtruar ‘profesionin’ dhe shtëpia e të dyshuarit në Malishevë.

Gjatë kontrollit janë sekuestruar dëshmi të cilat do të përdoren në procedura të mëtejme gjyqësore.

Po ashtu, Policia ka siguruar të dhëna se i dyshuari ka zhvilluar edhe aktivitet të veterinarisë.

Me aktvendim të prokurorit të rastit, i dyshuari ndalohet për 48 orë në mbajtje.

Policia, referuar gjetjeve gjatë realizimit të urdhër-kontrollit, beson se viktima të mashtrimit mund të jenë edhe një numër i konsiderueshëm i qytetareve, andaj apelon te qytetarët që të kenë kujdes ndaj këtyre formave të mashtrimeve dhe po ashtu nëse ka viktima të tjera të kësaj natyre të lajmërojnë Policinë.

 

BURIMI: KALLXO

Continue Reading

Kosovë

​Gastronomët e Kosovës përmes borive të makinave shprehin pakënaqësinë e tyre me masat e reja antiCOVID-19

Published

on

Shoqata e Gastronomëve e Kosovës, në shenjë pakënaqësie me masat e fundit qeveritare, përmes borive të makinave, sonte për disa minuta ka protestuar në rrugën përballë objektit të Qeverisë së Kosovës.

Qeveria e Kosovës në kuadër të masave të reja për luftimin e pandemisë, vendosi dje për shtyrjen e orarit të gastronomisë deri në orën 23:00. Më herët ky sektor ishte lejuar të punojë deri në 21:30. Ndërkohë ora policore mbetet në fuqi nga mesnata e deri në pesë të mëngjesit, me përjashtim të rasteve emergjente.

Shoqata e Gastronomëve të Kosovës kërkon që të punohet sipas rregulloreve Komunale, që muzika të jetë në proporcion me këtë orar, dhe ora policore të hiqet.

“Masat nuk kanë kuptim që të kufizojnë veprimtaritë biznesore, por të stimulojnë vaksinimin e popullatës, si zgjidhja e vetme për daljen nga kjo krizë. Përderisa i lejojmë të hyjnë vetëm personat e vaksinuar dhe ata që ofrojnë dëshmi, pse të mos punojmë me kapacitete të plota?!”, thuhet në një reagim të kësaj shoqate e cila për nesër ka paralajmëruar mbledhjen e jashtëzakonshme të Kuvendit, në orën 14:00.

Ndryshe, edhe Asociacioni i Komunave të Kosovës ka paralajmëruar se do të kërkojë serish heqjen e orës policore, pasi që numri i rasteve të reja me koronavirus po shënon rënie dhe tash e sa ditë nuk ka asnjë rast me përfundim fatal.

Continue Reading

Kosovë

Ushtarët e FSK-së do të nisen për në stërvitjen qendrore të Forcave të Armatosura Sllovene

Published

on

Ministri i Mbrojtjes i Kosovës Armend Mehaj është deklaruar me rastin e dërgimit të një kontingjenti të FSK-së në stërvitjen e Forcave të Armatosura sllovene “Disaster Relief and Military Mobility Exercise 2021” (DRM2 EX21), me kolegët e tyre të forcave sllovene dhe 19 forcave të shteteve tjera të BE-së dhe NATO-s.

Në një postim në Facebook, ministri Mehaj thotë se kjo stërvitje synon të forcojë gatishmërinë e Forcave të Armatosura sllovene për të marrë pjesë në sistemin e mbrojtjes nga fatkeqësitë natyrore dhe fatkeqësitë e tjera në Slloveni, si dhe për të integruar sigurinë me shtetet anëtare të BE-së dhe forcat tjera partnere, sikurse Kosova, në fushën e mobilitetit ushtarak dhe mbështetjes logjistike.

“Mirënjohje dhe vlerësim i lartë për partneritetin me ministrinë dhe forcat homologe sllovene. Besim i plotë në shkathtësitë profesionale specialistike të ushtarakëve tanë dhe aftësive ndërvepruese me forcat partnere. Forca djem, për Nderin e Kombit dhe Flamurin tonë! Për më të mirën, për veten dhe miqtë tanë!”, shkruan Mehaj.

Stërvitja “Disaster Relief and Military Mobility Exercise 2021” ka nisur më 18 tetor dhe zgjat deri më 29 tetor. Përveç Kosovës, në këtë stërvitje marrin pjesë edhe Shqipëria, Austria, Belgjika, Kroacia, Mali i Zi, BeH, Franca, Gjermania, Italia, Luksemburgu, Maqedonia Veriore, Rumania, Çekia, Polonia, Rumania etj.

Continue Reading

Kosovë

Në këto tri komuna kandidatët e VV-së morën më së shumti vota

Published

on

Kandidatët e Lëvizjes Vetëvendosje kanë marrë më së shumti vota nga diaspora kosovare edhe në Vushtrri, Shtime dhe Kamenicë.

Gara për të parin e këtyre komunave do të vendoset në raundin e dytë më 14 nëntor, pasi asnjëri nga kandidatët nuk mori mbi 50 për qind.

Në Vushtrri, Arsim Rexhepi i Vetëvendosjes, i cili në zgjedhjet e 17 tetorit u rendit i treti me 26.03 për qind, mori 37 vota.

Dy kandidatët që do të përballen në balotazh, Xhafer Tahiri nga LDK dhe Ferit Idrizi PDK, nga diaspora kanë marrë 33, përkatësisht 10 vota.

Edhe në Kamenicë kandidati i Vetëvendosjes Kadri Rahimaj ka marrë më së shumti vota – 168, duke lënë mbrapa Qëndron Kastratin e PSD-së me 63. Të dy këta do të jenë në balotazh, pasi kanë marrë më së shumti vota në raundin e parë.

Ndërkaq, Jeton Biqkaj LDK dhe Muahmed Kallaba PDK kanë marrë nga 12 vota nga diaspora, Faton Jakupi AAK 10 vota, Albert Sermaxhaj NISMA – asnjë.

Qemajl Aliu nga Lëvizja Vetëvendosje për Shtime ka marrë 66 vota nga diaspora, duke lënë mbrapa Naim Ismailin e PDK-së me katër vota. Bedri Zeqiri i LDK-së, i cili nuk arriti të sigurojë balotazhin, ka marrë pesë vota.

Aliu prin edhe sipas rezultateve preliminare të KQZ-së për kryetar të Shtimes, me 45.10 për qind, para Naim Ismailit, kryetarit aktual, me 44.64 për qind.

Continue Reading

Aktuale