Maqedonia e Veriut
Zaev kritikohet për marrjen e drejtimit të Ministrisë së Financave nga ekonomistët
Ekspertët e ekonomisë thonë se drejtimi i Ministrisë së Financave nga ana e kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, mund të përshpejtojë shpërndarjen e mjeteve financiare, e cila sipas tyre, do t’i jepte shtytje dinamikës së realizimit të projekteve kapitale, të cilat janë vendosur si prioritet nga Qeveria. Megjithatë, ekspertët shtojnë se drejtimi i Ministrisë së Financave nga Zaevi është “thikë me dy tehe”, sepse kjo, sipas tyre, ndikon edhe në disiplinën rreth menaxhimit të parave nga arka e shtetit.
Realizimi i ulët i investime kapitale nga buxheti, ishte një ndër arsyet kryesore që e shtyn kryeministrin Zaev të marrë udhëheqjen e Ministrisë së Financave.
Ndërkaq, njohësi i çështjeve ekonomike, Visar Ademi thotë për Radion Evropa e Lirë se marrja e drejtimit të Ministrisë së Financave nga kryeministri Zaev, do të thotë vendosje e kontrollit absolut në buxhetin e shtetit nga ana e tij.
“Si synon të ketë vendime të pakushtëzuar se si shpenzohen paratë publike dhe e dyta të ketë shpejtësi në ndarjen e financave publike përmes ndarjes së tenderëve të caktuar, të cilët do të ishin të proceduara nga Qeveria”, thotë Ademi.
Ademi thotë se drejtimi i Ministrisë së Financave nga kryeministri maqedonas, prish edhe bilancin e kontrollit për shpenzimin e mjeteve publike.
“Nuk ka një person tjetër që është në krye të financave dhe një person tjetër që menaxhon pjesën operative të Qeverisë. Tani, zoti Zaev kryeministër dhe zoti Zaev ministër i Financave është një dhe kjo tregon se ka indikacione se Zaev kërkon të ketë kontroll edhe mbi politikën, por edhe mbi financat në Maqedoninë e Veriut, që është indikativë se mund të ketë këtu korrupsion nga ana e Qeverisë”.
“Kësi lloj kontrolli nuk ka pasur as ish-kryeministri Nikolla Gruevski, i cili ka drejtuar Qeverinë më shumë se dhjetë vjet dhe habitem se pse i duhet Zaevit ky lloj kontrolli në arkën e shtetit përmes drejtimit të Ministrisë së Financave”, thotë Ademi.
Maqedonia e Veriut gjatë vitit të ardhshëm futet në zgjedhje dhe ky vit është vendimtar për rimëkëmbjen e ekonomisë, premtim të cilin, Zaev e kishte dhënë gjatë fushatës zgjedhore. Por, ekonomistët nuk besojnë se mund të ketë ndonjë përmirësim të dukshëm në ekonominë e vendit.
“Politika nuk ka ndryshuar. Nuk janë ndryshuar as rregullat, normat, prandaj besoj se nuk do të ndryshojë asgjë”, thotë profesori Shukarov.
Ndërkohë, Komisioni shtetëror Kundër Korrupsionit ka theksuar se kryeministri Zaev duhet të emërojë një ministër të ri të Financave sa më shpejt që të jetë e mundur.
Lidhur me marrjen e drejtimit të dikasterit të financave nga Zaev kanë reaguar edhe organizatat joqeveritare, në mesin e tyre edhe fondacioni “Shoqëri e Hapur”, Transparency International, Euro Thing, e shumë organizata të tjera. OJQ-të kanë theksuar se koncentrimi i pushtetit në një individ nuk është i shëndetshëm për demokracinë, duke nënvizuar se kontrolli dhe përgjegjësia duhet të shpërndahen në shumë faktorë, me qëllim që të mund të monitorojnë punën e njëri-tjetrit.
Lajme
Nikolloski: Bullgarët duan të hyjnë në pjesën normative të Kushtetutës, e aty nuk janë as shqiptarët

Nënkryetari i VMRO-DPMNE-së, Aleksandar Nikolloski sonte në TV21 theksoi se Bullgaria dëshiron të hyjë në pjesën normative të Kushtetutës, përcjell FLAKA.
Ai shton se aty nuk janë as shqiptarët.
“Bullgarët duan të hyjnë në pjesën normative të Kushtetutës. Për t’ia thjeshtuar publikut Kushtetuta ka një hyrje që quhet Preambulë dhe më pas fillojnë nenet nga të cilat nxirret e gjithë korniza ligjore në Maqedoni dhe quhet pjesa normative. Në pjesën normative ka vetëm maqedonas, madje edhe shqiptarët si bashkësi e dytë etnike në Maqedoni nuk figurojnë në pjesën normative”, tha Nikolloski. /FLAKA/
Lajme
Së shpejti do të punësohen 50 mjek të ri për shkak të mungesës nëpër Klinika

Mjekët dhe personeli tjetër mjekësor në Qendrën Klinike të cilët kanë arritur moshën e pensionit, nga sot përfundojnë punën në Klinikë, përkundër kërkesës së tyre për të vazhduar edhe për tre vjet.
Nga Ministria e Shëndetësisë thonë se puna pas pensionit për disa mjekë nuk mund të vazhdojë për shkak se nuk kanë plotësuar numrin e intervenimeve e nuk janë treguar efikas në trajtimet mjekësore. Ministri i shëndetësisë Sali tha se me këtë hapet mundësia për punësimin e studentëve të posadiplomuar.
“Sot sillet vendimi që një pjese të kërkesave të tyre tu përgjigjemi pozitivisht për tu vazhduar edhe një vit puna, ndërsa pjesa tjetër do të pensionohen me qëllim të mundësimit për të punësuar kuadër të ri cilësor që ende presin. Kam paralajmëruar për nismën e punësimin e 50 studentëve më të suksesshëm që kanë kryer medicinën me përfaqësim inkluziv nga Universiteti ‘Goce Dellçev’ i Shtipit dhe Universiteti i Tetovës”, tha Bekim Sali, Ministër i Shëndetësisë.
Sindikata e Qendrës Klinike thonë se bëhet fjalë për 80 mjekë, ndërsa Sali tha se në listë janë rreth 30. Alsat siguroi një listë në të cilën figurojnë 48 mjekë që dalin në pension.
Lista e doktorëve të sapo pensionuar: “13 nga Pediatria, 7 nga Klinika infektive, 5 nga Hematologjia, 4 nga Ortopedia, nga 3 prej Kardiologjisë, Pulmologjisë e Reumatologjisë, 2 prej Karil, Psikiatëri, Endokrinologji dhe Gastro, 1 në Traumatologji.”
Nga Sindikata e Qendrës Klinike insistojnë që po u shkelet e drejta e tyre ligjore, duke u thirrur në Ligjin për marrëdhënie pune dhe Ligjin për mbrojtje shëndetësore. Paralajmërojnë padi.
“Ligji është i qartë, nuk ka kritere të listës së pritjes sa studentë presin për punësim. Ligji këtë nuk lejon! E obligon si ministrin ashtu edhe drejtorët të ju vazhdoj punën kuadrit të specializuar, që nuk zëvendësohet brenda natës. E gjatë është përgatitja e doktorëve që tu thuash lehtësisht shkoni ju që keni mbushur 64 vjet. Ku është luks i madh i shtetit tonë”, u shpreh Goran Begoviq, Drejtor i Sindikatës së Qendër Klinike.
Në nivel vendi, numri i mjekëve që do të pensionohen sot kalon mbi 100. Mungesa më e dukshme do të thellohet në Spitalin e Kumanovës ku sot u pensionuan 5 specialistë, hiç më mirë nuk është as në spitalet tjera.
Lajme
Mickoski: Nga e di Edi Rama se propozimi francez është i mirë?!

Kryetari i VMRO-DPMNE-së propozimin e ri francez e ka quajtur “nokaut” për diplomacinë e Maqedonisë. Ai ka theksuar se nëse ky propozim ddo të ishte I mirë për vendin, nuk do të pranohej menjëherë nga autoritetet e Sofjes.
Mickoski, sic njofton KlanM, ka parashtruar pyetjen se nga ku I ka informacionet Kryeministri I Shqipërisë Edi Rama se propozimi I ri francez është I mirë, sic tha, ku negociatat I ka zhvilluar Ministri I Jashtëm Bujar Osmani, kurse për këtë nuk është konsultuar partia e tij.
“Nga e di Edi Rama këtë informacion është arsyeja e dytë kurse e para është se qeveria bullgare në doërheqje menjëherë e pranoi. VMRO-DPMNE asnjëherë nuk do të pranojë një marrëveshje të dëmshme” – tha Mickoski.
Kryetari I VMRO-DPMNE-së I bëri thirrje Qeverisë që propozimin e ri francez ta publikojë në ueb-faqen e Qeverisë.
-
Lajmet kryesore8 months ago
Mediat në Shqipëri: Kastriot Rexhepi është shantazhuar me video materiale nga grupi i Izet Mexhitit
-
Bota4 months ago
Nuk u intereson kush është përballë tyre, shihni pamjet se si ukrainasit i ndalin në rrugë rusët
-
Lajme1 year ago
Lidhjet e Trajko Veljanovskit me rastin M0nstга? – Avokati maqedonas flet për pazaret ndër tavolinë dhe fshehje provash
-
Kosovë6 months ago
Dalin detaje të reja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan
-
Komente1 year ago
Mos e bëfsh pikën e hajrit o Albin Kurti
-
Lajme1 year ago
Gazetari shqiptar “e zuri mat” Vuçiqin – Cila ishte pyetja që e ngushtoi presidentin sërb?
-
Lajme9 months ago
Anketa më re: Struga, Tetova dhe Çairi do të drejtohen nga Opozita Shqiptare
-
Lajme1 year ago
Shek Hallaçi i Grupit të Kumanovës, nga Buгgu i Idгizovës publikon videon me një porosi