Connect with us

Kosovë

Tre letër-porosi nga Kosova dhe Italia/ Lidhja e trafikut të drogës mes Avdylajve, laboratorit në Has

Published

on

Dy letër-porosi të mbërritura nga Italia dhe Kosova kanë konfirmuar për Prokurorinë e Krimeve të Rënda se grupi i Adylajve, grupi i drejtuar nga Hajri Seferi, grupi i cili kishte ngritur laborator heroine në Has si edhe zgjatime të rrjetit të trafikantëve në Fier dhe Delvine, ushtroni aktivitetin e trafikut te drogës jo vetëm në Shqipëri por edhe ne Kosovë, Itali, Holande dhe Britaninë e Madhe.

Këto të dhëna, të cilat po përkthehen në Ministrinë e Drejtësisë dhe disa prej të cilave janë paraqitur si prova shtesë pranë Gjykatës së Krimeve të Rënda, janë objekt i një hetimi mjaft sekret, të drejtuar nga dy prokurorët e çështjes zoti Vladimir Mara dhe Dritan Prençi.

Deri më tani numri i të arrestuarve është 74 persona, prej të cilëve 44 janë të arrestuar për narko trafik, veçanërisht për shpërndarje droge në Shqipëri , për laboratorin e heroinës në Has, por edhe episode të tjera, të zbuluara nga përgjimet, të cilat zbuluan se si katër grupe kriminale në vend bashkëvepronin.

Përgjimet tregojnë se si shtetasi Esat Mehmeti, i njohur me nofkën “Cakja”, drejtonte trafikimin e kanabisit përmes Semanit me drejtim Italinë. Trafiku zhvillohej përmes skafisteve dhe në një rast në Bari janë sekuestruar dy ton kanabis sativa. Kjo sasi kanabisi është konfirmuar përmes letër-porosisë nga autoritetet italiane, ku tregohet konkretisht roli i Mehmetit po edhe i anëtareve të tjerë të grupeve kriminale.

Nga ana tjetër përgjimet tregojnë gjithashtu edhe rolin e shtetasit Abedin Kuçi, i njohur ndryshe si djali i tezes se Klement Balilit. Dyshohet se ky shtetas mbulonte shpërndarjen e drogës në jug të vendit, kryesisht në Fier dhe Sarandë, kryesisht të drogave të forta; kokainë dhe heroinë. Kosova i konfirmon Shqipërisë se sasia prej 159 kg heroinë e bllokuar në fund të vitit 2018 në Kosovë, ka lidhje me laboratorin e Hasit. Të dhënat e para hetimore tregojnë se kjo sasi heroine vinte përmes linjës së Iranit, përmes trafikantëve të tjerë kosovarë, turq po edhe shqiptarë, të cilët kishin arritur të instalonin një laborator heroine. Letër-porosi të tjera me interes për çështjen pritet të përkthehen edhe për trafikantit tjetër Hajri Seferi, i cili shikohet i dyshuar si trafikant i 200 kg kokaine, ku përfshihet edhe Holanda, por edhe Britania e Madhe.

BURIMI:TCH

Continue Reading

Kosovë

Kurti për kërcënimin: Nuk ndjehem i rrezikuar, s’e kam ndryshuar agjendën

Published

on

By

Kurti për kërcënimin: Nuk ndjehem i rrezikuar, s’e kam ndryshuar agjendën

Kryeministri i Kosovës Albini Kurti, ka folur në konferencë për media për kërcënimet që ka marrë nëpërmjet rrjeteve sociale.

Në një postim në Facebook, një person me llogari false kishte thënë se do të paguante para për vrasjen e Kurtit.

Kurti ka thënë se nuk ndihet i kërcënuar dhe se nuk e ka ndryshuar agjendën që e kishte të planifikuar. Ai nuk ka dhënë detaje se për çka është kërcënuar dhe nga kush.

“Unë nuk ndjehem i rrezikuar, por janë organet e sigurisë që i vlerësojnë rrethanat e caktuara, përndryshe unë as dje e as sot nuk e kam ndryshuar agjendën time”, tha Kurti.

Kurti u përgjigj edhe sa i përket pyetjes për braktisjen e institucioneve nga përfaqësuesit serb.

“Mund të ketë pretekste të imagjinuara, por nuk ka arsye që përfaqësuesit serb t’i braktisin institucionet”, tha Kurti.

Burimi

Continue Reading

Kosovë

U kërcënua me jetë, zbulohet mesazhi në “Facebook”: 50 mijë euro për atë që vret Kurtin

Published

on

By

U kërcënua me jetë, zbulohet mesazhi në “Facebook”: 50 mijë euro për atë që vret Kurtin

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka marrë mbrëmjen e djeshme kërcënime për jetën.
Edhe pse zëdhënësi i kryeministrit të Kosovës, Përparim Kryeziu, nuk dha detaje se nga kush është kërcënuar apo në çfarë rrethanash, mediat kosovare kanë zbuluar një postim publikuar në rrjetin social Facebook, përmes së cilës ofrohen 50 mijë euro për këdo që e vret Kurtin.

Kështu një person ka shkruar në faqen “Shes Blej Gjithçka” se do të jepte 50 milionë euro atij që vret Albin Kurtin, ndërkohë që ka listuar edhe listën e çmimeve që janë rritur në Kosovë.

Po ashtu, në po të njëjtin grup, një tjetër person ka shkruar se do t’i jepte 35 mijë euro shpërblim atij që e vret Kurtin.

Continue Reading

Kosovë

Gorani e quan “sadaka” vendimin e Kurtit për dhënien e 100 eurove

Published

on

Opinionisti Dukagjin Gorani e ka quajtur ‘sadaka’ vendimin e fundit të qeverisë së Kosovës për ndarjen e 100 eurove më shumë për muajin nëntor për pensionistët.

Komentet Gorani i bëri në emisionin Pressing në T7.

“Veprimi i fundit i qeverisë me këtë ‘sadakanë’ me këtë shpërndarjen formale të njëfarë ndihme. Kjo nuk dallon shumë prej qeverive se si kanë bërë qeveritë e mëhershme. Për këtë arsye nuk kemi nevojë me sulmu, për faktin se është duke u sjellë ngjashëm si qeveritë e tjera që i kemi pas më herët në kohëra kritike për të”, thotë Gorani.

“Manipulimi me ndihma financiare dhe rritje të rrogave që ka qenë gati njëfarë shenje dalluese e qeverisë Thaçi. Ka qenë një normë, që sado që mund të quhet e pavend, qeveritë bëjnë kësi gjëra”, shtoi ai.

“Vetëvendosjen e ka sjell në pushtet tregimi se do të jesh e ndryshme se për që qeveria e sotme e pranon që edhe ne duhet me i përdor mjetet që i kanë përdorur qeveritë tjerë meqenëse janë mjete të lejueshme, atëherë kerkush prej nesh s’kish pas problem”, shpjegon ai.

Continue Reading

Aktuale