Connect with us

Lajme

Shuajp Kraja: Unë kam vaksinën kundër kancerit

Published

on

Shuajp Kraja është shkencëtari i parë shqiptar, shpikja e të cilit ka marrë patentën europiane. Dhe është pikërisht, krijimi i vaksinës kundër kancerit, me të cilën emri i profesorit nga Shkodra, është bërë i njohur në shumë shtete.

Në 16 Qershor të këtij viti, profesori ka marrë patentën nga Rrjeti Europian i Patentimit.

Sot, profesori shkodran numëron më shumë se 12 shtete të cilat i kanë dhënë pashaportën për vaksinën anti-kancer.

Një një intervistë ekskluzive për dritare.net, Profesor Kraja tregon për jetën e vet dhe rëndësinë e vaksinës anti-kancer.

Është njeri modest, nuk i pëlqen të flasë shumë për veten, pasi vlerësimi që ka marrë dhe nga ndërkombëtarët është përgjigjia më e mirë.

“Të flasë puna ime dhe jo unë. Kam mbaruar studimet në fushën e biologjisë molekulare në Tiranë, tregon Kraja.

Kur ishte vetëm 23 vjeç, ka krijuar vaksinën kundër turbekulozit.

“Isha ende në shkollë kur mamaja ime u sëmur nga turbekulozi, isha i vendosur që ta shëroja nënën time. Dhe ia arrita qëllimit, pasi ime më jo vetëm që u shërua por jetoi deri në moshën 90 vjeçare. Më pas, ndoqa vizionin për të krijuar vaksinën kundër kancerit, dhe pse për këtë të fundit e kam pasur si qëllim edhe kur isha student.”

Duke sfiduar mentalitetetin e viteve 1960-70 , Kraja ka shkaktuar shumë polemika si biolog. Dhe pikërisht prej tyre, burgoset në burgun e Spaçit.

“Kam pasur shumë vështirësi politike, pasi idetë e mija kanë qenë gjithmonë inovative. Por pasi dola nga burgu, jam kthyer në Shkodër ku kam hapur laboratorin tim, të cilin e ndava në 7 sektorë, aty përfshiva edhe sektorin e biologjisë molekulare-gjenetike. Kanë ardhur shumë shkencëtarë të huaj që e kanë vlerësuar, por në atë kohë nuk njihej si laboratori i imi. Pasi nuk mund të thuhej e besohej që një ish-i burgosur i Spaçit kishte formuar një laborator të atyre parametrave. Kjo ishte një periudhë latente e imja, pasi në çdo gjë që krijoja quhesha i burgosur politik e nuk më jepeshin meritat, por unë përsëri punoja në mënyrë korrekte.”

Patenta europiane, vaksina kundër kancerit

Kraja është kryetar i Këshilit Shkencor dhe drejtor i Institutit Internacional të Bioteknologjisë.

“Dua që këtë të fundit ta furnizoj me apartura moderne në mënyrë që të vazhdoj me zhvillimin dhe prodhimin e vaksinës kundër kancerit. Por çmimet e larta të mjeteve të nevojshme dhe mospasja e fondeve të nevojshme më ka privuar.”

Babai i tre fëmijëve, refuzon të bëjë prodhimin e vaksinës kundër kancerit në vende të tjera, dhe thotë që gjithmonë do të përpiqet për të zhvilluar vendin e vet.

“Jashtë vendit kam bërë vetëm projekte shkencore, por krijimin e vaksinës e kam finalizuar të gjithin në Shqipëri. Dhe prandaj nuk dua që ta prodhoj në shtete të tjera.

Shkencërisht ka mbaruar, tani pritet vetëm për ta prodhuar. Por ky është problemi pasi këtu mungojnë mjetet, nuk ka aparatura. Është turp që të mos investohet në diçka që jo vetëm që do të ndihmojë njerëzit të shërohen, por do t’i sjellë fitime shumë të mëdha vendit.”

Ja çfarë bën Vaksina anti-kancer

Vaksina mjekon format e ndryshme të kancerit te personat e prekur, por gjithashtu parandalon shfaqjen e kancerit edhe në persona të shëndoshë.

Vaksina do të aplikohet në formën e një gjilpëre inteligjente (timolimfocite hiperimune me informacion selektiv të ri), e cila do mund të dallojë dhe vrasë në mënyrë selektive qelizat malinje, pa i shkaktuar dëmtime qelizave normale të organizmit. Vaksina është testuar nga pacientë shqiptarë dhe të huaj, të cilët kanë konfirmuar efektet shëruese të saj.

Shuajp Kraja ka marrë patentën nga Gjermania, edhe për medikamentin “Shukrain 55”. Ai ka një rol efektiv ndaj viruseve patogjene të rrezikshme për shëndetin e njeriut si hepatitet virale HIV AIDS dhe gripit, duke parandaluar epideminë e tij. Medikamenti i provuar nga shumë njerëz të sëmurë ka rezultuar efektiv dhe pa efekte anësore, duke u përdorur në çdo moshë.

Patenta gjermane, për medikamentin ”Shukrain 55”

“Unë kam 61 vite që nuk e kam ndërprerë punën as një ditë, vetëm periudhën që kam qenë në burg, por ato i kam zbritur. Dhe do të vazhdoj çdo ditë, pasi ende kam shumë punë për të bërë. Njeriu duhet të ketë gjithmonë vizion dhe të jetë i vendosur me qëllim që t’ia dalë mbanë. Dhe unë siç ia kam dalë mbanë gjatë viteve më të vështira, do t’ia arrij qëllimit edhe për prodhimin e Vaksinës anti kancer.”/dritare.net

Continue Reading

Lajme

Dauti: Për shtetësinë e vëllezërve Azizi, nuk duhet mendim nga ASK-ja

Published

on

By

Dauti: Për shtetësinë e vëllezërve Azizi, nuk duhet mendim nga ASK-ja

Për dy vëllezërit pa shtetësi të lindur, rritur e shkolluar në vendëlindjen e tyre në Kumanovë (rasti i paraqitur mbrëmë në Alsat M) të cilët nga muaj gusht i vitit të kaluar kanë aplikuar përsëri për marrjen e shtetësisë, kushdo që nuk zbaton ligjin do duhet të pergjigjet penalisht.

Dy janë momentet që duhet potencuar për byrokratët që guxojnë të jenë mbi ligjin:

1. Personat që kanë jetuar deri më 8 shtator 1991 në territorin e Republikës së Maqedonisë, marrin shtetësi vetëm me njërin nga dokumentet e përcaktuara. Pra, Agjencionit për Siguri Kombëtare-ANB, nuk i kërkohet mendim.

2. Edhe po të jetë parashtruar kërkesa nga “i huaj” për të cilët duhet të jep mendim ANB-ja, ai mendim nuk duhet të jepet më vonë së gjashtë muaj sepse me ndryshimet e fundit të ligjit thuhet: “Organi i cili vendos për paragrafin 1 pika 8 të ketij neni (fjala është për ANB- në) miraton vendim në afat prej gjashtë muajve pas parashtrimit të kërkesës së të huajit” .

Continue Reading

Bota

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron është goditur me shuplakë

Published

on

By

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron është goditur me shuplakë

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron është goditur me shuplakë nga një grua gjatë një bisede që ai kishte me qytetarët në rrugët e Parisit.

Në videon që është bërë virale në rrjetet sociale, shihet presidenti francez Macron teksa i afrohet një grupi personash për t’i përshëndetur, por një grua nis ta qortojë dhe menjëherë i afrohet dhe e godet me shuplakë. Pas këtij veprimi, shihet se gruaja është neutralizuar nga persona të tjerë si dhe punonjës të sigurisë.

Kjo nuk do të ishte hera e parë që Macron merr një sulm të këtij lloji, ai i mëparshmi ishte në vitin 2021. Në rastin e vitit të shkuar, Macron iu afrua një grupi për t’i përshëndetur kur një person i veshur me një bluzë të gjelbër e tërhoqi me një dorë, ndërsa me tjetrën e goditi në fytyrë. Qytetari që qëlloi presidentin u neutralizua, ndërsa mediat franceze raportuan se ai thirri “Poshtë Makronizmi”. Ende janë të paqarta, shkaqet që provokuan incidentin. Pas goditjes së kreut të shtetit francez, dy persona u arrestuan nga policia lokale.

Continue Reading

Lajme

Kriza energjetike problem për kompanitë!

Published

on

By

Kriza energjetike problem për kompanitë!

Kyetari i Odës Ekonomike Branko Azeski dhe Kryetari i OEMVP-së Mendi Qyra do të kërkojnë nga Qeveria që të zgjidhet problemi me krizën energjetike të bizneseve dhe kompanive. Mendi Qyra tha se do të mundohen të gjejmë zgjidhje edhe për të rinjtë që të mos ikin nga vendi.

“Një ndër problemet më të rëndësishme që ka biznesi sidomos mikro dhe biznesi i vogël është energjetika që ne sigurisht të kërkojmë nga Qeveria të gjejmë forma më të përshtatshme që të zgjidhet ky problem. Përveç problemin e energjetikës ne kemi problemin e resurseve njerëzore e cila për fat të keq të rinjtë edhe pjesa tjetër e popullatës po largohet nga Maqedonia dhe ne bëjmë ç’mos që të gjejmë forma të përshtatshme që ky problem të zbutet”, tha Mendi Qyra, kryetar i OEMVP.

“Ne do t’i përfaqësojmë interesat e bizneseve, kompanive, edhe në kushte kaq të vështira. Unë e di bagazhin e kolegut tim, dhe besoj që do t’i ndjek sukseset e tij të veprimtarisë”, theksoi Branko Azeski, kryetar i Odës Ekonomike.

Continue Reading

Aktuale