Connect with us

Bota

820 milionё njerёz vuajnё nga uria

Published

on

Qёllimi i OKB-sё pёr ta shmangur urinё deri nё vitin 2030, po bёhet i parealizueshёm. Sёrish nё botё janё tё uritur gjithnjё e mё shumё njerёz, shkruan OKB nё raportin e fundit lidhur me stadin e sigurisё pёr ushqimin nё botё: 820 milionё njerёz vuajnё nga uria kronike, ndёr ta 149 milionё fёmijё nёn moshёn pesё vjeҁ, qё janё tё pazhvilluar nga mungesa e ushqimit.

Pёr 96 milionё njerёz “duhet tё vihen nё dispozicion ushqime ose t’u jepet atyre aksesi tek ushqimi, nё mёnyrё qё ata tё mos vdesin”, i tha DW-sё Cindy Holleman, njё nga autoret kryesore tё raportit. Autorёt e raportit vlerёsojnё se nё mbarё botёn ka rreth dy miliardё njerёz qё nuk kanё mjaftueshёm ujё tё pijshёm dhe ushqime.

Nё pёrqindje nё secilёn pjesё tё botёs janё tё prekura, prej kёsaj mё shumё gratё se sa burrat. Edhe tetё pёr qind e popullsisё nё Amerikёn e Veriut dhe nё Evropё janё tё prekur prej pasigurisё pёr ushqimin, përcjell albinfo.ch.

Shumica e njerёzve qё vuajnё prej urisё jetojnё nё Azi, 500 milionё syresh dhe nё Afrikё, 260 milionё, 90 pёr qind e tyre ndodhen nё Afrikёn e Subsaharasё.

“Pabarazia po shtohet nё mё shumё se gjysmёn e vendeve tё botёs. Sa mё e madhe pasiguria, aq mё e madhe edhe uria”, thotё Holleman nё bisedё pёr DW. Pёrballё tё uriturve nё botё qendrojnё, sipas “World Wealth Report”, 18 milionё milionerё.

Raporti pёrmend si arsye kryesore tё mungesёs sё aksesit tek ushqimi: konfliktet, ndryshimin e klimёs dhe ekonominё e dobёt.

Pёr shmangien e urisё nё raportin e OKB-sё kёrkohet njё marrёveshje ndёrkombёtare, qё tё krijojё paqen dhe transformimin e qendrueshёm ekonomik, nё mёnyrё qё vendet nё zhvillim tё jenё nё gjendje pёr t’i luftuar mё mirё shkaqet e urisё.

Continue Reading

Bota

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron është goditur me shuplakë

Published

on

By

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron është goditur me shuplakë

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron është goditur me shuplakë nga një grua gjatë një bisede që ai kishte me qytetarët në rrugët e Parisit.

Në videon që është bërë virale në rrjetet sociale, shihet presidenti francez Macron teksa i afrohet një grupi personash për t’i përshëndetur, por një grua nis ta qortojë dhe menjëherë i afrohet dhe e godet me shuplakë. Pas këtij veprimi, shihet se gruaja është neutralizuar nga persona të tjerë si dhe punonjës të sigurisë.

Kjo nuk do të ishte hera e parë që Macron merr një sulm të këtij lloji, ai i mëparshmi ishte në vitin 2021. Në rastin e vitit të shkuar, Macron iu afrua një grupi për t’i përshëndetur kur një person i veshur me një bluzë të gjelbër e tërhoqi me një dorë, ndërsa me tjetrën e goditi në fytyrë. Qytetari që qëlloi presidentin u neutralizua, ndërsa mediat franceze raportuan se ai thirri “Poshtë Makronizmi”. Ende janë të paqarta, shkaqet që provokuan incidentin. Pas goditjes së kreut të shtetit francez, dy persona u arrestuan nga policia lokale.

Continue Reading

Bota

Është zgjidhur misteri i deleve që bënin rrethin në Kinë!

Published

on

By

Është zgjidhur misteri i deleve që bënin rrethin në Kinë!

Javën e kaluar, një video e deleve në Kinë duke lëvizur në rrathë për 12 ditë u bë virale në mediat sociale

Pronari i fermës tha në atë kohë se nuk mund ta kuptonte pse kjo sjellje ishte zhvilluar tek delet dhe pasi videoja origjinale u publikua nga kanali shtetëror kinez People’s Daily, ai tha se delet ishin të shëndetshme.

Menjëherë pas publikimit të videos, u zhvilluan teori konspirative që shkuan aq larg sa flisnin për shenja që tregonin “fundin e botës”.

Sipas shkencëtarëve, megjithatë, shpjegimi për sjelljen e deleve ka shkaqe krejtësisht natyrale dhe sigurisht që nuk lidhet me sëmundjen listeriozë, e cila mund të shkaktojë çorientim te kafshët, pasi të gjitha kafshët e prekura prej saj ngordhin brenda 48 orëve.

“Duket se këto dele janë mbajtur në një vend për një kohë të gjatë dhe kjo mund të ketë bërë që ato të sillen në mënyrë të çuditshme, pra të qarkullojnë për shkak të stresit të shkaktuar nga burgimi i tyre i gjatë”, tha profesori Matt Bell nga Departamenti i Bujqësisë i Universitetit. në Gloucester.

“Sapo filluan disa dele, pastaj u bashkuan të tjerat sepse janë kafshë tufe dhe duan të jenë me “miqtë” e tyre”, shtoi profesori britanik.

Continue Reading

Bota

Makina futet brenda një dyqani në SHBA, 1 viktimë dhe 19 të plagosur

Published

on

By

Makina futet brenda një dyqani në SHBA, 1 viktimë dhe 19 të plagosur

Një makinë ka përfunduar brenda një dyqani “Apple” në SHBA, duke i marrë jetën një personi dhe duke plagosur 19 të tjerë. Aksidenti i rëndë ndodhi në orët e para të mëngjesit, ndërsa autori dyshohet se ka humbur kontrollin e mjetit

“Një SUV me ngjyrë të errët kaloi me një shpejtësi marramendëse dhe goditi shumë njerëz”, tha prokurori i qarkut, ndërsa drejtuesi është ende i paidentifikuar.

Njësitë reaguese gjetën “shumë pacientë të plagosur para dyqanit dhe brenda në dyqan, ndërsa disa të tjerë ishin ngjitur pas murit nga automjeti”, tha shefi i zjarrfikësve gjatë një konference shtypi të hënën.

Apple lëshoi ​​një deklaratë duke thënë se “zemrat tona janë me anëtarët e ekipit dhe klientët tanë që u plagosën dhe të gjithë ata që u prekën nga ky incident i tmerrshëm”.

Dyqani Apple ndodhet në këndin e pasmë të dyqaneve luksoze Derby Street. Hyrja e dyqanit përballet me një parking të madh ku qindra vizitorë ecin çdo ditë.

Zona e blerjeve është veçanërisht e ngarkuar gjatë sezonit të festave, me dyqanin Apple dhe restorantet dhe dyqanet përreth që mbledhin turma të mëdha këtë kohë të vitit.

Continue Reading

Aktuale