Connect with us

Lajme

Prokuroria hesht lidhur me përgjimet ndaj BDI-së

Published

on

Në rrjetet sociale për çdo ditë po vazhdon publikimi i bisedave të përgjuara, ku të përfshirë janë zyrtarë të lartë të partisë shqiptare në pushtet, Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) dhe ish-zyrtarë të Qeverisë së kaluar të Maqedonisë së Veriut, si ish-kryeministri Nikolla Gruevski dhe ish-ministrja e Brendshme, Gordana Jankullovska.

Këto biseda po i publikon Sheqerim Ahmedi, i njohur me nofkën “El Cheka”, i cili gjendet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ndërkohë, ndaj Ahmedit, në Gjykatën Themelore të Kërçovës ka nisur procesi gjyqësor për veprën “Përgjim dhe incizim i paligjshëm” si dhe për publikimin e bisedave të përgjuara në rrjetet sociale.

Vëllai i tij, Bekim Ahmedi dhe shumë organizata janë duke organizuar protesta.

Kryetari i shoqatës së ish të burgosurve politikë shqiptarë në Maqedoninë e Veriut, Shpëtim Pollozhani thotë për Radion Evropa e Lirë se publikimi i këtyre bisedave po tregohet si “armë” shumë e suksesshme për rrëzimin nga pushteti të ish-kryeministrit Gruevski. Sipas tij, tani po fillon rrëzimi siç shprehet ai, i diktaturës së BDI-së, që sipas Pollozhanit, e ka instaluar mbi elektoratin shqiptarë.

“Nga bisedat duket qartë se çdo gjë është nën kontroll, çdo gjë është e planifikuar, madje në një moment në bisedat dëgjohet ku Ali Ahmeti si lider i BDI-së thotë se ‘ata që janë me ne, evladët tanë, ne kujdesemi dhe ata që s’janë me ne nuk janë më një mënyrë’ . Unë mendoj se bisedat e përgjuara nuk paraqesin një çështje private, ato paraqesin çështje të interesave më të gjera dhe ato do të shkojnë deri në rrënimin e kësaj partie (BDI-së)”, thotë Shpëtim Pollozhani.

Sipas tij, nga bisedat e përgjuara shihet qartë se sistemi i drejtësisë në Maqedoninë e Veriut është i kapur, pasi nuk reagon edhe kur ka indikacione për vepra penale. Në bisedat e publikuara, sipas Pollozhanit, tregohet se si strukturat udhëheqëse të BDI-së janë të përfshira në vepra kriminale.

“Deri më tani do të duhej që Prokuroria të hapte lëndë në bazë të Kodit Penal për shumë vepra kriminale që duket qartë se janë të përfshirë zyrtarët e BDI-së”, thotë Pollozhani, i cili njëherësh është njëri nga organizatorët e protestave.

Ai mohon se pas bisedave të përgjuara qëndron ndonjë strukturë politike, duke theksuar se Sheqerim Ahmedi, i njohur me nofkën “El Cheka”, bisedat e përgjuara i ka siguruar nga të burgosurit për rastin e Kumanovës dhe përmes tyre po kërkon që të zhvillohet një hetim ndërkombëtar për ngjarjet që ndodhën në Lagjen e Trimave në Kumanovë.

Ndryshe, nga BDI-ja, bisedat e përgjuara që janë publikuar së fundmi, i vlerësojnë si një projekt anti-shqiptar, me qëllim të caktuar, që nuk shkojnë në favor të interesave të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.

“Me plot përgjegjësi e them se nëse ka diçka në kundërshtim me ligjin, këto bomba (bisedat e përgjuara), i ka pasur edhe Prokuroria Speciale Publike. Por, në këtë rast unë parashtroj pyetjen se kush i zgjedh këta njerëz, kush ua jep këto bomba, kur dihet se çfarë institucionesh merren me përgjimet. Ku i gjejnë këta shqiptarë të mëdhenj që ua japin këto biseda të përgjuara, për çfarë qëllimi?”, tha për mediat, ish-ministri i Drejtësisë, Blerim Bexheti, i cili është pjesë e bisedave të përgjuara.

Në Maqedoninë e Veriut askush nuk mund të thotë me saktësi si kanë arritur bisedat e përgjuara te “El Cheka”, ndërkohë që ekspertët e sigurisë thonë se numri i tyre është i madhe dhe lehtësisht mund të sigurohen në tregun e zi.

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev gjatë 2015 kur i publikoi për herë të parë bisedat e përgjuara, teksa ishte në opozitë, kishte deklaruar se te ai kishin arritur vetëm 5 deri 7 për qind e bisedave të përgjuara në mënyrë të paligjshme.

Ndërkaq, Qebir Avziu, ligjërues në Universitetin e Tetovës, thotë për Radion Evropa e Lirë se gjatë dy dekadave të fundit, në Maqedoninë e Veriut janë instaluar një numër i madh i mjeteve të sofistikuara për përgjimin e bisedave telefonike.

“Këtu kanë sjellë dhe instaluar mjete për përgjim një numër i madh i shërbimeve të ndryshme, që u ka mundësuar një numri të madh të zyrtarëve të kenë qasje në komunikimin e qytetarëve. Sigurisht se tani një numër i zyrtarëve, për interesa të caktuara, për qëllime të ndryshme ose i kanë shitur për të përfituar materialisht ose i kanë dhënë për të dëmtuar dikë, duke ua dhënë personave të caktuar që duket se tani ata po i publikojnë në mënyrë të pakontrolluar”, thotë Avziu.

Ndërkaq, njohësit e komunikimit thonë se bisedat e përgjuara nën moton “E vërteta për BDI-në”, nuk kanë për cak vetëm këtë parti shqiptare, por Qeverinë e Maqedonisë së Veriut në përgjithësi. Andaj, ata theksojnë se organet gjyqësore duhet të veprojnë sa më shpejt lidhur me përmbajtjen e këtyre bisedave.

Njohësi i çështjeve politike, Petar Arsovski, thotë për Radion Evropa e Lirë se në këtë moment është e vështirë të thuhet se kush përfiton nga publikimi i këtyre bisedave të përgjuara.

“Mosveprimi ndaj materialeve të përgjuara, do të ketë çmim të lartë politikë ndaj kësaj klase politike, nëse organet kompetente nuk veprojnë menjëherë dhe nuk nisin hetimet”, thotë Arsovski.

Ndryshe, Prokuroria Themelore Publike ka theksuar se publikimi i çdo bisede të përgjuar në mënyrë të paligjshme përbën vepër penale dhe personat që bëjnë një gjë të tillë, sipas ligjeve në fuqi, mund të dënohen me nga një deri pesë vjet burgim.

https://www.evropaelire.org/a/pergjime-bdi-maqedoni-e-veriut-/30056676.html

Continue Reading

Lajme

BESA-ASH marshojnë në Tetovë. Bilall Kasami dhe Vullnet Murseli, përshëndesin dhe dëgjojnë kërkesat e tetovarëve

Published

on

Marshi i koalicionit BESA-ASH, për komunën e Tetovës, ka filluar ditën e sotme nga “Pazari i Grave”, i prirur nga kandidati dhe lideri i saj Bilall Kasami, ish-kandidati i ASH-AAA, Vullnet Murseli dhe nga përfaqësues, aktivistë dhe aktiviste nga të dy partitë.

Të dy prirësit e koalicionit BESA-ASH, i kanë përshëndetur dhe dëgjuar kërkesat e qytetarëve të Tetovës. /TetovaExpres/

Continue Reading

Lajme

Rrethi i dytë i zgjedhjeve vendore, KSHZ me plan të ri për të siguruar proces të pandërprerë

Published

on

Rrethi i parë i zgjedhjeve lokale në përgjithësi kaloi me sukses, por me ndërprerje të caktuara dhe vonesë të fillimit të votimit për shkak të problemeve me pajisjet biometrike. U krijuan kolona të gjata dhe pritje në kushte pandemie, sepse aparatet nuk i njihnin të dhënat e votuesve. 90% e problemeve u paraqitën për shkak se anëtarët e komisioneve nuk dinin të punojnë me terminalet, thotë Dashtevski.

“Votimi nuk filloi me kohë sepse kishte probleme me pajisjet. Votimi filloi në 8 e 17 minuta. Pastaj morëm udhëzime që votimi të vazhdojë sipas metodës së vjetër derisa të rregullohet aparati. Pajisjet filluan të funksionojnë në orën 10 kur votimi vazhdoi sipas mënyrës së re”.
TV21: Pse nuk funksiononte? Ku qëndronte problemi?
“Problemi ishte te printeri”.
TV21: Nuk kishit një tjetër për ta zëvendësuar?
“Ne e kontaktuam Komisionin Komunal Zgjedhor dhe ata ndërmorën gjithçka që ishte e nevojshme”, tha Jovan Jonovski – kryetar i Këshillit Zgjedhor.

Por, çka do të ndërmarrë KSHZ-ja në rrethin e dytë që procesi votues të zhvillohet pa pengesë? Përgjigjet i kërkuam nga kryetari, Aleksandar Dashtevski, i cili paralajmëroi plan të ri veprimi për votim me gjurmë gishtash. 400 teknikë do të kujdesen që të mos paraqiten probleme teknike.

“Këto pajisje rezerve që ishin në Komisionin Komunal Zgjedhor tani do të jenë bashkë me personin teknik i cili do të jetë në vendngjarje që t’u ndihmojë këshillave komunalë. Në qoftë se nuk funksionon, menjëherë do të zëvendësohet me aparat tjetër. Personi do të jetë aty gjatë gjithë ditës që t’u ndihmojë në qoftë se diçka bllokon”, potencoi Aleksandar Dashtevski – kryetar i Komisionit Shtetëror Zgjedhor.

Ai i shpjegon edhe çështjet që ishin të paqarta në raundin e parë, e të cilat merrnin 10-15 minuta nga votimi.

“Dy herë me gishtin e djathtë tregues, dy herë me gishtin e majtë dhe nëse nuk bëhet do të lihet letërnjoftimi ose pasaporta në MRZ skanerin dhe votuesi menjëherë do të identifikohet. Ose me numrin amë, sepse personi 100% figuron në aparat, pasi është futur në Listën e Zgjedhësve, por duhet gjetur mënyrë adekuate që të identifikohet. Në qoftë se nuk identifikohet me gjurmën e gishtave, do të identifikohet me letërnjoftim”, shtoi Dashtevski.

Sot, deri te komisionet komunale zgjedhore është shpërndarë edhe materiali votues nga shtypshkronja “Kiro Dandaro” në Manastir. Ministria e Punëve të Brendshme bën me dije se edhe të shtunën, edhe të dielën, shërbimet administrative do të punojnë në komunat ku do të votohet në raundin e dytë, me qëllim që qytetarët të mund t’i marrin letërnjoftimet e tyre.

Continue Reading

Lajme

“Qan si kalama”: Shtypi grek, me tërbim ndaj kryediplomatit turk pas talljes ndaj Dendias-it

Published

on

Mediat greke kanë reaguar ashpër ndaj deklaratës së bujshme të shefit diplomacisë turke Mevlut Çausoglu se homologu i tij grek qan dhe sillët si fëmijë para aleatëve të NATO-s duke u ankuar për Turqinë, raporton abcnews.al.

“Protothema” e çuan të çmendur ministrin e Jashtëm të Turqisë duke shkruajtur se turqve nuk u ka mbetur asnjë aleat në rajon, ndryshe nga Greqia që sipas kësaj medieje kanë pas Francën, SHBA-të dhe të gjithë Perëndimin.

Ndërkohë, “Kathimerini” është disi më e përmbajtur duke shkruajtur se gjuha e përdorur nga ministri i Turqisë nuk është gjuha e një diplomati karriere.

“Artikulimi i tij është i paprecedentë”, shkruan gazeta greke.

“Skai” e cilëson një gjuhë provokative nga turqit për shkak të irritimit të tyre pasi Greqia ka zgjeruar aleancat e saj në rajonin e Mesdheut duke marrë sëfundmi në krah edhe Egjiptin, krahas Francës dhe Izraelit.

Ndërkohë, “Newsbomb.gr”, e konsideron gjuhën e Çavuoglu si të pakonceptueshme për një person në pozicionin e tij.

“Artikulimi i ministrit turk kalon çdo limit”, shkruan kjo media.

Gjatë mbrëmjes së djeshme, ministry i Jashtëm i Turqisë deklaroi se homologu i tij grek nuk humb asnjë rast që t’i ankohet aleatëve të NATO-s kundër turqve.

“Nuk ka ditë që ai të mos qajë para udhëheqësve të shteteve të tjera duke u ankuar për ne. Qan në çdo mbledhje dhe dridhet si fëmijë”, tha Çavusoglu.

Greqia ka arritur disa marrëveshje për blerjes armësh nga Franca gjatë muajve të fundit, gjë që pritet të rikthejë balancën e forcave në Mesdhe, e cila deri më tani ka anuar nga Turqia.

Përjashtimi i Turqisë nga programi i avionëve F-35, vonesat në modernizimin e avionëve F-16 si edhe probleme të tjera me sistemet raketore anti-ajrore, e kanë bërë Turqinë një kundërshtar më të lehtë për grekët dhe Francën në Mesdhe. /abcnews.al/

Continue Reading

Aktuale