Connect with us

Lajme

Takimi i liderëve për Prokurorinë Speciale, Kodin Zgjedhor dhe regjistrimin e popullsisë

Published

on

Kryeminstri i Maqedonisë Veriore Zoran Zaev, në konferencën për shtyp njoftoi se ka për qëllimë, të premten të organizojë takim me liderët e partive të mëdha, me të cilët do të diskutohen tema të rëndësishme për vendin.

Kryeministri Zaev në takim i ftoi kryetarin e OBRM-PDUKM-së Hristijan Mickoskin,Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela dhe atë të BDI-së Ali Ahmeti .

Temat me të cilët kryetarët e partive do të bisedojnë, do të jenë Kodi Zgjedhor, regjistrimi i popullsisë ,sigurisht nuk do të lihet anash edhe Prokuroria Speciale dhe Reformat në drejtësi, kështu njoftoi kryeminstri Zaev.

“Propozoj të mbahet takim liderësh, të premten. Kemi pak kohë deri në tetor, kur presim të marrim datë për nisjen e negociatave për anëtarësim në BE. Edhe pse raporti i Komisionit Evropian është i shkëlqyeshëm, nuk duhet të ndalemi së punuari. Si çdo herë kur ftoj të merren vendime të mëdha, edhe këtë herë ftoj që këtë hap ta marrim së bashku”

Qëllimi është fokusimi në nisjen e negociatave me BE-në, Zaev shtoi se ka bisedime edhe me partitë e vogla parlamentare.

“Pres të fokusohemi për hapat e mëtejshëm për nisjen e negociatave me BE-në. Kemi negociata edhe me partitë tjera parlamentar më të vogla. Do të flasim për Kodin Zgjedhor dhe model të ri zgjedhor, gjithashtu edhe për Prokurorinë Speciale Publike, si dhe avancimin e shtetit të së drejtës dhe drejtësinë. Do të bisedojmë për të zbatuar regjistrim të suksesshëm të popullsisë.”,  Këto janë temat me të cilat do të orientohemi tha Zaev. /in7.tv/

 

Continue Reading

Lajme

Të vetëm përballë Bdi-së? Ziadin Sela e zbulon nëse do të ketë një koalicion në zgjedhjet e ardhshme

Published

on

Kryetari i ASH-së Ziadin Sela, mbrëmjen e sotme është shprehur se është i gatshtëm të bisedojë me palët për zgjedhjet e ardhshme.

Sela tha se si fillim duhet të kuptojë nëse palët janë në të njëjtat interesa me Aleancën dhe më pas të punpjnë bashkarisht për ringritjen e këtij vendi.

“Jemi të gatshëm të diskutojmë”, u shpreh Sela./news33.tv

Continue Reading

Lajme

“Alternativa nuk ka mbajtur asnjë premtim” Sela: Kanë heshtur dhe pijnë kafe me Ahmetin

Published

on

Kryetari i ASH-së Ziadin Sela, mbrëmjen e sotme është shprehur se Alternativa sapo u bë me qeverinë nuk ka mbajtur asnjë premtim të dhënë për luftën lundër korrupsionit dhe për shtetin e së drejtës.

Sela tha se shpreson që ata të dalin dhe të pranojnë që nuk kanë realizuar asnjë nga premtimet e dhëna.

“Pranohet qe ska realizuar asgjë. Shpresoj që ky subjekti tjetër të dalin dhe të pranojnë që skanë realizuar asgjë. Kanë heshtur dhe pijnë kafe me Ahmetin. Kanë qenë malipulatorë.”, tha Sela./news33.tv/

Continue Reading

Lajme

Ziadin Sela bën denoncimin e fortë: Qeveria rrogën e arsimtarëve e ndan për ushtarët partiak,kanë mundësi që të rrisin pagat

Published

on

Kryetari I ASH-së, Ziadin Sela, i ftuar në emisionin Click Plus në TV21, tha se nëpër objekte shkollore prodhohen sasi të mëdha të kriptovalutave ku kryesisht janë shkolla që drejtohen nga eksponentë të BDI-së.

“Çfarë masa ka marrë policia apo qeveria kur dihet që në masë të madhe prodhohen kriptovaluta në objekte shkollore. Bëhet fjalë për shkolla që drejtohen nga eksponentë të BDI-së”, tha Sela.

Continue Reading

Aktuale